Zelenksy Archives - Albeu.com

Erdogan dhe Zelensky u takuan në Stamboll, ja çfarë u diskutua
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte rënë dakord me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndërmarrë hapa të rinj në bashkëpunimin e tyre në siguri, duke shtuar se ekziston vullneti politik dhe se grupet e punës të të dy vendeve do të finalizojnë detajet së shpejti.

“Kjo vlen kryesisht për fushat në të cilat ne mund ta mbështesim Turqinë: njohuritë, teknologjinë dhe përvojën”, shkroi ai në një postim në Telegram pas takimit me Erdogan në Stamboll.

Mediat e huaja raportojnë se, Zelensky tha se të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në projektet e përbashkëta të infrastrukturës së gazit dhe shfrytëzimin e fushave të gazit. Erdogan i tha Zelensky se Turqia do të vazhdojë të mbështesë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, sipas deklaratës së presidencës turke. Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia i kushton rëndësi të madhe sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe se siguria e furnizimit me energji është jetike.

Të dërguarit e SHBA-së, Witkoff, Kushner, mund të vizitojnë Kievin së shpejti. Të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, mund të vizitojnë Kievin në prill, tha të hënën një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për të ringjallur bisedimet e paqes me Rusinë, të cilat janë ngrirë që nga shpërthimi i Luftës së Gjirit.

“Kushner, Witkoff, (senatori) Lindsey Graham – pritet të vijnë. Kush tjetër do të jetë atje, do ta shohim”, tha Budanov për Bloomberg, duke shtuar se vizita mund të zhvillohet menjëherë pas Pashkëve Ortodokse, më 12 prill. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare në Kiev nga Witkoff dhe Kushner, të cilët deri më tani kanë udhëtuar në Moskë për bisedime me rusët, por po takohen me përfaqësues ukrainas në SHBA.

The post Erdogan dhe Zelensky u takuan në Stamboll, ja çfarë u diskutua appeared first on Albeu.com.

Medvedev kërcënon drejtpërdrejt Zelenskyn: Fatkeqësia po vjen së shpejti
Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev kërcënoi sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një gjuhë fyese dhe provokuese në një postim në Telegram. Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, është i njohur për sulmet verbale të shpeshta ndaj Ukrainës dhe aleatëve të saj, të cilat janë intensifikuar që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

Në postimin e tij, Medvedev iu referua mesazhit të Krishtlindjeve të Zelenskyt, duke pretenduar se presidenti ukrainas kishte shprehur dëshirën për vdekjen e “një personi”, duke nënkuptuar presidentin rus Vladimir Putin.

“Është e qartë për të gjithë se ai nuk i uron vdekjen vetëm ‘një personi’, por të gjithëve ne dhe vendit tonë. Dhe jo vetëm që e dëshiron, por ka urdhëruar edhe sulme masive”, shkroi Medvedev.

Ai shtoi se nuk do të shkruante për vdekjen e dhunshme të Zelenskyt, por përdori shprehje kërcënuese dhe ofenduese ndaj tij, pa e përmendur drejtpërdrejt me emër. Më tej, Medvedev vazhdoi me komente të tjera fyese, duke sugjeruar se pas vdekjes së Zelenskyt, trupi i tij i ruajtur do të duhej të ekspozohej “për qëllime shkencore” në muzeun Kunstkamera në Shën Petersburg.

Kunstkamera është një muze i themeluar në shekullin XVIII nga cari Pjetri i Madh, ku ekspozoheshin objekte dhe mostra shkencore, përfshirë edhe deformime të rralla.

Edhe pse Medvedev njihet si figurë provokuese, analistët vërejnë se gjuha e përdorur në këtë postim, të titulluar “Për vitin që po ikën”, shënon një përshkallëzim të pazakontë edhe për standardet e tij.

