Xhevahir Lita Archives - Albeu.com

Bisedat në “SKY”/ Behar Bajri: Keni 100 mijë €, ndaji ti me gjykatësin mbyllni punën e vëllait, Xhevahir Lita: Bo bo si fliske ti, fshiji
Komunikimet në aplikacionin “Sky”, të zhvilluara mes kapo bandës së Shkodrës Behar Bajri dhe prokurorit të këtij qyteti, Xhevahir Lita, janë tejet tronditëse teksa, prokurori i çështjes flet hapur në telefon me të pandehurin e tij, duke bërë pazare deri në 100 mijë euro me qëllim heqjen e akuzave dhe lirim nga burgu.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi episode të tjera janë të regjistruara dhe ndërhyrje që i pandehuri Behar Bajri, i kërkonte prokurorit të tij, Lita, për lirimin e Eugen Vasos alias Brajoviq dhe personave të ndryshëm.

Bisedat me natyrë korruptive, janë zhvilluar vetëm 4 ditë pasi Behar Bajri, ishte liruar nga paraburgimi 313 në Tiranë nga gjyqtari S., i cili sipas SPAK dyshohet se ka marrë një sasi monetare deri në 5 milion lekë të vjetra, duke i zbutur në 29 qershor 2020 masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë Xhevahir Lita, kishte krasitur më parë të gjitha akuzat për vrasje, gjobëvënie, pastrim parash të Bajrit, duke lënë në këmbë vetëm “Organizim pa lejë të lojërave të fatit”, për të cilën ai dhe u dënua me disa muaj burgim.

Por indiciet e forta mbi përfshirjen në korrupsion të gjyqtarit Sokol Shehu, shtohen akoma dhe më tepër, kur Behar Bajri, i sapo dalë nga burgu i ofron 100 mijë euro prokurorit Lita që t’ia japi gjyqtarit, me qëllim të mbyllë dosjen dhe zhveshë nga masa e sigurimit “arrest në burg”, të vëllait të tij, Enver Bajri.

I dalë nga burgu, Behari problemin e tij e konsideronte të mbyllur, por në atë valë kërkonte të zgjidhte dhe problemin që kishte me drejtësinë vëllai i tij, Enver Bajri.

Enver Bajri, ishte në të njëjtën dosje penale me Beharin, pasi gjatë një hetimi të kryer nga Krimet e Rënda, ai dyshohej se ishte përfshirë si një nga anëtarët kryesorë të grupit “Bajri” në Shkodër.

Dhe mbi bazën e këtyre dyshimeve gjatë operacionit “Oaz”, Enveri është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në datën 21 shtator 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Behar Bajri, është liruar nga burgu në 29 qershor 2020 me vendimin Nr.307 të marrë në orën 10:00, duke caktuar “detyrim paraqitje” dy herë në javë të hënën dhe të enjte.

Një ditë më pas, në 30 qershor prokurori i çështjes Xhevahir Lita merr kontakt me të pandehurin e tij, Behar Brajoviq alias Bajri, i cili ka në përdorim Sky@EÇ TIV9E3, ku në orën 16:51:35 Behar Brajoviq i ka dërguar mesazhe Xhevahir Litës si më poshtë:

“…Daci vogel jam… ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”.

Xhevahir Lita e pyet se çfarë po bën dhe se ku ndodhet? Po ashtu ai orienton “dacin” se si do veprohet më tej, duke dërguar mesazhet si më poshtë:

“…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”.

Në orë 17:03:31 prokurori Xhevahir Lita dërgon Pëllumb Gjoka mesazhet: “…po bëni qef me Dacin më duket…eheeeee…a ju a ju… jeni të qetë tani…”.

Ndërkohë tre ditë më pas, në 3 korrik 2020 Behar Bajri i shkruan Xhevahir Litës, duke e pyetur për një porosi për një gjyqtar që kanë folur duke i thënë: “…si je ti mirë a po flet me atë si folmë…” dhe Xhevahiri ia kthen si më poshtë vijon:”…po po kam folë dje, ishalla mirë…”.

Behari i shkruan: “…mirë nuk dua thuaj gja gratis…”, kurse Xhevahiri ia kthen: ”…e di e di…”. Më tej Behari i thotë: “…po për punë të vllasë ça bahet, se kam hadh me ja kry dhe vllas. Si mendon ti ça duhet me ja dhanë këtij…”.

