zbrazja Archives - Albeu.com

Jorida Tabaku: Shqipëria zbrazet, shteti rritet, emigracioni arrin në 82%, administrata në rekord historik punësimesh
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdueshme të administratës publike, duke theksuar se vendi po përballet me një kontrast të fortë mes largimit të qytetarëve dhe zgjerimit të shtetit.

Tabaku publikoi një grafik të bazuar në të dhënat e INSTAT, sipas të cilit numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%. Në të njëjtën kohë, popullsia rezidente në vend ka rënë me rreth 20%.

Sipas saj, ndërkohë që vendi po përballet me largim të vazhdueshëm të qytetarëve, administrata publike ka arritur nivelet më të larta të 23 viteve të fundit.

Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara, administrata ka rreth 185,400 punonjës.

Tabaku thekson se edhe raporti i punonjësve të administratës për çdo 1,000 banorë është rritur ndjeshëm. Nga 62 punonjës për çdo 1,000 banorë që ishte më parë, sot ky raport ka arritur në 79.

Deputetja e PD e krahason këtë tregues me mesataren e Bashkimit Europian, e cila sipas saj llogaritet rreth 60–65 punonjës publikë për çdo 1,000 banorë, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë ka një raport më të lartë se vendet e BE-së, pavarësisht se ekonomia është shumë më e vogël dhe popullsia është në rënie.

Tabaku argumenton se situata tregon një model të gabuar zhvillimi, ku në vend që të krijohen mundësi për të mbajtur shqiptarët në vend, po ndërtohet një shtet gjithnjë e më i madh mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël.

The post Jorida Tabaku: Shqipëria zbrazet, shteti rritet, emigracioni arrin në 82%, administrata në rekord historik punësimesh appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po zbrazet/ Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike tw dekadws sw fundit.

Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025, Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.

Në vitin 2011, migracioni neto ishte rreth -18,765 persona dhe mbeti në interval të ngjashëm deri në vitin 2015, kur regjistroi rreth -20,600 persona.

Në vitet 2016-2018 u vu re një përmirësim i përkohshëm, migracioni neto u ngadalësua në -9,473 në 2016 dhe rreth -15 mijë në 2017-2018, për shkak të valës së lartë të kthimeve të azilantëve që ikën në Gjermani në 2015.

Megjithatë, pas vitit 2019 prirja ndryshoi sërish në mënyrë të fortë negative. Në vitin 2019 migracioni neto arriti -23,082 persona, ndërsa në vitin 2020 u regjistrua rreth -16,684 persona, një vit i ndikuar nga kufizimet e pandemisë që frenoi përkohësisht lëvizjet ndërkombëtare.

Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona.

Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.

Në vitin 2025, ndonëse me rënie, mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona.

Kjo prirje tregon se pandemia nuk e ndaloi emigracionin, por e shtyu dhe e përforcoi atë në vitet pasuese. Hapja e tregjeve europiane të punës, kërkesa për fuqi punëtore dhe pritshmëritë ekonomike më të mira jashtë vendit kanë nxitur një valë të re largimesh.

Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare.

Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.

Më këtë ecuri Shqipëria po futet në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë. Grup-mosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë.

Të dhënat tregojnë se e shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së, dhe zanatçinj të kualifikuar dhe shumë bashkime familjare.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për tu larguar./ Monitor

The post Shqipëria po zbrazet/ Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime appeared first on Albeu.com.