Zgjatje Archives - Albeu.com

Parlamenti gjerman zgjat mandatin e KFOR-it
Jo vetëm raportet e sigurisë por edhe tifozëria serbe, kroate e shqiptare në Europian treguan se sa e brishtë është situata në rajon, thanë politikanët.

Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR). Kjo u miratua nga Bundestagu të enjten, më 27 qershor 2024, në një votim emëror me 535 vota pro, 91 kundër dhe dy abstenime. Në fillim të seancës, deputetët përshëndetën me ovacione të gjata disa nga veteranët e luftës së Kosovës që ishin të pranishëm në tribunë, ndër ta edhe ish-komandanti i KFOR-it, Roland Kather. Më parë në Parlament kishte pasur një debat afro 40-minutësh.

Roth e Mijatovic: Kritika ndaj politikës  së Vučić

Boris Mijatovic (Të Gjelbrit) theksoi nevojën e misionit të KFOR-it si një stabilizues në rajon për 25 vjet dhe lavdëroi angazhimin e ushtarëve. Ai kritikoi politikën nacionaliste të Vučić-it dhe politikanëve të tjerë që nxisin tensione dhe vuri në dukje rëndësinë e KFOR-it për sigurinë. “Politika e tij nacionaliste paraqet një rrezik të qëllimshëm për rajonin. Ushtria serbe në kufi me Republikën e Kosovës nuk është rastësi dhe as shenjë e qëllimeve paqësore,” tha deputeti i të Gjelbërve, duke kujtuar se tonet në rajon sa vijnë e bëhen edhe më nacionaliste.

Michael Roth, kryetar i Komitetit të Jashtëm të Bundestagut, kërkoi që Bashkimi Evropian t’i japë fund politikës së qetësimit ndaj Serbisë dhe të forcojë demokracinë dhe shtetin ligjor. Roth shprehu zhgënjimin e tij që Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Ai vuri në dukje rëndësinë e dhënies së shpresës për njerëzit në Kosovë dhe theksoi se përpjekjet për reforma vlejnë. “Jam shumë i zhgënjyer që dëshira e madhe e grupit tim parlamentar, mbështetur nga grupet parlamentare të koalicionit dhe CDU/CSU, nuk u mor parasysh dhe Komiteti i Ministrave, pra qeveritë, jo deputetët, që na përfaqësojnë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, refuzuan të miratojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”

Situata është shumë e brishtë, tha Roth duke iu referuar edhe gjuhës së përdorur nga tifozët në kampionat: “Ka kaq shumë urrejtje nacionaliste dhe ne duhet të arrijmë që përmes shkëmbimeve më të ngushta mes të rinjve ta eliminojmë këtë urrejtje. Duhet të vijë deri te një pajtim rajonal. Ne duhet të përballemi edhe me kapitujt e vështirë. Dhe është e papranueshme që me mosnjohjen e Kosovës ose me mohimin e gjenocidit në Srebrenicë të bëhet politikë mbi kurrizin e njerëzve në rajon”, tha Roth

AFD, BSW dhe e Majta kundër zgjatjes së mandatit

Si çdo vit, edhe këtë herë mandati u zgjat me votat e koalicionit të qendrës së majtë, përbërë nga tri partitë, SPD, Të Gjelbrit, dhe FDP, si edhe të grupit më të madh parlamentar të opozitës, krahu konservator, CDU/CSU. Partitë e ekstremit të majtë dhe të djathtë votuan kundër.

Hannes Gnauck (AfD) argumentoi kundër zgjatjes së mandatit të KFOR-it, duke theksuar tre argumente, sipas tij: rezoluta e vjetëruar e OKB-së, kostot e larta dhe efikasiteti i dyshimtë, dhe mungesa e perspektivës afatgjatë dhe përgjegjësisë vendore për sigurinë.  “Duke marrë parasysh këto argumente, është jo vetëm e arsyeshme, por edhe e domosdoshme të refuzohet mandati për pjesëmarrjen gjermane në KFOR. Edhe në këtë mision, 29 ushtarë gjermanë kanë humbur jetën. Është koha për t’i dhënë fund këtij misioni,” tha politikani i AfD.

