zbardhen Archives - Albeu.com

Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz/ Lënda plasëse në derën e 36-vjeçarit, dyshohet se ishte mesazh paralajmërues
Policia dhe grupi hetimor, po hetojnë shpërthimin e ndodhur në derën e banesës së Mariglen Lalës, 36-vjeç, në Kamëz. Hetuesit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse, ka pasur si qëllim paralajmërimin ose dërgimin e një mesazhi ndaj 36-vjeçarit, ndërsa motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas hetimeve, e kaluara e Lalës është një nga pistat që po shqyrtohet nga policia për të zbardhur autorët dhe motivin e ngjarjes. 36-vjeçari është liruar nga burgu pak kohë më parë, pas përfitimit nga amnistia e fundit penale.

Ai rezulton të jetë dënuar më herët për një sërë veprash penale, mes tyre vjedhje, plagosje dhe mashtrim.

Policia po verifikon nëse e kaluara kriminale e 36-vjeçarit mund të ketë lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në derën e banesës së tij.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa”, në Bathore. Nga ngjarja u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

The post Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz/ Lënda plasëse në derën e 36-vjeçarit, dyshohet se ishte mesazh paralajmërues appeared first on Albeu.com.

U fsheh në tualet për t’i shpëtuar policisë/ Zbardhen detajet e arrestimit të Jozefin Markut, dy bashkëpunëtorë në kërkim (VIDEO)
Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar Jozefin Marku dhe një tjetër person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku, u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shtetasit Kristjan Nikolli, 31-vjeç, i cili gjithashtu u arrestua. Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48-vjeç dhe K. V., 27-vjeç.

Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Jozefin Marku, sipas Policisë, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Ndërkohë, Kristjan Nikolli, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, akuzohet edhe për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, krahas veprave të tjera penale.

Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Sipas hetimeve, Marku dhe personat e tjerë të përfshirë dyshohet se kanë dhunuar Eduart Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer një prej tyre.

Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post U fsheh në tualet për t’i shpëtuar policisë/ Zbardhen detajet e arrestimit të Jozefin Markut, dy bashkëpunëtorë në kërkim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Krimi i dyfishtë në Greqi/ Vrau partneren dhe më pas veten, burri i kishte zënë “pritë” 45-vjeçares shqiptare, zbardhen dëshmitë e fqinjëve
Mediat greke, kanë zbardhur të tjerë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Athinë, ku një burrë dhe një grua shqiptare janë gjetur të vrarë me armë zjarri në hyrje të një pallati.

Dyshimet e bërë janë për një akt vrasje nga ana e burrit, i cili mendohet se ka pritur të gruan 45-vjeçare që të dalë nga pallati dhe pas një debati, ai e ka qëlluar, duke e lënë të vdekur. Më pas, burri ka qëlluar me armë edhe veten në kokë.

Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri, me një diferencë disa sekonda nga njëra-tjetra.

“Isha duke fjetur në shtëpi, por nuk isha në gjumë të thellë. Papritmas dëgjuam 3 zhurma shumë të forta, për të cilat nuk e dinim nëse ishin të shtëna me armë zjarri.

Ata nuk reagonin, pati një hendek prej disa sekondash. Pas pak u dëgjua sirena e makinës së patrullës. Nuk e kuptova çfarë ndodhi. Nuk më shkoi ndërmend se ishte një e shtënë me armë zjarri”, përshkruan ngjarjen një banor i pallatit.

Ndonëse identifikimi zyrtar po përmbyllet, autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy shtetas me origjinë shqiptare të moshës midis 35 dhe 45-vjeç, të cilët nuk ishin të martuar.

Viktima 45-vjeçare nuk jetonte në atë ndërtesë, por kishte shkuar për të vizituar vajzën e saj që banon aty. Oficerët e hetimit të vrasjeve po vlerësojnë provat materialet, analizat balistike dhe gjetjet mjeko-ligjore për të sqaruar plotësisht historinë e marrëdhënies mes tyre dhe motivet e kësaj tragjedie.

Autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike, të cilat kanë fiksuar të gjithë skenën dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

The post Krimi i dyfishtë në Greqi/ Vrau partneren dhe më pas veten, burri i kishte zënë “pritë” 45-vjeçares shqiptare, zbardhen dëshmitë e fqinjëve appeared first on Albeu.com.

