zbardhen detaje të reja nga hetimi i SPAK Archives - Albeu.com

Thellohet skandali me inceneratorët, zbardhen detaje të reja nga hetimi i SPAK; fondet e Tiranës i kanë kaluar Fierit
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se, pas hetimeve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka rezultuar se fondet e inceneratorit të Tiranës i kanë kaluar atij të Fierit.

Po ashtu bëhet e ditur se përgjegjës për kontrollin e transferimeve është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga Belinda Balluku.

SPAK ka nisur punën për të zbardhur motivet e këtij transferimi.

Kujtojmë se dy ditë më parë, SPAK njoftoi se ka lëshuar 11 urdhëra arresti në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit. Bëhet fjalë për ish administratorë të kompanisë dhe drejtues shoqërish private që dyshohet të jenë përfshirë në manovra financiare fiktive me vlera disa milionë eurosh. Vetëm 5 prej tyre janë arrestuar ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Mes tyre dhe dy ish administratorë të inceneratorit të Tiranës, të dyshuar se janë përfshirë në pagesën fiktive të babait të ish deputetit socialist Alqi Bllako, që rezultonte të kishte vetëm emrin si i punësuar në këtë kompani.

Në pranga ka përfunduar mbikëqyrësi i punimeve Arben Dervishi, i cili dyshohet se ka miratuar kryerjen e punimeve që në të vërtetë nuk janë realizuar, duke i krijuar kështu mundësi kompanisë që të përfitojë të paktën 4 milionë euro. Prokuroria thotë se ai është shpërblyer nga aksioneri kryesor i shoqërisë koncensionare, Klodian Zoto, i cili rezulton t’i ketë paguar atij bileta avionësh, udhëtime private jashtë vendit, përfshirë qëndrime në hotele apo bileta për ndeshje sportive në Itali.

Afera e inceneratorëve, e cila prej muajsh vazhdon dhe denoncohet nga opozita, shihet si një ndër rastet më të mëdha dhe flagrante të korrupsionit, ndonëse qeveria ka këmbëngulur t’i konsiderojë si veprime personale, aktet e zyrtarëve të saj të arrestuar.

The post Thellohet skandali me inceneratorët, zbardhen detaje të reja nga hetimi i SPAK; fondet e Tiranës i kanë kaluar Fierit appeared first on Albeu.com.