Por Xhevahiri ia kthen: “…ai nuk është atje, ai është akoma aty ku ishe ti (nënkupton burgun), nuk ka shku atje për atë vazhdon te ne akoma. Ai është shumë problem nuk kryhet…”.

Ndërsa Behari vijon duke mos hequr dorë duke i ofruar 100 mijë euro Xhevahir Litës, që këtë shumë ta ndajnë me gjyqtarin dhe të mbarojnë punë edhe për Enver Bajrin.

Behari:  “…zotni 100 mijë euro i ka të mi kyn dhe për vllanë dhe të mijat dhe ndaji ti me të a çat dush, kur të dush dhe 100 mijë euro i ke kur të dush. Rregulloji vetë me të ti, por du si mos na çajn nesër kush k***n me na këto histori. Fol me të vetë, nuk ke punë me kën, na e kena drejt për drejt bashkë…dhe kur të dush rrim i ditë për qef bashkë, hajm i drekë…”.

Xhevahiri ia kthen: “…bo bo ça flet, flasim kur të takohemi…ik ore mos fol ashtu, bo bo si fliske ti…të enjten në orën 10:00 mos harro ke me shku ku ishe…”(Nënkupton detyrim paraqitjen)…. “…E fshi këto sms e sotme se ia kemi futur kot…fshi tani në moment se harron”-i thotë Xhevahiri, Beharit, ndërsa ku i fundit ia kthen:”…hahaha ok, pa merak u kry i fshiva…”.

Kurse Xhevahiri e përshëndet: “…ik natën, rrofsh sa malet…”. “…Natën, natën, shyqyr si të kemi…”-ia kthen Behar Bajri.

Ndërkohë pasditen e datës 3 korrik 2020, Behar Bajri bisedon në “Sky” me biznesmenin Pëllumb Gjoka duke i thënë: “…fola me Xhevin dhe i thashë, ke dhe njëqind mijë për gjykatësin, i ndan i thashë ti me të a çat dush, du me kry i her e mir dhe mirë thuj atij gjyqtarit ndaq mos me vdek me kry punë i thashë, por mos i thuaj gja ti, ban demek si nuk e din…se i thashë dhe për punën e vllas me kry punë…”.

“…si i 100 mijë kot vëlla??, A e pe sa pak kanë ik deri tani. Iku kjo punë, për kyt çështje të rruajnë k***n… O vëlla jo aq shumë. A e pe sa pak kanë shkuar për tan atë dallgë, e ka pastru Xhevi…”, -i shkruan biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Ndërsa Behari ia kthen: “…po thashë të krym, vari lesht të paktën na bajn biografinë e mirë, se më tha për punë të vllasë jo kështu jo ashtu…e di ma vlla por thashë ta kryen dhe aj kurv fill e mos të na zgjasin kyt histori…”.

Kurse Pëllumbi ia kthen: “…nuk ka ca zgjat ma ai, nejse hap sytë ca sillet…” dhe Behari ia kthen:”…tash po pres dhe nja 3 ditë për punë të Tiranës…nuk bahet fjalë nuk dal hiq a don nej aparaturë me ta porosity si morra unë…?. Pëllumbi:Për ça është ajo aparatura, me blloku valt? Behari:”…për valë se është e mirë, për ku flet me kën nej makinë ambjentale nuk ka përgjime…”. Dhe Pëllumbi që i thotë:

”…e kam një të madhe…”.

Por në datën 7 korrik Behari i shkruan sërisht Xhevahir Litës duke i thënë: “…Po e kam veç ditë të enjte apo dy herë në javë, se kur dal me ta, kom me dalë me 5 makina… të paktën lenë një herë në javë…të shkoj vetëm të Enjten pra…” dhe Xhevahiri ia kthen: “…ke dy herë, por ti shko vetëm të enjten ose të hënën… ok…”.

Por Behari ka harruar dhe datat e seancave gjyqësore dhe në datën 7 korrik 2020 pyet Xhevahir Litën, duke i thënë:

”…a kam naj gjyq, ça më tha avokati…”, kurse Lita ia kthen:”…hahahah, jam që në mëngjes tu marë me këtë punë, me avokat e me gjithë miletin…”. “…E di edi, por ty ta kam lanë në dorë…”,-ia kthen i pandehuri Behar Bajri.

