vullkan Archives - Albeu.com

Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera (VIDEO)
Tronditëse janë pamjet nga vullkani që shpërtheu në Kamchatka të Rusisë. Shpërthimi i një prej vullkaneve më aktivë në Rusi u shkaktua nga tërmeti 7 ballësh që goditi brigjet e gadishullit Kamchatka.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 29 kilometrash dhe pati raportime për lëkundje të forta dhe dëmtime mesatare deri të rënda në qytetin më të afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej më shumë se 150,000 banorësh.

Sipas ekipit të reagimit ndaj shpërthimit vullkanik të Kamchatka (KVERT), avionëve u është lëshuar një paralajmërim kodi i kuq, niveli më i lartë i alarmit, për një sasi të konsiderueshme hiri në atmosferë.

The post Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shpërthen gjatë natës vullkani në Indonezi, evakuohen qindra banorë
Një vullkan shpërtheu gjatë natës në veri të Indonezisë të martën dhe detyroi qindra banorë të evakuoheshin, raportuan autoritetet lokale.

“Bazuar në indikacionet vizuale dhe matjet e instrumenteve, të cilat tregojnë një rritje të aktivitetit vullkanik, niveli i alarmit në malin Ruang është rritur nga 3 në 4”, tha Hendra Gunawan, drejtoresha e Shërbimit Vullkanologjik të Indonezisë, në një deklaratë të mërkurën.

Autoritetet zgjeruan gjithashtu zonën e evakuimit nga katër në gjashtë kilometra rreth kraterit. Vullkani Ruang, në verilindje të ishullit Sulawesi, është 725 metra i lartë. Nuk u raportua për viktima, por 800 njerëz u evakuuan nga dy fshatra në ishullin Ruang dhe u dërguan në një ishull fqinj.

Shërbimi i vullkanologjisë tha se banorët e Tagulandang duhet të lëvizin jashtë rrezes prej gjashtë kilometrash të kraterit deri në mbrëmjen e së mërkurës. Hendra Gunawan paralajmëroi gjithashtu banorët që të jenë vigjilentë sepse mund të hidhen gurë nga krateri ose një cunami mund të shkaktohet nga shembja e vullkanit në det.

Nga shpërthimi i parë reja e hirit arriti një lartësi prej 2 kilometrash dhe nga e dyta në 2.5, tha Muhammad Wafid, drejtori i studimit gjeologjik kombëtar. Gjithashtu aktiviteti i vullkanit Ruang u intensifikua pas dy tërmeteve të ndodhura ditët e fundit.

At least 800 people in Indonesia’s North Sulawesi province have been evacuated after multiple eruptions of the area’s Ruang volcano started today at 9:45 pm local time.pic.twitter.com/LScljW5EMc

— Massimo (@Rainmaker1973) April 17, 2024

The post Shpërthen gjatë natës vullkani në Indonezi, evakuohen qindra banorë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Islandë
Ka shpërthyer herët në mëngjes një vullkan në jugperëndim të Islandës, sipas njoftimit nga shërbimi meteorologjik i vendit, duke theksuar se ky është shpërthimi i pestë i vullkanit në gadishullin Reykjavik që nga viti 2021.

Shpërthimi i fundit i vullkanit në gadishull filloi më 18 dhjetor, pasi autoritetet evakuuan plotësisht qytetin e Grindavik, me rreth 4000 njerëz dhe urdhëruan mbylljen e llixhave të Lagunës Blu,  një destinacion popullor turistik.

The post VIDEO/ Shpërthen vullkani në Islandë appeared first on Albeu.com.

Shpërthen vullkani në Indonezi, vdesin 11 alpinistë, dhjetëra të tjerë të zhdukur
Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të vdekur të hënën dhe dymbëdhjetë të tjerë ende janë të zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dhjetëra alpinistë të bllokuar në malin Marapi në ishullin Sumatra.

Alpinistët e vdekur u gjetën afër kraterit të Marapit pasi vullkani shpërtheu nga maja e malit prej 2.891 metrash dhe hiri u shpërnda në fshatrat e afërta, sipas një zyrtari lokal të shpëtimit.

Për pasojë, dymbëdhjetë persona u zhdukën, tre të tjerë u gjetën të gjallë dhe 49 kishin zbritur në mënyrë të sigurt nga krateri. Disa prej tyre ishin me djegie dhe fraktura, tha zyrtari.

“Ne nuk mund të bëjmë kërkim ajror me helikopter, sepse shpërthimi vullkanik po vazhdon”, tha shefi i agjencisë lokale të shpëtimit, Abdul Malik. Ai tha se rreth 120 persona ishin të përfshirë në kërkim.

Tre personat e tjerë që u gjetën të gjallë nuk kishin zbritur nga mali, siç kishin vepruar të 11 personat që u gjetën të vdekur.

