vucici Archives - Albeu.com

Reagimi i Vuçiç përballë protestave/ Partia Popullore Europiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred Weber, teksa tensionet po rriten në selinë e partisë për shkak të politikave të debatueshme të Aleksandar Vuçiçit. Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të nisë një proces shqyrtimi lidhur me anëtarësimin si partnere e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit, njoftoi të martën presidenti i PPE-së, Manfred Weber.

Protesta masive nisën në nëntor, pasi një strehë betoni u shemb në stacionin e saporinovuar të trenit në Novi Sad, duke vrarë 16 persona. Studentët protestues, duke akuzuar për korrupsion dhe neglizhencë, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit. Së fundmi, protestuesit janë ankuar për dhunë policore, përdorim të tepruar force dhe ngacmime seksuale ndaj aktivistëve të opozitës. Vuçiç dhe SNS-ja në pushtet kanë hedhur poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar protestuesit se po përpiqen të nxisin trazira.

“PPE-ja nuk i ka mbyllur sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi”, u tha Weber gazetarëve në Strasburg.

SNS-ja e Vuçiçit është anëtare partnere e familjes politike, pasi Serbia është vend kandidat për në BE. Partitë Anëtare Partnere kanë lidhje të ngushta dhe vlera të përbashkëta me organizatën e qendrës së djathtë, por me të drejta të kufizuara vote. Politikat e Vuçiçit po krijojnë tensione brenda PPE-së, mësoi Euronews nga disa burime brenda partisë.

“Kjo po shkakton debat brenda familjes së PPE-së, siç mund ta imagjinoni. Dhe si PPE, jemi të vetëdijshëm për zhvillimet, i shohim pamjet, shohim çfarë po ndodh atje,” i tha Weber Euronews-it.

Weber tha se hetimi mbi anëtarësimin e SNS-së do të bëhet nga një grup pune i PPE-së dhe do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Kritikat ndaj Serbisë po shtohen brenda PPE-së

PPE-ja gjithashtu ka kritikuar lidhjet e ngushta midis Vuçiçit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pavarësisht pushtimit të plotë të Ukrainës dhe politikës së sanksioneve të BE-së, presidenti serb vendosi të mbajë lidhje të afërta me Rusinë, duke theksuar lidhjet historike dhe sigurinë energjetike. Me 9 maj, Vuçiç iu bashkua Vladimir Putinit në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, duke ngritur shqetësime në Bruksel.

Një burim nga PPE-ja i tha Euronews-it se ka shumë diskutime brenda familjes së partisë për mënyrën se si duhet trajtuar anëtarësimi i Vuçiçit. Menaxhimi i protestave të opozitës dhe lidhjet e tij me Putinin dhe Orbanin paraqesin problem për PPE-në, tha burimi. Nga ana tjetër, shumë njerëz brenda PPE-së mendojnë se kanalet e komunikimit me Vuçiçin duhet të mbeten të hapura dhe ruajtja e statusit të SNS-së si anëtare partnere mund të ndihmojë në këtë.

Mungesa e Vuçiçit në Kongresin e Valencias ishte një shenjë

Burimi i tha Euronews-it se drejtuesit e partisë kishin punuar fort për të minimizuar dukshmërinë e SNS-së në Kongresin e PPE-së në Valencia, ku shumica e krerëve të shteteve dhe qeverive të lidhura me PPE-në u paraqitën në një shfaqje force. Vuçiç, si kreu i shtetit të Serbisë, do të kishte qenë i përshtatshëm të fliste, por burimi tha se selia e PPE-së donte ta shmangte këtë. Vuçiç nuk udhëtoi në Valencia, ku partinë e përfaqësoi presidenti Milosh Vuçeviç. Në fund, serbët nuk ishin të dukshëm atje, shtoi burimi. Weber i tha Euronews-it se vendimi për të mos marrë pjesë ishte i Vuçiçit.

“Të gjitha partitë anëtare dhe anëtaret partnere ftohen në mënyrë të barabartë, dhe është vendim i lirë i tyre nëse marrin pjesë apo jo. Vuçiç vendosi të mos vinte,” tha Weber.

Një burim i dytë nga PPE-ja tha se brenda partisë ishte shpresa e përgjithshme që anëtarësimi i partisë së Vuçiçit të kalonte pa shumë vëmendje.

Euronews kërkoi koment nga SNS-ja.