Sërish në datën 7 korrik, prokurori Lita dhe i pandehuri i tij, Behar Bajri flasin për muhabetin e lënë përgjysmë lidhur me korruptimin e gjyqtarit që liroi Behar Bajrin, por tashmë duhet zgjidhur dhe mbyllur dosja e vëllait, Enver Bajri.

“…A fole me të, që të krym punë e ti jap ato…?”-i thotë Behari. Ndërsa Xhevahiri ia kthen:”…kam dashtë me i pregatit që të mos dështojmë, jam marrë me avokatin…”.

Kurse Behari ia kthen: “…po e di, të kam shok e mik dhe nuk ta harroj, inshallah nuk bahesh për mu se si me kën për vëllanë tem eci…”.

Ata flasin dhe për punën e zgjedhjes së çështjes në themel që ishte hapur në prokurorinë e Shkodrës, dhe për të mos zvarritur çështjen hetimore, duhet të kryheshin disa veprime si marrja në pyetje e verifikime shtesë.

Për një moment Xhevahiri i shkruan në 13 korrik Beharit:

”…desha ta mbyll unë se mund të transferohem, e ngel pastaj e nuk ta bën kush…problem është më shumë te ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin, se ty pot ë kaloj, nuk është punë telefoni duhet me dhënë deklarim të shikojë mundësinë të vijë…”,-  Behari ia kthen: “…po nesër po të mer aj ty dhe po ja pres biletën e të vij, për punë të vllasë po vjen ai se më thanë kam fol me ty në telefon…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Behar Bajri: Keni 100 mijë €, ndaji ti me gjykatësin mbyllni punën e vëllait, Xhevahir Lita: Bo bo si fliske ti, fshiji appeared first on Albeu.com.

Dosja ”Metamorfoza”/ Shtyhet seanca, mungonte Xhevahir Lita dhe avokati i tij
Shtyhet seanca e parë paraprake e dosjes “Metamorfoza”, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Seanca e radhës u la më datë 24 maj ora 10.00, për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe të avokatit të tij Arben Nela.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për disa të pandehur, ndërkohë që ndau çështjen për disa të tjerë.

SPAK do të përfaqësohej në seancën e sotme nga dy prokurorët e saj, Altin Dumani dhe Arben Kraja, të cilët ishin të pranishëm.

Dosja ‘Metamorfoza’ u mbyll vetëm pak ditë më parë, ku SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë.

Në këtë listë bën pjesë dhe ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili prej afro dy vitesh rezulton i humbur pa gjurmë.

The post Dosja ”Metamorfoza”/ Shtyhet seanca, mungonte Xhevahir Lita dhe avokati i tij appeared first on Albeu.com.

Mbyllet “Metamorfoza”! Nën akuzë Behar Bajri e Pëllumb Gjoka. Veçohet hetimi për Ervis Martinaj
SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të dosjes Metamorfoza të identifikuar nga bisedat në aplikacionin SKY teksa porosisin apo dështojnë për të eliminuar kundërshtarët.

Akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës.

Po ashtu ish-shefit të operacionales Oltion Bistrit të cilit i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, por i adresohet vepra e korrupsionit.

Njëherazi ish-zyrtarit tjetër të policisë Ardit Hasanbegaj që në mbyllje të hetimeve dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.

I akuzuar përfundoi edhe ish-prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita.

Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë ende në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin. Burimet pranuan se ka edhe disa fraksione të tjera të dosjes Metamorfoza, referuar bisedave të zbardhura nga aplikacionet SKY dhe Enxhro , që janë veçuar derisa të mbërrijnë letërporositë, sipas TCH.

Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që komunikon me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore , SPAK hoqi akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Ish-prokurori Lita ka pranuar që përdorte aplikacionin SKY, por nuk jepen më tepër detaje mbi rrëfimin e tij.

Hetimet e Metamorfozës kulmuan mbas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, prej nga ku rezultoi në dhjetëra biseda se si Bajri komunikonte me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit në interes të Martinit.

Nga ana tjetër bisedat tregojnë se ky i fundit garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan.

The post Mbyllet “Metamorfoza”! Nën akuzë Behar Bajri e Pëllumb Gjoka. Veçohet hetimi për Ervis Martinaj appeared first on Albeu.com.

“Kodi i Panikut”, gazetarja tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka në rrjetin Sky
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin Top Story ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.

Ajo shpjegon se personazhet e krimit të cilët mund të jenë të arrestuar ose ende në kërkim përdornin një kod 6 shifror që përbëhej nga numra dhe shkronja kapitale, në vend të emrave.

“Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave, të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është (në ekranin në studio) MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë. Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin. Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme.

Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin, por në server po. Kishte aplikacion që nëse nuk e hapje për një aftat kohor që ti e vendosje, llogaria ishte e papërdorshme. Behar Bajri ka pasur dy Sky, dy llogari, ndoshta për këtë pinin e panikut është e papërdorshme. Mes tyre ata mund të komunikonin vetëm përmes mesazheve dhe nuk mund të dërgonin video. Telefoni i përdorur për Sky ishte i përpunuar që mos të kishte audio, kamera aktive, po ashtu dhe shërbimin GPS, telefoni që kishte këtë program nuk mund të aksesohej në këto”, tha Bezat./tch

The post “Kodi i Panikut”, gazetarja tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka në rrjetin Sky appeared first on Albeu.com.

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, apeli i GJKKO lë në burg të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’.

Pas hekurave janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i dyshuar për veprat penale të urdhërimit të vrasjes, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal etj.; ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita; ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri; ish-efektivin Ardit Hasanbegaj; shoferin e biznesmenit Gjoka, Edmond Preka. Astmer Bilali nuk ka qenë mes të akuzuarve që kanë bërë ankimim për masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 31.08.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim Pëllumb Gjoka, Xhevahir Lita, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Oltion Bistri, ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Pëllumb Gjoka.

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Xhevahir Lita.

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Ardit Hasanbegaj.

– Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Edmond Preka.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari Oltion Bistri dhe mbrojtësi i tij, ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjatë operacionit policia ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

Behar Bajri Brahovic

Ervis Martinaj

Pëllumb Gjoka, arrestuar

Denis Bajri Brahovic

Edmond Preka, arrestuar

Klaudio Haka

Prek Kodra

Ardit Hasanbega, arrestuar

Aleks Ndreka

Arsat Bashli

Bardhyl Mavraj

Elion Hato

Astmer Bilali, arrestuar

Oltion Bistri, arrestuar

Xhevahir Lita, arrestuar

The post Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, apeli i GJKKO lë në burg të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” appeared first on Albeu.com.

Apeli shtyn vendimin për protagonistët e “Metamorfozës”, avokati i Gjokës: Duhen prova konkrete
Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka shtyrë për në datën 31 gusht seancën lidhur me 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Seanca e cila nisi ditën e sotme në orën 10:00 zgjati rreth 3 orë.

Asnjë nga të arrestuarit, biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan nga avokatët.

Avokatët e tyre deklaruan se nuk mund të merren prova nga “Encrochat” pasi nuk parashikohet me ligj.

Sipas tyre nuk është e drejtë që të qëndrojnë në burg me provat e “Encrochat”.

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

“Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm”,  tha Manjani.

Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash.

Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze, belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente  vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Klenthi Musabelli një ish punonjës i policisë së burgjeve.

Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua.

Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit ndaj të ciliut rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

The post Apeli shtyn vendimin për protagonistët e “Metamorfozës”, avokati i Gjokës: Duhen prova konkrete appeared first on Albeu.com.

“Metamorfoza”, protagonistët e dosjes franceze kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO-së
Gjykata e Posaçme e Apelit ditën e sotme do të shqyrtojë kërkesat e bëra nga të arrestuarit gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Nën hetim janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, Drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe të tjerë, të cilët kanë kërkuar lirinë në Apel.

Seanca ka nisur në orën 10:00, ndërsa bëhet fjalë për një seri të gjatë përgjimesh të realizuara nga autoritetet franceze, ku janë zbardhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, kryesisht të ndodhura në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.

Tre protagonistët në fjalë rezultojnë në hetime si bashkëpunëtorë të disa prej emrave të njohur të botës së krimit shqiptar, si Behar Bajri dhe Ervis Martinaj.

Vendimi i GJKKO

Me 29 korrik, Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë arrest me burg për 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, mes të cilëve emra të njohur të botës së krimit, policisë, biznesit dhe drejtësisë.

Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu, GJKKO ka vendosur të lërë të pandryshuar dhe masën e sigurisë për 9 personat e tjerë të shpallur në kërkim, shtetasit: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

Seanca e 1 muaji me pare u ndërpre për dy orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes.

The post “Metamorfoza”, protagonistët e dosjes franceze kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO-së appeared first on Albeu.com.

