Ymer marku Archives - Albeu.com

Dënohet Ymer Marku dhe 3 zyrtarët e tjerë, nipi i Sadri Abazit bleu tokën e përfituar përmes falsifikimit
Ish-kryetari i komunës së Bërxullës, Ymer Marku, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, është dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim

Marku, u arrestua nga policia e Tiranës në 15 Prill 2024, pas urdhrit të lëshuar nga prokurori, Adriano Dyrmishi.

Por tashmë ai është liruar nga qelia, duke e konsideruar të përfunduar dënimin.

Vendimi për dënimin e ish-zyrtarit të PD në komunën Bërxullë, është dhënë nga gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, e cila fillimisht deklaroi fajtor dhe dënoi me 1 vit e 4 muaj Ymer Markun.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burgim.

Njëherësh në këtë dënim, gjykata ka aplikuar dhe pezullimin e mbajtjes së funksioneve publike për një periudhë dy vjeçarë për Ymer Markun.

Ndërkohë, përmes këtij vendimi fajtor është deklaruar dhe ish-kryetari i komunës Bërxullë, Agim Loci, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 10 muaj burgim, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ky dënim me burgim është pezulluar nga gjykata, duke urdhëruar që Loci ta vuajë dënimin me kushtin që brenda një afati 6 mujor, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar.

Më të njëjtën masë dënimi me 10 muaj burgim është dënuar dhe Kujtim Balliu, i cili akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa Kujtim Allmeta, është dënuar me 4 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Por edhe ky dënim me burgim, është pezulluar nga gjyqtarja Oltjona Goxha, e cila ka vendosur që kohën e mbetur të vuajtjes së dënimit Kujtim Allmeta, ta vuajë me shërbim prove.

Ky është vetëm rasti i parë i dokumentuar nga prokuroria e Tiranës për tjetërsimin e pronave, pasi ka dhe raste të tjera që janë kallëzuar kundër ish-kryetarit të Komunës, “Bërxullë”, Ymer Marku dhe që po hetohen nga prokuroria.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se zyrtarët lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara.

Ndaj tre ish-kryetarëve të komunës Bërxullë, është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe për përfituesin Kujtim Allmeta, u ngrit akuza e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas prokurorisë, Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci në bashkëpunim me njëri-tjetrin, lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga Kujtim Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë, tek Arbër Abazi, nip i deputetit Sadri Abazi.

Bazuar në veprimet hetimore, deklarimet e marra, provat e mbledhura dhe ekspertimi i kryer, prokuroria arriti në konkluzionin se Allmeta, ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë.

Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me çertifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.

Po kështu, nga hetimet rezultoi se të pandehurit, Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci, konsumuan veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin.

Këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat e personave të tretë, për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.

Kujtim Balliu, nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015, ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të Allmetës pa kryer verifikimin e dokumentacionit.

Me kërkesë të prokurorisë, 7500 m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është sekuestruar.

The post Dënohet Ymer Marku dhe 3 zyrtarët e tjerë, nipi i Sadri Abazit bleu tokën e përfituar përmes falsifikimit appeared first on Albeu.com.

Çifligu i Ymer Markut në Bërxullë, zbulohet pronë tjetër 20 mijë m2 me ullinj të hipotekuar tek miqtë e ish-zyrtarit
Hetimi i nisur në prokurorinë e Tiranës për abuzimin e disa zyrtarëve të ish-komunës Bërxullë, në skemën e tjetërsimit të pronave, ka zbuluar fakte se në krye të kësaj skeme ka qëndruar ish-kryekomunari i PD, Ymer Marku.

Njeriu që ka drejtuar për disa vite me rradhë ish-komunën Bërxullë, i cili pak vite më parë shpresoi për të drejtuar edhe bashkinë e Vorës, sot ndodhet në burg, për shkak se hetimet e zhvilluara nga prokuroria e kryeqytetit kanë zbuluar një seri abuzimesh me tjetërsimin dhe më pas shitjen e pronave.

Shitjet fiktive, dhurimet dhe kalimet e pronësisë nga njëri mik apo i afërm tek tjetri shok apo kushëri i Ymer Markut, janë një skemë e përdorur gjerësisht në Bërxullë, ku pronari real që fshihet pas këtij çifligu pronash dyshohet se është pikërisht ish-zyrtari, Ymer Marku.