Zbardhen amendamentet e opozitës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe procesin e integrimit, PD: Duhet konsensus, PS e njëanshme!
Zbardhen amendamentet e PD dhe PL për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe rezolutën për procesin e integrimit.

Me firmë të kreut të grupit parlamentar të PD është depozituar në Kuvend paketa e propozuar nga opozita për këto ndryshime, duke denoncuar iniciativat e njëanshme për ndryshimin e rregullores nga grupi i PS dhe kryeparlamentari Niko Peleshi.

“Në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy iniciativa të njëanshme për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe nga Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi. Në parim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kundër ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit, e cila është akti që garanton bashkëjetesën demokratike ndërmjet palëve politike. Çdo ndryshim në Rregulloren e Kuvendit duhet të jetë produkt i një procesi diskutimesh gjithëpërfshirëse dhe të miratuara në mënyrë konsensuale, siç ka qenë tradita parlamentare nga viti 2004 e në vijim. Rikujtojmë, që në vitin 2013, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit ishin një prej tre kushteve që kërkoheshin, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimit Evopian, dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike edhe pse i kishte numrat nuk i miratoi këto ndryshime, pa pasur edhe konsensusin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kundër çdo lloj ndryshimi që synon të kufizojë hapësirat dhe të drejtat e opozitës në Parlament”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar nga PD në Parlament.

Dhe më tej shpjegohet se:

“Në fakt, një pjesë e ndryshimeve të propozuara synojnë ekzaktësisht kufizimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave, duke i shndërruar nga një kufizim faktik në një kufizim juridik. Kështu, propozimet për reduktimin e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta, shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjeve që synojnë përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian apo heqja e raportimit të drejtuesve të organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj në komisionet e përhershme parlamentare dhe në seancën plenare, janë përpjekje të qarta për të minuar funksionimin demokratik të Parlamenit, për të asgjësuar rolin e opozitës në Parlament dhe për ta shndërruar Parlamentin në një institucion monopartiak, sic në fakt janë aktualisht shumica e institucioneve në Shqipëri”.

Më tej Bardhi nënvizon se pushteti nuk duhet të cenojë parimin demokratik përfaqësues të deputetëve dhe ftoi mazhorancën dhe Peleshin që t’i bashkoheshin nismës së opozitës.

“Pushteti vetërregullues i Kuvendit nuk duhet të bëhet premisë që të drejtat e deputetëve të cenohen në të masë që do të çonte drejtpërdrejt në cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese. Mirëpo, gjatë diskutimeve në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në mbledhjen e datës 11 Maj 2026, të gjithë anëtarët e tij, njohën faktin se sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, “në kushtet kur shumica parlamentare e ka numrin e nevojshëm të deputetëve për miratimin e aktit, ajo duhet të dëshmojë vullnet për një kujdes të shtuar dhe frymë bashkëpunimi për të siguruar që pakica parlamentare të luajë një rol aktiv në procesin e shqyrtimit të projektaktit, duke ushtruar të drejtën e debatit për përmbajtjen dhe procedurën e tij, si dhe duke gëzuar mundësinë e propozimit të amendamenteve kur kjo shihet e arsyeshme, duke synuar që ndryshimet mundësisht të bëhen me vullnet të përbashkët dhe konsensual”, shkruan kreu i grupit të PD.

The post Zbardhen amendamentet e opozitës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe procesin e integrimit, PD: Duhet konsensus, PS e njëanshme! appeared first on Albeu.com.

Zbardhen prapaskenat e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së PS
Ditën e sotme, nën drejtimin e kryeministrit dhe kreut të PS, Kryesia e kësaj force politike, zhvilloi një mbledhje që zgjati vetëm 30 minuta, ku fokusi kryesor ishte organizimi i strukturave të partisë dhe nisja e takimeve në terren.

Gjatë mbledhjes, nuk u vendos një datë për Asamblenë Kombëtare, ndërsa drejtuesit diskutuan mbi mënyrat përforcimin e aktivitetit në baza lokale.

Në mbledhje mori pjesë edhe Belinda Balluku, të cilën kryeministri Rama e shkarkoi nga posti, ndërsa SPAK kërkon autorizimin për arrestimin e saj.

