Xavi Hernandez Archives - Albeu.com
Disiplina e rreptë e Xavit, rregullat e pazakonta që mund të vënë në vështirësi yjet e Holandës
<html><head></head><body>
Xavi Hernandez është rikthyer në mënyrë të bujshme në drejtimin e një kombëtareje, pasi ka marrë postin e trajnerit të Holandës. Futbollistët e tij pritet të përballen me disa nga kërkesat më të rrepta që ai ka zbatuar gjatë karrierës si trajner.
Ish-mesfushori legjendar ishte pa një detyrë trajneri që nga prilli i vitit 2024, kur u largua nga Barcelona, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte përqendruar në angazhimet e tij si ambasador.
Emërimi i tij në krye të Holandës u zyrtarizua papritur të mërkurën. 46-vjeçari ka firmosur një kontratë katërvjeçare dhe ka zëvendësuar Ronald Koeman, të cilin e kishte pasuar edhe gjatë aventurës së tij te Barcelona.
Që nga viti 1978, Xavi është trajneri i parë jo-holandez që merr drejtimin e kombëtares. Synimi i tij është të aplikojë parimet e “futbollit total”, një filozofi me të cilën u njoh gjatë viteve të formimit në akademinë La Masia të Barcelonës.
Përtej ideve të përcaktuara qartë për mënyrën e lojës, Xavi ka krijuar reputacionin e një trajneri disiplinues dhe tejet kërkues, që pret zbatim rigoroz të rregullave nga futbollistët.
Kur mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021, skuadra gjendej vetëm në vendin e nëntë. Sipas AS, një nga vendimet e tij të para ishte hartimi i një liste me rregulla të detyrueshme për të gjithë lojtarët.
Një prej kërkesave kryesore parashikonte që futbollistët të paraqiteshin 90 minuta përpara nisjes së stërvitjes. Ndërkohë, pjesëtarët e stafit të tij duhej të mbërrinin në qendrën stërvitore edhe më herët.
U vendos gjithashtu që lojtarët t’i konsumonin vaktet në ambientet e qendrës stërvitore. Në këtë mënyrë, Xavi dhe stafi i tij mund të mbikëqyrnin më nga afër ushqimin e tyre, ndryshe nga më parë, kur futbollistët kishin mundësi të hanin edhe jashtë klubit.
Masat disiplinore përfshinin gjoba, vlera e të cilave dyfishohej në rast të përsëritjes së shkeljes. Dy ditë përpara çdo ndeshjeje hynte në fuqi edhe një orar ndalimi në mesnatë.
Kontrolli nuk kufizohej vetëm te sjellja brenda fushës dhe në stërvitje. Vëmendje e posaçme i kushtohej edhe jetës së lojtarëve jashtë futbollit, ku një nga rregullat më të pazakonta ndalonte aktivitetet që cilësoheshin “të rrezikshme”.
Në bazë të kësaj direktive, futbollistët nuk mund të bënin sërf dhe as të përdornin biçikleta elektrike. Mosrespektimi i këtij urdhri do të trajtohej si “shkelje flagrante e kontratës”.
Ndonëse këto masa ishin hartuar posaçërisht për Barcelonën, ato japin një ide për disiplinën që mund të kërkojë Xavi edhe te Holanda. Për pasojë, lojtarë si Virgil Van Dijk dhe Frenkie De Jong mund të detyrohen të shmangin disa aktivitete jashtë futbollit, nëse trajneri i ri i vlerëson ato si të rrezikshme.
</body></html>
The post Disiplina e rreptë e Xavit, rregullat e pazakonta që mund të vënë në vështirësi yjet e Holandës appeared first on Albeu.com.
Xavi arrin marrëveshje për të drejtuar Kombëtaren e Holandës
Fabrizio Romano raporton se Xavi Hernandez ka mbyllur marrëveshjen për të marrë postin e përzgjedhësit të ri të Holandës.