Të mbijetuarit u gjetën afër kraterit dhe “gjendja e tyre ishte e dobët dhe disa kishin pësuar djegie”, tha Malik.

Zhafirah Zahrim Febrina, njëra nga alpinistët e shpëtuar, shfaqet në një video-mesazh duke i kërkuar ndihmë nënës së saj.

Febrina 19-vjeçare është në një spital me babanë dhe xhaxhanë e saj pasi ishte bllokuar në mal në një udhëtim me 18 shokë të shkollës.

“Ajo po kalon një traumë të jashtëzakonshme”, tha nëna e saj Rani Radelani, 39 vjeç.

“Ajo është e prekur psikologjikisht sepse ka parë djegiet e saj dhe gjithashtu është dashur të durojë dhimbjen gjithë natën”, tha ajo.

Zëdhënësi i agjencisë lokale të shpëtimit, Jodi Haryawan, tha se përpjekjet e shpëtimit ishin ndërprerë nga shpërthime sporadike, por kërkimi ishte ende duke vazhduar, pavarësisht rreziqeve.

“Sapo situata ishte më e sigurt, ata vazhdonin kërkimin. Kështu që kërkimi nuk u ndal”, tha ai.

Kreu i Agjencisë për Zbutjen e Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore, Rudy Rinaldi, i tha AFP-së se disa nga alpinistët e shpëtuar kishin pësuar djegie.

“Ata që janë lënduar kanë qenë ata që janë afruar pranë kraterit”, tha ai.

Të paktën tetë persona pësuan djegie, një prej tyre kishte djegie dhe një frakturë dhe një tjetër kishte një plagë në kokë, sipas një liste të atyre që u gjetën nga Basarnas, një agjenci kombëtare e kërkim-shpëtimit. /RELShp

The post Shpërthen vullkani në Indonezi, vdesin 11 alpinistë, dhjetëra të tjerë të zhdukur appeared first on Albeu.com.

“Koha e tij erdhi!” Pas mijëra tërmeteve, pritet shpërthimi i vullkanit në Islandë (VIDEO)
Shpërthimi i vullkanit në Islandë është vetëm fillimi i një epoke të re shpërthimesh vullkanike që do të zgjasin me shekuj, me grumbullimin e magmës nën qytetin bregdetar të Grindavik që sinjalizon se më shumë do të vijnë. Kështu kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Mësohet se vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes po kërcënon të shpërthejë, me Zyrën Meteorologjike të Islandës që tha se ‘mundësia e një shpërthimi vullkanik është e lartë’ dhe mund të ndodhë në çdo kohë në ditët në vijim.

Pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik dhe tani vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, thotë se shpërthimi mund të ketë nisur ‘një fazë të re shpërthyese’ që mund të zgjasë me shekuj.

“Koha e tij erdhi”, ka thënë Edward W. Marshall, një studiues në Qendrën Vullkanologjike Nordike të Universitetit të Islandës. “Ne mund të përgatitemi për disa qindra vjet të tjera shpërthime në Rejkjanes”.

Sipas raportimeve, rajoni është tronditur nga rreth 1,100 tërmete të reja që nga mesnata, me ekspertët që paralajmërojnë se magma po rritet gjithnjë e më afër sipërfaqes së tokës duke nxitur frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik.

Dhe mijëra tërmete gjatë ditëve të fundit e kanë kthyer komunitetin e peshkimit të Grindavik në një ‘qytet fantazmë’, me 4,000 banorë të detyruar të evakuohen.

Ata që u lejuan të ktheheshin në pronat e tyre me shërbimet e urgjencës, për të mbledhur sendet, u urdhëruan të evakuoheshin dje pasi Zyra e Meteorologjisë Islandeze tha se matësit e saj kishin zbuluar nivele të rritura të dioksidit të squfurit, një tregues i mundshëm i një shpërthimi.

Ndërkohë pamjet e publikuara kanë treguar skena apokaliptike në qytetin e shkretë, me shtëpi të copëtuara dhe hendeqe të hapura në rrugë.

The post “Koha e tij erdhi!” Pas mijëra tërmeteve, pritet shpërthimi i vullkanit në Islandë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tërmetet e njëpasnjëshme, Islanda në alarm: Frikë nga shpërthimi i vullkaneve
Autoritetet në Islandë po përgatiten të ndërtojnë mure mbrojtëse përreth një termocentrali të energjisë gjeotermike në përpjekje për ta mbrojtur nga llava vullkanike.

