zgjedhje ne maqedoni Archives - Albeu.com

A po vjen era zgjedhje në Maqedoninë e Veriut?
Skena politike në Maqedoni është nën ankthin e ndryshimeve kushtetuese nga të cilat varet edhe prespektiva europiane e vendit.

Pushtetit aktual i duhen 80 vota për t’i vendosur bullgarët në Kushtetutën e vendit dhe kjo situatë duket një mision i pamundur.

Edhe nëse rreshtohen bashkë të gjitha forcat proevropiane, përfshirë deputetët partive opozitare shqiptare dhe aty të pavarur, numri arrin maksimumin deri në 74 vota.

Nëse nuk gjendet edhe 6 deputetë nga opozita e bashkuar maqedonase, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Partitë politike janë të gatshme edhe për këtë skenar.

Nga LSDM-ja thonë se zgjedhjet e parakohshme janë më shumë luks sesa domosdoshmëri, por kjo nuk e pengon kryeministrin Kovaçevski dhe zyrtarët e lartë të partisë që pothuajse çdo ditë të organizojnë tribuna partiake në vend.

Edhe partia opozitare VMRO-DPMNE është e pranishme në aktivitete partiake me qytetarët pothuajse çdo ditë.

Lideri i kësaj partie ka kohë që kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur kundër zgjedhjeve, mirëpo po vazhdon mbledhjet e gjata dhe të mundimshme të kryesisë, duke u munduar t’a grisë brendin dhe logon partiake.

Në anën tjetër, Partitë opozitare shqiptare ka shpalosur kërkesat për avancimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, duke shpresuar tek ndryshimet kushtetuese.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA po punojnë fuqishëm në terren, por edhe po prezantojnë prurje të reja.

Vendi gjendet përballë zgjedhjeve të reja apo zgjerimit të shumicës duke përfshirë forcat politike progresiste shqiptare./ina

The post A po vjen era zgjedhje në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Albeu.com.