Tekniku spanjoll, ish-drejtues i Barcelonës, kishte arritur një dakordësi verbale me Federatën Holandeze të Futbollit të mërkurën, më 12 gusht. Sipas informacioneve të fundit, procedurat janë përfunduar dhe Xavi pritet ta nisë zyrtarisht detyrën me “Tulipanët”.
Në përbërjen e stafit të tij, Xavi kërkon të përfshijë edhe Patrick Kluivert, ish-sulmuesin e Kombëtares së Holandës.
Ky emërim do të rikthejë Xavin në pankinë pas një shkëputjeje dyvjeçare. Ai u nda nga Barcelona në përfundim të sezonit 2023/24 dhe prej atëherë nuk ka pasur një angazhim të ri si trajner.
Për Xavin nis kështu një etapë e re profesionale, në krye të një prej përfaqësueseve më të njohura të futbollit evropian.
</body></html>
The post Xavi arrin marrëveshje për të drejtuar Kombëtaren e Holandës appeared first on Albeu.com.
Telefonata e Casillasit me Xavin që prishi raportin me Mourinhon, dokumentari i Netflix sjell prapaskenat
<html><head></head><body>
Një telefonatë e Iker Casillasit me kapitenin e Barcelonës, Xavi Hernandez, çoi në përkeqësimin e ndjeshëm të marrëdhënies së portierit me Jose Mourinhon gjatë periudhës së parë të trajnerit portugez te Real Madridi. Ish-kapiteni madrilen synonte të qetësonte tensionet që ishin krijuar mes futbollistëve të Kombëtares së Spanjës.
Prapaskenat e konfliktit tregohen në dokumentarin kushtuar Mourinhos në Netflix. Aty bëhet e ditur se portugezi e kishte kundërshtuar ashpër vendimin e Casillasit për të komunikuar me Xavin.
Mourinho kishte theksuar se bëhej fjalë për një përballje Barcelona-Real Madrid dhe se, kur lojtarët grumbulloheshin me kombëtaren, mund të përshëndeteshin edhe me dy puthje, por jo në atë moment, pasi atëherë ishte luftë.
Trajneri kishte vijuar kritikat ndaj kapitenit të atëhershëm të Real Madridit, duke deklaruar se kishte gjëra që nuk i pranonte dhe nuk do t’i pranonte asnjëherë. Sipas tij, problemi lindte në çastin kur dikush nuk e respektonte.
Casillas e kishte arsyetuar veprimin e tij me pozitën e vështirë në të cilën ndodhej, pasi mbante njëkohësisht shiritin e kapitenit te Real Madridi dhe te Kombëtarja e Spanjës.
Ai kishte shpjeguar se situata ishte e ndërlikuar: në fushë përballej si kundërshtar me futbollistë që, më pas, bëheshin sërish bashkëlojtarët e tij në kombëtare.
Përplasja ndërmjet dy prej figurave kryesore të Real Madridit u reflektua menjëherë edhe në klimën e dhomës së zhveshjes. Sami Khedira, ish-futbollist i klubit, kujtoi se tensioni kishte marrë përmasa dramatike.
Gjermani tregoi se Casillas ishte një legjendë e Real Madridit dhe gëzonte adhurimin e tifozëve, por Mourinho e kishte ulur në stol, nuk komunikonte me të dhe fliste keq për të në media. Si pasojë, sipas Khediras, dhoma e zhveshjes ishte kthyer në ferr.
Khedira bëri të ditur se efektet e konfliktit shkuan përtej raportit mes Mourinhos dhe Casillasit. Marrëdhëniet e trajnerit u dëmtuan edhe me disa nga lojtarët kryesorë të ekipit, mes të cilëve Cristiano Ronaldo dhe futbollistët spanjollë.
Sipas tij, pas kësaj ngjarjeje u prish raporti i Joses me shumë lojtarë, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe spanjollët. Khedira nënvizoi se ata kishin peshë të madhe në atmosferën e dhomës së zhveshjes, e cila përfundoi e helmuar.
</body></html>
The post Telefonata e Casillasit me Xavin që prishi raportin me Mourinhon, dokumentari i Netflix sjell prapaskenat appeared first on Albeu.com.