Dosja Nr.456 që zhveshi nga akuzat Oruçin, SPAK hije dyshimi për Litën e gjyqtarët. Pushoi çështjen 3 muaj pasi shkoi në Kukës
Një dosje që mban Nr.456 në prokurorinë e Kukësit, pritet të bëhet objekt i verifikimeve nga prokuroria e posaçme SPAK, pasi roli i drejtuesit të prokurorisë Xhevahir Lita dhe zv/drejtueses Enkeleda Hoxha,(aktualisht drejtuese) është mjaft i dyshimtë.

Çështja flet për protagonizmin e ish-Kryetarit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, në një ngjarje kriminale, që ka sjellë rrezikimin e jetës së punonjësve të policisë, të cilët shkuan për ta arrestuar.

“Ora News” mëson se patrulla e policisë u përball në Janar 2021 me rezistencë, dhunë dhe përdorim të armëve të një grupi personash si Abedin Oroçi, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Petrit Oruçi, Besmir Muçmata, Ermir Markaj, Zekria Shehu dhe Behar Duraku.

Si rezultat i kësaj rezistence, objektivi i aksionit policor, Oruçi, ka mundur të largohet duke mos u arrestuar. Ndërsa disa prej policëve u lënduan gjatë përleshjes.

Në 14 Janar 2021 Gjykata e Kukësit vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Oruçin, ndërsa për 7 personat e tjerë gjykata miratoi masën detyrim paraqitje.

Hija e dyshimit për implikim në veprime korruptive të dy prokurorëve dhe dy gjyqtarëve të Kukësit, është ngritur pas shuarjes së masës së sigurisë arrest në burg për Abedin Oruçin si dhe pushimin e menjëhershëm të akuzave për 7 personat e tjerë.

Këto veprime janë kryer sapo në Kukës, ka shkuar drejtues prokurorie Xhevahir Lita, i cili brenda një periudhe 3 mujore ka zgjidhur dosjen penale nr.456 në favor të Oruçit dhe grupit të tij që sulmoi dhunshëm policinë.

Lita mori detyrën si drejtues i prokurorisë së Kukës në datën 5 korrik 2021, pas arrestimit për korrupsion nga SPAK të drejtuesit të mëparshëm të kësaj prokurorie, Edmond Kariqi.

Ndërsa në muajin Shtator ai ka vendosur të pushojë dosjen penale për Oruçin dhe 7 të tjerët, dhe kërkesa e tij për pushim drejtuar gjykatës është miratuar nga gjyqtari Sami Ujkashui në 18 Tetor 2021.

Oruçi, kërkohej nga policia dhe prokuroria e Kukësit për “Mbajtje pa lejë të armëve”,”Kanosje për shkak të detyrës”, “Ndërtim pa lejë” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”.

Në 14 qershor 2021, Abedin Oruçi nga arratia kontrakton përmes një prokure ligjore avokatin e Behar Bajrit, Sokol Tahiraj, me qëllim që ky i fundit të ishte mbrojtësi ligjor në dosjen penale të rregjistruar në Kukës.

Mirëpo edhe pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në Korrik 2021 vendosi të largojë Xhevahir Litën nga prokuroria e Shkodrës, duke e emëruar në Tiranë dhe më pas duke e caktuar si drejtues prokurorie në Kukës, lidhjet me Behar Bajrin dhe biznesmenin strategjik, Pëllumb Gjokën, Lita nuk i ka shkëputur.

Për prokurorët e SPAK, këto lidhje të vërtetuara në dosjen “Metamorfoza”, dyshohet se kanë influencuar dhe në pushimin e menjëhershëm të dosjes kundër Oruçit, i cili për një periudhë 4 mujore, deri në pushimin e dosjes u mbrojt nga avokati i Behar Bajrit.

The post Dosja Nr.456 që zhveshi nga akuzat Oruçin, SPAK hije dyshimi për Litën e gjyqtarët. Pushoi çështjen 3 muaj pasi shkoi në Kukës appeared first on Albeu.com.

Përgjimet në “SKY”, prokurori Lita dhe oficeri “L” udhëzonin Eljo Haton çfarë të dëshmonte për vrasjen e Pepajt: Mos u merrni me E.M, është i poshtër dhe kundra jush
Manipulimi  i provave, duke trukuar dëshmitë, zhdukur proces-verbale përgjimi dhe pushimin e akuzave për personat pjesëmarrës në tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër, ka nxjerrë qartë implikimin jo vetëm të prokurorit Xhevahir Lita por dhe të shefit të hetimit të krimeve të rënda në Shkodër, me inicialet “L”.