Gjatë fundjavës, në gadishullin Reykjanes pranë kryeqytetit Reykjavik, aktiviteti sizmik dhe rrjedha e llavës nëntokësore janë intensifikuar. Autoritetet kanë evakuuar rreth 4,000 banorë të qytetit Grindavik nga shqetësimet se gurët vullkanikë mund do të dalin mbi sipërfaqen e tokës brenda disa ditëve.

Islanda është një zonë e njohur për aktivitet të shtuar sizmik dhe vullkanik për shkak se gjendet ndërmjet pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës veriore, që lëvizin në anë të kundërta dhe që janë njëkohësisht pllakat më të mëdha tektonike në planet.

Autoritetet në Islandë kanë ndërtuar një digë të madhe për ta mbrojtur termocentralin, i cili furnizon me ujë të nxehtë dhe të ftohtë si dhe energji elektrike gadishullin e Reykjanes.

Aktiviteti sizmik në pjesën jugperëndimore të Islandës u dobësua të hënën, por rreziku nga shpërthimi vullkanik mbetet ende i lartë, sipas Institutit Meteorologjik të Islandës./VOA

The post Tërmetet e njëpasnjëshme, Islanda në alarm: Frikë nga shpërthimi i vullkaneve appeared first on Albeu.com.

Video të frikshme, tërmetet e njëpasnjëshme godasin Islandën, krijohen çarje të thella në rrugë
Aktiviteti sizmik në Islandë vazhdon dhe autoritetet paralajmërojnë se rreziku i shpërthimit të vullkanit mbetet.

Që nga mesnata e së dielës janë regjistruar 900 tërmete, por krahasuar me ditët e fundit magnituda e tyre është mesatarisht më e vogël.

Megjithatë, një “lum” nëntokësor i magmës me një gjatësi prej 15 kilometrash mbetet aktiv.

Vlerësohet se magma është vetëm 800 metra nga sipërfaqja e tokës.

Rreziku mbetet për qytetin e Grindavik, me 4000 banorë, i cili është evakuuar për arsye sigurie.

Çarje të thella janë shfaqur në rrugët e qytetit dhe në fshat, raporton BBC.

JUST IN – Video shows massive crack emanating steam in the center of Grindavik town of Iceland as the Island nation braces for a potential volcanic eruption pic.twitter.com/C6pK2NkGmW

— Insider Paper (@TheInsiderPaper) November 13, 2023

Javët e fundit, mijëra lëkundje janë regjistruar në Gadishullin Reykian , i cili “u zgjua” vullkanikisht pas tetë shekujsh.

Rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të një shpërthimi vullkanik.

Qyteti i Grindavik është vetëm 15 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik, i cili funksionon normalisht.

Në vitin 2010, shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull kishte nxjerrë sasi të mëdha hiri, i cili kishte shkaktuar kaos në transportin ajror në të gjithë Evropën. Për momentin, megjithatë, nuk ekziston një rrezik i tillë.

The post Video të frikshme, tërmetet e njëpasnjëshme godasin Islandën, krijohen çarje të thella në rrugë appeared first on Albeu.com.

“Stuhi” tërmetesh në Islandë, frikë nga shpërthimi vullkanik: 4 mijë persona evakuohen
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një serie tërmetesh të fuqishme që tronditën gadishullin jugperëndimor të Rejkjanes, dhe kanë dhënë alarmin për shpërthimin e vullkanit.

Policia evakuoi Grindavík, një qytet peshkimi në jug-perëndim të ishullit. Qyteti me 3400 banorë ndodhet në gadishullin Reykjanes, rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Rejkjavik.

Aktiviteti sizmik dhe vullkanik

Rajoni është tronditur nga qindra tërmete të vogla çdo ditë për më shumë se dy javë, ndërsa shkencëtarët monitorojnë një grumbullim magmë rreth 5 kilometra nën tokë.

Shqetësimi për një shpërthim të mundshëm të vullkanit Fagradalsfjall u rrit në orët e para të së enjtes kur një tërmet me magnitudë 4.8 ballë goditi zonën, duke detyruar resortin gjeotermik Blue Lagoon të mbyllet përkohësisht.

Aktiviteti sizmik filloi në një zonë në veri të Grindavik ku ka një rrjet krateresh 2000-vjeçare.

“Ne jemi vërtet të shqetësuar për të gjitha shtëpitë dhe infrastrukturën në zonë,” tha Vidir Reynisson, kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Islandës.

Brenda dy ditësh pritet një shpërthim, shtoi Reynisson. Qyteti i evakuuar është afër uzinës gjeotermale Svartsengi, furnizuesi kryesor i energjisë elektrike dhe ujit për 30,000 banorët e gadishullit Reykjanes.

Ndërkohë, është formuar një çarje rreth 15 km e gjatë dhe shpërthimi mund të ndodhë në çdo moment: edhe në det, duke qenë se një pjesë e çarjes është nën ujë.

