vreshta Archives - Albeu.com

Qeveria franceze jep 200 milionë euro për shkatërrimin e verës së tepërt
Qeveria franceze do të ndajë 200 milionë euro për shkatërrimin e verës së tepërt dhe mbështetje për prodhuesit.

Industria është goditur nga shumë probleme, duke përfshirë rënien e kërkesës për verë pasi më shumë njerëz pinë birrë artizanale.

Verërat e tepërta dhe rritja e kostos së jetesës janë gjithashtu një problem, raporton BBC.

Prandaj, vreshtarët do të marrin para për kalimin në prodhimin e produkteve të tjera, siç është ulliri.

Shumica e parave të alokuara do të përdoren për blerjen e inventarit të tepërt.

Ata do të shesin alkool për të bërë dezinfektues dhe pastrues, si dhe për të bërë parfume.

Nga 200 milionë euro, 160 janë ndarë nga fondet e BE-së.

Të dhënat nga Komisioni Evropian deri në qershor tregojnë se konsumi i verës ra me shtatë përqind në Itali, 10 përqind në Spanjë, 15 përqind në Francë, 22 përqind në Gjermani dhe 34 përqind në Portugali, ndërsa prodhimi i verës në të gjithë BE-në u rrit me katër përqind. .

The post Qeveria franceze jep 200 milionë euro për shkatërrimin e verës së tepërt appeared first on Albeu.com.

Bie me 22%, numri i parcelave me vreshta dhe ullishte: Fermerët nuk përballojnë shtimin e kostove
Tkurret kadastra me parcelat e regjistruara me vreshta dhe ullishte në 2022.

Sipas raportit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për monitorimin e realizimit të buxhetit të vitit të kaluar numri i njësive vreshta dhe ullishte të regjistruara në 2022 është 22% më pak se vit paraardhës.

Në total për 2022 janë regjistruar nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 10,386 njësi vreshti dhe ullishte, (350 njësi vreshti dhe 10,036 njësi ullishte) kundrejt totalit prej 13,320 njësi të regjistruara në 2021.

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Drini Imami pohoi për Monitor se rënia e sipërfaqeve me vreshta ka ardhur për disa arsye.

“Në vitin 2022 fermerët u përballën me rritje të lartë të çmimeve të inputeve bujqësore për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Rritja e çmimeve ishte e veçanërisht problematike për fermerë shqiptarë sepse ata kanë shumë më pak mbështetje me subvencione nga shteti, sesa fermerët e vendeve fqinje. ”

Sipas tij përveç shtimit të kostove, faktor tjetër që ka kontribuar në rënien e sipërfaqes me vreshta është edhe rënia në vazhdimësi e konsumit të rakisë.

Rënia e konsumit të pijeve alkoolike është një nga shqetësimit kryesore të prodhuesve vendas.

Kantina “E.Kukës” e specializuar për prodhimin e rakisë tradicionale të rrushit dhe kumbullës tha për Monitor se konsumi nuk është rimëkëmbur që nga pandemia.

Administratori i kantinës tha se arsyeja kryesore e rënies së konsumit është emigrimi i popullatës dhe tkurrja e numrit të lokaleve. Qarku i Kukësit rezulton me numrin më të lartë të larguarve.

Sakaq kadastra me regjistrin e parcelave të vreshtave dhe ullishteve nisi në vitin 2017 dhe përfundoi në 2018.

Gjatë vitit 2018 u planifikuan të regjistroheshin rreth 10,000 njësi vreshtash dhe ullishtash (në kadastrat përkatëse) dhe janë regjistruar në bazat përkatëse të të dhënave 11,500 njësi të tilla (9,250 njësi ullishte dhe 2,250 njësi vreshti).

Në vitin 2018 kadastra e vreshtit konsiderohej e plotësuar dhe në vitet në vazhdim, për këtë pjesë të produktit, do të duhet të planifikohet vetëm rifreskim të dhënash, bazuar mbi ndryshimet në terren. Për vitin 2022 numri i parcelave me vreshta është ulur 5,4 herë krahasuar me vitin 2018 kur përfundoi kadastra me regjistrin e të dhënave./Monitor/

The post Bie me 22%, numri i parcelave me vreshta dhe ullishte: Fermerët nuk përballojnë shtimin e kostove appeared first on Albeu.com.