wizz Archives - Albeu.com

“Nuk kompenson biletat për udhëtimet e anuluara”, Autoriteti Civil Britanik vë nën monitorim Wizz Air
Kompania e udhëtimeve Wizz Air është vënë nën monitorim nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Mbretërisë së Bashkuar për shkak të ankesave të shumta që ka marrë nga pasagjerët për udhëtimet e anuluara, për të cilat Wizz Air nuk i kompensuar vlerën e biletës.

Pasagjerët janë ankuar se linja ajrore kishte dështuar që të të përmbushte detyrimet e saj për të drejtat e pasagjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për orarin e fluturimeve, të cilat shpesh shtyhen, por edhe anulohen pa dhënë asnjë shpjegim. Një situatë e tillë ndodh shpesh edhe në vendin tonë, ku Wizz Air shtynë apo anulon fluturimet duke i lënë pasagjerët me orë të tëra në aeroport pas asnjë njoftim paraprak.

Vendimi i Autoritetit Civil vjen pas një numri shumë të madh vendimesh në Britaninë e Madhe që janë marrë nga gjykata kundër linjës ajrore për detyrimet monetare përgjatë 9 muajve të fundit.

Pasi Autoriteti vendosi që ta marrë nën monitorim, Wizz Air është zotuar të prezantojë ndryshime në politikat, procedurat dhe komunikimin e pasagjerëve. Linja ajrore është zotuar gjithashtu të rishikojë pretendimet që ka marrë për kostot e fluturimit (alternative) zëvendësues, transfertat kur fluturimet zëvendësuese kryhen nëpërmjet aeroporteve të ndryshme dhe kujdesin dhe ndihmën (zakonisht kostot e hotelit) pas ndërprerjeve të fluturimeve.

Kjo do të sigurojë që pasagjerët që kanë paraqitur pretendime për Wizz Air në të kaluarën, por që pretendimet e tyre janë refuzuar gabimisht, do të marrin paratë që u detyrohen ligjërisht.

Shqyrtimi do të mbulojë pretendimet e bëra nga pasagjerët për fluturimet që kanë pasur datë nisje ose mbërritje në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar më 18 mars 2022 ose pas kësaj. Nuk nevojitet asnjë veprim nga ana e pasagjerëve për  t’u siguruar që këto pretendime do të shqyrtohen. Pasagjerët, fluturimet e të cilëve do të niseshin ose do të mbërrinin në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar përpara datës 18 mars 2022, mund të kërkojnë gjithashtu që pretendimet e tyre me kompaninë ajrore të rihapen, për sa kohë që fluturimi i tyre nuk ishte më shumë se gjashtë vjet më parë.

Wizz Air ka rënë dakord të nënshkruajë përgjegjësinë që zyrtarizon këto angazhime me rregullatorin.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Mbretërisë së Bashkuar do të monitorojë linjën ajrore për pajtueshmërinë me politikat dhe procedurat e saj të rishikuara gjatë muajve të ardhshëm. Si pjesë e veprimit të zbatimit, Wizz Air-it do t’i kërkohet gjithashtu t’i japë informacion Autoritetit të Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me shqyrtimin e pretendimeve të  shpenzimeve të tashmë të mbyllura.

Rregullatori do të shqyrtojë gjithashtu shembuj të pretendimeve që Wizz Air ka marrë në shqyrtim, për t’u siguruar që detyrimet janë plotësuar kënaqshëm dhe që pasagjerët kanë marrë atë që kompania u detyrohet.

Paul Smith, Shefi Ekzekutiv i Përkohshëm i Përbashkët në Autoritetin e Aviacionit Civil të  Mbretërisë së Bashkuar, tha se ky veprim detyrues ndaj Wizz Air është një mesazh i qartë që të gjitha linjat ajrore duhet të përmbushin detyrimet e tyre kundrejt pasagjerëve.

“Ky veprim detyrues dërgon një mesazh të qartë se linjat ajrore duhet të përmbushin detyrimet e  tyre ndaj pasagjerëve kur anulojnë ose vonojnë një fluturim. Ne nuk do të hezitojmë të  ndërhyjmë nëse besojmë se linjat ajrore nuk po e bëjnë këtë vazhdimisht.

