vrasjet Archives - Albeu.com

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me popullsinë
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me popullsinë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.

Në vitin 2024, në vend u regjistruan 41 vrasje me dashje (shifër e publikuar nga Eurostat), që në raport me popullsinë e atij viti janë 1.71 vrasje për 100 mijë banorë (e përllogaritur nga Monitor).

Në këtë nivel, Shqipëria renditet e teta pas Lituanisë (2.63), Letonisë (2.4), Turqisë (2.27), Malit të Zi (1.92), Estonisë (1.82), Islandës (1.82), Finlandës (1.78).

Në krahasim me një vit më parë, kur ne vend kishte 1.27 vrasje për 100 mijë banorë ka një rritje të ndjeshme të këtij treguesi për Shqipërinë për dy arsye.

Së pari, numri i vrasjeve u rrit nga 35 në 41, sipas Eurostat.

Së dyti, llogaritjet për vitin 2024 janë bërë me popullsinë sipas Censit të ri, prej 2.39 milionë banorë, nga 2.76 milionë në 2023-n.

Numri më i lartë i vrasjeve në vend është shënuar në vitin 2016, me 71 viktima, po sipas të dhënave historike të Eurostat, ose 2.46 vrasje për 100 mijë banorë.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE u regjistruan 3,953 vrasje me dashje, me një rritje të lehtë prej 1% krahasuar me vitin 2023, ose 56 vepra penale më shumë të regjistruara nga policia.

Ndërsa, krahasuar me vitin 2014, kur u regjistruan 4,448 vrasje me dashje, numri i këtyre veprave ra me 11%.

Gjatë periudhës 2014-2024, numri i vrasjeve me dashje ka pasur luhatje. Niveli më i lartë u shënua në vitin 2015, me 4,616 raste të raportuara.

Nga viti 2016 e në vijim, prirja ishte rënëse, duke arritur në 3,735 raste në vitin 2019. Në vitin 2020, kjo rënie u ndërpre dhe vrasjet me dashje u rritën lehtë në 3,820, përpara se të zbrisnin sërish në nivelin më të ulët të serisë në vitin 2021, me 3,645 raste.

Pas vitit 2021, prirja ndryshoi drejtim, me rritje çdo vit, nga 3,838 raste në 2022, në 3,897 në 2023 dhe 3,953 në 2024. Megjithë këtë rritje të fundit, niveli i vitit 2024 mbetet më i ulët se kulmi i mesit të dekadës, rreth 14% më pak se në vitin 2015.

Në përgjithësi, renditja tregon se nivelet më të larta të vrasjeve për 100 mijë banorë janë të përqendruara në vendet baltike dhe në disa vende të Ballkanit.

Në vendet baltike, si Lituania, Letonia dhe Estonia, treguesit më të lartë lidhen me faktorë historikë dhe socialë, si trashëgimia e tranzicionit post-sovjetik, konsumi i lartë i alkoolit, konfliktet familjare dhe personale, si dhe pabarazitë sociale.

Edhe madhësia më e vogël e popullsisë bën që një numër relativisht i kufizuar rastesh të ndikojë më shumë në treguesin për 100 mijë banorë, sipas raporteve nga OBSH, OECD, dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin që ka publikuar studime globale mbi vrasjet.

Turqia, e treta në renditje me 2.27 vrasje për 100 mijë banorë, përbën një rast më vete për shkak të përmasës së madhe të popullsisë dhe faktorëve të brendshëm socialë, politikë dhe rajonalë.

Niveli relativisht i lartë lidhet me dhunën familjare, konfliktet personale, pabarazitë mes rajoneve, si dhe me ndikimin e kriminalitetit të organizuar në disa zona, sipas raporteve globale.

Në Ballkan, ku përfshihen Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, nivelet më të larta lidhen më shumë me faktorë si konfliktet personale, pronësore dhe familjare, gjakmarrja, qarkullimi i armëve, dobësitë në zbatimin e ligjit dhe ndikimi i krimit të organizuar në disa zona.

Pas Malit të Zi dhe Shqipërisë renditet Kosova (1.57 për vitin 2020, e dhëna e fundit e disponueshme), Maqedonia e Veriut (1.1) dhe më e ulëta në serbi (0.8).

Finlanda mund të jetë vendi më i lumtur në botë sipas World Happiness Report, por kjo nuk e përjashton praninë e problemeve specifike sociale që shfaqen në statistikat e dhunës, duke u renditur në dhjetëshe.

Sipas Institutit Europian për barazinë gjinore, për Finlandën, niveli relativisht më i lartë nuk lidhet me pasiguri të përgjithshme në hapësirat publike, por më shumë me strukturën e vrasjeve.

Studimet dhe të dhënat për vendin tregojnë se një pjesë e madhe e rasteve lidhet me dhunë ndërpersonale, familjare ose mes personave që njihen, shpesh e shoqëruar me përdorim alkooli.

