Vrau gruan dhe kunatën, Apeli në lë fuqi dënimin burg përjetë për Gazmend Mustën

Gjykata e Apelit Vlorë lë në fuqi dënimin “burgim i përjetshëm” për Gazmend Mustën.

Ky i fundit, në datë 2 janar të vitit 2019 vrau në shtëpi gruan dhe kunatën e tij.

Gjykata e Fierit kishte dhënë vendim për burg përjetë. Vendim ky i lënë në fuqi sot nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e dytë të vitit të ri 2019 Ballsh të Mallakastrës. Musta sapo ishte kthyer nga emigrimi për të festuar vitin e ri, por pas një sherri, vrau gruan Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe nënë e dy fëmijëve të mitur, si dhe motra e saj 18 vjeçare, Merisa Çaushaj.

Ai e pranoi se kishte vrarë dy motrat me thikë dhe në dëshminë e tij aso kohe ka thënë: ““Kisha shkuar tek prindërit e mi në fshat. Kur u ktheva në banesë gjeta motrën e gruas. Merisa më tha se kishte ardhur që të merrte motrën e saj dhe fëmijët që të shkonin për festë te prindërit e tyre. Nuk e lejova të shkonte sepse me ta kam pasur debate të herë pas hershme. Që kur kam shkuar emigrant në Greqi kam pasur sherre me babain e nuses. Kur po debatoja me kunatën, ndërhyri edhe Gentiana duke më kundërshtuar”.

Pak pasi kreu krimin e dyfishtë, Musta u vë në prangat e policisë, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.

Në prill të atij viti, Gjykata e Apelit i ka dhënë kujdestarinë Gjyshmir Caushajt, vëllait të dy motrave që mbetën viktima.