zgjedhje parlamentare Archives - Albeu.com

Sot, zgjedhjet të parakohshme parlamentare në Mal të Zi
Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga rivendosja e pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006.

Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Lista e parë në fletëvotim është lista e Partisë Boshnjake (BS), drejtues i së cilës është lideri i BS, Ervin Ibrahimoviq. E dyta është lista e Iniciativës Qytetare Kroate, e udhëhequr nga kreu i asaj partie, Adrijan Vuksanoviq, dhe e treta është lista e Lëvizjes Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, e kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë Vladimir Leposaviq.

Lista e Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos-it është në vendin e katërt dhe kryesohet nga kryetari i PKSH-së, Vladimir Jokoviç, në pozitën e pestë është Koalicioni Popullor i përbërë nga Prava Mali i Zi, Lëvizja Demokratike Kristiane (DHP), Mali i Zi i Lirë, Partia e Serbisë Demokratike dhe Lëvizja për Pljevlja, dhe kreu i DHP-së është Dejan Vukshiq.

Vendi i gjashtë në listë i takon Aleancës Shqiptare, përbërës të së cilës janë Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi civil Pokret za Tuzi, dhe kryetar i Forcës është Genci Nimanbegu. Pas saj vjen lista e lëvizjes Preokret e udhëhequr nga ish-deputeti Srgjan Periq, e ndjekur nga Lëvizja për Ndryshime, listën e së cilës e ka lideri i asaj partie, Nebojsha Medojeviq.

Në pozitën e nëntë është lista “Mi mozome”, me kryetare Dragica Peroviq Ivanoviq, në të dhjetin është koalicioni “Së bashku”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale. Drejtues është Danijel Zhivkoviq.

Lista e Lëvizjes Evropa tani (PES) është në pozitën e 11-të, të cilën e prin kreu i PES Milojko Spajiq. Pas tyre vijon lista e Partisë Socialdemokrate e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviq, ndërsa në pozitën e 13-të është lista e Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve, e udhëhequr nga kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiq.

Në vendin e 14-të është lista e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike (DNP) dhe Partia e Punëtorëve. Me drejtues kreun e DNP, Milan Knezheviq.

Në vendin e 15-të renditet lista e Forumit Shqiptar, aleancë, përbërës të së cilës janë Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve. Ajo udhëhiqet nga kreu i AA-së dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj./albeu.com

The post Sot, zgjedhjet të parakohshme parlamentare në Mal të Zi appeared first on Albeu.com.

Millatoviç: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha të mërkurën se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, me pëlqimin e të gjitha partive.

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili humbi nga Millatoviç në zgjedhje, bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, dy ditë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 19 mars.

I pyetur për të komentuar nismën e kryeministrit Dritan Abazoviç për anulimin e dekreteve të presidentit aktual Millo Gjukanoviç, Millatoviç tha se e ka parë atë, por se për momentin nuk mund të thotë asgjë për këtë.

“Është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo duhet të jetë me pëlqimin e të gjitha partive. Dëshiroj të ndërpres praktikën e Gjukanoviçit, e cila ishte në prag të keqpërdorimit të sistemit. Gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u tha Millatoviç gazetarëve në Podgoricë, më 12 prill.

Ai theksoi se është e nevojshme të respektohet dekreti që është në ligjërisht në fuqi dhe i referohet zgjedhjeve, transmeton Beta.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë një përfundim për atë dekret dhe unë si president, nga 21 maji, do të veproj në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Dekreti është në fuqi, kalendari zgjedhor ka nisur të rrjedhë, listat dorëzohen deri më 16 maj. Kjo është situata”, tha Millatoviç.

Andrej Milloviqç, një zyrtar i lartë i Lëvizjes “Evropa tani”, nënkryetar i së cilës është Millatoviç, tha se shumica e ekspertëve ligjorë pajtohen se presidenti i ri i zgjedhur nuk ka bazë ligjore për të rrëzuar vendimin e Gjukanoviçit për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për datën 11 qershor.

Gjykata Kushtetuese, pak ditë më parë, nuk vendosi për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjukanoviqit për shpërndarjen e Kuvendit, sepse tre gjyqtarë votuan pro dhe tre kundër propozimit për refuzimin e nismës, me arsyetimin se kjo instancë gjyqësore nuk është kompetente për të vlerësuar kushtetutshmërinë e akteve juridike individuale.

Më herët, deputetët e shumicës parlamentare, në nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit për shpërndarjen e Kuvendit, kërkuan që Gjykata, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, të urdhërojë pezullimin e ekzekutimit të të gjitha akteve apo veprimeve individuale të bazuara mbi dekretin e presidentit.

Abazoviq më pas ka theksuar një sërë akuzash kundër Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se gjyqtarët nuk duan ta mbrojnë rendin juridik./REL/

The post Millatoviç: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt appeared first on Albeu.com.