Xhevdet Plaku Archives - Albeu.com

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë, do të njihen me masat e sigurisë
DURRËS– Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët janë dërguar në ambientet e Gjykatës së Durrësit nën masa të rrepta sigurie me praninë edhe të FNSH.

Ata do të dalin para gjykatës dy ditë pasi u arrestuan teksa po drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Të arrestuarit janë Xhevdet Plaku, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega). 44-vjeçari Xhevdet Plaku është i njohur si kapo i drogës me 25 identitete.

Ai u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat. 44-vjeçari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.

Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe duke përfituar nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri kur doli një paradite të janarit të këtij viti për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më.

Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Ai dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës.

Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai u arrestua për vrasjen e një bashkatdhetari, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk.

Më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali.

44-vjeçari është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e një shqiptari tjetër në qershor 2003 në Durrës.

Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”.

43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024.

Policia thotë se 39 vjecari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim. Dy vëllezërit, sipas të dhënave në QKR, janë pronarë të disa bizneseve.

The post Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë, do të njihen me masat e sigurisë appeared first on Albeu.com.

U arrestuan në Durrës bashkë me Xhevdet Plakun, vëllezërit Xhani dyshohet se organizuan vrasjen e Bujar Nasufi
Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se profili i AND i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasje, do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi, për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme.

Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim Gjykata, u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, Prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.

Bujar Nasufi, u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin.

Më herët, Voltan Xhani, ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodol në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.

Ndaj tij u ngritën akuzat krjim i kushteve për të kryer vrasje dhe trafikim mjetesh motorike. Prokuroria Shkodër, po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit kishte përplasje për çështjet e trafikut të drogës.

Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mori fund mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.

The post U arrestuan në Durrës bashkë me Xhevdet Plakun, vëllezërit Xhani dyshohet se organizuan vrasjen e Bujar Nasufi appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku, u kap me disa persona në një lokal
Këtë të premte, aksioni i zhvilluar nga forcat speciale RENEA dhe Policia e Shetit, ka çuar në pranga Xhevdet Plakun, i njohur ndryshe me nofkën “Akili”.

Plaku është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i njohur për arratisjen e tij nga burgu në janar të këtij viti.

Pas arratisjes, Xhevdet Plaku besohej se fshihej në Durrës.

Gjithashtu, ai ka qenë shënjestër e një antentati që më pas mbeti në tentativë.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë.

Po ashtu, janë gjetur armë zjarri pa leje./Oranews

The post Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku, u kap me disa persona në një lokal appeared first on Albeu.com.

Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku
Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, 44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku, është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për një arratisje të heshtur, pa spektakël, por dukshëm e studiuar me përpikëri. Xhevdet Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin.

Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin.

Policia italiane ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, pyej, shtëpi të braktisura dhe shtigje rreth burgut Barcaglione, por, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Për hetuesit, gjithçka tregon për një arratisje të planifikuar. Plaku duket se ka pritur momentin e duhur dhe është është mësuar të jetë në arrati: ai di si të lëvizë, si të përzihet dhe kjo është shqetësuese.

Me siguri ka pasur dikë jashtë që ishte gati ta ndihmonte. Ndoshta një makinë të fshehur pranë burgut, ose një rrjet kontakti që është aktivizuar në momentin e duhur.

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapi në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, një plumb në kokë për një bashkatdhetar, si pjesë e një grindjeje mes bandash.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Plaku ishte ekstraduar nga Italia në Shqipëri për shkak se dyshohej se ishte autori i vrasjes së Saimir Sinës më 11 qershor të vitit 2004, ngjarje për të cilën, fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj burg.

Vrasja ndodhi në lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, e gjitha pasi Sina duke e ditur se Plaku kishte të dashur shtetasen Nertila K., e duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i kishte propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për ta bashkuar me të dashurin.

Vajza e kishte pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord. Vajzën e dërguan në Romë, ku edhe e kishindetyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre.

Megjithatë e reja ia ka dalë që të rikthehet në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Për trafikimin e të resë, Gjykata e Durrësit dënoi me 1 vit e 6 muaj Saimir Sinën, ndërsa Plaku ku ka marrë vesh se çfarë ndodhi me të dashurën e tij vendosi që të merrte hak. Viktimën e kishte mbajtur në vëzhgim dhe vetëm 3 ditë pasi kishte dalë burgu e qëlloi për vdekje fare pranë banesës së tij në Spitallë të Durrësit. 22-vjeçari Saimir Sina, u qëllua me tre plumba nga të cilët gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dëshmitarë të vrasjes kanë qenë të gjithë familjarët e viktimës, madje dhe vajza e tij e mitur. Gati 10 vjet pas ngjarjes, pas proceseve të shumta gjyqësore, më 22 shkurt 2013 Plaku u lirua për mungesë provash.

Më pas, u largua jashtë vendit, atje ku ngriti “perandorinë” e tij të trafikut të drogës. Ai ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë. Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’ ër atë më të ulët. Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Kohët e fundit, ai ishte arrestuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe po vuante një dënim dyvjeçar, pothuajse në përfundim të tij.

Atentati i dështuar me porosi të “Kep Arapit”

Në dhjetor të vitit 2023, SPAK zbuloi një atentat të dështuar ndaj Xhevdet Plakut. Sipas SPAK, porositës i planit për vrasjen e Xhevdet Plakut ishte Rexhep Rapi, i njohur ndryshe edhe si i forti i Sukthit. Ky i fundit donte të hakmerrej për vrasjen e një të afërmi të tij, Sali Rapi, në vitin 2010 në Itali. Kjo vrasje u dyshua se u krye nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër, por Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s më datë 04.04.2014.

Por, pavarësisht vendimit të kësaj gjykate, Rexhep Rapi ishte i vendosur të hakmerrej dhe kishte planifikuar edhe 3 herë atentat ndaj Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Pasi i dështuan 3 herë atentatet, konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, Rexhep Rapi krijoi një grup që do ta ndihmonin për ta ‘hequr qafe’ përfundimisht Xhevdet Palkun. Por edhe plani i katërt për eliminimin dështoi pasi ish-polici Dejvi Gjermeni hoqi dorë nga vrasja në momentin e fundit.

Rexhep Arapi e ka dhënë urdhrin për ekzekutim nga Holanda. Në ndihmë i ka ardhur ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019. Në këtë moment Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilit i ka treguar për orën kur do e lironte dhe i ka nisur një foto të tij. Informacionet ish-polici i Durrësit ia ka kaluar Algert Rapit, nipi i Rexhep Rapit dhe më pas janë organizuar për t’i zënë pritë objektivit.

Por, vrasja nuk ndodhi pasi ish-polici Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes “Whatsapp”, mund të zbulohej më vonë. Kështu, ai i ka thënë Algert dhe Rexhep Rapit të largohen sepse Xhevdet Plaku nuk ishte më në rajon pasi ishte liruar. Kjo ka bërë që të dy të largohen nga aty dhe plani të dështojë.

The post Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku appeared first on Albeu.com.