Xavi shpreh dëshirën për të drejtuar një kombëtare
<html><head></head><body>
Xavi Hernandez ka bërë të ditur se synon të vijojë rrugëtimin e tij si trajner në pankinën e një përfaqësueseje, dy vjet pas ndarjes me Barcelonën.
45-vjeçari, në një prononcim për RNE, theksoi se drejtimi i një kombëtareje do t’i ofronte më shumë mundësi për të qëndruar pranë familjes së tij.
“Hapi im i radhës mund të jetë një kombëtare. Po e them hapur: kjo mund të jetë zgjedhja e duhur për mua”.
“Kam familje. Një klub nuk do të më lejonte të kaloja aq shumë kohë me ta, pasi kam fëmijë të vegjël”.
“Dua të marr pjesë si trajner në një Kupë Bote, Kampionat Evropian, Kupën e Kombeve të Afrikës ose Kupën e Azisë”, u shpreh Xavi.
Ish-mesfushori i njohur i Barcelonës qëndroi në krye të skuadrës katalunase për pak më pak se tri sezone. Ai u shkarkua në maj të vitit 2024, pas rezultateve të dobëta dhe një sezoni të mbyllur pa trofe.
Gjatë kohës në Camp Nou, megjithatë, Xavi e udhëhoqi Barcelonën drejt titullit të La Ligës në edicionin 2022/23, ndërsa fitoi edhe Superkupën e Spanjës.
Pas largimit nga Barcelona, ai nuk ka drejtuar asnjë ekip. Tashmë, preferenca e tij duket se është puna me një kombëtare, në vend të rikthimit te futbolli i klubeve.
Përpara aventurës te Barcelona, Xavi ishte trajner i Al Saddit në Katar, ku arriti të fitonte shtatë trofe. Në karrierën si lojtar, ai ishte pjesë e Spanjës triumfuese në Kupën e Botës të vitit 2010.
Si trajner i Barcelonës, Xavi drejtoi ekipin në 143 ndeshje: 90 fitore, 24 barazime dhe 29 humbje, me përqindje triumfesh prej 62.9 për qind.
</body></html>
The post Xavi shpreh dëshirën për të drejtuar një kombëtare appeared first on Albeu.com.
Xavi Hernandez kujton përshtypjen e parë për Messin: Nëse nuk lidhesh në lojë me Leon, atëherë futbolli nuk është për ty
Xavi Hernandez ka rikthyer në vëmendje momentin kur njohu për herë të parë Lionel Messin te Barcelona, duke treguar se argjentinasi i mahniti menjëherë futbollistët e ekipit të parë dhe u pa qysh herët si një talent i rrallë.
Ish-mesfushori katalanas shpjegoi se, në fillim, nuk ishte plotësisht i bindur kur dëgjoi për ardhjen në La Masia të një të riu nga Argjentina.
“Njëri nga trajnerët e akademisë së Barcelonës më foli për këtë djalin nga Argjentina që po vinte. Ai më tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”.
“Për të qenë i sinqertë, isha skeptik. Mendoja se një lojtar mund të gjykohej vetëm kur të arrinte te ekipi i parë”.
Sipas Xavit, gjithçka mori një tjetër drejtim në vitin 2004, kur Messi zhvilloi stërvitjen e tij të parë me skuadrën e parë të Barcelonës.
“E mbaj mend ende atë seancë të parë stërvitore. Nuk mund ta besoja atë që po shihja. As lojtarët e tjerë me përvojë nuk mund ta besonin”.
“Vetëm shikonim njëri-tjetrin sikur të thoshim: ‘Kjo nuk është normale’. Leo ishte vetëm 16 vjeç dhe pothuajse ishte lojtari më i mirë në klub që në atë moment”.
Më tej, Xavi e përshkroi Messin si bashkëlojtarin më të plotë me të cilin ka ndarë ndonjëherë fushën, duke nënvizuar ndikimin e madh që ai kishte në lojën e Barcelonës.