Roli i oficerit “L” del zbuluar gjatë komunikimeve që kryen Eljo Hato me Xhevahir Litën dhe më pas Lita me Bardhyl Bajrin, ku nga bisedat “L” premton zhdukjen nga dosja të një përgjimi, ku të dyshuarit flasin për Bardhyl Bajrin dhe zhvillon takimin me palët e interesuara duke i orientuar se çfarë duhet të deklarojnë kur ai t’i marrë në pyetje.

Bardhyl Bajri, del në këtë çështje si ndërmjetës, pasi djali i xhaxhait të tij, Behar Bajri kishte biseduar në fillim me Xhevahir Litën që të ndihmonin personat në këtë ngjarje kriminale dhe se Bardhyli, do ishte njeriu që do mbante komunikimin në vijim me Xhevahir Litën.

Në dosje del se oficeri “L” sugjeron dhe jep këshilla që Eljo Hato, pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj Taulant Pepaj të mos dalë dhe të qëndrojë dhe pak kohë i fshehur.

Në çështjen “Metamorfoza”, jepet një tablo e qartë se çfarë masakre hetimore është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj.

Këto veprime sinkronizuese vijnë menjëherë sapo një oficer tjetër me inicialet E.M, ka marrë në pyetje Taulant Pepaj, të cilin E.M gjatë fazës së dhënies së dëshmisë e ka kuptuar se nuk po tregonte të vërtetën dhe e ka paralajmëruar se rrezikonte deri në 6 muaj burgim.

Lita orienton anëtarët e grupit Bajri që të mos merren me oficerin E.M, pasi është i poshtër dhe kundra tyre, por të takojnë “L”.

Pas përfundimit të pyetjes së Taulant Pepaj,oficeri E.M, i ka thënë Pepaj se do thirej sërisht në polici, ku këtë herë do pyetej nga shefi i krimeve të rënda.

Teksa ka dalë nga policia Taulant Pepaj, njofton në telefon “SKY” Bardhyl Bajrin mbi situatën dhe më pas Bajri, hyn në komunikim me Xhevahir Litën, duke i thënë se: “…një oficer E, e paska marrë në pyetje dhe i ka thanë do të marrin prap shefi krimeve të randa…Po s’ka lidhje vëlla se si ka mshef gja. Ai i ka thënë po rejte në këto dëshmi do 6 muj burg këto fjal ke. Por Pepa i ka thanë sepse kështu është krejt puna…”.

Nga ana tjetër Xhevahir Lita, i përgjigjet Bajri duke i treguar se: “…është shumë i poshtër…është kundra jush…”.

Më pas Bardhyl Bajri i bën me dije Xhevahirit se një shoku tij, i cili dyshohet po i njëjti që ka komunikuar datën 3 mars 2021 nëpërmjet aparatit SKY të Arsad Bashlid, do takohet me oficerin “L” se oficerin tjetër “E” nuk e njihte.

Në orën 20:30 Bardhyl Bajri, pasi “shoku tij” është takuar me oficerin “L”, vë në dijeni edhe Xhevahir Litën, duke i dërguar mesazhe: “…Të hënën e paskan lanë për të pyetur Bashlin, se e takoj ky shoku para një ore atë dhe i tha që 2 pytje i kam ba këti Pepës dhe Bashlin e kemi për të hënen i ka thënë….Po për Haton i kishte thën të rrijnë edhe do dit i m’shefun…mos dali…”.

Xhevahit Lita, lidhur me pyetjet që i janë bërë nga policia gjyqësore Taulant Pepaj i shkruan Bajrit:

“…shumë mirë se dy pyetjet ua kam dhënë unë me ja bo…ua kam pasë shkruar në letër…….ky Pepa më duhet, se “kanosja” është me heqje dore…nëse heq dorë nga ankimi pushohet për “kanosjen” dhe i ngel vetëm armbajtja…”.

Por në datën 5 mars 2021, ditën e premte Xhevahir Lita komunikon me Bardhyl Bajrin dhe i shpreh shqetësim se një nga personat që ndodhen në përgjim telefonik po flet dhe i kërkon ta ndalojë, shkruan Ora News.

