Xhacka Archives - Albeu.com

Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkesë KQZ: Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave
Socialistja Blerina Gjylameti i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së.

“Më vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, ka shkruar ajo.

The post Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkesë KQZ: Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës, VOA: Maxhoranca dhe opozita lexime të kundërta
Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e tij mbi përplasjen mes parlamentit shqiptar dhe Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në disa paragrafë Komisioni e thekson qartazi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar dhe nuk mund të kushtëzohen me votimin në parlament.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes që i është dërguar nga parlamenti, nëse deputetët mund të detyrohen të votojnë pro ose kundër një çështjeje, ndonëse thekson qartë se deputeti nuk mund të detyrohet se si të votojë, për rastin konkret, po ashtu nënvizon se vendimi i Gjykata Kushtetuese, i cili është i detyrueshëm për t’u zbatuar, kishte dalë para se deputetët të votonin për të. Shumica socialiste dhe opozita e interpretuan në kahe tërësisht të kundërta këtë opinion.

Çështja e mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur deputetë të opozitës, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi i dhënë bashkëshortit të saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Socialistët po ashtu, votuan kundër dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Dy vendime të kësaj Gjykate, sipas të cilave parlamenti duhet t’ja përcillte asaj rastin, hasën në pengesën e votave të shumicës, pasi ajo vlerësoi deputeti nuk mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar dhe se këtë liri atij ia njeh kushtetuta.

Pas votimit të fundit në shtator, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, njoftoi dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Në opinionin e publikuar sot nga ky Komision përcaktohet se “zbatimi nga të gjitha autoriteteve i vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë ndaj Kushtetutës si element i shtetit të së drejtës. Një detyrim i tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë jetike e shtetit të së drejtës”, vlerëson Komisioni i Venecias duke shtuar se “kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen specifike, siç përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për t’ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një formë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij”.

Socialistët e kanë interpretuar këtë fjali të fundit si një mbështetje të qëndrimit të mbajtur prej tyre. “Eshtë e qartë se pikëpyetjet e ngritura në lidhje me votimin për zbatimin e evendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastin në fjalë, kanë qenë të drejta e të bazuara në argumenta tërësisht kushtetuese dhe ligjore. Dhe ato lidhen me integritetin e autonomisë parlamentare, të drejtën e pakicës parlamentare që t’i drejtohet direkt Gjykatës Kushtetuese në rastin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, rolet kushtetuese të Kuvendit dhe Gjykatës sipas përcaktimeve në ligj dhe në kushtetutë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka.

Ndërkohë opozita shprehet e sigurt se Komisioni i ka dhënë të drejtë asaj. Sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi “qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias – shkruan më tej zoti Bardhi – i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë”.

Qëndrimi i opozitës mbështetet nga disa momente të tjera në Opinionin e Komisionit të Venecias, ku thuhet se në rastin konkret “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e kishte vendosur tashmë që Parlamenti ishte i detyruar ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit” Olta Xhaçka.

Komisioni i Venecias nënvizon më tej se “parimi themelor i shtetit të së Drejtës, është plotfuqishmëria e Kushtetutës dhe respektimi, nga të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore, i efektit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka një të tillë. Detyrimi për t’iu përmbajtur kushtetutës dhe legjislacionit ekzistues, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk është një formë mandati detyrues i cili ia nënshtron votën e deputetëve vullnetit politik të partisë, dhe që ndalohet nga standartet ndërkombëtare”.

Në tekstin e Opinionit vihet në dukje se “vetë qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, është të kufizojë shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktorët e tjerë shtetërorë. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta”. Për këtë arsye, sipas Komisionit të Venecias, pyetjet e drejtuara nga parlamenti shqiptar për këtë rast “nuk mund të shihen si çështje të mandatit të lirë, pasi respektimi ose jo i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë çështje dëshire politike. Në rastin konkret për të cilin u paraqit kjo kërkesë, Gjykata kishte dhënë dy vendime, dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”.

Por dy leximet tërësisht të kundërta të Opinionit, nga ana e shumicës dhe opozitë, duket nuk ofrojnë shpresë se në çështjen e mandatit të zonjës Xhaçka do të mund të shkohet drejt një zgjidhjeje./VOA

The post Mandati i Xhaçkës, VOA: Maxhoranca dhe opozita lexime të kundërta appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Spiropalit për opinion
Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie, nëpërmjet së cilës kërkohet opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.

“E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias.

Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie”

Kuvendi i Shqipërisë më 12 shtator nuk arriti të mbledhë votat e nevojshme për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, deklaroi më 13 shtator se, “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, që lidhet me ruajtjen e kontrolleve dhe balancave në sistemin demokratik të vendit”.

“Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh”, nënvizon Spiropali.

“Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme.

Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, përfundon reagimin e saj Spiropali.

The post Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Spiropalit për opinion appeared first on Albeu.com.

”Xhaçka” në Venecia/ Deputeti i PS-së, Qefalia: Parlamenti i ndarë në 3 ”ngjyra”, ka ende paqartësi për mënyrën e votimit
Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia në një intervistë në Ora News u shpreh se për çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka ka ende paqartësi për mënyrën e votimit.

Qefalia: Ndryshe nga herët e tjera, fushata elektorale duket se i ka ndezur motorët të dy subjektet politike kryesore.

PS është në vijim të mandatit të katërt, natyrisht që në këtë këndvështrim duhet që PS para elektoratit do dali dhe do të japi njëkohësisht edhe mesazhin për çfarë është arritur nga ato objektiva që ka përcaktuar në vitin 2021 dhe progresin që do bëjë për 4 vitet e ardhshme.

Natyrisht ajo në finale, ajo çka PS ka në ambicien e saj është që Shqipëria më së fundmi të bëhet pjesë e BE-së

. Kjo natyrisht që kalohet nëpër disa fusha, nëpër disa sektorë, sektorë të cilët besoj se do të ribëhen edhe njëherë prezent gjatë mandatit dhe gjatë programit që do shpalosi PS në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në finale, rezultati i votimit ishte një rezultat i cili kishte të tre ngjyrat e votimit, dmth të kuqen kundër, jeshilen dhe të bardhën abstenim.

Nuk ishte votim i ndarë midis mazhorancës dhe opozitës, kishte vota të cilat ishin të tre ngjyrat.

Kjo tregon se ende ka një mossaktësim dhe një paqartësi me mënyrën se si duhet votuar.

Votat e reflektuara në Kuvendin e Shqipërisë ishin vota të cilët tregojnë se deputetët janë të paqartë.

The post ”Xhaçka” në Venecia/ Deputeti i PS-së, Qefalia: Parlamenti i ndarë në 3 ”ngjyra”, ka ende paqartësi për mënyrën e votimit appeared first on Albeu.com.

Shehaj: PS e mbrojti për herë të tretë Xhaçkën, ka kryer një vepër penale që duhet hetuar nga SPAK
Përmes një interviste në Ora News, deputeti i “Mundësia” Agron Shehaj tha se mazhoranca është duke e mbrojtur për herë të tretë Xhaçkës dhe mandatin e saj.

Shehaj: Mazhoranca është hera e tretë që voton kundër kërkesës për të shpallur të pavlefshëm të mandatit të Xhaçkës. Unë e kam denoncuar para 2 vitesh skandalin e Xhaçkës me një investitor fiktiv dhe që 2 vendime u morën nga Rama. Mazhoranca e mori në mbrojtje Xhaçkën.

Xhaçka përdori një të afërme të huaj si investitore, edhe pse e dinin se ajo nuk ishte investuesja. Prandaj duhet të hetojë SPAK-u dhe drejtësia sepse është kryer një vepër penale nga Xhaçka dhe Rama. E dinin se pas subjektit që u shpall investitor strategjik ishte vetë Xhaçka. Prandaj nuk e lëshon Xhaçkën Rama. Kemi një drejtësi që na bën të dyshojmë se ka një vijë të kuqe që nuk shkon dot më tutje.

The post Shehaj: PS e mbrojti për herë të tretë Xhaçkën, ka kryer një vepër penale që duhet hetuar nga SPAK appeared first on Albeu.com.

“PS iu kundërvu Kushtetueses për Xhaçkës”, Xhixho: Zgjodhën të fshehin kokën pas abstenimit
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se qeveria kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante asaj.

Xhixho shton se Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Xhixho: Edhe pse shumica parlamentare e Partisë Socialiste dhe Kryeministri i saj nuk lenë rast pa folur dhe pa u përgjëruar për zbatimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë, edhe pse ata mburren gjithkund se janë autorët e reformës në drejtësi dhe se falë tyre drejtësia e re po bën namin, kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante edhe organit të vetëm që garanton drejtësinë kushtetuese, Gjykatës Kushtetuese.

Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, aq sa një tufë njerëzish mjeranë dhe pa fijen e integritetit zgjodhën të fshehin kokën pas kartonit të abstenimit dhe duke iu kundërvënë Gjykatës Kushtetuese.

Fakti është tashmë në sytë e të gjithëve, e vërteta është aty në sallën e Kuvendit, ku vota e turpit dhe e bashkautorësisë me investitorët strategjikë të qeverisë, bëhet bashkë me votën e klaneve korruptive e kriminale, perfaqësuesit e të cilëve nën emrin e deputetëve të popullit dëshmuan se e gjithë retorika e liderit të tyre suprem është vetëm mashtrim dhe kundërvënie ndaj Gjykatës Kushtetuese.

The post “PS iu kundërvu Kushtetueses për Xhaçkës”, Xhixho: Zgjodhën të fshehin kokën pas abstenimit appeared first on Albeu.com.

Reagimi i SHBA dhe BE për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Zbatimi i vendimeve të GJK-së thelbësor
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur bindjen e saj të plotë se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një çështje thelbësore për ruajtjen e kontrolleve dhe balancave në sistemin demokratik të Shqipërisë.

Në një reagim të fundit, pas deklaratave nga përfaqësitë e BE dhe SHBA në Shqipëri për shpërfilljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, Spiropali u shpreh se e kishte ngritur këtë çështje si prioritet, duke kërkuar që Kuvendi të ndjekë dhe zbatojë vendimet e mbetura të GJK.

Spiropali shtoi se votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.

Ajo shtoi se pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i është drejtuar sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme.

Kryeparlamentarja theksoi se sapo të merret nga Komisioni i Venecias opinioni përkatës, do të veprohet sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.

The post Reagimi i SHBA dhe BE për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Zbatimi i vendimeve të GJK-së thelbësor appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Reagon ambasada e SHBA-së: Kuvendi shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar një ditë pasi mazhoranca socialiste abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, duke theksuar se Parlamenti shpërfilli vendimin e Kushtetueses.

Përmes një deklarate, ambasada amerikane shprehet se marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve.

Ndër të tjera, Ambasada thkson se qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve.

Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.

The post Mandati i Xhaçkës/ Reagon ambasada e SHBA-së: Kuvendi shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

I dhanë tokë Artan Gaçit dhe Xhaçkës, SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros dhe ish-zyrtarëve të Himarës
Prokuroria e Posaçme, ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, si dhe disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.

Hetimet e SPAK, treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara, duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total, janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Lidhur me këtë çështje, kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish- juristi Vezir Gjikoka si dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli, pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

Kujtojmë se pak muaj pas arrestimjt Prokuroria e Posaçme, kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron, si dhe sekuestrooi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK.

Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.

Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.

Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.

Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501.

Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave.

Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992.

Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

The post I dhanë tokë Artan Gaçit dhe Xhaçkës, SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros dhe ish-zyrtarëve të Himarës appeared first on Albeu.com.

Mandati i Olta Xhaçkës, Korreshi akuza ndaj mazhorancës: PS nuk zbaton vendimet e gjykatës Kushtetuese
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë televizive u shpreh se për mandatin e Olta Xhaçkës, PS nuk zbaton vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Korreshi: E para është skandaloze. Veprimi i saj është antikushtetues.

Tashmë dihet është normë ligjore se me kërkesë të 28 deputetëve parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.

Nuk është se mundet shoqja Spiropali të komentojë apo të refuzojë apo të shkeli me të dyja këmbët që pa filluar asnjëherë punën në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne e dinim që do vente nga shiu në breshër kjo punë por jo me këtë lloj rruge duke shkelur kushtetutën haptazi.

Në këtë moment është bërë zbardhja e vendimit të gjykatës Kushtetuese por kur vijmë tek vendimet e gjykatës Kushtetuese pastaj PS i refuzon ose nuk i zbaton.

Ju e dini sa politik është bërë çështja e mandatit të Olta Xhaçlës nga PS.

Por kjo ka të bëjë me shkeljen flagrante e para njëherë nga vetë deputetja, e dyta ju e dini që janë arrestuar kryetarë bashkish në lidhje me pronën e partnerit të Olta Xhaçkës.

Por çfarë është më e rëndësishmja, gjithë PS ju e patë që nuk e përcolli atë që e kishte lënë si detyrim gjykata Kushtetuese në vendimin e parë.

The post Mandati i Olta Xhaçkës, Korreshi akuza ndaj mazhorancës: PS nuk zbaton vendimet e gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.