Së fundmi hetimet e kryera nga prokuroria e Tiranës kanë nxjerë në dritë një praktikë të dyshimtë pronësie, ku 20 mijë m2 tokë që aktualisht është e mbjellë me Ullinj, besohet se ka në prapavijë pronarin real ish-kryekomunarin, Ymer Marku.

Pasuria rezulton të jetë rregjistruar përmes dokumentave të falsifikuara në emër të shtetasit Muharrem Muka dhe ndodhet në zonën e Kodër Bërxullës. Aktualisht ky person nuk jeton më.

Muharrem Muka, më parë ka shërbyer si kryeplak i fshatin Bërxullë i cili është emëruar në këtë detyrë nga ish-kryekomunari Ymer Marku.

Sipas burimeve të prokurorisë lidhja e Muharrem Mukës me Ymer Markun është bërë përmes Vath Mukës, i cili është kushëri i Muharremit.

Për shkak të kësaj miqësie disa prona të tjetërsuara në zonën e Bërxullës, janë rregjistruar përmes dokumentave të falsifikuara në emër të Muharrem Mukës dhe kushëririt të tij, Vath Muka.

Vath Muka, është një person që po ashtu rezulton pronar me dokumenta të falsifikuara në një sipërfaqe toke prej 10 mijë 800 metra katror, që më pas i është shitur kompanisë Alko Impex”të Arbër Abazaj.

Përfituesi i parë ka qenë Vath Muka, më pas prona i ka kaluar fiktivisht Tahir Cenës, djali i dajës së Ymer Markut.

Por nuk ka kaluar shumë dhe ky i fundit e ka shitur këtë pasuri kundrejt 43 milion lekë të vjetra tek Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS Sadri Abazi.

Ymer Marku dhe Arbër Abazi i kompanisë “Alko Impex” kanë një njohje të vjetër mes tyre, pasi Ymeri njihet prej vitesh me babain e Arbërit, Sherif Abazi, me të cilin kanë punuar tek Drejtoria e Hekurudhës.

Sapo ka blerë këtë sipërfaqe toke me 10 mijë e 800 metra katror, punonjësit e Arbër Abazit janë shfaqur në teren për të bërë rrethimin e kësaj pasurie.

Mes personave që do thiren në vijim apo janë thirur gjatë kësaj kohe hetimore, janë Arbër Abazaj, Dali Cejku, Tahir Cena, gruaja e këtij të fundit Fidarie Cena, Driton Cena, Florjan Cena, Ismail Cena, Agron Marku, Gazmend Cena, vëllai i Ymerit, Sokol Marku, shoferi i këtij të fundit Arjol Bici, topografi i komunës Bërxullë Sakip Domi, hidrauliku i komunës, Arben Tafa, shoku i ngushtë i Ymer Markut, Vath Muka, Mersim Murati, i cili ka qënë ish-punonjës i komunës Bërxullë.

Pjesë e grupit që kanë shërbyer si fasadë për të kryer tjetërsimin dhe rregjistrimin e pronave në zonën e Bërxullës, besohet se kanë shërbyer Muharrem Muça dhe Xhaf Sefo, të cilët tashmë janë ndarë nga jeta.

Paralelisht me hetimin për të provuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, ndaj Ymer Markut dhe personave të tjerë ka nisur dhe një hetim pasuror, ku deri në këtë fazë ish-zyrtarit të komunës Bërxullë i janë zbuluar dy apartamente të padeklaruar dhe pritet që në ditët në vijim prokuroria të kërkojë sekuestrimin e tyre në gjykatë./oranews

The post Çifligu i Ymer Markut në Bërxullë, zbulohet pronë tjetër 20 mijë m2 me ullinj të hipotekuar tek miqtë e ish-zyrtarit appeared first on Albeu.com.

Tokë tjetër me 4 mijë m2 e tjetërsuar në Brukë të Bërxullës, Ymer Marku e regjistroi në emër të hidraulikut të komunës
Një hetim i nisur nga prokuroria e Tiranës, ka nxjerë në dritë detaje të reja mbi skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e ish-komunës Bërxullë dhe fshatrat rreth saj.

