Zajasi Archives - Albeu.com

VLEN: Zajazi mbeti pa kanalizim edhe pas 24 vitesh qeverisje
Koalicioni VLEN ka drejtuar akuza ndaj BDI-së dhe kryetarit të saj, Ali Ahmeti, duke i konsideruar përgjegjës për mosrealizimin e projektit të kanalizimit në Zajaz dhe Kërçovë. Sipas tyre, rasti shoqërohet edhe me dyshime për keqpërdorime financiare dhe përfshirje të kompanive që lidhen me familjen Ahmeti.

Në paraqitjen para mediave, Faton Fazliu nga VLEN tha se BDI, ndonëse ka qëndruar 24 vite në pushtet dhe ka pasur nën kontroll institucionet kryesore, nuk ka arritur të zgjidhë një ndër shqetësimet më bazike për banorët e Zajazit, ndërtimin e një sistemi funksional të kanalizimit.

Ai theksoi se situata aktuale i lë qytetarët përballë një projekti të lënë përgjysmë, me kanale të hapura dhe gropa septike, ndërsa sipas tij dëmi për shtetin është në përmasa milionëshe dhe fondet e Bashkimit Evropian janë humbur.

VLEN iu referua të dhënave të publikuara për kallëzimin penal të dorëzuar nga Policia Financiare, ku ngrihen dyshime për keqpërdorime gjatë zbatimit të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kërçovë. Sipas këtyre informacioneve, dëmi i pretenduar ndaj buxhetit tejkalon 127 milionë denarë, ndërsa janë humbur rreth 9,47 milionë euro nga programi IPA.

Fazliu deklaroi se projekti nuk ka dështuar për mungesë mjetesh, pasi financimi kishte qenë i siguruar nga Bashkimi Evropian, por, siç tha ai, për shkak të “garancive bankare të dyshimta, angazhimit të nënkontraktorëve të paautorizuar dhe mungesës së kontrollit institucional”.

Po ashtu, VLEN ngriti pikëpyetje edhe për raportimet se në realizimin e projektit kanë marrë pjesë kompani të lidhura me Drin Ahmetin, nipin e Ali Ahmetit. Koalicioni kërkoi sqarim për rolin e tyre, shumën e kontratave, mënyrën si janë përzgjedhur dhe nëse kanë pasur autorizim nga institucionet përgjegjëse.

Nga Prokuroria Publike dhe Policia Financiare, koalicioni kërkoi zgjerim të hetimeve, publikimin e listës së plotë të nënkontraktorëve të përfshirë dhe verifikimin nëse mes personave përgjegjës dhe strukturave të BDI-së ka pasur lidhje politike, biznesore apo familjare.

“Banorëve të Zajazit nuk u duhen më arsyetime, por kanalizim. Ndërsa qytetarët meritojnë përgjigje për çdo denar të shpenzuar dhe përgjegjësi nga ata që kanë menaxhuar këtë projekt”, deklaroi Fazliu.

The post VLEN: Zajazi mbeti pa kanalizim edhe pas 24 vitesh qeverisje appeared first on Albeu.com.