Në mesazhin e tij drejtuar popullit ukrainas në prag të Krishtlindjeve, Zelensky kishte deklaruar: “Të gjithë ne mund ta mendojmë brenda vetes ‘uroj të vdesë’”. Ai nuk përmendi asnjë emër, por deklarata u interpretua gjerësisht si një referencë ndaj Vladimir Putinit. Zelensky shtoi se, kur i drejtohen Zotit, ukrainasit kërkojnë diçka më të madhe: paqe për Ukrainën.

Ndërkohë, të hënën ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Ukrainën se kishte tentuar një sulm me dronë ndaj rezidencës së Putinit, një pretendim që u mohua nga Kievi. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se ishte informuar nga Putin për një incident të tillë, duke komentuar: “Kjo nuk është gjë e mirë”.

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, asnjëra palë nuk ka kryer zyrtarisht sulme direkte ndaj krerëve të shteteve përkatëse. Megjithatë, sipas shërbimeve ukrainase të sigurisë, forcat speciale ruse tentuan ta vrisnin Zelenskyn në ditët e para të pushtimit dhe disa tentativa të tjera janë parandaluar që atëherë.

The post Medvedev kërcënon drejtpërdrejt Zelenskyn: Fatkeqësia po vjen së shpejti appeared first on Albeu.com.

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu bashkuar me NATO-n në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë, por hodhi poshtë presionin e SHBA-së për t’i dhënë territor Rusisë.

Zelenskyy u ul me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Udhëheqësi ukrainas postoi fotografi të tryezës së negociatave me kancelarin gjerman Friedrich Merz të ulur pranë tij përballë delegacionit amerikan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në klipet audio në një grup bisedash në WhatsApp para bisedimeve, Zelenskyy tha se meqenëse SHBA-të dhe disa vende evropiane kishin hedhur poshtë përpjekjen e Ukrainës për tu bashkuar me NATO-n, Kievi pret që Perëndimi të ofrojë një sërë garancish të ngjashme me ato të ofruara anëtarëve të aleancës.

“Këto garanci sigurie janë një mundësi për të parandaluar një valë tjetër agresioni rus. Dhe ky është tashmë një kompromis nga ana jonë,” tha Zelenskyy.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar përpjekjen e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO si një kërcënim të madh për sigurinë e Moskës dhe një arsye për nisjen e pushtimit në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Kremlini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në aleancë si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Zelenskyy theksoi se çdo garanci sigurie do të duhej të ishte ligjërisht e detyrueshme dhe e mbështetur nga Kongresi i SHBA-së, duke shtuar se priste një përditësim nga ekipi i tij pas një takimi midis zyrtarëve ushtarakë ukrainas dhe amerikanë në Stuttgart të Gjermanisë.

Uashingtoni është përpjekur për muaj të tërë të gjejë zgjidhje për kërkesat e secilës palë, ndërsa Trump bën presion për një përfundim të shpejtë të luftës me Rusinë dhe po acarohet gjithnjë e më shumë nga vonesat. Kërkimi për kompromise të mundshme është përballur me pengesa të mëdha, përfshirë kontrollin e rajonit lindor të Donetskut në Ukrainë, i cili është kryesisht i pushtuar nga forcat ruse.

Putini dëshiron që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga pjesa e rajonit të Donetskut që është ende nën kontrollin e saj, një kërkesë e refuzuar nga Kievi. Ndërsa, Zelenskyy tha se SHBA-të kishin hedhur një ide që Ukraina të tërhiqej nga Donetsku dhe të krijonte një zonë të lirë ekonomike të çmilitarizuar atje, një propozim që ai e hodhi poshtë si të pazbatueshëm.

Zelenskyy e përshkroi çështjen si “shumë të ndjeshme” dhe këmbënguli në ngrirjen e konfliktit përgjatë vijës së kontaktit, duke thënë se “sot një mundësi e drejtë e mundshme është që të qëndrojmë aty ku jemi”. Por, këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, i tha të përditshmes së biznesit Kommersant se policia dhe garda kombëtare ruse do të qëndrojnë në disa pjesë të rajonit të Donetskut, edhe nëse ato bëhen zonë e demilitarizuar sipas një plani të ardhshëm paqeje.

