vret nënën e të dashurës Archives - Albeu.com

Tragjedi në Brazil/ 22-vjeçari vret nënën e të dashurës së tij 13-vjeçare dhe e fut në frigrorifer
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Brazil. Mediat vendase raportojnë se një 22-vjeçar ka vrarë nënën e të dashurës së tij 13-vjeçare.

Por nuk është mjaftuar me kaq. Për të fshehur gjurmët e krimit, ai ka mbështjellë trupin e pajetë të 44-vjeçares të cilin më pas e ka transportuar dhe e ka futur në një frigrorifer.

Viktima 44-vjeçare u vra pas një debati me vajzën e saj 13-vjeçare dhe të dashurin e vajzës 22-vjeçar në shtëpinë e saj në qytetin verilindor të Maceió, tha policia e Alagoas të martën.

Vajza e viktimës dhe 22-vjeçari janë arrestuar nga Policia. 22-vjeçari ka pranuar krimin para policisë, ndërsa mësohet se më pranga ka rënë edhe babai i 22-vjeçarit , pasi ka ndihmuar të birin në fshehjen e kufomës.

I dashuri i 13-vjeçares akuzohet për vrasje, fshehje të kufomës dhe korrupsion të të miturit sipas sistemit ligjor brazilian, tha shefi i policisë Alagoas. Ai i tha agjencisë braziliane të lajmeve G1 se debate mes të treve nisi kur viktima u kthye nga puna në shtëpinë e saj, kur ajo pa se në banesë bashkë me vajzën e saj të mitur ishte dhe 22-vjeçari.

Mësohet se 44-vjeçarja ishte kundër lidhjes së vajzës me të riun. Madje ajo kishte ndaluar të bijën që të takohej me 22-vjeçarin. Me sa duket kur ajo pa të riun në shtëpnë e saj, atëherë ka nisur debati i cili përfundoi me vrasje.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë braziliane të lajmeve G1 se vajza adoleshente u përpoq të mbulonte krimin duke u shtirur si nëna e saj dhe duke dërguar mesazhe WhatsApp te kolegët e 44-vjecares, ku u shkruante se nuk do te shkonte ne pune të nesërmen.

The post Tragjedi në Brazil/ 22-vjeçari vret nënën e të dashurës së tij 13-vjeçare dhe e fut në frigrorifer appeared first on Albeu.com.