Në krye të kësaj skeme të vjedhjes së pronave shtetëror dhe banorëve të zonës, përmes falsifikimit të AMTP-ve, qëndron ish-kryetari i komunës Bërxullë, Ymer Marku dhe disa punonjës së kësaj komune që kanë ndërvepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Sipas Ora News, veç tre dosjeve abusive ku dyshohet se është tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 7500 metra katror, 10.800 metra katror dhe 10.000 metra katror, tashmë një dosje Nr.4 është në verifikim e sipër nga grupi i hetimit në prokurorinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një pronë me një sipërfaqe prej 4 mijë metra katror që ndodhet në fshatin Brukë të ish-komunës Bërxullë.

Dokumentat e skuestruara nga prokuroria e Tiranës tregojnë se kjo sipërfaqe është në pronësi të shtetasit Arben Tafa, i cili ka dyshime të forta se nuk është pronari real i kësaj pasurie të paluajtshme.

Në kohën kur është rregjistruar dhe janë kryer dokumentat e kësaj prone, rezulton se Arben Tafa, ishte i punësuar si hidraulik pranë ish-komunës së Bërxullës.

Burimet pranë prokurorisë thanë se Tafa ka punuar së bashku me Kujtim Markun, i cili është djali i xhaxhait të Ymer Markut, ish-kryekomunarit të Bërxullës që aktualisht ndodhet në burg pas një vendimi arresti të lëshuar nga prokuroria e Tiranës.

Lidhur me rregjistrimin në hipotekë të kësaj prone prej 4 mijë metra katror, në prokurori ka shfaqur shqetësim dhe Arben Tafa, i cili edhe pse rezulton pronari i tokës, nuk ka asnjë document historik që të provojë origjinën e kësaj pasurie të paluajtshme.

Rasti në fjalë po ndiqet nga një grup hetimor që është ngritur në prokurorinë e Tiranës, ku deri në këtë fazë në pranga kanë përfunduar Ymer Marku, ish-kryeplaku Agim Loci dhe ish- Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Kujtim Balliu,pasi kishin falsifikuar dokumentet dhe në shpërdorim të detyrës kishin tjetërsuar sipërfaqen e tokës duke ia kaluar të arrestuarit të katërt, Kujtim Allmeta.

Për shkak se abuzimet me pronat shtrihen në sipërfaqe toke që ndodhen në disa fshatra të ish-komunës Bërxullë, prokuroria e Tiranës ka bërë dhe një listë personash që do thiren si dëshmitarë në këtë process hetimor.

Mes personave që do thiren në vijim apo janë thirur gjatë kësaj kohe hetimore, janë Arbër Abazaj, Dali Cejku, Tahir Cena, gruaja e këtij të fundit Fidarie Cena, Driton Cena, Florjan Cena, Ismail Cena, Agron Marku, Gazmend Cena, vëllai i Ymerit, Sokol Marku, shoferi i këtij të fundit Arjol Bici, topografi i komunës Bërxullë Sakip Domi, hidrauliku i komunës, Arben Tafa, shoku i ngushtë i Ymer Markut, Vath Muka, Mersim Murati, i cili ka qënë ish-punonjës i komunës Bërxullë.

Pjesë e grupit që kanë shërbyer si fasadë për të kryer tjetërsimin dhe rregjistrimin e pronave në zonën e Bërxullës, besohet se kanë shërbyer Muharrem Muça dhe Xhaf Sefo, të cilët tashmë janë ndarë nga jeta.

Paralelisht me hetimin për të provuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, ndaj Ymer Markut dhe personave të tjerë ka nisur dhe një hetim pasuror, ku deri në këtë fazë ish-zyrtarit të komunës Bërxullë i janë zbuluar dy apartamente të padeklaruar dhe pritet që në ditët në vijim prokuroria të kërkojë sekuestrimin e tyre në gjykatë.

The post Tokë tjetër me 4 mijë m2 e tjetërsuar në Brukë të Bërxullës, Ymer Marku e regjistroi në emër të hidraulikut të komunës appeared first on Albeu.com.

