ZGJEDHJE LOKALE MAQEDONIA E VERIUT Archives - Albeu.com

Si do të bëhet “pazari” me votat në Tetovë?
Beteja në raundin e dytë për Tetovën do të jetë e ashpër pasi që do të garojnë kryetarja aktuale Teuta Arifi nga radhët e BDI-së dhe Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa. Rezultatet në rrethin e parë nxorën Teuta Arifin fituese me 11 138 vota, ndërsa Bilall Kasami i lëvizjes Besa ka marrë 10 496 vota. Diferenca është vetëm 642 vota. Mbrëmë veçmë disa parti dolën me qëndrime se kë do të përkrahin.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Tetovë arritën të marrin 6 165 vota, që mund të jenë vendimtare në rrethin e dytë. Elmi Aziri nga kjo parti në Click Plus tha se koalicioni opozitar, janë të gatshëm të përkrahin Kasamin në rrethin e dytë.

“Natyrisht, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si bllok opozitar ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Bilall Kasamin në komunën e Tetovës”.

“Po, por, është Bilall Kasami ai që duhet të vijë. Unë mendoj se Bilall Kasami, aq më tepër që është kryetar partie e ka vendin që të vijë për të kërkuar përkrahje, sepse Bilall Kasami është në garë ashtu siç kërkuam në rrethin e parë. Në këtë situatë kur kemi vetëm dy kandidatë, Bilall Kasami është e natyrshme që të hapë rrugën dhe të kërkojë përkrahje”.

Por me këtë nuk pajtohen nga Alternativa. Zëdhënësi Orhan Murtezani mbrëmë ka reaguar duke thënë se Alternativa nuk e mbështetë Kasamin në Tetovë.

“I nderuar Fatmir, Shfrytëzoj rastin të bëj të ditur që Alternativa nuk e mbështetë Bilall Kasamin në Tetovë”.

Sot në një komunikimin përmes mesazhit, anëtari i kryesisë qendrore të kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi, u shpreh se “nuk kanë çfarë thonë pas asaj që e ka thënë Orhan Murtezani mbrëmë”.

Për të njëjtën çështje e pyetëm edhe anëtarin tjetër të Alternativës, Skender Rexhepin – Zejdi

“Për bashkëpunimet eventuale dhe përkrahjet në rrethin e dyte duhet të vendosin organet kompetente në të dyja partitë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha të këqijat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e keqmenaxhimit të pushtetit qendror dhe atë lokal nga ana e BDI-se, andaj sa me herët kjo e keqe te largohet nga vendbanimet shqiptare aq me mire do te jete për shqiptaret.”

Po kë do ta përkrah Zaev në Tetovë? LSDM në Tetovë ka marrë 2.373 vota ndërsa PDSH 3.840. E pyetëm liderin e socialdemokratëve Zoran Zaev se cilin kandidat do ta përkrahin në raundin e dytë ndërsa ai nuk u përgjigj. Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa thotë se pret që LSDM t’i lë vetë qytetarët të zgjedhin se për kë do të votojnë. Ndërsa Arbër Ademi nga BDI thotë LSDM nuk ka shumë vota për të bërë ndonjë diferencë për të fituar.

“2500 vota kandidati I LSDM-së I ka marrë ne Tetovë. Pra nuk po flasim për një numër të madh të votash për të biseduar se ku do të anojnë këta vota që të bëhet ndonjë diferencë”.

Që në korrik Ahmeti dhe Zaev bënë marrëveshje për koalicion në zgjedhjet lokale. Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë të bashkëpunojnë dhe të japin mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë. Në këtë koalicion qysh në zgjedhjet parlamentare është edhe Lëvizja Besa. Se si do të bëhet pazari i votave mes partive do të mbetet të shihet. /TV21/

The post Si do të bëhet “pazari” me votat në Tetovë? appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut voton sot për pushtetin lokal
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme iu janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarëve të 80 komunave dhe të këshillave komunalë, si dhe Shkupin me dhjetë komuna, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Ashtu si në Kosovë, qytetarët do tu drejtohen fletëve të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, (KSHZ) kanë 1,824.864 qytetarë, të cilët për herë të parë votojnë me sistemin e ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”.

Qytetarët votojnë me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e procesit votues. Votimet do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa rezultatet pritet të publikohen në faqen elektronike të KSHZ-së, ashtu siç arrijnë nga qendrat e votimit.

Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë. Për herë të parë ka numër të madh të kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave dhe lista për këshilltarët komunalë.

Zgjedhjet mbahen me dy rrethe zgjedhore. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave në rrethin e parë, atëherë në balotazhin më 31 tetor kalojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave në rrethin e parë.

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë shqiptare garën do ta zhvillojnë për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibrë si dhe disa komuna rurale.

Zgjedhjet do të mbikëqyren nga 1,100 vëzhguesit vendorë dhe 217 vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ODIHR. Vëzhguesit e tyre do t’i kenë edhe shumë ambasada të huaja të akredituara në vend.

The post Maqedonia e Veriut voton sot për pushtetin lokal appeared first on Albeu.com.