zamir mane Archives - Albeu.com

SPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”
Goditja e SPAK ndaj një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash ka nxjerrë në sipërfaqe një tjetër pistë hetimore: negociatat e dyshuara për një projekt ndërtimi në Palasë, ku në komunikimet e administruara përmendet edhe emri i biznesmenit Samir Mane.

Në qendër të dosjes hetimore janë Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, i njohur edhe me aliasin Artur Koçeku, të cilët SPAK i konsideron si persona me rol të rëndësishëm në aktivitetet e dyshuara kriminale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave dhe investimin e të ardhurave në Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Nga aktet hetimore rezulton se Hamzai dhe Koçeku kanë pasur një komunikim të vazhdueshëm mes tyre, jo vetëm për çështje që lidhen me trafikun e kokainës dhe aktivitetet jashtë vendit, por edhe për investime të dyshuara në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Pikërisht në këtë pjesë të dosjes shfaqet projekti në Palasë, një zonë që vitet e fundit është kthyer në një nga hapësirat më të lakmuara për ndërtime turistike dhe rezidenciale në bregdet.

Sipas dosjes se SPAK të analizuar nga Albeu.com, në shtator të vitit 2020, Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama kanë komunikuar në telefon për ndërtimin e një kompleksi vilash dhe apartamentesh në zonën e Palasës. Më pas, hetuesit kanë zbardhur edhe komunikime mes Hamzait dhe Luçiano Koçekut, ku flitet për të njëjtin projekt dhe për mundësinë e përfshirjes së tokës së Hamzait në një zhvillim më të madh rezidencial.

Në një komunikim të datës 30 janar 2021, Luçiano Koçeku i shkruan Hamzait se i kishte thënë “Lirit” të shkonte të takonte “Zamirin” për të diskutuar për ndërtimin dhe tokën. Sipas dosjes, “Liri” dyshohet se i referohet biznesmenit Ilir Shtufi, ndërsa “Zamiri” dyshohet se i referohet Samir Manes. Nga fotot e shkëmbyera në bisedë, hetuesit thonë se provohet se diskutimet lidhen me toka në zonën e Palasës.

Por pjesa më e fortë e dosjes lidhet me dyshimet për një marrëveshje financiare miliona euro. SPAK evidenton se në komunikimet mes personave nën hetim flitet për një shumë që varionte nga 2 deri në 3 milionë euro, e cila, sipas bisedave të administruara, do të jepej për të mundësuar përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në projektin rezidencial.

Në dosje thuhet se personat nën hetim kishin planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe një hoteli. Ndërmjetës në komunikimet e dyshuara me Samir Manen, sipas SPAK, dyshohet të ketë qenë biznesmeni Ilir Shtufi, emër që del në bisedat e personave nën hetim si kontakti që do të lidhte palët për projektin në Palasë.

Në një tjetër bisedë, të datës 24 shkurt 2021, Luçiano Koçeku i shkruan Alfredo Hamzait se kishte folur me “Lirin” dhe me “Zamirin”. Sipas përmbajtjes së administruar nga SPAK, ky i fundit i kishte kërkuar 3 milionë euro që toka e Hamzait të përfshihej në kompleks. Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për përfshirjen e kësaj prone në zhvillimin e lidhur me kompleksin “Green Coast”.

SPAK shkon edhe më tej në analizën e bisedave. Në një prej komunikimeve, Koçeku shprehet se “mund të na kërkojë 1 mil cash tjera shpia Zamiri”. Për hetuesit, kjo frazë ngre dyshimin se një shumë parash mund të ishte dhënë më herët dhe se pjesa tjetër lidhej me finalizimin e marrëveshjes për ndërtimin e vilave.

Sipas dosjes, marrëveshja e dyshuar parashikonte që Samir Mane të merrte pagesën prej 3 milionë eurosh dhe të kryente ndërtimin e rreth 40 vilave, nga të cilat 20 për qind do t’i kalonin Alfredo Hamzait. Ndërsa për hotelin, në bisedat e administruara thuhet se Luçiano Koçeku e kishte kërkuar me 120 dhoma dhe se ai do të ishte në interes të Koçekut dhe Hamzait.

Në një komunikim tjetër, Alfredo Hamzai bisedon me një person të identifikuar si Ardian Zykaj. Nga përmbajtja e kësaj bisede, sipas SPAK, Hamzai pretendon se marrëveshja me biznesmenin Samir Mane për projektin në Palasë ishte mbyllur. Ai shkruan se Mane do të merrte 3 milionë euro për të ndërtuar kompleksin e vilave në pronën e tij, duke e lidhur këtë me një shtesë të mundshme në projektin “Green Coast 1”.

Dosja përmend edhe emra të tjerë që dalin në orbitën e këtij projekti. SPAK ka administruar komunikime mes Adrian Ramës dhe Luçiano Koçekut, ndërsa në një tjetër drejtim hetimor përmendet edhe Artur Shehu, i cili dyshohet se ka ndihmuar Alfredo Hamzain për sigurimin e pronave në zonën e Palasës. Shehu përmendet në dosje edhe në lidhje me çështje të tjera, përfshirë dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet një resort turistik.

Në hetime del gjithashtu edhe emri i biznesmenit Orest Sota. Sipas SPAK, Sota ka komunikuar me Alfredo Hamzain për projektin në Palasë. Prokurorët evidentojnë se në gusht të vitit 2020, Hamzai dhe Sota kanë zhvilluar biseda që dyshohet se lidhen me projektin e planifikuar për t’u ndërtuar në zonën e “Green Coast 1”.

Kjo pjesë e dosjes ngre një pikëpyetje të madhe mbi mënyrën se si kapitalet e dyshuara kriminale kërkojnë të hyjnë në ekonominë formale përmes ndërtimit, veçanërisht në zonat më të shtrenjta turistike të vendit. Palasa, Dhërmiu dhe bregdeti i jugut janë kthyer prej vitesh në magnet për investime të mëdha, por dosja e SPAK tregon se pas disa projekteve mund të fshihen edhe interesa të errëta, ku toka, lejet, ndërtimi dhe paratë e dyshuara kriminale takohen në të njëjtën tryezë.

Megjithatë, duhet theksuar se të gjitha të dhënat e përmendura janë pjesë e një dosjeje hetimore dhe përbëjnë dyshime të organit të akuzës. Deri në këtë fazë, emri i Samir Manes del në dosje nga komunikimet e personave nën hetim dhe nga analiza që SPAK u ka bërë këtyre bisedave, por kjo nuk nënkupton automatikisht përgjegjësi penale dhe as që SPAK ka marrur të pandehur biznesmenin.

Hetimet vijojnë dhe mbetet për t’u parë nëse SPAK do të thellojë verifikimet mbi projektin në Palasë, mbi rrugën e parave të dyshuara dhe mbi rolin e çdo personi të përmendur në këtë skemë. Ajo që tashmë del qartë nga dosja është se një hetim i nisur për trafik kokaine dhe pastrim parash ka prekur një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të ekonomisë shqiptare: ndërtimin në bregdet. /albeu.com/

The post SPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast” appeared first on Albeu.com.