vriste Archives - Albeu.com

Shkodër/ Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë, arrestohet 48-vjeçari
Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi akuzohet se tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me automjet.

Sipas informacioneve të policisë, mësohet se pas hekurave ra Ervin Çeka, i cili dyshohet se më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Ç., 48- vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi E. Ç. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Shkodër/ Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë, arrestohet 48-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Tentoi të vriste me thikë të riun, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. H., 40-vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar.

Po ashtu, pas hekurave ra dhe shtetasi me inicialet A. B., 40-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 4 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 5, dy shtetas të shpallur në kërkim.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të vriste me thikë të riun, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Emri/ Tentoi të vrasë me armë zjarri një person, pranga për 36-vjeçarin nga Vlora
Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

1-Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

2-Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës, si dhe pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në ambientet e IEVP Fier u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Shtetasi Armand Lushaj (Jazaj), aktualisht ndodhet në IEVP Fier, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Ky shtetas, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri.

The post Emri/ Tentoi të vrasë me armë zjarri një person, pranga për 36-vjeçarin nga Vlora appeared first on Albeu.com.

Tentoi të vriste një person me snajper, Apeli shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin
Ergys Kolaveri dhe Enea Caka janë shpallur të pafajshëm ditën e sotme nga gjykata e Apelit në Tiranë.

Kolaveri u arrestua në vitin 2016 kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.

Nga ana tjetër Enea Caka kishte apeluar vendimin për arrestimin e tij për veprën e moskallëzimit të krimit.

Kujtojmë se ai ishte lënë jashtë qelisë në vitin 2020 duke iu dhënë masa e arrestit në shtëpi.

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në  orën 16:31, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit. I akuzuar për këtë ngjarje është i pandehuri me iniciale E.K., i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,  për motive gjakmarrje kundër shtetasit me iniciale G.D.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur  me çështjen penale me të pandehur E.K, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mësipërme, të parashikuar nga nenet 78/a-22, 88/1, 278/1, 279/2 të K.Penal, si dhe ndaj të pandehurit E.C, i akuzuar për kryerjen e verës penale të “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuar nga neni 300/1 të K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr. 106, datë 08.11.2017 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të“Vrasja për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, e parashikuar nga neni 78/a e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 23 dhe 49 të këtij Kodi, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të“Plagosja e rëndë me dashje”, e parashikuar nga neni 88, paragrafi I parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 4 (katër) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e parashikuar nga neni 278, paragrafi I parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 4 (katër) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit K, me një dënim të vetëm prej 20 (njëzet) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehuri C për kryerjen e veprës penale të“Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 1 (një) vit burgim.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së dënimit dhënë ndaj të pandehurit E.K dhe dënimin e tij përfundimisht me 30 vjet burgim.

Gjithashtu është ushtruar ankim edhe nga i pandehuri E.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit për sa më poshtë:

-Deklarimin si të pafajshëm, pasi nuk u arrit që të provohet fakti që ka kryer veprën penale të  “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri E.C ka paraqitur ankim,  i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke u deklaruar i pafajshëm.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 39 datë  26.03.2018 ka  vendosur:

Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda dhe prishjen e vendimit nr. 106 datë 08.11.2017 të kësaj gjykate.

Dërgimin e çështjes që i përket të pandehurit K dhe E.C, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi,  ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë Gjykatë.

Gjykata e Lartë, Kolegji Penal me vendimin nr. 00-2018-312 datë 12.09.2018 ka vendosur:

Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë që ka kompetencë lëndore për gjykimin e çështjes.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 01 date 23.12.2019 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences lendore te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Dërgimin e çështjes penale Nr. 9/102 regjistrimi, datë 04/10/2018 që i përket të pandehurit K, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga Nenet 78/a dhe 22, 88/1, 278/1 dhe 179/2 te Kodit Penal, si dhe ndaj te pandehurit E.C, i akuzuar per vepren penale te parashikuar nga Neni 300 te Kodit Penal, Gjykatës së Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente.

Në përfundim të gjykimit dhe shqyrtimit të ankimeve të përmëndura më sipër, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, datë  26.10.2022 vendosi:

Ndryshimin e vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda si me poshte:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit K per kryerjen e veprave penale te “Vrasje per gjakmarrje” mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78/a e 22 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Plagosja e rende me dashje”, parashikuar nga neni 88 paragrafi 1 te Kodit Penal.

Deklarimi i pafajshem te te pandehurit C per kryerjen e vepres penale te “Moskallezimit te krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda per disponimet e tjera te tij.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit K nga qendrimi i tij nen masen e sigurimit “arrest ne shtepi”, nese nuk mbahet per ndonje veper penale apo mase sigurimi tjeter.

The post Tentoi të vriste një person me snajper, Apeli shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin appeared first on Albeu.com.