“Pasagjerët kanë çdo të drejtë të presin që ankesat dhe pretendimet e tyre të zgjidhen shpejt dhe  me efikasitet dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë nga linjat ajrore, në përputhje me rregulloret.  Ne ia bëmë të qartë Wizz Air-it vitin e kaluar se mënyra se si po trajtonte pasagjerët ishte e papranueshme.

“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë situatën nga afër për të kontrolluar që pasagjerët të marrin atë që u detyrohen dhe se politikat e Wizz Air janë përmirësuar, në mënyrë që konsumatorët të kenë  një përvojë më të mirë nëse gjërat shkojnë keq.”

The post “Nuk kompenson biletat për udhëtimet e anuluara”, Autoriteti Civil Britanik vë nën monitorim Wizz Air appeared first on Albeu.com.

Çmenduri me çmimet e biletave në Rinas, na thanë “low cost”, por shkojnë deri në 450 euro
Shtetasve shqiptarë, por sidomos emigrantëve, do t’u kushtojë shumë shtrenjtë udhëtimi me avion në muajin gusht, duke rrezikuar të dekurajojë ardhjen e shumë emigrantëve pranë të afërmeve.

Çmimet e biletave përmesAeroportit të Rinasit, që këtë vit janë shtrenjtuar ndjeshëm që në muajt e parë të vitit, në gusht kanë kërcyer edhe më tej.

Sidomos për emigrantët, tarifat janë shumë të pafavorshme, pasi udhëtimi drejt Rinasit është shumë i shtrenjtë në fillim të muajit gusht (kur vijnë pjesa më e madhe e tyre) dhe largimi nga Tirana kushton edhe më shumë në fund të muajit, duke qenë mesatarisht mbi 200 euro vetëm një drejtim.

Edhe nëse e gjen një biletë më pak se 100 euro në një drejtim, kryesisht me Italinë që i ka çmimet më të lira, kthimi është gjithnjë shumë më i shtrenjtë, mbi 100 apo 200 euro, duke bërë që bileta vajtje-ardhje të kushtojë mesatarisht mbi 150 euro, duke arritur dhe në 455 euro në destinacione turistike si Spanja.

Gushti gjithnjë ka pasur çmime të larta të avionëve për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga emigrantët e turistët, por vitet e fundit biletat ishin ulur, pas hyrjes në treg të kompanive low cost, kryesisht Wizz Air, teksa në 2023 ato kanë kërcyer sërish, duke arritur rekorde të reja.

Italia, fluturimi në fund të gushtit nga Tirana mbi 200 euro

Nga Tirana në Milano, me Wizz Air, në datën 5 gusht bileta kushton midis 40-60 euro, ndërsa kahu nga Milano në Tiranë në datën 8 është shumë më i shtrenjtë, 100-120 euro, duke bërë që një bileta vajtje ardhje të mos kushtojë më lirë se 140-150 euro.

Në fund të gushtit, kur zakonisht emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre ndodh e kundërta. Bileta nga Tirana në Milano është shumë më e shtrenjtë, minimalisht 230 euro dhe arrin deri në 280 euro, për datën 26 gusht. Ndërsa udhëtimi nga Milano në Tiranë në 29 gusht është shumë më i lirë, vetëm 25 euro. Gjithsesi, udhëtimi vajtje ardhje në 26-29 gusht nuk është më i lirë sesa 250 euro.

Milano, me dy aeroportet Milano dhe Bergamo është e para për destinacionin e fluturimeve nga dhe drejt Tiranës, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA).

E njëjta tendencë është dhe me Romën. Në fillim të gushtit, për të ardhur në Tiranë duhen 90-110 euro, ndërsa nga Tirana në Romë, bileta është më e lirë në 50-55 euro (për udhëtimin 5-8 gusht). Për të ikur nga Tirana në Romë në 26 gusht bileta kushton 130-205 euro, ndërsa nga Roma në Tiranë vetëm 23 euro.

Me Air Albania, operatori i dytë më i madh, për në Bergamo (Milano) biletat janë të shitur për pjesën më të madhe të gushtit, ndërsa në ditët që ka ende vende më i liri në një drejtim është rreth 100 euro, ndërsa në data të caktuara kërcejnë në mbi 200 euro (po në një drejtim) teksa nuk gjen bileta më të lira vajtje-ardhje sesa 200 euro.