The post Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore appeared first on Albeu.com.

Presidenti ukrainas Zelensky lajmëron se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime mbi planin e paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dhe SHBA-të do të diskutojnë sot një draft të një plani paqeje.

Ai shtoi se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Ukrainës pas luftës do të përfshihen gjithashtu në diskutime.

Zelensky tha më tej: Ne po përfundojmë punën mbi 20 pikat e një dokumenti themelor që mund të përcaktojë parametrat për përfundimin e luftës dhe presim t’ia dorëzojmë këtë dokument Shteteve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, pas punës sonë të përbashkët me ekipin e Presidentit Trump dhe partnerët në Evropë.

Pas takimit me SHBA-në, Zelensky tha se ai do të pasohet nga një takim virtual me Koalicionin e të Gatshmëve.

“Ne po punojmë shumë produktivisht për të garantuar sigurinë e ardhshme dhe për të parandaluar një përsëritje të agresionit rus”, shtoi ai.

The post Presidenti ukrainas Zelensky lajmëron se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime mbi planin e paqes appeared first on Albeu.com.

Zelensky konfirmon dorëheqjen nëse arrihet një armëpushim
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të japë dorëheqjen pas përfundimit të luftës, duke shtuar se nuk ka ndërmend të qëndrojë në pushtet gjatë kohës së paqes.

“Qëllimi im është të përfundoj luftën.Të mos vazhdoj të kandidoj për poste zyrtare.” tha ai gjatë një interviste televizive.

Zelensky do t’i kërkojë parlamentit të Ukrainës të organizojë zgjedhje nëse arrihet një armëpushim, pavarësisht se kushtetuta e vendit ndalon shprehimisht zgjedhjet në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Kyiv Post raportoi se pak para se të largohej nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Zelensky tha se i tha Presidentit të SHBA-së Donald Trump se një armëpushim mund të hapë rrugën për zgjedhje.

“Mund ta përdorim këtë periudhë kohore dhe unë mund t’ia jap këtë sinjal parlamentit”, tha ai.

Zelensky u zgjodh me një diferencë të madhe votash në vitin 2019 dhe do ta kishte përfunduar mandatin e tij pesëvjeçar në maj 2024, nëse lufta nuk do t’i kishte shtyrë zgjedhjet. Popullariteti i tij u rrit në muajt e parë të pushtimit të Rusisë. Në korrik, Zelensky u përball me protestat e para të mëdha vendase të luftës, pasi aleatët e tij parlamentarë e tërhoqën në një lëvizje për të dobësuar agjencitë e pavarura anti-korrupsion të Ukrainës.

“Nuk po përgatiten zgjedhje dhe nuk ka përgatitje në proces. Të gjitha partitë dhe grupet parlamentare kanë rënë dakord që zgjedhjet duhet të mbahen gjashtë muaj pas heqjes së ligjit ushtarak. Dhe në thelb, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që atëherë.” tha Zelensky.

The post Zelensky konfirmon dorëheqjen nëse arrihet një armëpushim appeared first on Albeu.com.

Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn
Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi mbajtjen e një takimi të mundshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë.

“Putini përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, tha një nga burimet për AFP-në, duke shtuar se Zelensky kishte thënë “jo” në përgjigje.

The post Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Zelensky “ndërron” mendje për marrëveshjen e armëpushimit me Rusinë: Është koha për të rregulluar gjërat
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar përsëri për dështimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë më presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai është shprehur se është gati për marrëveshjen e mineraleve dhe sigurinë me SHBA-në, si dhe të bashkëpunoj nën udhëheqjen e Trump.

Gjithashtu, Zelensky thotë se takimi në Uashington nuk shkoj mirë, ndërsa vlerëson Trump për sigurimin e ushtrisë së tij me Javelins.

“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat”, shkruan Zelensky.

