wfp Archives - Albeu.com

Miliona njerëz në rrezik urie, WFP ngre alarmin pas mbylljes së Hormuzit!
Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po shkaktojnë shqetësime serioze për sigurinë ushqimore në mbarë botën.

Sipas World Food Programme (WFP), situata ka rritur ndjeshëm kostot e karburantit dhe po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve, duke shtuar rrezikun e urisë për miliona njerëz.

Drejtori Ekzekutiv në detyrë i organizatës, Carl Skau, deklaroi se bllokimi i një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë ka bërë që operacionet humanitare të bëhen shumë më të kushtueshme.

Ai theksoi se furnizimet me plehra bujqësore drejt vendeve të varfra janë penguar ndjeshëm, duke vënë në vështirësi prodhimin e ushqimit në rajone të prekura nga krizat.

Sipas Skau, pasojat po ndihen menjëherë nga familjet më të cenueshme. “Kur çmimet e ushqimeve rriten me 20 deri në 30 për qind, njerëzit detyrohen të konsumojnë po aq më pak ushqim”, paralajmëroi ai.

Situata komplikohet edhe më tej nga rënia e financimeve për organizatat humanitare. WFP ka raportuar ulje të konsiderueshme të donacioneve, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara, një prej mbështetësve kryesorë të organizatës.

Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar më herët se deri në 45 milionë persona të tjerë mund të përballen me uri akute nëse çmimi i naftës mbetet mbi 100 dollarë për fuçi.

Sipas organizatës, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet së shpejti, pasojat ekonomike dhe humanitare të krizës do të vazhdojnë të ndihen për një periudhë të gjatë.

The post Miliona njerëz në rrezik urie, WFP ngre alarmin pas mbylljes së Hormuzit! appeared first on Albeu.com.