Zgjedhje të parakohshme Archives - Albeu.com

S’ka zgjedhje në Kosovë, dështon nisma e PDK! Nuk kishte koordinim me partitë e tjera
Kosovë – Ideja për zgjedhje të parakohshme në fund të qershorit apo në korrik është shuar këtë të mërkurë.

Kjo pasi, partitë opozitare nuk kanë arritur dakordim për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së legjislaturës së Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk gjeti mbështetjen e dy partive tjera opozitare.

“Unë mund të hamendësoj për arsyet e gatishmërisë deklarative së partisë në pushtet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por vërtetë jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për ta bërë një gjë të tillë, sepse mos shkuarja në zgjedhe efektivisht po ia zgjatë mandatin pushtetit aktual”, tha Memli Krasniqi-Kryetar, PDK.

Krasniqi shtoi se PDK është gjithmonë e gatshme për cilindo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e Qeverisë aktuale. Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën njoftoi se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”, u tha nga LDK.

Dorëheqjen e Kurtit e kërkon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti opozitare kjo e cila nga viti i kaluar e ka gati një mocion për shkarkimin e qeverisë, por që nuk gëzon mbështetjen e plotë të opozitës për shkak të mungesës së numrave.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër thonë se ata e kanë parë këtë moskoordinim si nevojë të opozitës për më shumë kohë.

“Ato kanë propozuar një mënyrë tjetër, unë si e kam lexuar, është se atyre ju duhet më shumë kohë dhe mendoj se nuk duhet paragjykuar ato subjekte që kërkojmë më shumë kohë për zgjedhje, sepse kjo është një e drejtë elementare njerëzore dhe koha është në dispozicion”, u shpreh Glauk Konjufca-Kryetar i Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar prej kohësh datën 30 qershor ose 7 korrik si datë të mundshme të zgjedhjeve në rast se arrihej koncensusi mes opozitarëve./albeu.com

The post S’ka zgjedhje në Kosovë, dështon nisma e PDK! Nuk kishte koordinim me partitë e tjera appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese, Mickoski këmbëngul për zgjedhje të parakohshme
Ndryshimet Kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në parlament, aty edhe ku e kanë vendin. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se është prioritet i çdo deputeti që të mbështesë këtë proces dhe të sigurojë vazhdimin e integrimit europian të vendit duke hapur kapitujt, dhe duke i dhënë fund negociatave deri në vitin 2030.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk ka të bëjë me mandatin e Qeverisë, por me integrimin evropian të shtetit dhe është obligim i çdo partie politike që të mbështesë integrimin evropian. Kur ndryshimet e Kushtetutës do të shqyrtohen nga Qeveria, ato do të shpallen dhe bëhen publike dhe atëherë të gjithë qytetarët tanë do të mund të sigurohen që këto janë ndryshime teknike, me të cilat diçka që tashmë është fakt në Kushtetutë, sipas deklaratave të disa ekspertëve më të mëdhenj juridikë në vend, do të futet në Kushtetutë shtesë në rubrikën “pjesë të kombeve të tjera që jetojnë në vend”,Kovaçevski.

Ndërsa, kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hrisitjan Mickoski, nuk heq dorë nga qëndrimi i tij se nën didaktin bullgar nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ai tha se VMRO-ja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të kërkojë që rrethanat të ndryshojnë dhe pastaj të hapen temat për ndryshime të mundshme kushtetuese.

“Ne nuk bëjmë marrëveshje prapaskenash me askënd dhe asgjë, është vetëm një opsion në tavolinë, zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Pas atyre zgjedhjeve, qëndrimi ynë në lidhje me diktatin bullgar mbetet i pandryshuar, rrethana të tilla herë pas here në të ardhmen sa të jem unë kryetar i VMRO-DPMNE nuk do t’i pranojmë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për të ndryshuar ato rrethana, të shohim se çfarë do të marrë ky popull dhe Maqedonia se shtet në formën e garancive”, tha Mickoski.

Ndrakaq, kryeministri  është i vendosur që edhe nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

The post Kovaçevski thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese, Mickoski këmbëngul për zgjedhje të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Sot, zgjedhjet të parakohshme parlamentare në Mal të Zi
Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga rivendosja e pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006.

Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Lista e parë në fletëvotim është lista e Partisë Boshnjake (BS), drejtues i së cilës është lideri i BS, Ervin Ibrahimoviq. E dyta është lista e Iniciativës Qytetare Kroate, e udhëhequr nga kreu i asaj partie, Adrijan Vuksanoviq, dhe e treta është lista e Lëvizjes Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, e kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë Vladimir Leposaviq.

Lista e Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos-it është në vendin e katërt dhe kryesohet nga kryetari i PKSH-së, Vladimir Jokoviç, në pozitën e pestë është Koalicioni Popullor i përbërë nga Prava Mali i Zi, Lëvizja Demokratike Kristiane (DHP), Mali i Zi i Lirë, Partia e Serbisë Demokratike dhe Lëvizja për Pljevlja, dhe kreu i DHP-së është Dejan Vukshiq.

Vendi i gjashtë në listë i takon Aleancës Shqiptare, përbërës të së cilës janë Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi civil Pokret za Tuzi, dhe kryetar i Forcës është Genci Nimanbegu. Pas saj vjen lista e lëvizjes Preokret e udhëhequr nga ish-deputeti Srgjan Periq, e ndjekur nga Lëvizja për Ndryshime, listën e së cilës e ka lideri i asaj partie, Nebojsha Medojeviq.

Në pozitën e nëntë është lista “Mi mozome”, me kryetare Dragica Peroviq Ivanoviq, në të dhjetin është koalicioni “Së bashku”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale. Drejtues është Danijel Zhivkoviq.

Lista e Lëvizjes Evropa tani (PES) është në pozitën e 11-të, të cilën e prin kreu i PES Milojko Spajiq. Pas tyre vijon lista e Partisë Socialdemokrate e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviq, ndërsa në pozitën e 13-të është lista e Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve, e udhëhequr nga kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiq.

Në vendin e 14-të është lista e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike (DNP) dhe Partia e Punëtorëve. Me drejtues kreun e DNP, Milan Knezheviq.

Në vendin e 15-të renditet lista e Forumit Shqiptar, aleancë, përbërës të së cilës janë Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve. Ajo udhëhiqet nga kreu i AA-së dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj./albeu.com

The post Sot, zgjedhjet të parakohshme parlamentare në Mal të Zi appeared first on Albeu.com.

Mickoski propozon 3 data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë në Tv Sitel mbrëmjen e djeshme, theksoi se në takimin me kryeministrin me Dimitar Kovaçevskin, ka ofruar tri data për zgjedhje të parakohshme për këtë vjeshtë, ose edhe Qeveri të gjerë.

“I thashë propozimin tim për zgjedhjet që do të mbaheshin këtë vjeshtë, dhe i sugjerova tri data të mundshme: 24 shtator, 1 tetor ose 8 tetor. Le të shkojmë në zgjedhje, kushdo që mposhtet të mbështesë fituesin në mbrojtje të interesave kombëtare. Pra, le të kërkojmë garanci për identitetin shekullor maqedonas, kulturën, traditën, veçantinë, zakonin dhe gjuhën nga Këshilli Evropian”, theksoi Mickoski.

Mickoski tregoi se kërkon paketë ekonomike nga BE për projekte për nevoja esenciale të qytetarëve në formë të grantit dhe linjës kreditore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sa i përket Qeverisë së zgjeruar, ai ka propozuar një Qeveri pa BDI-në.

The post Mickoski propozon 3 data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme, merr përgjigjen nga LSDM
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke refuzuar propozimin e fundit të Artan Grubit të BDI-së, që fillimisht të votohen amendamentet kushtetuese, e më pas të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Mickoski thotë se qëndrimi i partisë së tij është parimor, sepse sipas tij, ata as nuk morën pjesë në negociatat për propozimin francez dhe as nuk morën përsipër ta përmbushin atë.

