wagner grup Archives - Albeu.com

Plas lufta civile në Rusi, Wagner pushton qytetin e rëndësishëm
Themeluesi i kompanisë mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi sot se ai hyri në Rusi me trupat e tij për të përmbysur hierarkinë ushtarake, duke deklaruar se ishte “gati të vdiste” me 25,000 burrat e tij për të “çliruar popullin rus”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë tha se kishte hapur një hetim ndaj Prigozhin, i cili u rebelua pasi akuzoi ushtrinë e rregullt ruse për granatimin e një baze të njerëzve të tij, duke vrarë shumë prej tyre.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në Moskë dhe rajone të ndryshme të vendit.

“Ne vazhdojmë, do të arrijmë në fund”, tha Prigozhin në një mesazh audio në platformën Telegram.

“Ne do të shkatërrojmë këdo që na pengon,” kërcënoi ai.

Early signs were there,it was just a matter of time for #wagner and #prigozhin to take their anger to the next level. Sadly:#russia looks more shaken & scared of #Prigozhin‘s #WagnerPMC than the entire europe& #NATO. #Kremlin #Moscow #RussianCoup #Shoigu #Donbass #Putin #wagner pic.twitter.com/xv1AFHeuE6

— Zuko Dingiso??➡️? (@Zuko85085434) June 24, 2023

“Ne të gjithë jemi gati të vdesim, të gjithë 25,000. Dhe pastaj do të ketë 25,000 të tjerë. Sepse ne do të vdesim për atdheun, do të vdesim për popullin rus, i cili duhet të çlirohet nga ata që bombardojnë popullsinë civile”, tha ai më pas.

Ai tha se forcat e tij, të dislokuara deri më tani në Ukrainë, kaluan kufirin me Rusinë dhe hynë në qytetin e Rostovit (në jug). Ai pretendoi se luftëtarët e tij rrëzuan një helikopter ushtarak rus kur ai “hapi zjarr ndaj një kolone civile”.

Agence France-Presse thekson se nuk është në gjendje të verifikojë nëse pretendimet e tij janë të vërteta.

Wagner tanks drive around the roadblocks and enter Rostov-on-Don as the soldiers Kremlin sent to fight Wagner (without tanks) can’t do anything but just watch. pic.twitter.com/nhWGdyut83

— Igor Sushko (@igorsushko) June 24, 2023

“Aktivitete antiterroriste”

“Në Moskë po zhvillohen aktivitete antiterroriste me qëllim forcimin e masave të sigurisë”, deklaroi kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sabianin.

Pamjet që qarkullojnë në faqet e rrjeteve sociale dhe mediat dixhitale, autenticiteti i të cilave ende nuk është verifikuar, tregojnë automjete ushtarake që qarkullojnë rreth kryeqytetit rus, në zonat ku ndodhet ministria e mbrojtjes dhe dhoma e ulët, Duma e Shtetit.

BREAKING ⚡⚡⚡⚡⚡

Footage of the arrival of the “Wagner” PMC at the headquarters of Russian Ministry of Defense.

Prigozhin puts forward the conditions that he needs Shoigu and the Chief of the General Staff, otherwise he will continue to blockade Rostov and go to Moscow. pic.twitter.com/iD8cZpeHYg

— MAKS 23 ??? (@Maks_NAFO_FELLA) June 24, 2023

Guvernatori i Rostovit u bëri thirrje banorëve të “qëndrojnë në shtëpi”, ndërsa ai i Lipetsk, 420 kilometra në jug të Moskës, siguroi se po merren “masa të shtuara sigurie”.

Prokurori i Përgjithshëm rus, Igor Krasnov, ka informuar presidentin rus Vladimir Putin se ka filluar një “hetim penal për një përpjekje për të organizuar një kryengritje të armatosur” , tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Në mesazhe të përsëritura gjatë ditës së djeshme, shefi i Wagner tha se sulmet nga ushtria ruse kishin shkaktuar “një numër shumë të madh viktimash” në radhët e saj.

“Ata kryen sulme, sulme me raketa, kundër kampeve tona. Një numër shumë i madh i luftëtarëve tanë u vranë”, tha ai, duke akuzuar ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu se urdhëroi sulmet.

Këto akuza “nuk korrespondojnë me realitetin dhe janë provokime”, kundërshtoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

FSB thirri mercenarët e Wagner për të arrestuar udhëheqësin e tyre. Kjo luftë e hapur nxjerr në sipërfaqe tensionet e thella në radhët e forcave ruse të përfshira në luftën në Ukrainë./Albeu.com/

The post Plas lufta civile në Rusi, Wagner pushton qytetin e rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Kush është grupi i mercenarëve rusë që po “tremb” Europën
Grupi Wagner është një organizatë mercenare ruse që operon në Republikën e Afrikës Qëndrore dhe vende të tjera përreth.

Këtë javë, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Grupit Wagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në vendet ku operon.

BE ka thënë se nuk do të trajnojë më ushtarë të qeverisë Afrikës Qendrore për shkak të lidhjeve të tyre me Wagner. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik dhe duket se do të luajnë një rol në Mali.

Pse është Grupi Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore?

Mercenarët janë atje për të mbështetur Presidentin Faustin-Archange Touadera në luftën kundër rebelëve, të cilët ende kontrollojnë shumë pjesë të vendit pavarësisht përparimeve të fundit të qeverisë.

Vendi është përfshirë nga trazirat civile që kur presidenti François Bozizé u përmbys në 2013-ën. Touadera, në pushtet që nga zgjedhjet e vitit 2016, kishte luftuar për të mposhtur forcat rebele pavarësisht pranisë së trupave franceze dhe një force të OKB-së. Qeveria e Republikës së Afrikës Qendrore beson se mercenarët rusë kanë pasur më shumë sukses.

Wagner besohet se ka filluar të punojë në këtë shtet në 2017, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një mision stërvitor rus atje dhe hoqi embargon e armëve të vendosura në 2013.

Në tetor 2017, Presidenti Touadera udhëtoi në Rusi për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh sigurie me qeverinë ruse.

Pakti përfshinte një kërkesë për mbështetje ushtarake, në këmbim të aksesit në depozitat e konsiderueshme të diamanteve, arit dhe uraniumit të Republikës së Afrikës Qendrore. OKB-ja kishte rënë dakord vetëm për vendosjen e 175 trainerëve rusë për ushtrinë lokale.

Pse BE ka vendosur të ndërmarrë veprime?

Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali tha për BBC se Brukseli ishte gjithnjë e më i alarmuar nga aktivitetet e Grupit Wagner. Përveç çështjeve në Republikën e Afrikës Qendrore, OKB-ja e ka akuzuar Ëagnerin për kryerjen e krimeve të luftës në Libi.

Një hetim i BBC zbuloi se operativët e Wagner kishin vrarë civilë dhe të burgosur në Libi dhe kishin vendosur eksplozivë.

“Statusi i tyre ligjor është i paqartë, siç janë mënyrat e tyre të funksionimit, objektivat dhe objektivat,” tha Massrali./albeu.com/

The post Kush është grupi i mercenarëve rusë që po “tremb” Europën appeared first on Albeu.com.