zbardhen detaje Archives - Albeu.com

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima
Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes.

Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve.

Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij.

Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë.

The post Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Massimo Ferro, biznesmenit italian 54-vjeçar, i cili humbi jetën në Tiranë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut.

Sipas mediave të huaja, pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital”, ai ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar në QSUT.

Këtu sipas informacioneve, antibiotiku është administruar me vonesë, pavarësisht përkeqësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore.

Biznesmeni italian ishte dërguar në urgjencën e QSUT pasi kishte shfaqur temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një infeksioni të rëndë.

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe deklarimeve të familjes, ndërhyrja me antibiotik ka ndodhur vetëm në orët e mbrëmjes, ç`ka ka ngritur dyshime për mënyrën e trajtimit mjekësor dhe menaxhimin e rastit.

Familjarët kanë denoncuar gjithashtu, mungesën e informacionit të qartë mbi gjendjen reale të Ferro-s dhe shkaqet e vdekjes së tij.

“Askush nuk na shpjegoi pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi”, citojnë për mediat italiane të afërmit e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, mëngjesin e 22 dhjetorit 2025, Massimo Ferro pësoi një arrest kardiocirkulator brenda klinikës private “Trita Hospital” ku ishte shtruar pas ndërhyrjes.

Ai u reanimua dhe u transportua në terapi intensive në QSUT. Familjarëve u ishte komunikuar fillimisht se gjendja e tij ishte “e qëndrueshme”, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë dhe u informua se biznesmeni kishte ndërruar jetë prej disa orësh.

Massimo Ferro, sipërmarrës nga Camposampiero, në provincën e Padovës, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer një gastrektomi, pas vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për të luftuar obezitetin.

Ai ishte drejtuar fillimisht te një klinikë private në Milano, e cila i kishte propozuar kryerjen e ndërhyrjes në Tiranë, në një strukturë të lidhur me atë italiane, për shkak të kostos më të ulët: rreth 4.400 euro, krahasuar me afërsisht 15.000 euro në Itali.

Mediat italiane, raportojnë se kontakti i parë me kirurgun është kryer përmes WhatsApp-it, ndërsa analizat para-operative që nuk ishin realizuar në Itali, janë kryer vetëm një ditë para operacionit në Tiranë.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 18 dhjetor, ndërsa Ferro kishte mbërritur në Tiranë një ditë më parë, i shoqëruar nga bashkëshortja.

Pas operacionit, gjendja e tij u përkeqësua që nga dita pasuese, me përgjumje të theksuar, reagim të dobët dhe rritje të nivelit të glicemisë.

Më 20 dhjetor u shfaqën ethet, ndërsa më 21 dhjetor situata u rëndua më tej, duke çuar në ndërhyrjen e shërbimeve spitalore.

Për këtë çështje, Prokuroria e Padovës, ka hapur një hetim dhe ka regjistruar si të dyshuar dy profesionistë të përfshirë në rrugëtimin mjekësor të biznesmenit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes së Massimo Ferro.

The post Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja, rrëzohet pista se do vritej gruaja e Sidorel Prendit, një “G Class” kaloi 5 minuta pas…
Detaje të reja nga hetime lidhur me ngjarjen e 17 prillit në Lundër ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me G Class. Ka rënë pista që në fillim u raportua se shenjestër dyshohet të ishte gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi, shtetësja me iniciale A.B. e cila banon në Lundër.

Grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje është fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë nga vendi ku ndodhi atentati deri në Lundër ku arriti të shkonte makina ku udhëtonin katër të rinjtë.

Sipas hetimeve të deritanishme atentati dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta dhe pas pak minutash mjeti G Class që udhëtonin katër rinjtë mbërrin në Lundër i bërë shoshë nga plumbat dhe vetëm pak minuta më pas rreth 4-5 minuta në Lundër kalon edhe një G Class tjetër i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të shquar targën.

Ndërsa në atë orar shtetësja me iniciale A.B. gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi rezulton të ketë qenë në spitalin e Lezhës ku rreth 1 orë e 30 minuta më parë i kishin ekzekutuar vjehrrin. Shtetësja me iniciale A.B. është nisur nga Tirana për në Lezhë, në orën 20 e 15.

Në orën 21 e 15 ajo ka qenë në spitalin e Lezhës. Më pas është kthyer në banesën e saj në Lundër dhe ka mbërritur në orën 23 e 30. Edhe në dëshminë e saj para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë dhe se ka qenë në Lezhë pasi e kishin lajmëruar se vjehrrin i saj ishte qëlluar më armë dhe ndodhej në spitalin e Lezhës.

Burime për News24 bëjnë me dije se hetuesit tashmë janë fokusuar te automjeti GClass tjetër që kalon pak minuta më pas për të zbuluar nëse ka qëne ai shënjestër dhe jo mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë.

The post Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja, rrëzohet pista se do vritej gruaja e Sidorel Prendit, një “G Class” kaloi 5 minuta pas… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e Eraldo Nevruzit në Dhërmi/ Pronari i hotelit u kërkoi punëtorëve qese për ta futur në bagazh…
Autori i dyshuar Gerald Shehu, e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeҫarit Erald Nevruzi në Dhërmi. Sipas burimeve të gazetarit Mikel Marsi, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës, raporton top channel.

Më pas, ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti.

Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë.

Më pas, i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas, e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin.

Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.

Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë.

Aty kur ka kaluar kufirin ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

The post Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e Eraldo Nevruzit në Dhërmi/ Pronari i hotelit u kërkoi punëtorëve qese për ta futur në bagazh… appeared first on Albeu.com.