ylli ndroqi Archives - Albeu.com

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e konfiskimit të pronave të Ylli Ndroqit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 20 prill 2023 të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e disa pasurive të zotëruara nga biznesmeni Ylli Ndroqi, të sekuestruarara në vitet 2020-2021 si të dyshuara se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Vendimi i formës së prerë u mor nga trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, i kryesuar nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe me anëtare gjyqtaret Nertina Kosova e Daniela Shirka.

Në njoftimin e gjykatës sqarohet se pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Ndroqi kundër vendimit të shkallës së parë, është vendosur lënia në fuqi e tij.

Mes pasurive të konfiskuara që do t’i kalojnë shtetit janë edhe shoqëria “Ora”, që përfaqëson televizionin “Ora Neës” dhe 30% e kuotave të shoqërisë “Channel One”.

Në listën e gjatë të pasurive të konfiskuara me vendimin të 3 nëntorit 2021 janë pjesët takuese të Ylli Ndroqit në 11 shoqëri tregtare; katër troje; katër njësi shërbimi; katër automjete luksoze; një garazh; një sipërfaqe tokë arë dhe një sipërfaqe pyll. Sipas disponimit të gjyqtares Etleva Deda, të gjitha këto pasuri do t’i kalojnë në pronësi shtetit.

Ndërkohë, shkalla e parë revokoi masën e sekuestrove të vendosura me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në vitet 2020 dhe 2021 për dy apartamente; dy troje dhe një njësi tregtare, shkruan Reporter.al

Konfiskimi u krye bazuar në ligjin e vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”. Sipas SPAK, midis të ardhurave të shtetasit Ylli Ndroqi e familjarëve të tij dhe pasurive që ata kanë krijuar nga viti 1998 deri në vitin 2020, ka një diferencë prej 3 milionë eurosh.

Hetimi pasuror për Ylli Ndroqin u regjistrua më 21 korrik 2020, bazuar mbi precedentë penalë të hershëm që lidhen me një arrestim në Turqi në vitin 1998 për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Sipas SPAK, edhe Italia kishte lëshuar një urdhër-arresti për Ndroqin në vitin 2006, por pavarësisht kësaj ai vazhdoi i patrazuar për më shumë se një dekadë aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e konfiskimit të pronave të Ylli Ndroqit appeared first on Albeu.com.

SPAK konfiskon Ora News
Gjykata e posaçme ka konfiskuar 26 pasuri në emër të biznesmenit Ylli Ndroqi përfshi edhe televizionin Ora News dhe Channel One. Sipas gjyqtares së posaçme Etleva Deda, provohet që pasuritë e  Ndroqit janë krijuar nga aktivitete kriminale dhe duhet të kalojnë në llogari të shtetit.

Për avokatët mbrojtës, vendimi është i pa bazuar në ligj dhe hodhën dyshime se është i motivuar politikisht.

Mbrojtësit ligjore paraljamëruan se këtë vendim do e çojnë në gjykatën

Prokuroria e Posaçme, nisi hetimet në gusht të 2020 për Ndroqin referuar ligjit anti mafia.

Nga hetimet ka rezultuar se 26 pasuritë vlera e të cilave përllogaritet në rreth 3 milionë euro nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe ka dyshime që janë krijuar nga aktivitet kriminal.

The post SPAK konfiskon Ora News appeared first on Albeu.com.

“Lista e zezë do të zgjerohet”, DASH: Vlen edhe për familjarët e “non grata-ve”
Në 31 vite tranzicion Shqipëria është mbështetur pa ndalur nga shtete e Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në qershorin e vitit 1991 është një ndër momentet e para dhe pikante kur të rikthimit në Shqipëri të mbështetjes amerikane, pas rënies së diktaturës komuniste. Porositë e Sekretarit Amerikan të Shtetit në parlamentin e parë pluralist, ishin gjithçka duhej të bënte politika shqiptare për ta kthyer Shqipërinë në një vend demokratik. Por çfarë ndodhi në tri dekada është thuajse e kundërta. Si përfundoi Shqipëria një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe pranisë së elementeve të krimit në politikë, një vend ku lista e personazheve publike të shpallur nongrata në SHBA është shqetësuese.

Ky qëndrim i SHBA-së në vazhdën e ndihmës dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë, vjen si një hap për një pastrim të politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Është një hap që politika, institucionet e drejtësisë dhe shoqëria shqiptare nuk e bënë dot.