“Ishte e lehtë të luaje me të. Shumë e lehtë. Nëse nuk mund të kombinosh me Messin, atëherë nuk mund të luash futboll, është kaq e thjeshtë”.
“Kur ia pason topin Leos, ai ta kthen në mënyrë perfekte dhe gjithmonë në këmbën e duhur. Si dikush që gjithmonë e ka dashur pasimin, ishte privilegj të luaja me të. Leo më bëri futbollist më të mirë”.
Xavi ndaloi edhe te zgjuarsia e jashtëzakonshme në lojë e Messit, ndërsa theksoi se Barcelona kërkonte vazhdimisht ta përfshinte sa më shumë në aksion, në mënyrë që ai të ndihej sa më mirë.
“Ne donim që ai të ndihej i lumtur dhe ta përfshinim sa më shumë në lojë”./
The post Xavi Hernandez kujton përshtypjen e parë për Messin: Nëse nuk lidhesh në lojë me Leon, atëherë futbolli nuk është për ty appeared first on Albeu.com.
E bujshme nga Franca, Juventusi nis kontaktet me Xavi Hernandez
Drejtuesit e Juventusit kanë nisur kontaktet me Xavi Hernandez, ish-trajnerin e Barcelonës dhe aktualisht i papunë: ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Franca, nga prestigjiozja L’Equipe.
Sipas gazetës franceze, pozicioni i Thiago Mottas nuk duhet të konsiderohet aktualisht i rrezikuar, por është e qartë se në vend të kësaj, ky sondazh nga drejtuesit e Juventusit duhet të konsiderohet si një hap logjik për një klub të kalibrit të Juventusit, që ka nevojë të qëndrojë gjithmonë i vëmendshëm në merkato, përfshirë atë të trajnerëve.
The post E bujshme nga Franca, Juventusi nis kontaktet me Xavi Hernandez appeared first on Albeu.com.
Xavi në shok pas arrestimit të ish-shokut të ekipit: Jam i habitur dhe i tronditur nga kjo situatë
Në prag të ndeshjes me Getafen, të vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ndër tema të tjera ka vendosur të japë një koment edhe për arrestimin e ish-shokut të tij të skuadrës, Dani Alvesin, për sulm të dyshuar seksual.
“Është e vështirë të komentosh një situatë si kjo. Jam i habitur dhe i tronditur. Në gjendje shoku”,- është shprehur Xavi përsa i përket arrestimit të befasishëm të Alves.
Më tej Xavi komentoi dhe ekipin kundërshtar të kësaj jave, ku vlerësoi punën që lojtarët e Getafe bëjnë në vijnë e mbrojtjes, e cila zakonisht përbëhet nga 5 lojtarë.
“Getafe është një ekip që punon mirë në vijën e mbrojtjes, e cila zakonisht është pesë. Është një ekip i vështirë. Quique është një trajner që punon mirë në mbrojtje. Ai do të punojë në bllokun e ulët dhe të mesëm. Ne duhet të sulmojmë hapësirat. Ai mundet. Le të shpresojmë të fitojmë tre pikët, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme”,- është shprehu tekniku i “blaugranave” për rivalët e ditës së nesërme.
Gjatë konferencës Xavi ceku dhe temësn e transferimeve, ku komentoi dhe transferimin e “tulipanit” Memphis Depay, te rivalët e Atletico Madrid
“Memphis ka kërkuar të largohet. Ai kishte propozimin e Atleticos. Ai nuk ishte rehat, ai donte të ndihej rehat. Ne të gjithë dolëm duke fituar. Ne varemi nga Fair Play. Nëse mund të forcohemi, më mirë. Dhe nëse jo, nuk do të ishte urgjente. Të shohim se çfarë mund të nënshkruajmë dhe nëse mund ta bëjmë. Tani Fair Play është i vështirë”,- është shprehu Xavi përsa i përket tregut të transferimeve. /albeu.com
The post Xavi në shok pas arrestimit të ish-shokut të ekipit: Jam i habitur dhe i tronditur nga kjo situatë appeared first on Albeu.com.