Ymer Marku në burg, prokuroria i gjen një apartament të fshehur në Tiranë dhe një në Durrës
Hetimi pasuror i shtrirë nga prokuroria e Tiranës, ndaj ish-kryetarit të komunës së Bërxullës në Tiranë, ka zbuluar deri në këtë fazë të hetimit fshehjen e një pasurie apartament me vlerë mbi 100 mijë euro në Tiranë.

Kjo pasuri përdoret dhe zotërohet nga Ymer Marku, por është regjistruar në emër të një personi tjetër, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale e ish-zyrtarit të komunës Bërxullë.

Ymer Marku, ka pasur detyrimin ligjor të deklaronte pasurinë si kryetar komune, por edhe si Kandidat i PD në bashkinë Vorë për zgjedhjet lokale.

Deklarimin e këtyre dy apartamenteve, ai nuk e ka kryer dhe për pasojë pritet që prokuroria e Tiranës, gjatë këtyre ditëve ti drejtohet me një kërkesë gjykatës për sekuestrimin e këtyre dy apartamenteve.

Çelja e hetimit pasuror ka nisur pasi ndaj tij paralel me “Shpërdorimin e detyrës”, ka nisur dhe një hetim për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Prokuroria e Tiranës, ka ngritur dyshime të forta se Ymer Marku ka fshehur pasurinë e krijuar në mënyrë të paligjshme, duke e kaluar në emra të dytë dhe të tretë, siç janë vëllezërit dhe nipat e tij.

Mes pasurive që prokurorët besojnë se i përket Ymer Markut, është dhe resorti “King” që ndodhet në zonën e Bërxullës.

Tjetërsimi i 7500 metrave katror tokë, nuk është rasti i parë i abuzimit në këtë zonë.

Hetimi pritet të zgjerohet dhe tek sipërfaqe të tjera toke, të cilat janë tjetërsuar nga zyrtarët e komunës Bërxullë dhe më pas shitur kompanisë “Alko Impeks” që menaxhohet nga Arbër Abazi, nipi i deputetit të PS, Sadri Abazi.

Vetëm në një rast, Abazi është bërë pronar i 10 mijë 800 metra katror toke pranë rrugës kryesore, ish-komuna Bërxullë.

Tokën ia ka blerë një shtetasi nga Kukësi, Tahir dhe Fidarie Cena, i cili nuk dihet se si e ka përfituar pasi nuk është pjesë e banorëve autoktonë, të cilët kërkojnë kthimin e pronave që kanë trashëguar brez pas brezi.

The post Ymer Marku në burg, prokuroria i gjen një apartament të fshehur në Tiranë dhe një në Durrës appeared first on Albeu.com.

Djali i dajës së Ymer Markut, fitoi e shiti tek “Alko Impex” 10.800 m2 tokë në Bërxullë
Teksa ish-kreu i komunës Bërxullë Ymer Marku dhe dy ish-drejtuesit e tjerë të këtij institucioni Kujtim Balliu dhe Agim Loci, dolën sot para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, prokuroria ka zbuluar një tjetër kontratë shitje që ka ngjallur mjaft dyshime.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 10.800 m2, ku protagonistë janë njerëz të afërm të familjes së Ymer Markut dhe sigurisht Arbër Abazi i kompanisë “Alko Impex”, pronari real i së cilës është deputeti i PS, Sadri Abazi.

Prokuroria e Tiranës po heton mbi bazën e dyshimeve të forta se sipërfaqja e tokës është përfituar me dokumente të falsifikuara dhe më pas është regjistruar në emër të Tahir Cenës nga Kukësi, i cili rezulton të jetë djali i dajës së ish-kryekomunarit Ymer Marku, shkruan Ora News.

Tahir Cena e ka regjistruar këtë sipërfaqe toke në emër të vet dhe gruas së tij, Fidarie Cena. Por nuk ka kaluar shumë ditë nga ky regjistrim, dhe çifti Cena, kushërinj shumë të afërt të Ymer Markut vendosin t’ia shesin këtë pasuri nipit të deputetit të PS, Sadri Abazit, shtetasit Arbër Abazi që është dhe administratori i kompanisë “Alko Impex”.