“Tani VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme pa qeveri teknike. Prandaj kam një kundërpropozim për ta, të shkojmë në zgjedhje dhe secila parti politike të ofrojë zgjidhje për problemin në të cilin e kanë zhytur Maqedoninë”, thotë Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM theksoi se Mickoski sërish dështoi duke manipuluar dhe mashtruar se do të siguroj shumicë të re dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Mickoski nuk ka 61 deputetë, por kemi një shumicë parlamentare të përforcuar dhe të shtuar. Mickoski tha se zgjedhjet e parakohshme do të mbaheshin në maj. Sigurisht që ndodhi e kundërta. Zgjedhje të parakohshme nuk ka, Mickoski edhe një herë kapitulloi dhe kjo temë tashmë është mbyllur. Pas kapitullimit me zgjedhjet e parakohshme, Mickoskin e pret disfatë në zgjedhjet e vitit 2024”, thonë nga LSDM./ina

The post Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme, merr përgjigjen nga LSDM appeared first on Albeu.com.

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme
Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij “janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.

Në konferencën e fundit para mediave për vitin 2022, ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj të vitit tjetër, në datat 14 ose 21.

“Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.

“Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.

Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.

Reagimi i i kreut të opozitës maqedonase vjen një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme u mbështet edhe nga opozita shqiptare, e cila prioritet ka procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për akte të tilla politike dhe demokratike, siç janë zgjedhjet. Mirëpo, procesi i integrimeve evropiane, që nga dalja jonë në skenën politike, ka qenë gjithmonë një prioritet i madh dhe domethënës”, tha Naim Bajrami, zëdhënës i partisë Aleanca për Shqiptarët – i cili komentoi propozimin e VMRO DPMNE-së.

Edhe Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje e kushtëzuar mbështetjen e saj për ndryshimet kushtetuese me shpalljen e zgjedhjeve të reja në vitin 2023.

Por, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thanë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024 ndërsa në vitin 2023 do të mbahen vetëm se zgjedhjet e rregullta presidenciale.

The post Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Shpërndahet Parlamenti, Bullgaria shkon në zgjedhje të parahoshme
Presidenti bullgar, Rumen Radev dekretoi të hënën shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare të 47-të, që hyn në fuqi më 2 gusht dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 2 tetor, tha të hënën kreu i Sekretariatit të Shtypit të Shtetit.

Me të njëjtin dekret Radev emëroi një kabinet të përkohshëm të kryesuar nga Galab Donev, një ish-ministër kujdestar i punës dhe politikës sociale. Anëtarët e kabinetit kujdestar dhe prioritetet e tij do të prezantohen zyrtarisht mesditën e së martës në administratën e Presidentit.

Dekreti i Presidentit u dha në përputhje me Kushtetutën, pasi “Vazhdo ndryshimin” nuk përmbushi mandatin e formimit të kabinetit, GERB-UDF e refuzoi mandatin dhe BSP për Bullgarinë gjithashtu hoqi dorë nga detyra.

Kabineti aktual, i kryesuar nga Kiril Petkov, dha dorëheqje më 27 qershor pas pak më shumë se gjashtë muajsh në detyrë kur humbi një votë mosbesimi më 22 qershor.

Mocioni u miratua nga opozita GERB-UDF dhe u mbështet nga të gjithë grupe të tjera parlamentare, duke përfshirë ish-partnerin e ndarjes së pushtetit TISP, ministrat e të cilit u larguan nga qeveria e koalicionit më 8 qershor.

Duke gjykuar nga sondazhet e opinionit, legjislatura e ardhshme do të jetë po aq e fragmentuar apo edhe më e fragmentuar se sa e tanishmja me shtatë grupet e saj parlamentare, dhe formimi i një koalicioni qeveritar ka të ngjarë të jetë një përpjekje e vështirë.

The post Shpërndahet Parlamenti, Bullgaria shkon në zgjedhje të parahoshme appeared first on Albeu.com.

Draghi rikonfirmon dorëheqjen, Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kryeministri italian Mario Draghi ka rikonfirmuar ditën e sotme, dorëheqjen e tij tek Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella. Komunikimi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Ugo Zampetti ndërsa parashikimet thonë se brenda javës Parlamenti do të shkrihet ndërsa pritet të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi Mattarella-Draghi ka qenë procedural dhe ka zgjatur më pak se 40 minuta. Gjatë ditës do të vijojnë takimet mes presidentit Mattarella dhe kryetarëve të parlamentit dhe senatit për të zbatuar procedurat e nevojshme.