“Infermieria” e Barcelonës e mbushur me qendërmbrojtës, De Jong opsion “emergjence”
Barcelona është duke kalur një krizë sa i përket dëmtimeve. Emra si Ronald Araujo, Jules Kounde, Andrea Christensen, por edhe Hector Bellerin, Frank Kessie dhe Memphis Depay nuk në dispozicion për Xavi-n.
Për pasojë Barcelona në këto momente ka mbetur pa shumë alternativa në mbrojte, me Pique dhe Garcia te vetëm në dispozicion.
Sipas Mundo Deportivo, Xavi sheh edhe Frenkie de Jong si opsion për prapavijën. Holandezi ka luajtur në këtë pozicion te Barcelona edhe gjatë sezonit të kaluar, por edhe në fazën parapërgatitore./albeu.com
The post “Infermieria” e Barcelonës e mbushur me qendërmbrojtës, De Jong opsion “emergjence” appeared first on Albeu.com.
Kounde zgjodhi Barcelonën para Chelsea, francezi tregon se arsyen
Jules Kounde u transferua në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës, teksa vendosi të pranonte ofertën e Barcelonës para asaj të Chelsea.
Në një intervistë për mediat spanjolle, 23-vjeçari ka treguar arsyen se pse zgjodhi katalanasit para bluve të Londrës.
“Erdha në një klub të madh që ka njohur kohë më të mira. Iu bashkova një projekti që nuk do ta quaja rindërtim, sepse tashmë kemi një ekip konkurrues. Isha i interesuar të bëhesha pjesë e brezit të ri të Barçës, të garoja për trofe dhe ta ktheja klubin ndër më të fortët.=
Kam biseduar me Xavin. Kemi folur kryesisht për futbollin. Ndjeva se trajneri beson tek unë, ai më njihte vërtet mua, lojën time, cilësitë e mia”, ka theksuar fillimisht Kounde.
Më tej, ish-mbrojtësi i Sevillas zbuloi se ka folur edhe me Thomas Tuchelin, i cili ishte trajner te Chelsea.
“Unë fola me Thomas Tucheli dhe ndjeva gjithashtu dëshirën e tij për të nënshkruar me mua, por thjesht preferova ‘fjalët’ e Xavit”, përfundoi 23-vjeçari. /
The post Kounde zgjodhi Barcelonën para Chelsea, francezi tregon se arsyen appeared first on Albeu.com.
Rrëfehet Xavi: E dua Bernardon si lojtar! Guardiola: Bernardos i pëlqen Barca
Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin Bernardo Silva dhe lidhjet e lojtarit me Barcelonën.
Kjo pasi Xavi Hernandez shprehu haptazi pëlqimin për lojtarin.
Trajneri i Manchester City ka thënë se mesfushori portugez ka një simpati për skuadrën e Barcelonës, derisa Xavi tha se e do portugezin si lojtar.
Këto komente vijnë pas shumë spekulimeve se Bernardo mund t’i bashkohet Barcës. Por, një opsion i tillë duket se tashmë është mbyllur, ndonëse pëlqimi është akoma aty.
“Unë e dua Bernardon si lojtar. Ai kupton gjithçka dhe ka aftësi të jashtëzakonshme për të marrë vendime. Është lojtar i rëndësishëm për Pep dhe ai bën diferencën në fushë”, ka thënë Xavi.
Komenteve për portugezin iu bashkua edhe Pep Guardiola.
“Ne e duam Bernardon me ne, por unë nuk dua që dikush të mos jetë i lumtur. Gjëja e parë do të duhej të ishte një marrëveshje mes dy klubeve”, ka thënë Guardiola.
“Është e vërtetë që Bernardos i pëlqen Barcelona”, shtoi trajneri i City.
Ditë më parë, shefi ekzekutiv i Man City, Soriano kishte hedhur poshtë mundësinë që Bernardo të largohej nga City në fund të afatit kalimtar.
The post Rrëfehet Xavi: E dua Bernardon si lojtar! Guardiola: Bernardos i pëlqen Barca appeared first on Albeu.com.