“Vetting” ka mbledhur momente pikante të tranzicionit që çuan në këtë lëvizje të rëndësishme të SHBA-ve, mbështetur në raportet ndërkombëtare për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. “Vetting” gjithashtu ka pyetur dhe ka marrë përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit për emrat e rinj në listën nongrata, që pritet të renditen në këtë listë. Ka pyetur ekspertë të cilët flasin për shanset e humbura të politikës dhe shoqërisë shqiptare. Për të kuptuar se si përfundoi Shqipëria në një prej vendeve më të korruptuara bazuar mbi raportet ndërkombëtare dhe pse institucionet dhe shoqëria shqiptare kanë qenë deri tani të pafuqishme për tu vetpastruar nga fenomeni i krimit dhe korrupsionit.

Por si u përvetësuan këshillat amerikane nga elita shqiptare në 31 vite tranzicion. Vetting ka mbledhur momente pikante të raporteve ndërkombëtare .

Më 22 qershor 1991, grija e sheshit Skënderbe në Tiranë u mbulua me ngjyrat e flamurit amerikan. Me mijëra qytetarë shqiptarë dolën në shesh për të pritur sekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Bejker. Ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Shqipërinë e muajve të parë pas shpalljes së pluralizmit politik.

Zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, erdhi në Tiranë për të mbështetur popullin shqiptar në rrugën drejt lirisë së munguar për 45 vite diktaturë komuniste. Sekretari Amerikan i shtetit do t’i drejtohej parlamentit për të dhënë mesazhin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për elitën e re politike që do të drejtonte Shqipërinë në tranzicion.

“Unë kam një mesazh të thjeshtë për anëtarët e këtij Kuvendi sot dhe për çdo qytetar të këtij vendi, që tani po ballafaqohet me sfidën e vështirë të rindërtimit kombëtar. Ky mesazh është se në rrugën e lirisë ne gjithmonë duhet të shkojmë përpara.

Në këtë Parlament, në këtë kryeqytet dhe anembanë këtij vendi mund të shkohet përpara vetëm drejt vendosjes së demokracisë së vërtetë, të një ekonomie tregu të lirë dhe të shtetit juridik. Pas kaq shumë vitesh Shqipëria nuk mund të vonohet më.”

Mesazhi i zyrtarit të lartë amerikan përmban thelbin e reformave që pritej të kryheshin në Shqipëri nga elita që SHBA-të po mbështesnin kaq fort në ato fillime të tranzicionit.

“Në këtë Parlament e në këtë kryeqytet ju do të përpiloni një Kushtetutë të re, që do të jetë një pjesë shumë me rëndësi për ringjalljen, për krijimin e një Shqipërie të re.

Duke folur si avokat, unë mund t’ju them se është me rëndësi jo vetëm përmbajtja e ligjit, por edhe fryma e një ligji të tillë, si dhe zbatimi, që do ta bëjnë shumë të rëndësishëm suksesin e një demokracie të vërtetë, e cila duhet t’u përmbahet ligjeve të drejta dhe të bazohet në drejtues të drejtë.”

Rruga e vështirë drejt lirisë theksohet vazhdimisht në fjalimin e sekretarit amerikan të shtetit.

“Një pjesë e rëndësishme e punës së domosdoshme për të rindërtuar demokracinë duhet të zhvillohet në këtë Parlament, në përgatitjen e ligjeve të domosdoshme për krijimin e një ekonomie të tregut, për një sistem kushtetues qeverisjeje dhe për sigurimin e demokracisë e të lirisë ekonomike. Këtu në Parlament ju do të ballafaqoheni me atë që Presidenti Bush e ka cilësuar si puna e vështirë e lirisë”.

Shqipëria e 31 viteve pas këtij fjalimi, na tregon se rruga e lirisë paska qenë shumë më e vështirë se sa parashikohej atëherë. Në udhëtimin dinamik të kësaj elite në tri dekada, e gjen radhë ose aspak konceptin e lirisë dhe demokracisë e për pasojë po aq radhe ose aspak konceptin e shtetit ligjor siç porosiste SHBA, shqiptarët e viteve 90.

Autoritarizmi, krimi, korrupsioni, vjedhja e shit-blerja e votë u kthyen në model për qeverisjen shqiptare në 30 vjet.

Pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri vijnë raporte që flasin për zgjedhje jo të lira e jo të ndershme. Më mijëra janë faqet e raporteve të departamentit amerikan të shtetit, Bashkimit evropian e organizatave të tjera ndërkombëtare, për korrupsionin në Shqipëri.

Raporti i fundit i Departamenti Amerikan për Shqipërinë, i publikuar më 12 prill, përmban kritikat më të ashpra që i janë drejtuar qeverive shqiptare 10 vitet e fundit. Raporti përmban kritika të forta drejtuar lidhur me korrupsionin në nivele të larta të qeverisjes, me pandëshkueshmërinë dhe politizimin e gjykatave, me cënimin e lirisë së medias dhe shumë problematika të tjera. Raporti vëren se:

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar.

Prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.

Kritikat shumë të ashpra të renditura në këtë raport, rrëzojnë të gjithë retorikën apo propagandanë e qeverisë për sukseset në drejtimin e vendit.”

Ky raport vjen në vazhdën e dhjetëra materialeve të tjera të cilat reflektojnë nivelin e lartë të korrupsionit, deri në përcaktimin e tij në elementet e kapjes së shtetit, ashtu siç citon raporti I transparencë international për hulumtimin e qeverisjes në 20 vitet e fundit.

30 vjet qeverisje me korrupsion e pandëshkueshmëri, e çoi Shqipërinë në një situatë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin masa drastike për pjesëtarë të elitës shqiptare. Në vitin 2018 SHBA shpalli nongrata ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla duke nisur kështu listën e shqiptarëve të padëshiruar në Amerikë, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion. Janë deri tani gjashte personazhe të rëndësishme të politikës dhe biznesit si ish-kryeministri Berisha, më pas ish-deputetë si Tomë Doshi apo Aqif Rakipi.. ish-kryebashkiakë si Vangjush Dako, ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala apo biznesmen e drejtues mediash si Ylli Ndroqi…dhe lista pritet të shtohet. Emisioni Vetting ka komunikuar me zëdhënësin për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të shtetit, Ryan Walsh, lidhur me persona të tjerë të elitës shqiptare që mund të bëhen pjesë e listës nongrata sqaron:

“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht”

Aqif Rakipi, ish-deputet dhe Ylli Ndroqi biznesmen dhe drejtues medie, janë emrat e rinj në listën e zezë të SHBA-së. Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi të hënën që shkoi me 11 prill listën e zyrës së Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), e cila përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Në deklaratën zyrtare theksohet se ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shenjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Në Shqipëri, kësaj here janë shënjestruar ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.

Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Menjëherë pas deklaratës së SHBA-së, reagoi për mediat i biri i Aqif Rakipit. Ai tha se beson në pafajësinë e të atit.

Orlando Rakipi është deputet i Partisë Socialiste. Ai ishte në fundin e listës së kësaj partie, në garën për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por ndodhi çudia dhe Orlando Rakipi e fitoi mandatin e deputetit duke mbledhur më shumë vota se secili prej shumicës së kandidatëve për deputet të PS-së. Orlando Rakipi nuk kishte asnjë kontribut në Partinë Socialiste, ai nuk njihej si personazh publik përveçse si i biri o Aqif Rakipit. E megjithatë ai ia doli të lërë jashtë parlamentit, socialistë si Pandeli Majko. Për të rregulluar këtë defekt madhor të sistemit politik shqiptar, departamenti Amerikan i Shtetit po përdor listën non – grata.

Në përgjigje të interesit të emisionit Vetting, zëdhënësi i Departamentit Wallsh, sqaron se edhe familjarët e personave non grata kanë të njëjtat sanksione.

“Ne ju referojmë në Departamentin e Thesarit të SHBA-së për të gjitha pyetjet në lidhje me veprimet e OFAC (per vendimet e fundit). Individët e caktuar sipas seksionit 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Ndarjeve Programore të Lidhura parashikojnë që zyrtarët e qeverive të huaja për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion të rëndësishëm, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, janë të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Mospërshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë. Si një çështje e përgjithshme, kur një individ është percaktuar sipas Seksionit 7031 (c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, seksioni 7031 (c) përmban dispozita të përjashtimit dhe të heqjes dorë që mund të lejojnë një individ të udhëtojë në rrethana të caktuara.

Emri tjetër në listën e zezë të SHBA-ve është Ylli Ndroqi. Departamenti I thesarit amerikan evidenton se veç të tjerash, Ndroqi ka përdorur median e tij për korrupsion.

Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

I pari në listën non grata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u listua ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik llalla. Ai u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të. Pak muaj më vonë më 16 Prill 2018, SHBA shpallën non-grata ish-deputetin socialist Tom Doshi. Më 30 Korrik 2019 SHBA e shtoi listën non-grata me ish-kryetarin socialist të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Më 26 maj 2021 Shtete e Bashkuara të Amerikës shpallën non-grata ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën, njëherësh ish-president në vitet 1992-1997. Por si përfundon një zyrtar a biznesmen në listën nongrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Cilat janë procedurat që e vlerësojnë një individ të padëshiruar në SHBA?

“Kur Sekretari i Shtetit merr informacion të besueshëm se një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë së huaj ka qenë i përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të konsiderueshëm ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Sekretarit i kërkohet të caktojë ose identifikojë atë zyrtar dhe familjen e tij/saj të afert sipas nenit 7031 (c), publikisht ose privatisht.”

Ka persona në listën nongrata që besojnë se nuk ka arsye që të përfshihen në këtë, listë dhe shpresojnë që një ditë të dalin nga ajo listë. Por sa janë mundësitë që të ndodhë kjo, si në rastin e ish-kryeministri Berisha që ka nisur një proces gjyqësor në Francë ashtu edhe Ylli Ndroqi që beson do të rikuperojë emrin e tij për tu larguar nga kjo listë.

Një vend i vogël si Shqipëria, që ka gëzuar mbështetje të padiskutueshme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, është sot një ndër vendet e Ballkanit ku lista e personave “Non Grata” është domethënëse.

Para se të niste historia nongrata në Shqipëri, elitat qeverisëse patën mundësi të luftojnë korrupsionin, të kryenin zgjedhje të lira dhe të bënin gjithçka duhej për të ndërtuar një shtet ligjor. Historian a dëshmon se kjo rrugë nuk ishte dhe nuk është e dëshiruara për shumë prej anëtarëve të elitës politike në Shqipëri.

Ndaj dhe lista non grata vjen si një rrugë e detyruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në objektivin e rëndësishëm për të garantuar paqe, stabilitet e prosperitet në Rajonin e Ballkanit ku përfshihet Shqipëria. Është beteja e pakryer e elitës politike së tranzicionit, për vetpastrim si domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën e vështirë drejt lirisë e demokracisë. Është një proces që mesa duket do ta realizojë SHBA për shqiptarët. /abcnews.al/

The post “Lista e zezë do të zgjerohet”, DASH: Vlen edhe për familjarët e “non grata-ve” appeared first on Albeu.com.

U shpall “non grata” nga SHBA, Aqif Rakipi: As që bëhet llaf që ma ka bërë Basha, unë s’kam biznes këtu e jo në Amerikë
Ish-deputeti Aqif Rakipi ka reaguar pasi dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj tij.

Ndaj tij ishin ngritur akuza për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Për “5 pyetje.al” Rakipi u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.

Intervista e plotë me Aqif Rakipin:

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?

Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?

Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?

Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?

Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?

Po.

Po kë fajësoni?

Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?

As që bëhet llaf.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë./albeu.com/

The post U shpall “non grata” nga SHBA, Aqif Rakipi: As që bëhet llaf që ma ka bërë Basha, unë s’kam biznes këtu e jo në Amerikë appeared first on Albeu.com.

U shpall “non grata” nga SHBA, reagon Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga lista sepse besoj te drejtësia
Pas shpalljes “non grata”, Presidenti i Presidenti i Yldon Media Group është shprehur se do të punojë për heqjen e emrit nga “lista e zezë”.

Ndroqi bën me dije se vendimi është marrë mbi informacione të gabuara dhe se beson te drejtësia, dhe se do të përdorë të drejtën e tij për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë.

Reagimi i Plotë i Ylli Ndroqit:

Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj ti bëj me dije publikut si vijon:

Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit. Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore.

Unë besoj fort tek organet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me ligj.

Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Unë besoj në vlerat mbi të cilat janë krijuar dhe funksionojnë SHBA, të cilat janë universale. Po ashtu, duke vlerësuar që ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë.

Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri

Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë.

Po ashtu do t’ju mbaj në dijeni për hapat e mëtejshme.

