vtitet sheruese te sheqerit Archives - Albeu.com

Si të përdorni sheqerin për mbylljen e plagëve
Gjyshet shqiptare e kanë gjithmonë një këshillë holistike për çdo problem shëndetësor.

Për të djegurat, rekomandojnë gjizën, për dhimbjet e dhëmbit rakinë, për dhimbjen e veshit vajin e ullirit e kështu me rradhë.

Kur vjen puna tek lëndimet më të thella fizike që shoqërohen me gjakderdhje, rekomandimi kryesor është sheqeri.

Ai rekomandohet sepse përthith të gjithë lagështinë e plagës e cila lejon lulëzimin e baktereve.

Mungesa e tyre përshpejton shërimin e plagëve.

Deri në vitin 2009, përdorimet e sheqerit për lëndime të tilla fizike janë konsideruar nga mjekët si legjendë urbane ndonëse ai është përdorur prej shekujsh.

Në spitalet e Britanisë së Madhe u kryen disa prova për të parë nëse sheqeri mund të trajtojë plagët dhe të lehtësojë dhimbjet.

Në përfundim të tyre, u zbulua se trajtimi me sheqer ishte i suksesshëm dhe plagët shëroheshin më shpejt me sheqer se me antibiotikë.

Si të përdorësh sheqerin për të ndalur gjakderdhjen

Pastrojeni plagën mirë me sapun dhe ujë të bollshëm, thajeni me peshqir dhe sigurohuni që të jetë e pastër.

Më pas hidhni direkt sheqer mbi plagë dhe sigurohuni që ajo të jetë plotësisht e mbuluar.

Nëse plaga është shumë e madhe, lyejeni si fillim me mjaltë dhe më pas hidhni sheqer sipër.

Mjalti do të mbajë sheqerin dhe do të përthithë të gjitha vlerat shëruese.

Më pas mbështilleni plagën me një fasho e cila do të parandalojë bakteret.

I gjithë procesi duhet përsëritur një herë në ditë.

Shërimi i plagëve me sheqer është  i ngadaltë dhe në disa raste, kur plagët janë me të vërtetë të rënda, mund të duhen disa muaj të tërë.

Megjithatë, ndikimi i menjëhershëm është se dhimbja pushon dhe ndjesia bezdisëse e pulsimit largohet.

Nga testet që kanë kryer mjekët në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se sheqeri është efikas edhe në rastin e amputimit të gjymtyrëve duke ndihmuar njerëzit e prekur nga një tragjedi e tillë, të shërohen më shpejt.

Mjekët thonë se ky element i mjekësisë popullore që aplikohet në shumë vende të botës, është shumë premtues dhe madje përbën një sfidë të madhe ndaj mjekësisë modern.

The post Si të përdorni sheqerin për mbylljen e plagëve appeared first on Albeu.com.