Vuçiçin Archives - Albeu.com

Studentët “gjunjëzojnë” Vuçiçin! Pas protestave masive, presidenti serb njofton datat e zgjedhjeve të parakohshme, ja kur do të mbahen
Pas më shumë se një viti e gjysmë protestash kundër qeverisë dhe korrupsionit, Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, njoftoi se votimet pritet të zhvillohen më 18 ose 25 tetor 2026.

Në një intervistë për televizionin shtetëror RTS, Vuçiç deklaroi se një nga këto dy data do të jetë dita e zgjedhjeve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim.

Zgjedhjet parlamentare, sipas afatit normal, do të duhej të zhvilloheshin në vitin 2027.

Protestat e udhëhequra kryesisht nga studentët kanë vijuar prej muajsh, me kërkesa që lidhen me përgjegjësinë institucionale, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Lëvizja studentore u forcua pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

A do të rikthehet Vuçiç si kryeministër?

Njoftimi për zgjedhjet vjen në një moment kur e ardhmja politike e Aleksandar Vuçiçit mbetet një nga çështjet kryesore në Serbi.

Në fund të qershorit, presidenti serb deklaroi se do të largohej nga posti dhe se vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, ai nuk ka përcaktuar ende se kur do të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë, prej javësh qarkullojnë spekulime se Vuçiç mund të rikthehet në postin e kryeministrit, nëse Partia Përparimtare Serbe (SNS) fiton zgjedhjet parlamentare.

Vuçiç e ka mbajtur këtë post nga viti 2014 deri në vitin 2017, përpara se të zgjidhej president.

Analistët vlerësojnë se një rikthim i tij në krye të qeverisë do t’i mundësonte të ruante ndikimin politik edhe pas largimit nga presidenca.

Protestat kanë tronditur pushtetin

Kriza politike në Serbi shpërtheu pas tragjedisë në Novi Sad, e cila u shndërrua në një lëvizje të gjerë studentore kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes së Vuçiçit.

Presioni i protestuesve ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka shtyrë autoritetet drejt diskutimit të zgjedhjeve të parakohshme. Tashmë, me dy datat e vendosura në tryezë, beteja politike pritet të hyjë në një fazë të re.

Nëse zgjedhjet zhvillohen më 18 ose 25 tetor, ato do të përbëjnë një test të rëndësishëm për SNS-në dhe për lëvizjen studentore që ka sfiduar prej muajsh pushtetin e Vuçiçit.

The post Studentët “gjunjëzojnë” Vuçiçin! Pas protestave masive, presidenti serb njofton datat e zgjedhjeve të parakohshme, ja kur do të mbahen appeared first on Albeu.com.

Fjalimi i plotë: Vjosa Osmani përplaset me Vuçiçin në Samitin e Brdo-brijunit në Slloveni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit që njihet si “Brdo-Brijumi” në Slloveni.

Osmani tha se Bashkimi Evropian ende s’e ka përmbushur premtimin e saj ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Por ndërsa secila nga vendet tona vazhdon të bëjë pjesën e vet të punës, Bashkimi Evropian duhet të duhet ta kryej detyrimin e vet. Dhe në rastin e Republikës së Kosovës, ajo ende nuk e ka mbajtur premtimin e saj të vonuar për t’u dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave. Ndërsa e ka përmbushur këtë premtim për shumë vende, përfshirë edhe ato në Lindjen e Largët dhe Amerikën Latine, këtë nuk e ka bërë për ne”, tha Osmani.

Fjalimi i plotë i Presidentes Vjosa Osmani:

Të nderuar Presidentë Pahor dhe Milanoviq,

Të nderuar Shkëlqesi,

Dua të filloj duke falënderuar mikpritësit tanë të sotëm për lehtësimin e këtij takimi të presidentëve në rajon në një kohë kaq të paprecedentë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë botën.

Por sidoqoftë, kohët si këto tregojnë nevojën absolute për bashkëpunim midis nesh, si fqinjë, në baza të barabarta dhe nevojën për reflektim dhe ndershmëri mbi mënyrën se si ne kolektivisht ecim përpara.

Të dashur kolegë,

Ky eveniment shënon 10 vjetorin e procesit Brdo-Brijuni.

Sot duhet t’i kujtojmë vetes pse e filluam këtë dhe ta përdorim si motiv për të hequr barrierat dhe pengesat dypalëshe të cilat na kanë ngadalësuar gjatë rrugës.

Ne duhet të reflektojmë për atë që është arritur, dhe në të vërtetë atë që nuk është arritur, dhe ç’është më e rëndësishmja, se si mund ta kompensojmë këtë mosarritje.

Ky moment i rëndësishëm është një përkujtues i nevojës urgjente për një bashkëpunim më të madh rajonal me qëllim përfundimtar integrimit në Bashkimin Evropian.

Me një perspektivë të qartë të BE për të gjithë, dhe angazhime të definuara mirë për bashkëpunim më të ngushtë, ne e vendosim veten në një pozitë shumë më të mirë për të mishëruar dhe implementuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian: respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për avancimin e vlerave të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe politik në frymën e vërtetë të Procesit Brdo Brijuni.

Për më shumë se një vit rajoni ynë dhe e gjithë bota janë përballur me pandeminë vdekjeprurëse COVID-19. Ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet tona, të tilla si fëmijët që kalojnë me shpejtësi në mësimin në distancë, shumë punonjës që punojnë nga shtëpia dhe firma të shumta që miratojnë modele dixhitale të biznesit për të ruajtur veprimtarinë dhe për të ruajtur rrjedhën e të ardhurave.

Pandemia ka paraqitur sfida serioze për politikë bërësit në të gjitha vendet tona, por gjithashtu ka ofruar një mundësi për nxënien e mësimeve të vlefshme.

Ekziston një pritje e qartë nga qytetarët që ekonomitë tona përkatëse duhet të arrijnë një shpërndarje më efikase dhe më të drejtë të burimeve me qëllim të rritjes së produktivitetit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Kjo kërkon ndryshim të përqendruar në inovacion dhe sipërmarrje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne gjithashtu kemi kuptuar që vetëm përmes veprimit të koordinuar, solidaritetit dhe multilateralizmit të institucionalizuar mund të kemi një shans për të ruajtur demokracitë tona dhe për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Dhe përderisa ne vazhdojmë të luftojmë me sfidat e paraqitura nga pandemia dhe të përqendrohemi në rimëkëmbjen ekonomike, ne kemi nevojë për veprim të guximshëm dhe udhëheqje që plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë dhe të shoqërisë sonë kolektive, në shekullin e 21-të.

The post Fjalimi i plotë: Vjosa Osmani përplaset me Vuçiçin në Samitin e Brdo-brijunit në Slloveni appeared first on Albeu.com.