Spanja, bileta më e lirë kushton më shumë se 300 euro

Spanja ka qenë një destinacion i preferuar i shtetasve shqiptarë vitin e fundit për shkak të linjave direkte dhe çmimeve të lira nga Wizz Air. Por, udhëtimi në fillim të gushtit do kushtojë shtrenjtë. Ikja për në Barcelonë në datën 5 gusht kushton 130 euro dhe kthimi në 8 gusht 190 euro, në total 320 euro.

Mos e merrni mundimit të shkoni në Barcelonë as në fund të gushtit. Vajtja në datën 26 kushton 370 euro dhe kthimi 60 euro, në total 430 euro.

Nuk është më i lirë as Madridi. Udhëtimi nga Tirana në Madrid dhe anasjelltas në datat 4-7 gusht kushton 360 euro. Në fund të gushtit, çmimet kërcejnë në 455 euro (vajtje ardhje në datat 25-28 gusht).

Gjermania, nuk ka më lirë se 250 euro

E shtrenjtë është dhe Gjermania, që është bërë vitet e fundit një nga destinacionet kryesore ku shkojnë shqiptarët për të punuar. Udhëtimi nga Tirana në Dortmund në datën 5 gusht kushton 210 euro dhe nga Dortmundi në Tiranë në 8 gusht 60 euro, pra në total 270 euro.

Në fund të gushtit, nga Tirana në Dortmund bileta është 230 euro dhe nga Dortmundi në Tiranë 35 euro, në total 265 euro për 26-29 gusht.

Hamburgu, një qytet që frekuentohet nga shtetasit shqiptarë, pasi shumë prej tyre që banojnë aty, është shumë më i shtrenjtë. Bileta vajtje-ardhje në 5-8 gusht arrin në 330 euro, ndërsa për datat 26-29 gusht luhatet në rreth 300 euro.

Anglia, mbi 220 euro, fundi i gushtit kërcen në 340 euro për të ikur në Londër

Londra është destinacioni i dytë më i frekuentuara pas Milano-Bergamo, sipas të dhënave nga TIA.

Në fillim të gushtit, një biletë vajtje-ardhje kushton 220-270 euro. (5-8 gusht)

Në fund të gushtit, biletat shtrenjtohen ndjeshëm. Ata që duan të fluturojnë nga Tirana në Londër me Wizi Air (lLondon -Luton) duhet të paguajnë nga 340-390 euro, ndërsa nga Londra në Tiranë bileta është shumë më e lirë, në 30 euro, por gjithsesi një udhëtim vajtje ardhje në 27-29 gusht kushton deri në 420 euro.

Edhe me Air Albania në London Stansted, çmimet variojnë nga 180-250 euro për një drejtim.

Wizz Air merr 66% të tregut, “dikton” çmimet

Wizz Air, kompania hungareze, që hyri si operator me kosto të ulët disa vjet më parë në tregun shqiptar, ka arritur të fitojë vazhdimisht treg, ndonëse tani nuk është më aq e lirë sa më parë, kur mund të gjeje shpesh bileta 20 euro në një drejtim, sidomos drejt Italisë.

Sipas të hënave nga Tirana International Airport, për periudhën janar-prill 2023, Wizz Air kishte 66% të tregut, duke dominuar dukshëm në një treg ku ka gjithsej 17 operatorë. Kjo rritje e peshës së tregut i ka dhënë mundësi këtij operatori të “dominojë” edhe mbi çmimet.

Operatori i dytë më i madh në treg është Air Albania, me 8%, i ndjekur nga Albawings me 7%, Lufthansa me 4% dhe Austrian Airlines me 3%.

Sipas statistikave të INSTAT, fluksi i pasagjerëve nga dhe drejt Rinasit është rritur ndjeshëm këtë vit. Në tremujorin e parë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.166.000 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 53,3%./monitor

The post Çmenduri me çmimet e biletave në Rinas, na thanë “low cost”, por shkojnë deri në 450 euro appeared first on Albeu.com.