zëvendësministri Archives - Albeu.com

Nimoni merr pjesë në tryezën për parandalimin e torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, ishte pjesë e tryezës së diskutimit me temën “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në shënim të 26 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Gjatë fjalës hyrëse, Nimoni nënvizoi se kjo ditë është një kujtesë e vazhdueshme për detyrimin që ekziston në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, për ndalimin e çdo forme të trajtimit çnjerëzor e degradues dhe për sigurimin e respektimit të të drejtave themelore të çdo personi të privuar nga liria në Kosovë.

Ai tha se në vitet e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm për fuqizimin e sistemit, përmes ngritjes së mekanizmave të përbashkët mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, duke zbatuar standardet më të larta të Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, Zëvendësministri Nimoni bëri të ditur se projekti dyvjeçar i Këshillit të Evropës për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor po i afrohet përfundimit, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, projekt që pritet të përfundojë në muajt në vijim.

Ai përmendi gjithashtu edhe themelimin, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, të Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, i cili funksionon si pavijon i veçantë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Në fund, Zëvendësministri Nimoni rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përparimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe për garantimin e një trajtimi dinjitoz për personat e privuar nga liria.

The post Nimoni merr pjesë në tryezën për parandalimin e torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese appeared first on Albeu.com.

Pezullohet vendimi për taksën 5 euro të automjeteve të regjistruara, kallëzohet penalisht zëvendësministri
Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për taksën prej 5 euro për tiketat ngjitëse, që do të dëshmonin se një makinë është e regjistruar. Kështu bëri të ditur të enjten gjatë seancës plenare, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili shtoi se do të shqyrtohet i gjithë procesi deri te ky vendim.

“Duhet të ju njoftoj që për çështjen e taksës 5 euro, për tiketat ngjitëse sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën sesi ka ardhur ky vendim. Pra, prej interpretimeve të ndryshme ligjore, duke përfshirë edhe interpretimet dhe trajtimet nga Auditori e të gjitha me radhë, deri te momenti i nënshkrimit. Pra, është pezulluar. Diçka çka mund të ju siguroj është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, tha Aliu.

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kundërshtuar vendimin për pezullimin e këtij vendimi, duke thënë se një gjë e tillë është pamjaftueshme, pasi sipas tyre, ky vendim duhet të anulohet. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar hetim lidhur me këtë rast.

Marrëveshja për tiketa ngjitëse për automjetet të cilat regjistrohen mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me kompaninë private ishte nënshkruar me 8 qershor 2021.

Kjo marrëveshja ka hasur në kundërshtime të mëdha nga qytetarët dhe partitë opozitare.

Për këtë çështje, Partia Socialdemokrate ka ngritur edhe kallëzimi penal kundër zëvendësministrit Hysen Durmishi, për siç është thënë, keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes.

Megjithatë, Byroja Kosovare e Sigurimeve e pati vlerësuar të domosdoshme.

Sami Mazreku, drejtor në Byronë Kosovare të e Sigurimeve, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo tiketë do të ndikojë pozitivisht në procesin e brendshëm të Kosovës, duke ulur numrin e madh të automjeteve të paregjistruara dhe do ta ndihmon Kosovën të bëhet pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Numri i veturave të paregjistruara në Kosovë, për vite vazhdon të jetë një sfidë e madhe për institucionet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i veturave të paregjistruara në territorin e Kosovës është mbi 200 mijë.

Kartoni i Gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).

The post Pezullohet vendimi për taksën 5 euro të automjeteve të regjistruara, kallëzohet penalisht zëvendësministri appeared first on Albeu.com.