Ndër të tjera, thekson se shteti ukrainas është gati të vejë përsëri në tryezën e bisedimeve sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi sipas tij askush nuk e dëshron paqen më shumë se vetë ata.

Deklatata e Zelenskyt:

Dëshiroj të ritheksoj përkushtimin e Ukrainës për paqen. Asnjëri prej nesh nuk dëshiron një luftë të pafund. Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të afruar paqen e qëndrueshme. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat.

Ne jemi të gatshëm të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe armëpushimi në qiell – ndalimi i raketave, dronët me rreze të gjatë, bombat në energji dhe infrastrukturë tjetër civile – dhe armëpushimi në det menjëherë, nëse Rusia bën të njëjtën gjë. Pastaj ne duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjitha fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të rënë dakord për një marrëveshje të fortë përfundimtare.

Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë.

Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv.

Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive.

The post Zelensky “ndërron” mendje për marrëveshjen e armëpushimit me Rusinë: Është koha për të rregulluar gjërat appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për ndaljen e luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehet se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mund të luajë rol “vendimtar” për t’i dhënë fund luftës disavjeçare në mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Trumpi mund të jetë vendimtar. Për ne, kjo është çështja më e rëndësishme”, deklaroi Presidenti Zelensky në një intervistë në televizionin ukrainas.

Presidenti Zelensky tha se zoti Trump i kishte thënë se ai do të ishte ndër të parët që do të zhvillonte vizitë në Uashington pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, në fund të këtij muaji.

“Ai i ka këto cilësi”, tha Presidenti Zelensky për zotin Trump. “Ai mund të ketë rol vendimtar në këtë luftë. Ai është i aftë për ta ndalur Putinin, apo që ta them më drejt, për të na ndihmuar që ta ndalim Putinin”.

Në të kaluarën, zoti Trump ka deklaruar se ai do t’i jepte fund luftës në Ukrainës brenda një dite, por nuk ka ofruar asnjëherë detaje se si do ta bënte një gjë të tillë.

Komentet e zotit Zelensky erdhën ndërkohë që ushtria ukrainase ndërmori një sulm preciz të enjten ndaj komandës ruse në Maryino, në rajonin Kursk në brendësi të Rusisë.

“Këto sulme pengojnë kapacitetin e Federatës Ruse për të ndërmarrë veprime terroriste ndaj civilëve të pafajshëm ukrainas”, deklaroi ushtria ukrainase përmes një deklarate të shpërndarë në platformën Telegram.

Ushtria ruse tha se njësitë e saj për mbrojtjen ajrore rrëzuan katër raketa ukrainase në këtë rajon. Guvernatori rajonal tha se sulmet dëmtuan një ndërtesë shumëkatëshe banimi dhe ndërtesa të tjera në një fshat në afërsi.

Në një postim tjetër të ushtrisë ukrainase shiheshin regjistrime të asaj që ushtria tha se janë dëmtimet e një baze ruse në Ivanivskoye, që gjendet afër qytetit Maryino.

Një shkollë, një farmaci dhe një ndërtesë banimi ishin në mesin e objekteve të dëmtuara nga sulmi, njoftoi guvernatori rajonal i Kurskut, Alexander Khinshtein.

Ukraina sulmoi territorin brenda Rusisë para pesë muajve. Forcat ukrainase vazhdojnë të jenë në rajonin e Kurskut, por ushtria ruse thotë se ka rimarrë shumë nga territori i humbur.

Ndërkohë, Rusia njoftoi se ka sulmuar infrastrukturën energjetike në Ukrainë përmes të cilës mbështetet kompleksi ushtarak industrial i Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit përdori avionë, dronë, raketa dhe artileri për të goditur infrastrukturën energjetike, bazat ajrore ushtarake dhe forcat ushtarake ukrainase në disa pika.

Zëri i Amerikës nuk arriti t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto njoftime.

Forcat ruse po avancojnë me shpejtësi në frontin lindor të Ukrainës.