Bëhet fjalë për Kolec Markun, personin që ndodhej në makinë me Taulant Pepaj, i cili flet gjatë në telefon me persona të tjerë duke i treguar se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin personat.

Lita i dërgon mesazhe Bardhyl Bajrit se:”…naloje pak…po flet ai qe ka qënë me Pepën…e ka lidhë në shtyllë…kapja tel e thyja kokës…jepni një telefon tjetër…mos flisni në telefon me të……ai tjetri që ka qenë me të….”.

Pas kësaj, Bardhyl Bajri komunikon me Taulant Pepaj i cili përgjigjet në me mesazhe “….Po mar vlla pa merak…Po e takoj unë…..Po e takoj unë…Nuk ban gja me dashje o vlla, i thashë un i kam mbyll ato punë. Ato djemt s’të njofin hiç…Kanë dalë për halle të veta ti qëllove rastsisht…Po s’kan pas punë me ty….Po e takoj e flas me të e po i tham, mos fol gja telash as kërkund…”.

Ndërkohë Bardhyl Bajri njofton Xhevahir Litën që kanë thirrur “Bashlin” dhe të atin me u paraqit të Hënën, si dhe i dërgon foto të një fletë-thirrje të datës 3 Mars 2021 të oficerit të policisë gjyqësore E.M për thirrjen e Fatmir Bashlit dhe Arsad Bashlit, për tu paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Xhevahir Lita, nuk humb kohë dhe i kërkon Bardhyl Bajrit që të takojë sërisht oficerin “L” dhe kur Lita pyetet nga Bajri, “…nëse ka mundësi arrestimi…?, Lita ia kthen që mirë do ishte të ishte i pranishëm gjatë marjen në pyetje edhe “L”. Në rast se nuk është “L” mos të paraqiten personat në polici ditën e hënë.

Bardhyl Bajri e pyet nëse ka mundësi të arrestohen nëse nuk ndodhet “L” aty dhe Xhevahir Lita, i lë porosi duke i dërguar mesazhe:

“…ai Bashli të thotë kujt ia ka dhënë makinën…ia kam dhënë Xenit të thotë…ku ja ka dhënë në çfarë ore…që në mëngjez…të datës x…ku ke qënë… atë ditë…në shtëpi…e kujt është makina të thotë e imja ok…”.

Pas bisedës me Xhevahir Litën, Bardhyl Bajri i dërgon mesazhe Arsad Bashlit dhe i tregon se çfarë duhet të deklarojë para policisë gjyqësore sipas porosisë së Xhevahir Litës.

Në linjën e komunikimit me Bardhyl Bajrin është dhe një person ende i paidentifikuar që ka njohje me oficerin “L” dhe bisedon me Bajrin përmes telefonit “SKY” të Arsad Bashlit. Biseda zhvillohet pasi personi është takuar me “L” dhe ky i fundit e ka informuar për hetimet. Ndërsa personi i ka hedhur dhe një sasi parash në makinë.

Personi që përdor aparatin e HIZOKF të Bashlit i tregon Bardhyl Bajrit, që do thirret Arsadi, makina e tij e blinduar do mbesë në kërkim dhe për punën e xhaketës së Hatos, po kryhen hetime në marrjen e AND-së dhe gjurmët.

Bardhyl Bajri i thotë personit: “…A i the që ashtë shum mirnjohës për mu, demek që ta kuptoj e që kafen ja kena dhanë me qefin ma të madh…”- ku dyshohet që flitet se lidhur me veprimet hetimore në favor të personave të përfshirë në ngjarje janë dhënë para për ti lehtësuar pozitat.

Personi që po përdor aparatin e Bashlit i përgjigjet: “… Nuk nigjote vlla gjall… Me i marr, ja kam hell në makinë e kam ik, kur të kryj pun flasim……Vallahi nuk nigjote…S’donte me i marrë vallahi….Ja hella aty e ika… Tu i ba be…”.

Më pas i tregon edhe për deklaruesit që do pyeten në lidhje me ngjarjen: “…Pepën e kryn ai…Se di po shkruj nesër….Për Bashlin…”.

Për shkak të pagesave në polici dhe prokurorinë e Shkodrës, grupi Bajri ka mundur të pushojë hetimet për Eljo Haton, Arsad Bashlin, Sehar Xhenje si dhe të ndryshojë akuzat për Shkëzen Xhenjen nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”, duke u dënuar me 3.8 vite burgim.