E ashpër në retorikë ishte sidomos ish-deputetja e së Majtës, sot Bündnis Sahra Wagenknecht (BSW), Žaklin Nastić, sipas të cilës ndërhyrja e Perëndimit në “Kosovë dhe Metohi” ishte e paligjshme dhe nuk ka sjellë asgjë veçse më shumë përçarje. “Ju mbështesni një ultranacionalist si Kurti në Prishtinë me fantazitë e tij për Shqipërinë e Madhe, përkrahësit e të cilit madje tani në Kampionatin Evropian brohorisnin hapur për vrasjen e serbëve në rrugët e Gjermanisë. Heshtja juaj për këtë flet për vete.

Këtë e kundërshtoi folësi i fundit, Thomas Silberhorn, ish sekretar shteti në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes dhe tani ekspert për mbrojtjen nga CSU. “E vërtetë,” tha ai, “që gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, tifozët nga Shqipëria dhe Kroacia brohorisnin parulla si ‘Vdekje serbëve’. Në të njëjtën kohë, tifozët serbë kishin slogane nacionaliste si ‘Kosova është Serbi’ në flamujt e tyre.” Silberhorn theksoi: “Këto ngjarje tregojnë tensionet etnike të vazhdueshme në rajon.”

Mandati për EUFOR Althea dhe UNIFIL

Në të njëjtën ditë, Bundestagu miratoi gjithashtu zgjatjen e mandateve për misionet EUFOR Althea në Bosnje dhe Herzegovinë dhe UNIFIL në Liban. Për misionin EUFOR Althea, Gjermania mban të gatshëm deri në 50 ushtarë, ndërsa për KFOR-in në Kosovë deri në 400 ushtarë. Kostot totale për këto dy misione ushtarake të Gjermanisë në rajon janë parashikuar në rreth 10.1 milionë euro për Althea-n dhe deri në 21.8 milionë euro për KFOR-in./DW

The post Parlamenti gjerman zgjat mandatin e KFOR-it appeared first on Albeu.com.

Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës
Tajvani njoftoi se do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit, duke u thirrur nga kërcënimi që po paraqet Kina, që sipas Tajvanit, është gjithnjë e më armiqësore.

Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të tij që ka thënë se do ta marrë një ditë, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Ky ishull vetëqeverisës përballet me frikë të vazhdueshme nga një pushtim kinez.

Viteve të fundit, Kina, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping ka intensifikuar kërcënimin ndaj Tajvanit. Po ashtu, pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar më shumë shqetësimet në Tajvan se Kina mund të ndërmarrë lëvizje të ngjashme dhe të aneksojë ishullin.

“Kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit tani janë bërë më të qarta”, tha presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, gjatë një konference për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Askush nuk do luftë…. por, bashkëkombës të mi, paqja nuk do të bie nga qielli”, tha ajo.

“Shërbimi aktual ushtarak prej katër muajsh nuk është i mjaftueshëm, pasi ne po përballemi me një situatë që po ndryshon shpejt. Ne kemi vendosur që ta rikthejmë shërbimin ushtarak prej një viti duke filluar nga viti 2024”.

Tsai tha se ky vendim do të aplikohet ndaj personave që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 2005.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak dikur ishte shumë jopopullor në Tajvan, dhe qeveritë e kaluara vendosën që ky shërbim nga një vit të bëhej në katër muaj.

Por, sondazhet e fundit tregojnë se mbi tre e katërta e të anketuarve tani besojnë se katër muaj shërbim ushtarak janë pak.

Tsai tha se vendimi për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak ishte “vendim jashtëzakonisht i vështirë… për të siguruar mënyrë demokratike të jetës për gjeneratat e ardhshme”.

“Ne mund të shmangin një luftë duke u përgatitur për një të tillë dhe ne mund të ndalim një luftë, vetëm nëse jemi të aftë të luftojmë”, theksoi ajo.

Tajvani dhe Kina janë ndarë në fund të Luftës Civile Kineze të vitit 1949 dhe presidentja Tsai tha se bashkimi me Kinën nuk është opsion i pranueshëm nga banorët e ishullit.

Njoftimi për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në Tajvan erdhi dy ditë pasi ushtria kineze kreu stërvitje ushtarake pranë këtij ishulli. Pekini tha se stërvitjet ishin në përgjigje të “provokimeve” dhe “marrëveshjeve të fshehta” që sipas tij po bëjnë Tajpei dhe Uashingtoni./REL

The post Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës appeared first on Albeu.com.