Ky takim i socialistëve vjen pak ditë pas mbledhjes së Grupit të PS, ku dhe u kryen ndryshimeve të mëdha në qeveri, si edhe shkarkimi nga detyra e Belinda Ballukut, e cila mbante postin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke e lënë në duart e SPAK, pasi është vënë zyrtarisht nën akuzë për abuzime me tenderat dhe për të cilën ka kërkuar arrestimin.

Gjatë ditës së djeshme Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Rama, i paraqiti Kreut të Shtetit propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Rama dhe Begaj u takuan për afro 40 minuta në Pallatin e Brigadave, ku kreu i qeverisë i dorëzoi për dekretim shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.

Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e shkarkimeve dhe emërimeve të reja në kabinetin qeveritar, të cilat më pas kalojnë për votim në Parlament, ku për miratimin e tyre nevojiten 71 vota. Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj betohen tek Presidenti Begaj për të marrë detyrën e re.

Shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj u njoftuan në mbledhjen e përbashkët të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar që u mbajt më 26 shkurt, ku Edi Rama vendosi të zëvendësojë zëvendëskryeministren Belinda Balluku me Albana Koçiun, e cila duhet të lërë Ministrinë e Brendshme që drejton aktualisht.

Vakancën e krijuar nga largimi Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do ta plotësojë Enea Karakaçi, i cili ka mbajtur deri më sot postin e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Elisa Spiropali, e cila mbajti detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme, do të zëvendësohet nga diplomati i karrierës, Ferit Hoxha, të cilit më herët i janë besuar detyra të rëndësishme si ajo e ambasadorit në OKB e BE.

Toni Gogu, do të udhëheqë një tjetër portofol të rëndësishëm, atë të Ministrisë së Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit, i cili shkon sërish në dikasterin ku ka shërbyer prej vitesh, por kësaj radhe si drejtues i Ministrisë së Brendshme.

Deputetja e re e qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Toni Gogu, duke kryesuar Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Sakaq, pjesë e rokadës së ndryshimeve në qeverinë e re është edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili zëvendësohet nga Ermal Nufi, që mban detyrën e zv.Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, ndërsa më herët ka qenë shef kabineti i zv.Kryeministres Balluku.

The post Zbardhen prapaskenat e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së PS appeared first on Albeu.com.

Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi…
Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH, ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro, disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e grupit të komunikimit kanë qenë Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: “Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi”.

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci, e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin “WhatsApp” ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: “U nisa për 10 min besoj se jam aty”.

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit, të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë.

Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli, i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin “Word” me emërtimin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”.

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: “Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard”.

Benet Beci, i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: “Ok flm Visi”.

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli, i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin “Electricity Workstream Deliverables 2019-2020” me tekstin: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë”?

Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin: “Hahaha, kush ta çoi”.

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin: “Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim”.

Këtij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin: “Ok super, po ja nis”.

Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin: “Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: “Të them unë, po e bëjnë gati”. /OraNews

The post Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi… appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Dubai, zbardhen përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka arrestuar Bujar Sefën, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Rraja”.

Sefa ka qenë prej kohësh në qendër të hetimeve dhe përgjimeve, duke u konsideruar një nga figurat kryesore të grupit kriminal.

Në dosjet e hetimit janë zbuluar komunikime mes trafikantëve, të cilët kishin mësuar për aksionet e policisë dhe shprehnin frikën se mos kapeshin nga forcat e rendit.

Në bisedat e përgjuara, ata i luteshin Zotit që të shpëtonin nga kontrollet e policisë.

Pergjimet maj 2023

Në dosjen hetimore jane zbardhur bisedat, ku trafikantët luten që bimët narkotike të mos kapen nga policia derisa ata t’i vjelin.

Madje ata flasin edhe për probleme që mund të kenë me njëri-tjetrin, në rast se gjërat nuk i shkojnë sipas planeve.

Kujtojmë se sot jepet masa për 13 personat për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati.

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?

Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…

Asim Pulaci: Do ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.

Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.

Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien,

Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?

Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastriotil°

Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.

Asim Pulaci:…

Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.

Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.

Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.

Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.

Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.

Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.

Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty

The post U arrestua në Dubai, zbardhen përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu appeared first on Albeu.com.

Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar…
Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK.

Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar.

Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi, janë publikuar edhe komunikime që ministrja bënte përmes aplikacionit Signal.

