Vriten ushtarët rusë Archives - Albeu.com

Sulmi ukrainas në Donjeck: 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse.

Më 21 shkurt, një hulumtimi nga Mediazona dhe Shërbimi rus i BBC-së, gjeti se së paku 45.123 ushtarë rusë janë vrarë prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve.

Në janar, drejtori i CIA-s, Willam Burns, tha në një shkrim të publikuar në revistën Foreign Affairs se së paku 315.000 ushtarë rusë janë plagosur apo vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë.

Presidenti ukrainas pretendoi se humbjet e Rusisë në këtë luftë janë 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.00 të plagosur, pretendime që nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i zbulon të dhënat për humbjet e ushtarëve dhe nuk komenton për shifrat e raportuar nga gazetarët./REL

The post Sulmi ukrainas në Donjeck: 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën appeared first on Albeu.com.