Në dosjen hetimore flitet dhe për mbëritjen nga Kroacia në Shqipëri të një “Benz-Mercedezi” i blinduar që e kishte porositur Eljo Hato. Futja në Shkodër do realizohet përmes një pike të kalimit kufitar me Malin e Zi, dhe se Eljo Hato i thotë Bardhyl Bajrit, që makinën do e zhdoganojnë duke bërë letrat sikur është mjet i zakonshëm dhe jo i blinduar.

Personat në komunikime

Behar Bajri          Kodi                       9E6STL

Xhevahir Lita      kodi                       MHSE7L

Eljo Hato              Kodi                       TFQL4R

Bardhyl Bajri       Kodi                       2Q4RSM

Arsad Bashli        Kodi                       HIZOKF

Behar Bajri          Kodi                       9E6STL

The post Përgjimet në “SKY”, prokurori Lita dhe oficeri “L” udhëzonin Eljo Haton çfarë të dëshmonte për vrasjen e Pepajt: Mos u merrni me E.M, është i poshtër dhe kundra jush appeared first on Albeu.com.

“Rri rehat, më 11 qershor del”, detaje të reja nga dosja e SPAK, si u lirua nga burgu Behar Bajri
Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja “Metamorfoza”, ku janë lëshuar 15-urdhër arreste nga SPAK, 6 nga të cilët janë ekzekutuar.

Rasti në fjalë ka të bëjë me grup kriminal të strukturuar, që akuzohen për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Në dosje janë zbardhur biseda të prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin, me të cilin kishte bashkëpunuar disa herë, për ta liruar nga paraburgimi.

Kjo bëhej në këmbim të përfitimeve të paligjshme të shumave monetare, ndërkohë që Bajri akuzohet për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 9 gusht të vitit 2020.

DOSJA

Me datë 08.06.2020 prokurori Lita komunikon me dikë dhe pohon se “Bardhi” e ka vënë në dijeni që më 7 qershor do të mbahej gjyqi për Bajrin, dhe se t’i thoshte atij që; të rri rehat pasi të enjten, 11 qershor, del. Lita i çon një mesazh;”…Po fola me Bardh me tha qe ja kam thon qe dje qe po shtyhet…Dhe do ja len enjte…Bardhi me tha i kam then shoqes lop…Dhe Bardhi tha qe; thuj terri pa merak se del te enjten…Te enjten thu del…C dosje tjer me shok se skan cbjen…Se te kishin se leshonin asmer….”.

Në lidhje me bisedat e kësaj date, rezulton se më datë 8 qershor, në Gjykatën e Apelit Shkoder është shqyrtuar ankimi Behar Brajoviq dhe kjo seancë në Gjykatën e Apelit është shtyrë për në datën 11.06.2020 ora 1150 për shkak se ndodhej në kushtet e mos formimit të trupit gjykues të përbërë nga Selim Kryeziu relator, Valbona Vata anëtare dhe anëtar Aleks Nikolli cili ka qenë me raport mjekësor.

Dyshohet se Bardhyl Mavraj djali i xhaxhait të Behar Bajrit, ka njoftuar Jorida Muratin për shtyrjen e seancës gjyqësore. Gjatë vazhdimit të kësaj dite, ai çon një sms; “…ajo nga i ka ardhe me te future…a ke bere gje se nuk po shoh pozitivitet…al qe me the mua se po shkoje takoj ika bere bisht i kishte thene atij shokut tim ka problem…”. Ne këtë datë Mavraj flet për një çështje tjetër gjyqësore dhe mundohet t’i japë shpjegim për ecurinë e kësaj çështje, duke i dërguar mesazhet “…Lazri ka kerkuar koh… Ka marr raport Lindita…Ne trup esht Aleksi qe ka marr raport…Lindita qe mori raport..”.

Po ashtu Mavraj flet dhe për një akt ekspertimi balistik krahasues dhe dërgon një mesazh: “…akti i ekspertimit qe nuk kuptohej e kane bere te pakuptueshem…” dhe “Qe gëzhojat jane te qitura nga e njejta arme…Nuk eshte e vertet… Vetem nese e kane manipuluar. Sepse sistemi ben krahasimin automatik te gezhojave…Si shenjat e gishtave…”.

The post “Rri rehat, më 11 qershor del”, detaje të reja nga dosja e SPAK, si u lirua nga burgu Behar Bajri appeared first on Albeu.com.