Në këto mesazhe, Belinda Balluku, i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Në vijim, në komunikim përmendet se “vinci për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.

Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

Pjese nga dosja

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Evis  Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

The post Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, të cilët akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Pamjet janë regjistruar nga Ergys Agasi me kamerën e instaluar në zyrën e tij, e cila ishte e lidhur edhe me celularin.

Në dosjen hetimore të AKSHI-t janë dhjetëra takime.

Në një bisedë biznesmeni Ermal Beqiri, i drejtohet Ergys Agasit duke i thënë se: “Informacioni është gjë shumë më e madhe sesa numrat”.

Agasi i përgjigjet me habi “Ue”.

Në një tjetër moment Ermal Beqiri i thotë: Ça me i bo atit…

Ergys Agasi i përgjigjet: Nuk e diskutoj fare o burrë, tashi jemi goxha shumë shumë lart.

Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Këto biseda janë bërë në vitin 2023

Në një tjetër episod ku e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi thotë: E ka bërë gati kallëzimin penal për Nardin se e ka nxjerrë sekretin….Edhe filloi pastaj e poa situatën si shkoi, filloi pastaj, jo po Nardi kshu…filloi tu shpjegu.

Pas kësaj bisede, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj largohet.

Nga pamjet filmike të regjistruara rezulton se këto biseda janë bërë në 16 mars 2024 në orën 20:05 të mbrëmjes.

Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Vendimi i GJKKO:

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi të enjten vazhdimin e masave të sigurimit personal “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoren Hava Delibashi.

Për tre biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, mbeti gjithashtu në fuqi masa e “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Ndërkohë, zv.drejtorit për hetimin e krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili iu hoq masa e ndalimit për të dalë vendit, por mbeti në fuqi masa e pezullimit nga detyra.

Për dy të pandehurit e tjerë, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, të akuzuar për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale, seanca e verifikimit do të kryhet kur të mundësohet ndalimi i tyre.

Sipas SPAK, të hetuarit kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryen rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.

Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike.

Ndërkohë që hetimet e SPAK zbulojnë një skemë abuzimi me paratë publike, po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.

The post Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen kërkesat e Erion Veliajt në GJKKO/ Ja pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë
Ditën e sotme, në një fjalim të gjatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij.

Ai është ndalur tek mënyra si po trajtohet gjatë seancave, duke kërkuar në radhë të parë që t’i hiqet masa e vendosjes në kafaz.

Gjithashtu, Erion Veliaj, ka kërkuar vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që siç shprehet ai “më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime”.

Kryebashkiaku kërkon shtyrjen e procedurës, derisa “kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale”.

Veliaj ka deklaruar se nëse kërkesat e tij nuk pranohen, atëherë ai thote se po perjashtohet nga ky proces gjyqësor, që siç deklaron kryebashkiaku “një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal”.

Fjala e Veliajt:

E nderuara zonja Gjyqtare,

Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore.

Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.

Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.

Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.

Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi.

Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen.

Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.

Por, nëse nuk më bëhen të ditura të gjitha aspektet e tij, nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.

1.Kërkesa për respektimin e dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive

Znj. Gjyqtare, qëndrimi im prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, në prani të këtij trupi gjykues, përbën një shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të:

* dinjitetit tim njerëzor,

* prezumimit të pafajësisë,

* të drejtës sime për mbrojtje efektive,

* dhe të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës.

Ky pozicionim fizik, i pazakontë për një vend që aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht një imazh kriminalizues, krijon idenë se jam një person “i rrezikshëm”, dhe ushqen, qoftë edhe pavetëdijshëm, paragjykime të brendshme brenda vetë trupës gjykuese. Dua të jem shumë i qartë: Këto nuk janë ankesa personale. Këto janë standarde të sanksionuara ndërkombëtarisht, të cilat çdo gjykatë e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës është e detyruar t’i respektojë.

Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.

Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet.

Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 të KEDNJ

Znj. Gjyqtare, standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të qarta dhe të padiskutueshme: vendosja e të pandehurit në një kafaz është trajtim degradues, poshtërues dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 3 dhe nenin 6 të KEDNJ. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik përbën trajtim degradues dhe dëmton rëndë prezumimin e pafajësisë. Në çështjen Ashot Harutyunyan kundër Armenisë, Gjykata theksoi se një “kafaz hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari është një “kriminel i rrezikshëm”, sidomos në rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnjë rrezik real për sigurinë publike.

Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ ishte edhe më e prerë:

mbajtja e të pandehurve në kafaz:

* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit,

* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces,

* minoi të drejtën për një proces të drejtë.

Të gjitha këto standarde janë të detyrueshme edhe për këtë gjykatë dhe në asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u gjet ndonjë rrezik konkret që ta justifikonte këtë masë. Ashtu si në rastin tim, nuk ka asnjë arsye ligjore, logjike apo faktike për të më mbajtur në këtë kafaz. Asnjë.

Kafazi dëmton mbrojtjen time dhe të drejtën për proces të rregullt

Znj. Gjyqtare, kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse. Ky kafaz më pengon:

* të komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e mi,

* të ndjPo ek procesin në mënyrë aktive,

* të kontribuoj realisht në mbrojtjen time,

* të kem pozitë të barabartë proçeduriale me palën akuzuese,

* dhe të ruaj dinjitetin që i detyrohet çdo qytetari në një sallë gjyqi.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjet Moisejevs kundër Lituanisë dhe A.B. kundër Rusisë, ka qenë e prerë: mbajtja e të pandehurit në kafaz cenon mënyrë të pakthyeshme të drejtën për mbrojtje efektive, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 6(3)(b) dhe (c) të KEDNJ. Ky është pikërisht rasti im. Ndaj, kërkesa ime nuk është as privilegj, as përjashtim:

kërkoj thjesht të trajtohem si një qytetar që gëzon prezumimin e pafajësisë dhe barazi proçeduriale, dhe jo si një person i rrezikshëm që duhet ekspozuar në një formë poshtëruese dhe paragjykuese.

E drejta ime për t’u njohur me aktet e dosjes e mohuar plotësisht deri sot

Znj. Gjyqtare, ashtu siç theksova më lart edhe me një kërkesë time zyrtare paraqitur kësaj gjykate, deri në këtë moment unë nuk jam njohur asnjëherë, as për një ditë, as për një faqe, me përmbajtjen e dosjes penale që numëron rreth 60.000 faqe.

USB-ja që prokuroria i ka përcjellë avokatëve të mi nuk mund të më dorëzohet ligjërisht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon përdorimin e çdo pajisjeje elektronike. Ky nuk është një kufizim i rastësishëm: është një pamundësi objektive, e cila e bën formal çdo pretendim se “dosja më është vënë në dispozicion”. Si pasojë:

* nuk kam parë asnjë faqe të dosjes,

* nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje,

* nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen,

* dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Ky nuk është një problem procedurial. Është një shkelje thelbësore e nenit 31 të Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, dhe një cenim i drejtpërdrejtë i vetë kuptimit të procesit të rregullt ligjor.

Neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më garanton:

* të vihem në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që më bëhet, për të drejtat e mia,

* të kem kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen vetë;

* të mbrohem vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij

Neni 6 paragrafi 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më rikonfirmon të njëjtat garanci dhe,

Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale më garanton:

* të njihem me materialet e çështjes,

* të kem lehtësitë e nevojshme për mbrojtje,

* të komunikoj privatisht me mbrojtësin,

* të marr pjesë në mënyrë aktive në proces.

Asnjë nga këto nuk është respektuar.

Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 ditësh në paraburgim, jam sot përpara jush për t’Ju marr vetëm tre minuta me vetëm me tre kërkesa elementare. Tre kërkesa që nuk kërkojnë as privilegj, as përjashtim, por vetëm respektimin minimal të të drejtave që Kushtetuta ua njeh të gjithë qytetarëve.

Kërkesat e mia konkrete sot

1.Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.

2.Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.

3.Shtyrjen e procedurës, derisa kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.

Unë jam këtu i thirrur nga ana Juaj, për t’u mbrojtur, jo për t’u poshtëruar. Jam këtu si një i qytetar i një vendi demokratik dhe të lirë që kërkon të drejtën e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëdijshëm se ky proces prek jo vetëm lirinë time, por edhe parimet më themelore mbi të cilat ndërtohet drejtësia në këtë vend dhe për të cilat si një i votuar kam pjesën time të përgjegjësisë.

Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarte evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi.

E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa.

The post Zbardhen kërkesat e Erion Veliajt në GJKKO/ Ja pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.