Gjendja e jashtëzakonshme

“Kreu i policisë kombëtare shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të aktivitetit intensiv sizmik në Sundhnjukagigar, në veri të Grindavik.”

Kështu thuhet në një shënim nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave, siç raportohet nga CNN.

Policia u ka kërkuar banorëve që të evakuojnë qytetin bregdetar të Grindavík pas një shpërthimi të mundshëm vullkanik.

Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, pothuajse 800 tërmete u regjistruan midis mesnatës dhe orës 14:00 të së premtes (koha lokale), nga të cilët më i cekët ndodhi në një thellësi prej 3-3.5 kilometra.

Lëkundjet sizmike dhe lëkundjet e tokës kanë dëmtuar tashmë rrugët dhe ndërtesat brenda dhe përreth qytetit port.

The post “Stuhi” tërmetesh në Islandë, frikë nga shpërthimi vullkanik: 4 mijë persona evakuohen appeared first on Albeu.com.

Islanda evakuon një qytet të tërë për shkak të vullkanit
Autoritetet në Islandë i kanë evakuuar 3.000 banorë nga një qytet në jugperëndimit të ishullit, për shkak të frikës së shpërthimit vullkanik, pas një sërë tërmetesh dhe provave të përhapjes së magmës nën tokë.

Zyra Meteorologjike e Islandës tha të shtunën se ekziston një rrezik i madh i shpërthimit të vullkanit në gadishullin Reikjanës, për shkak të sasisë së madhe të magmës nëntokësore dhe ritmit me të cilin po lëvizte.

“Nuk mendoj se ka mbetur shumë kohë deri të shpërthimi, disa orë apo disa ditë. Rreziku i një shpërthimi [vullkanik] është rritur jashtëzakonisht”, tha për televizionin shtetëror RUV Thorvaldur Thordarson, profesor për vullkanet në Universitetin e Islandës.

Agjencia për Mbrojtje Civile e Islandës urdhëroi të premten mbrëma evakuimin e plotë të qytetit Grindavik.

Në rajonin e Reikjanës kanë ndodhur disa shpërthime vullkanike në zonat e papopulluara në vitet e fundit, por shpërthimi për të cilin druhet se do të ndodhë tani përbën të pashmangshëm për qytetin, sipas autoriteteve.

Të enjten, lëkundjet e rritura sizmik nxitën mbylljen e njërit prej atraksioneve kryesore turistike të vendit, Blue Lagoon spa.

Reikjana është qendër vullkanike dhe sizmike në jugperëndim të kryeqytetit, Reikjavik. Në mars 2021, burimet e lavës shpërthyen në mënyrë spektakolare si pasojë e një carjeje në tokë rreth 500-750 metra e gjatë në rajonin vullkanik Fagradalsfjall.

Aktiviteti vullkanik në atë zonë vazhdoi për gjashtë muaj gjatë atij viti, duke tërhequr mijëra islandezë dhe turistë për ta vizituar vendin e ngjarjes. Në gusht 2022, një shpërthim trejavor ndodhi në zonën e njëjtë, i ndjekur nga një tjetër në korrik të këtij viti.

The post Islanda evakuon një qytet të tërë për shkak të vullkanit appeared first on Albeu.com.

Alarm në Itali, vullkani Etna mund të shpërthejë shumë shpejt
Ditët e fundit vullkani Etna ka shfaqur aktivitet me shatërvanë të ndryshëm llave dhe hirit, duke rezultuar në mbylljen e aeroportit të Katanias më të afërt për disa ditë.

Nga sot, situata po kalon nga niveli i “Kujdes” në “Para alarmit”, pasi Mbrojtja Civile e Siçilisë, referuar skenarit të shpërthimit të vullkanit, flet për një “probabilitet të lartë për një ngjarje të afërt”.

Siç raportohet nga shtypi italian, duke cituar Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Ingv, të dhënat nga observatori Etna tregojnë se në orët e fundit dridhja mesatare vullkanike karakterizohet “nga luhatje të mëdha në vlerat e saj”. Nga këto, vlera të ndryshme të larta kanë të bëjnë veçanërisht me majën e vullkanit dhe zonën midis kraterit juglindor dhe lindor të kraterave qendrore, në një lartësi midis 1700 dhe 2900 metra.

Siç u theksua, Rajoni ka kërkuar nga kryetarët e komunave më të ekspozuara që të ndalojnë aksesin në majat e Etna-s. Në të njëjtën kohë, alarmi për aviacionin civil ndryshoi nga jeshile në të verdhë, megjithëse aeroporti i Katanias funksionon normalisht që nga dje – dhe deri më tani.

The post Alarm në Itali, vullkani Etna mund të shpërthejë shumë shpejt appeared first on Albeu.com.