yjet e futbollit Archives - Albeu.com

Fundi i një epoke, yjet e futbollit që nuk do t’i shohim më në Europian
Në përfundim të ndeshjeve çerekfinale, janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste në Euro 2024. Por përveç eliminimit nga kjo veprimtari, për disa futbollistë ajo ndeshje ka qenë e fundit me ekipet e tyre kombëtare.

Është e dhimbshme por duhet pranuar, pasi çdo gjë e ka një fillim dhe një mbarim.

Kështu te Gjermania, Toni Kros, 34-vjeç, ka konfirmuar lamtumirën. Edhe Tomas Myler 35-vjeç, kapiteni Gyndogan 33-vjeç dhe portieri Nojer 38-vjeç, mund të varin këpucët në gozhdë, e t’u jepnin mundësi një brezi të ri lojtarësh që të luajnë.

E ky në fakt është edhe synimi i trajnerit Nagelsman, për të krijuar një kombëtare me lojtarë të rinj.

Të dy bëjnë 80 vite, Cristiano Ronaldo 39 e Pepe 41. Pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2024, mund të vijë edhe lamtumira e tyre nga kombëtarja portugeze, edhe pse asnjëri nga të dy nuk e ka zyrtarizuar largimin.

Ronaldo, është njeriu i rekordeve me kombëtaren e Portugalisë. 30 ndeshje në finalet e evropianëve dhe 14 gola, por vjen edhe hera e parë pa shënuar asnjë gol, që i përket euro 2024.

Ai e ka pranuar se Evropiani i tij i gjashtë, do të jetë i fundit teksa po i afrohet edhe fundit të karrierës së tij vezulluese. Tani ai është 39- vjeç dhe të mendosh se mund të luajë në botërorin 2026, duket e pamundur.

Ndërsa Pepe që ka luajtur 23 ndeshje me kombëtaren portugeze, mosha e tij 41-vjeç në euro 2024, përbën edhe një rekord për të gjithë evropianët.

Historia ka treguar se yjet në perëndim duhet t’u hapin rrugë yjeve në lindje. Si Gjermania dhe Portugalia, kanë nevojë për frymë të re dhe talentet nuk mungojnë.

The post Fundi i një epoke, yjet e futbollit që nuk do t’i shohim më në Europian appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm yje në futboll, njihuni me bizneset e lojtarëve
Përveç pagës dhe të ardhurave të majme nga sponsorizimet, yjet e futbollit si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Gerard Piqué ndajnë një pjesë të të ardhurave të tyre për të zhvilluar bizneset, duke menduar kësisoji për pasi “t’i varin këpucët në gozhdë”.

Qoftë me përfshirje më të madhe apo më të vogël, sipas rastit, në përditshmërinë e kompanive të tyre, kapitali i yjeve të futbollit është i pranishëm në shumicën e sektorëve ekonomikë.

Cristiano Ronaldo

Nënshkrimi i kësaj vere i Manchester United ka shfrytëzuar potencialin e markës së tij personale për të rritur biznesin në një larmi fushash. Nga njëra anë, ai është bërë partner me “American Crunch Fitness” për të hapur midis 100 dhe 150 palestrave në Spanjë dhe midis 50 dhe 75 të tillave në Portugali. Përveç kësaj, portugezi është zgjeruar këtë vit në sektorin e turizmit spanjoll përmes kompanisë “Pestana CR7 Lifestyle Hotels”, e krijuar së bashku me biznesmenin Dionisio Pestana, me hapjen e një hoteli në Gran Via.

Kjo markë tashmë kishte zbarkuar në Madeira dhe Lisbonë, por dëshiron ta bëjë këtë së shpejti në Nju Jork dhe Marrakech. CR7 gjithashtu ka zgjedhur biznesin e mbjelljes së flokëve duke blerë 50% të “Grupo Insparya”, një firmë që përbën 85% të tregut portugez të transplanteve të qimeve të kokës. Ai hapi klinikën e parë në Madrid në vitin 2019 dhe këtë verë një e dytë filloi të funksionojë në Marbella.