Në një intervistë për Euronews, Vuçiç tha se e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Europian. Duke mbrojtur regjistrat e tij në menaxhimin e protestave masive, ai tha se është i gatshëm për dialog. Por fajësoi protestuesit për dhunën në rrugë. Çdo lloj dhune që pamë në rrugë nuk është e mirë për këtë vend. Nëse shihni dikë që vë zjarr apo hedh gurë ndaj selisë së partisë në pushtet apo sulmon njerëz që ishin brenda duke diskutuar çështjet e tyre, kjo nuk është një pamje e mirë. Pavarësisht akuzave për përdorim të tepruar force nga policia, Vuçiç mbështeti forcat e rendit, duke thënë se ata mbetën të qetë përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta nga protestuesit.

“Reagimi i policisë serbe me atë të policive të tjera të mëdha të BE-së është pothuajse i pakrahasueshëm,” tha Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu vizitoi Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë në qershor, si një shenjë mbështetjeje. Por kritikat ndaj politikave të qeverisë serbe po shtohen në Europë: Parlamenti Europian po zhvillon të martën në mbrëmje një debat mbi përdorimin e vazhdueshëm të forcës kundër protestuesve në Serbi me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Partia e Gjelbër Europiane e ka akuzuar Vuçiçin për përshkallëzim të shtypjes ndaj protestuesve, medias, politikanëve dhe lirisë së fjalës. Të Gjelbrit gjithashtu i kanë bërë thirrje PPE-së të bëj presion për zgjedhje të lira në Serbi.

The post Reagimi i Vuçiç përballë protestave/ Partia Popullore Europiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri, Vuçiç: Serbia do të marrë vendimet e veta, nuk do të konsultohet me askënd dhe se nuk ka detyrime ndaj askujt
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje që të tërhiqen forcat speciale nga Veriu i Kosovës dhe të largohet kryetarët shqiptarë të zgjedhur.

“Ku arrestuar Milan Milenkoviç dhe keni thënë se është një lider famëkeq i kriminelëve. Aktakuza ende nuk ka dhe është thënë se ka kryer një krim të rëndë . E arrestuan, por për çfarë? Se ka hedhur një fishekzjarr”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

Ndër të tjera ai tha se Serbia do të marrë vendimet e veta, nuk do të konsultohet me askënd dhe se nuk ka detyrime ndaj askujt.

The post Tensionet në veri, Vuçiç: Serbia do të marrë vendimet e veta, nuk do të konsultohet me askënd dhe se nuk ka detyrime ndaj askujt appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri, Vuçiç: Asnjëherë nuk ka patur krizë më të rëndë dhe më të madhe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë sesa të premten në veri të Kosovës. Për këtë, Vuçiç ka paralajmëruar se Serbia nuk do të rri duarkryq.

Vuçiç ka thënë se pasi ta mbarojnë tubimin në Beograd, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar atë që ka ndodhur sot në veri të Kosovës.

“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë. Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë ai para mijërave njerëzve të tubuar në një miting në Beograd.

The post Tensionet në veri, Vuçiç: Asnjëherë nuk ka patur krizë më të rëndë dhe më të madhe appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi trepalësh në Ohër, diskutohet plani franko-gjerman
Ka nisur takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të planit franko-gjerman.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiç fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borell dhe Lajcak. Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku kishin rënë dakord për planin franko-gjerman./Albeu.com./

The post Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi trepalësh në Ohër, diskutohet plani franko-gjerman appeared first on Albeu.com.

BE: Deklaratat e Kurtit dhe Vuçiçit janë pengesë për caktimin e takimit në Bruksel
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

Një burim evropian i tha Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se “është ky lloj qëndrimi publik, i të dy liderëve, që paraprakisht tregojnë kushtet e tyre, i cili krijon pengesën më të madhe për caktimin e datës së takimit” në Bruksel.

Sipas këtij burimi, mbajtja e rundit të ardhshëm të bisedimeve varet nëse liderët nga Prishtina dhe Beogradi “pajtohen për datën e agjendës së parë”, pa treguar detaje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më herët gjatë ditës, se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo deklaratë erdhi pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha më 9 shkurt se së shpejti do të ketë një takim të ri mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar diskutimet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë ishin temë në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së që është duke u zhvilluar të enjten e 9 shkurtit.

Porosia për pritjet nga dialogu u përfshinë edhe në konkluzat që u miratuan në këtë samit.

“Këshilli i BE-së mirëpret propozimin Evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane“, thuhet në tekstit e konkluzave që u miratua në samitin dy ditësh të shefave të shteteve të BE-së në Bruksel.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të SHBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.

Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL/

The post BE: Deklaratat e Kurtit dhe Vuçiçit janë pengesë për caktimin e takimit në Bruksel appeared first on Albeu.com.