zbresin Archives - Albeu.com

Shqipëria nuk është në shitje/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec: Mbrojmë tokën, njerëzit, të ardhmen
Ditën e sotme, në orën 18:00 do të mbahet protesta e tretë në Tiranë, lidhur me çështjen e Zvërnecit. Një ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke bërë thirrje se Shqipëria nuk është në shitje.

Gjatë tubimit disa protestues rrethuan me tel me gjemba edhe godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit.

Protestuesit mbajtën fjalime, ku kërkuan dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Tubimi u shoqërua gjithashtu me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike.

Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Të shtunën në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua.

The post Shqipëria nuk është në shitje/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec: Mbrojmë tokën, njerëzit, të ardhmen appeared first on Albeu.com.

Shqipëria zbret në fushë/ Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot stërvitjen e parë zyrtare
Ditën e sotme, Shqipëria do të nisë  zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë në krye të stolit.

Trajneri italian zuri vendin e Silvinjos, duke qenë në këtë mënyrë trajneri i ri i skuadrës, i cili do të udhëheqë Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Europianit të ardhshëm, duke pritur natyrisht se çfarë do të ndodhë në kualifikuese.

Megjithatë, vëmendjen kryesore për momentin e zënë dy ndeshjet miqësore që luajnë kuqezinjtë pas pak ditësh në Tiranë.

Skuadra jonë luan ndaj Izraelit në datën 3 qershor në “Air Albania”, dhe vetëm 3 ditë më vonë, po në “Air Albania” do të presë Luksemburgun.

Për trajnerin Maran, këto do të jenë ndeshjet e para nën drejtimin e skuadrës dhe natyrisht mund t’i shërbejnë për tu njohur më mirë me skuadrën dhe me lojtarët.

Këto dy ndeshje, me shumë gjasa janë miqësoret e vetme që kuqezinjtë do të kenë duke qenë se në shtator nis Liga e Kombeve.

PËRGATITJET- Pak ditë më parë, trajneri Maran doli para mediave në konferencë shtypi dhe publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime, ku nuk munguan risitë dhe surprizat. Prej disa ditësh, një pjesë e mirë e lojtarëve që kanë përfunduar kampionatet me skuadrat e tyre, kanë mbërritur në Tiranë dhe janë stërvitur individualisht, teksa nuk ka munguar as rikuperimi për ta, pasi është fundi i kampionatit dhe shumë lojtarë janë të ngarkuar maksimalisht. Ndërkohë, ditën e djeshme është plotësuar grupi dhe sot do të zhvillohet seanca e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit të ri. Maran do të ketë mundësi të punojë pak ditë me grupin e plotë dhe më pas të vendosë për lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë ndaj Izraelit ndërkohë që pritet që të marrin minuta të gjithë futbollistët e grumbulluar me kuqezinjtë në këto dy teste miqësore. Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Shqipëria do të ketë edhe miqësoren e dytë me Luksemburgun ku sërish koha për të përgatitur takimin, do të jetë e limituar duke qenë se kuqezinjtë do të kenë një ditë rikuperim pas ndeshjes dhe më pas 2 seanca stërvitore të tjera.

RIVALËT- FSHF ka njoftuar ndeshjet me dy rivalët pak javë para se trajneri Maran të merrte drejtimin e Shqipërisë dhe ishte bërë e ditur se në këto miqësore, Shqipëria do të ishte e qartë për trajnerin. Dhe në fakt, pak ditë më parë u emërua trajneri i ri i cili do të ketë mundësi që të provojë skuadrën në dy rivalë jo shumë të fortë, sidomos miqësorja e dytë. Nga ana tjetër, skuadrat më të forta janë edhe në Botëror dhe kanë afat të limituar kohe dhe kanë kërkuar që të kenë miqësore me skuadra që gjithashtu luajnë në Botëror. Fakti që dy rivalët nuk janë të një niveli shumë të lartë, i jep mundësi kuqezinjve që të provojnë edhe lojtarë të tjerë që deri më tani nuk kanë pasur hapësira me skuadrën e Silvinjos, si Shpendi apo Hasa.

The post Shqipëria zbret në fushë/ Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot stërvitjen e parë zyrtare appeared first on Albeu.com.

Rivalët e Shqipërisë zbresin në fushë në orën e pazakontë, njihuni me axhendën e 6 ndeshjeve për kualifikueset e Botërorit
Këtë të shtunë, do të luhen gjashtë ndeshjet e radhës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Rivalët e Shqipërisë do të zbresin në fushë.

Serbia do të luajë në transfertën e Letonisë. Ky takim, është programuar në një orar të pazakontë për këto kualifikuese, pikërisht ora 15:00.

Më tej, Anglia do të presë Andorrën në orën 18:00. Një tjetër përfaqësuese që luan sot në të njëjtën orë, është Portugalia. Ata i pret ndeshja me Armeninë.

AXHENDA

15:00 Letoni-Serbi

18:00 Armeni-Portugali

18:00 Angli-Andorrë

20:45 Austri-Qipro

20:45 Irlandë-Hungari

20:45 San Marino-Bosnjë Hercegovinë

The post Rivalët e Shqipërisë zbresin në fushë në orën e pazakontë, njihuni me axhendën e 6 ndeshjeve për kualifikueset e Botërorit appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2025, temperaturat zbresin me disa gradë
Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit, bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e padites dhe në vijim, të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 4 Shkurt 2025, temperaturat zbresin me disa gradë appeared first on Albeu.com.