“Ato po bëjnë trysni ndaj ushtarëve tonë, të cilët janë të lodhur, dhe ky është një fakt. Do të bëjmë çdo gjë që të paktën ta stabilizojmë këtë front në janar”, deklaroi Zelensky gjatë intervistës të enjten.

Ushtria ukrainase njoftoi të enjten se ka rrëzuar 47 dronë të forcave ruse gjatë natës në pjesën qendrore dhe lindore të Ukrainës.

Rusia angazhoi 72 dronë në këto sulme, sipas ushtrisë.

Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan dronet ruse mbi Cherkasy, Chernihiv, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Kherson, Kirovohrad, Kiev, Mykolaiv, Poltava, Odesa dhe në rajonin e Sumyt.

Zyrtarët në këto zona nuk njoftuan për dëme të mëdha.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se forcat e saj shkatërruan 13 dronë ukrainas, shumicën prej tyre përgjatë kufirit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë të premten, Rusia sulmoi me dron Kievin, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve, sipas autoriteteve vendase.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia sulmoi Ukrainën me 93 dronë gjatë natës, prej të cilave sipas autoriteteve ukrainase 60 dronë sulmues dhe 26 dronë të improvizuar u shkatërruan apo u interceptuan./ VOA

The post Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për ndaljen e luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Dhënia fund e transitit të gazit rus është humbje për Moskën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një gazsjellësi që kalon në tokën ukrainase, përbën humbje për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Kur Putin është bërë president i Rusisë më shumë se 25 vjet më parë, sasia e gazit natyror që ka kaluar përmes Ukrainës në Evropë, ka qenë më shumë se 130 miliardë metra kub në vit. Tani është zero”, ka thënë Zelensky në X – platormë e njohur më parë si Twitter.

“Kjo është një prej humbjeve më të mëdha të Moskës. Si rezultat i shfrytëzimit të energjisë si armë, nga ana e Rusisë, dhe shantazhimit të partnerëve, Moska e ka humbur një prej tregjeve më profitabile dhe të qasshme gjeografikisht”, ka thënë ai.

Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi gjiganti shtetëror rus, Gazprom, ka thënë se i ka pezulluar furnizimet me gaz në Evropë përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrainë, pasi Kievi ka refuzuar të vazhdojë kontratën e nënshkruar para se Moska të niste luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kjo do të thotë se Ukraina do të humbë 800 milionë dollarë në vit që i siguronte nga tarifat e transitit.

Gazpromi, në anën tjetër, do të humbë gati 5 miliardë dollarë, në mungesë të shitjes së gazit.

Zelensky ka thënë se shumica e shteteve evropiane u janë përshtatur ndryshimeve, por ka përmendur që Ukraina dhe aleatët duhet ta mbështesin Moldavinë në periudhën e transformimit energjetik.

Moldavia është ende pjesërisht e varur prej gazit rus.

Zelensky ka thënë se Ukraina shpreson në rritjen e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë, dhe që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, veçse e ka përmendur këtë mundësi.

“Sa më shumë gaz i qasshëm në tregje për partnerët e vërtetë të Evropës, aq më shpejt do të eliminohet varësia ndaj Rusisë”, ka thënë ai.

Ky vendim i Gazpromit, i bërë publik më 1 janar përmes një postimi në Telegram, nuk pritet të shkaktojë probleme të mëdha te konsumatorët evropianë, për shkak të përpjekjeve të tyre afatgjata që t’i shmangen varësisë nga gazi rus.

Sllovakia, Hungaria, Austria, dhe disa vende të Ballkanit kanë vazhduar të blejnë gazin rus përmes Ukrainës – ndonëse të sasi të zvogëluara – edhe pas nisjes së luftës.

Shumë vende evropiane u janë kthyer burimeve alternative, duke përfshirë blerjen e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Norvegjia.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post Zelensky: Dhënia fund e transitit të gazit rus është humbje për Moskën appeared first on Albeu.com.