Vlera në kontratën e shitjes është vetëm 43 milionë lekë të vjetra, transaksion që mund tê jetë edhe fiktiv. Mbi tokën që dyshohet se është pjesë e një skeme grabitje dhe korrupsioni, Arbër Abazi po ndërton kapanone për biznes.

Ndërtimet janë kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, të cilët pretendojnë se Arbër Abazi dhe zyrtarë të ish-komunës Bërxullë dhe biznesmenë të tjerë u kanë grabitur tokat.

Ky është një rast në hetim nga prokuroria e Tiranës, veç episodit të parë të tjetërsimit të 7500 m2, të blerë sërish nga Arbër Abazi kundrejt vlerës prej vetëm 100 milion lekë të vjetra.

The post Djali i dajës së Ymer Markut, fitoi e shiti tek “Alko Impex” 10.800 m2 tokë në Bërxullë appeared first on Albeu.com.

Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë
Policia e Tiranës, ka vendosur në pranga ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe tre persona të tjerë, për tjetërsimi e një prone 7500 metër katrorë në këtë komunë.

Në prangat e policisë ranë edhe dy zyrtarët e tjerë K. B., A. L., si edhe shtetasi K. A., pasi akuzohet se përfituan pronën nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Sakaq, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Haunting”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas.

Sekuestrohet një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit:

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Vjedhje me pronat/ Prokuroria kërkon burg për Ymer Markun, ish-kryekomunarin e Bërxullës, topografin dhe zyrtarin e qarkut
Një dosje voluminoze e regjistruar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, e cila bën fjalë për abuzimin me pronat në zonën e ish-komunës Bërxullë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë të kërkojë masën e arrestit me burg për ish-zyrtarë të kësaj komune dhe zyrtarë aktualë të zyrës së Këshillit të Qarkut Tiranë.

Bëhet fjalë për verifikimin e dhjetëra praktikave të regjistrimit të pronave, përmes lëshimit të AMTP-ve fals nga drejtuesit e ish-komunës Bërxull, Ymer Marku, topografin dhe zyrtarin e qarkut, Kujtim Balliu dhe Agim Loci.

Po ashtu, Akuza kërkon “Arrest në burg” dhe për shtetasin Kujtim Allmeta si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin K.A si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”për ish-zyrtarët Y.M., K.B., A.L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”dhe shtetasin dhe K.A. për veprën penale“Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2i K.Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arrë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Më16.09.2020, kjo prokurori ka regjistruar proçedimin penal nr.5783, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2shkoi në favor të shtetasit K.A. (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi A.L. dhe Kryetari i Komunës Y. M, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.

Personi nën hetim shtetasi Shtetasi Y.M nga viti viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, ka qënë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Me shkresën me nr.1021 prot, dt. 13.07.2005, ai ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit shtetasin A.L. kanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.

Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T, shtetasi K. B. dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Y.M. për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit K.A.(ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K. B. i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur dhe ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit K.A. për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij. Ndërkohë që shtetasi K.A., nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë).

Personi nën hetim shtetasi K.A. rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.

Në rastin konkret, gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën Bërxullë, shtetasitK. B., A.L. dhe Y. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të K.Penal, pasi ka dyshime të bazuara në prova se këta punonjës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën funksionale, dukecënuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe personave të tjerë pretendues, për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur sipasojë e tjetërsimit jo të ligjshëm të pasurisëtë pretenduar dhe gëzuar prej vitesh prej tyre.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, përhapjen e veprës penale, sanksionin, si dhe me qëllim kryerjen e një hetimi gjithëpërfshirës, në kushtet kur ekzistojnë shkaqe të cilat vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (kriteret e përcaktuara në nenin 228 të K.Penal), vlerësojmë se ndaj shtetasveK.A., K. B., A. L. dhe Y.M.,duhet të caktohet masa e sigurimit personal “arrest nëburg”, parashikuar nga neni 238të K.Pr.Penale./albeu.com

The post Vjedhje me pronat/ Prokuroria kërkon burg për Ymer Markun, ish-kryekomunarin e Bërxullës, topografin dhe zyrtarin e qarkut appeared first on Albeu.com.