Italia po përgatitet për diçka jashtëzakonisht të rrallë në historinë politike të vendit, përkatësisht një fushatë elektorale në mes të verës. Sipas  La Repubblica, zgjedhjet pritet të mbahne më 2 ose 9 tetor, por edhe, 25 shtatori është gjithashtu një datë e mundshme.

The post Draghi rikonfirmon dorëheqjen, Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje të parakohshme? Kovaçevski i përgjigjet Nikollovskit
Përgjigja e kryeministrit, ndaj pyetjes së nënkryetarit të VMRO-DPMEN-së, Aleksandar Nikollovski, ishte se nuk duhet të ketë  parlamentare. Ai tha se së pari kemi një qeveri e cila përkujdeset për të gjitha nacionalitetet dhe për dinjitetin e tyre, ndërsa shtoi se intersat nacionale u mbrojtën javën e kaluar, para gjithë partnerëve ndërkombëtar.

Sa i përket çështjeve ekonomike, Kovaçevski, tha se ata kanë ndihmuar vendin gjatë kohës së krizës me pandeminë, me energjinë elektrike si dhe kanë rritur rrogën minimale për 100%.

“Rroga e mjekëve është rritur prej 5 deri 25%, mësimdhënësit kanë rritje historike, të mos harrojmë për 10 vite kishin rritje prej 5 deri 6%. Tani kanë rritje kumulative prej 21% dhe me marrëveshjen e ri me SASHK-un do të jetë 14% shtesë, do të ketë rritje edhe për profesorët universitar. Me LSM ka bisedime jo vetëm për rritje të rrogës por edhe kthim të K-15”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

The post Zgjedhje të parakohshme? Kovaçevski i përgjigjet Nikollovskit appeared first on Albeu.com.

Mickoski: Së shpejti zgjedhje të parakohshme
Protesta e VMRO DPMNE-së më 18 qershor do të dëshmojë se populli dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e paralajmëron lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, i cili nuk ka mëdyshje se vendi është në prag të zgjedhjeve. VMRO DPMNE do të kërkojë besimin e qytetarëve në këto zgjedhje dhe do të dëshmojë se nuk janë të gjithë të njejtë, sipas Mickoskit. Ai tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së, vendi është para kapitulimit në aspektin ekonomik dhe energjetik.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

“Nëse kryeministri do të jetë realist, duhet të thotë se kemi inflacion rekord, jemi të fundit për investimet e huaja dhe vendase, se kemi kapitulluar para krizës energjetike, se jemi në fazën e kapitullimit para krizës ekonomike dhe se nuk ka perspektivë sepse të gjitha pozitat kombëtare janë të shkatërruara, dhe qytetarët jetojnë rëndë dhe mezi ia dalin mbanë, nga fillimi deri në fund të muajit. Ky është realiteti që duhet të prezantohet para qytetarëve, e jo të jepen deklarata të rrejshme”.

Mickoski komentoi edhe festën e shtrenjtë për 20 vjetorin e BDI-së, duke vënë në dukje se në momente kur qytetarët përballen me krizë të thellë, partia e Ali Ahmetit shpenzon qindra mijëra euro në koncerte të shtrenjta.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

“BDI nuk duhet të organizojë festa të shtrenjta në kohë krize. BDI funksionon si ‘Deep State’ dhe kjo është një nga arsyet pse kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të mund ta çrrënjosim dhe ta mundim këtë ‘Deep State’ që ka krijuar BDI në institucione”.

Lidhur me kërkesat e sindikalistëve, Mickoski tha se partia e tij i përkrah punëtorët dhe kërkesat e tyre, por nuk pajtohet me liderin e sindikalistëve të cilin e quan të preferuar të pushtetit. /SHENJA/

The post Mickoski: Së shpejti zgjedhje të parakohshme appeared first on Albeu.com.