Leo Messi

Lojtari i ri i PSG është pronari i zinxhirit të hoteleve “MiM”, i cili në fillim të verës kishte pesë ndërmarrje, pasi bleu “Casa Canut” në Andorra. Më parë, ky rrjet hotelesh kishte zbarkuar në Sitges, Ibiza, Mallorca dhe Baqueira. Para se të hynte në botën e hoteleve, Messi vuri bast pa shumë sukses në restaurimin dhe hapjen e një ambienti prej 1.000 metrash katrorë në zemër të Barcelonës, në vitin 2016, por që duhej ta mbyllte pas dy vitesh. Në vitin 2019, një dyqan luksoz i këpucëve, që gruaja e tij promovoi së bashku me gruan e Luis Suárez, gjithashtu nisi aktivitetin.

Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, ​​i cili përfitoi nga pushimet më 2017 për të shkuar në Harvard e për të marrë një diplomë master në sport dhe argëtim, është i përqendruar në rritjen e kompanisë “Kosmos”. Pasi krijoi Kupën e re Davis në vitin 2019, ai gjithashtu ka hyrë në botën e televizionit. Së bashku me “Enjoy Television” ka blerë të drejtat e transmetimit për ligën franceze të futbollit, mes sukseseve të tjera.

Piqué, i cili gjithashtu ka aksione në markën e syzeve të diellit “Kypers”, kohët e fundit njoftoi se do të ketë një ekip “eSports” në “Super League” të “League of Legends”. Ky bast i ri do të vihet së bashku me transmetuesin Ibai Llanos, me të cilin tashmë është bashkuar për të transmetuar Kupën e Amerikës përmes Twitch.

Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi spanjoll menaxhon shumë prej bizneseve të tij përmes “Sermos32”, një kompani që filloi aktivitetin para se të nënshkruante me Real Madridin më 2005. Angazhimi kryesor i Ramos përfshin sektorin e pasurive të paluajtshme përmes “Desarrollos Inmobiliarios Los Berrocales” (DILB), i cili planifikon të ndërtojë 22.000 shtëpi me një makro-operacion urban në juglindje të Madridit. Kalërimi ka qenë një fushë që i ka siguruar dividentë të mirë mbrojtësit qendror andaluzian. Në fermën e tij në “Bollullos de la Mitación” (Seville), ai ka 44 hektarë për të rritur kuaj të racës së pastër.

David Beckham

Ai nuk ishte i kënaqur me shumat stratosferike të parave, që siguroi midis futbollit dhe modës gjatë karrierës profesionale. Që kur “i vari këpucët në gozhdë”, ai ka siguruar të ardhura të qëndrueshme vjetore falë operacioneve të mira të kryera nga “DB Ventures”, firma përmes së cilës menaxhon investimet dhe të drejtat e tij tregtare. Një nga kompanitë në të cilat Beckham ka një pakicë aksionesh është “Cellular Goods”, e cila prodhon produkte për kujdesin e lëkurës dhe përshpejtimin e rimëkëmbjes së sportistëve.

“DB Vetnures”, gjithashtu zotëron 10% të “Lunaz Design”, një kompani angleze me qendër në Silverstone, kushtuar elektrizimit të modeleve klasike automobilistike britanike si Rolls-Royce, Range Rover, Bentley dhe Jaguar. Beckham ka një ekip ekip futbolli, Inter Miami (MLS).

Zlatan Ibrahimovic

Basti i tij i fundit ka qenë tenisi. Në Suedi ka hapur katër qendra dhe planifikon të ndërtojë një tjetër në Milano. Gjatë kohës së tij në PSG, ai hapi kompaninë “Ciroo” së bashku me Verratti, Maxwell dhe Sirigu. Gjithashtu, ka investuar në prodhimin e tullave, ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave në Itali, Suedi e SHBA. /albeu.com/

The post Jo vetëm yje në futboll, njihuni me bizneset e lojtarëve appeared first on Albeu.com.