The post U shpall “non grata” nga SHBA, reagon Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga lista sepse besoj te drejtësia appeared first on Albeu.com.

SHBA sanksionoi Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, reagon ambasadorja Yuri Kim (FOTO LAJM)
Pas vendimit për shpalljen e disa politikanëve të Ballkanit “non grata”, ku mes tyre ka qenë edhe biznesmeni Ylli Ndroqi dhe deputeti Aqif Rakipi, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane.

Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke ndarë postimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe atë të Ambasadës Amerikane.

“Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv”, thuhet në reagim.

Po ashtu ajo ka rishpërndarë edhe postimin e ambasadës britanike në Shqipëri e cila bën me dije se janë sanksionuar dy politikanë të Bosnje-Hercegovinës.

“Qeveria angleze sanksionoi sot 2 politikanë pasi kanë minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës. Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanovic nuk lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përdorin ose të kenë akses në asnjë pasuri që mund të kenë në territorin britanik”, thuhet në këtë reagim./albeu.com/

The post SHBA sanksionoi Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, reagon ambasadorja Yuri Kim (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

SHBA fut të tjerë persona “në listën e zezë” në Shqipëri dhe Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë të tjera masa ekstreme për disa politikanë të Ballkanit dhe Shqipërisë.

Departamenti i Thesarit Amerikan u ka vendosur sanksione një numri të madh politikanësh dhe biznesmenësh nga Ballkani, përfshi edhe Shqipërinë.

Mes emrave më të njohur janë Nikola Gruevski i Maqedonisë, Milorad Dodik i Bosnjes. Sa i përket Shqipërisë, në listën e zezë amerikane janë futur edhe ish-deputeti Aqif Rakipi si edhe biznesmeni Ylli Ndroqi.

Përshkrimi i Departamentit të Thesarit për Rakipin:

Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një organizatë të krimit të organizuar, brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin.

Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim.

Ai caktohet në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme zyrtar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

Përshkrimi i Departamentit të Thesarit për Nikola Gruevskin:

Nikolla Gruevski është dënuar dhe mbetet i dyshuar në shumë raste të korrupsionit dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera që lidhen me kohën e tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016. vazhdimisht i është shmangur kapjes për dënimin e tij në vitin 2018 nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për akuza të lidhura me korrupsionin, që paraqet një pengesë serioze për llogaridhënien për korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Gruevski është pronar dhe drejtor i kompanisë hungareze I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.

Gruevski ishte caktuar në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme zyrtar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet. I.C.I.C. KFT ishte caktuar në bazë të E.O. 14033 për të qenë në pronësi apo kontroll të Gruevskit./albeu.com/

The post SHBA fut të tjerë persona “në listën e zezë” në Shqipëri dhe Ballkan appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar sekuestrimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit.

SPAK, përmes një deklarate bën me dije se bilanci përfundimtar i Ndroqit arrin në 3 milionë euro dhe në hetime, u zbuluan u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë.

Ndroqi është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a e 334 të Kodit Penal, për këtë shkak në bazë të nenit 3/1, gërma (a) të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, ai është subjekt i masave parandaluese pasurore.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me proçedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera u evidentuan fillimisht pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, për të cilat Gjykata me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, vendosi sekuestrimin e tyre.

Në vijim u kryen verifikime të thelluara dhe rezultoi se u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. Bazuar në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 15, datë 03.06.2021, vendosi sekuestrimin e tyre. Në përfundim të hetimeve pasurore u konkludua se :

Raporti midis të Ardhurave dhe Shpenzimeve të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, në çdo vit, si dhe gjendja e Bilancit përfundimtar të tyre është:

Gjithsej për gjithë periudhën së bashku janë:

Të Ardhurat Gjithsej : 1 048 667 240 leke.

Shpenzimet Gjithsej : 1 418 522 446 leke.Shpenzimet e pambuluara me të ardhura janë : – 369 855 206 leke.Ose rreth 3 milion euro.

Ndërkohë në mënyrë të detajuar sipas viteve raporti ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve paraqitet si më poshtë:

Shiko dokumentin e plote

Lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.

Së pari, shtetasi Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a e 334 të Kodit Penal, për këtë shkak në bazë të nenit 3/1, gërma (a) të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, ai është subjekt i masave parandaluese pasurore.

Së dyti, pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme me datë 14.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.

Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.

Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.

Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.

Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .

Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC)./albeu.com

The post SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit appeared first on Albeu.com.