“Assad trimi iku tek Putini”, Volodymyr Zelensky: Ata meritojnë të jenë në burg
Ndërsa sot festohet Dita e të Drejtave të Njeriut, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një thirrje ndërkombëtare për tu bashkuar në luftë kundër uzurpuesit rus. Ai e nis postimin e tij duke ironizuar Bashar al-Assad, sunduesin sirian, pushteti i të cilit ra gjatë fundjavës pas sulmeve të befasishme të rebelëve opozitarë.

“Assad ‘trimi’ iku tek Putini”, shkruan ai referuar strehimit të familjes së Assad në shtetin rus. Në postimin e bërë në rrjetin social X, Zelensky kujton nëpërmjet pamjeve të marra nga kampet e torturave në Siri, atë çka pushtimi rus ka bërë me popullin e Ukrainës gjatë viteve të luftës.

Ndër të tjera ai shkruan se Assad dhe Putin janë bashkëpunëtorë në dhunën e kryer kundër popujve, të cilët meritojnë të burgosen.

“Assad ‘trimi’ iku te Putini. Ku do të ikë Putin? Dita e të Drejtave të Njeriut të këtij viti shënohet nga imazhet zemërthyese të burgjeve dhe dhomave të torturës siriane, të cilat u hapën pasi Assadi u largua. Njerëzit janë poshtëruar atje për shumë vite. Burra dhe gra.

Ata u rrahën, u torturuan, u përdhunuan. Mijëra e mijëra njerëz kanë kaluar nëpër këtë fabrikë dhune. Për dekada, regjimi i Asadit është mbështetur vetëm në dhunë. Dhe kështu duken të gjitha regjimet e mbështetura nga Putin. Ne kemi parë këto lloj burgjesh, dhoma torture, dhunë të papërshkrueshme, poshtërime, rrahje, tortura, përdhunime dhe krime të tjera në territorin tonë në çdo vend të pushtuar nga pushtuesit rusë.

Rusia është një shtet burgu dhe mund të mbajë tokën e vjedhur të dikujt tjetër vetëm duke vendosur burgjet dhe dhomat e saj të torturës. Që nga fillimi i pushtimit rus, tanket janë ndjekur nga represioni dhe tortura. E pamë për herë të parë në tokën tonë në Krime në vitin 2014, kur pushtimi rus rezultoi në shtypjen e popullit indigjen, komunitetit më të madh mysliman të Ukrainës, tatarëve të Krimesë, si dhe gazetarëve dhe figurave politike.

Më pas Rusia vazhdoi shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Donbasin e pushtuar, përfshirë burgun famëkeq të Izolyatsia. Që nga shkurti i vitit 2022, Rusia i ka zgjeruar këto praktika në pjesën tjetër të territoreve të pushtuara. Mizoritë janë shtuar në shtrirje dhe brutalitet.

Kjo është arsyeja pse ne, si ukrainas, ndihemi kaq të prekur kur shohim sirianë që dalin nga burgjet dhe dhomat e torturave të Asadit. Assad dhe Putin janë më shumë se thjesht vasal dhe zot. Ata janë bashkëpunëtorë në dhunë. Diktatorët si Assad nuk mund të mbijetojnë pa diktatorë si Putin. Dhe Putini do të përpiqet të marrë një hak për rënien e Asadit.

Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet dhe forcë për t’u përballur me regjimet që mbjellin vetëm poshtërim dhe nuk lënë gjë tjetër veç vuajtjes, dhimbjes dhe rrënojave pas tyre. Duke ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër diktaturës së Putinit, komuniteti ndërkombëtar po ndihmon shumë rajone të tjera në rivendosjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga dhuna. D

uhet të ketë drejtësi për mizoritë e tmerrshme dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Në fakt, Putini dhe Asadi janë ata që meritojnë të burgosen, jo njerëzit e pafajshëm që kanë burgosur prej vitesh,” shkruan Zelensky në postimin e tij.

The post “Assad trimi iku tek Putini”, Volodymyr Zelensky: Ata meritojnë të jenë në burg appeared first on Albeu.com.