Vriten anëtarët e dy familjeve në Gaza, mbijeton poshtë rrënojave një foshnjë 5 muajshe

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se 10 anëtarë të dy familjeve janë vrarë nga një sulm ajror që goditi një ndërtesë në një kamp refugjatësh.

Nga sulmi ka arritur të mbijetojë një foshnjë 5 muajshe, që u gjet bllokuar në rrënoja pranë nënës së tij të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë në Gaza, një anëtar i grupit militant Hamas, e quajti sulmin izraelit një masakër. Në përgjigje, është qëlluar në drejtim të Izraelit me raketa.

Sot është dita e gjashtë e konfliktit izraelito-palestinez, ku përveç dëmeve të mëdha materiale kanë humbur edhe shumë njerëz jetën. Deri më tani kanë vdekur nga sulmet 133 palestinezë dhe 8 izraelit, ndërsa kanë mbetur të plagosur qindra të tjerë./albeu.com


Shtuar 15.05.2021 10:48