Për Islandën, në vende të vogla, një numër i kufizuar rastesh mund ta rrisë ndjeshëm normën për 100 mijë banorë nga një vit në tjetrin. Islanda, megjithëse del lart në këtë renditje për vitin 2024, mbetet ndër vendet më të sigurta dhe më paqësore në botë në indekset ndërkombëtare, sipas raporteve vendase.

Në grupin e mesëm janë vende si Belgjika, Franca, Bullgaria, Sllovakia dhe Kroacia, ku normat e vrasjeve janë mbi ose pranë 1 për 100 mijë banorë.

Në këto vende, rastet lidhen më shumë me kriminalitet urban, dhunë familjare, tensione sociale dhe, në disa raste, me ndikimin e krimit të organizuar ose të rrjeteve të trafikut.

Në fund të renditjes janë vende si Italia, Zvicra, Luksemburgu, Holanda, Çekia, Portugalia dhe Polonia, ku normat janë nën 0.7 për 100 mijë banorë.

Këto vende zakonisht karakterizohen nga institucione më të konsoliduara, zbatim më efektiv i ligjit, kontroll më i fortë i armëve, sisteme më të zhvilluara sociale dhe ndërhyrje më të hershme në konfliktet familjare apo komunitare./Monitor

The post Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me popullsinë appeared first on Albeu.com.

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën
Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend.

Gjatë periudhës 1 janar-30 nëntor 2025, janë regjistruar 39 vrasje në territorin e Shqipërisë, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende me autorë të paidentifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. BalkanWeb sjell si më poshtë ngjarjet kriminale më të bujshme të vitit që sapo lëmë pas.

SKEDAT E KRIMIT

-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan Arjon dhe Klisman Hasaj.

-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë, krim për të cilin u arrestuan vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani. Ata dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit, ngjarje që ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.

27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20-vjeç.

-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.

-Sakaq, një tjetër krim u regjistrua më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kazës, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.

-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.

-Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 4 gusht 2025 në Vau të Dejës, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rasti mbetet i pazbardhur nga policia. Ndonëse nuk ka të arrestuar, pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

-Më 14 gusht mbeti i vrarë 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.

-Pirro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat i Postribë, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.

-Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.

-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vranë më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë, ku u plagosën edhe të tjerë. Autor Ragip Gila u arrestua.

-Më 18 shtator u nxor pa jetë në një humnerë Mirel Çokaj, ndërkohë familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë për parcelat e kanbanisit. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet.

-Ndërkohë, ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie.

Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

-Krim i dyfishtë u regjistrua në 22 tetor, ku pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.

-Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e ndodhur më 28 tetor të vitit që sapo lëmë pas, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.

-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.

-Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).

-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagos pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.

-Më 30 nëntor vritet në ambientet e biznesit të tij, brenda makinës Mondi Mëhall, në Elbasan, krim për të cilin janë arrestuar disa persona.

The post Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën appeared first on Albeu.com.

Antentatet në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vrasjen e Kristjan Kolës dhe atentatin e dyfishtë në Shkodër, ku mbetën dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas A2 CNN, policia ka nisur hetimet dhe provat e mbledhura deri tani ngrenë dyshime se Ragip Gila mund të jetë ekzekutori i vrasjes së Kristjan Kolës.

Hetuesit po e lidhin këtë rast me dy atentatet e fundit, për shkak të ngjashmërive në mënyrën e veprimit: përdorimi i motorit, maskimi me skafandër dhe taktikat e ngjashme gjatë sulmeve.

Po ashtu, pritet të përfundojë një ekspertizë e dytë mbi motorin që u përdor në vrasjen e Kolës dhe që më pas u gjet i djegur.

Hetuesit synojnë gjithashtu, të përftojnë gjurmë ADN-je nga motorri dhe të krahasojnë ato me ADN-në e Ragip Gilës për të konfirmuar përfshirjen e tij.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i njohur si “Vaso”, anëtar i fisit të Bajrit dhe vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Kujtojmë që; nga të shtënat mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri.

Në sulm humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (i njohur si Lushi), truproja e Erogen Brajoviç.

Autori i dyshuar i atentatit është 29-vjeçari Ragip Gila, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes.

The post Antentatet në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës appeared first on Albeu.com.

Vrasjet, vetëvrasjet dhe religjioni
Nga Dom Gjergj Meta

Depresioni shoqëror që po shpërfaqet në vrasjet dhe vetëvrasjet e kësaj fundvere në vendin tonë të vogël, sipas mendimit tim, i ka rrënjët në bjerrjen e shpresës se jeta mund të jetohet e gjitha, qoftë si përpjekje për t’i dhënë asaj një kuptim, qoftë si një jetë në shërbim të jetës së të tjerëve. Madje kuptimi më i thellë i jetës, është atëherë kur ajo i shërben jetës së të tjerëve dhe jo atëherë kur ajo kthehet në një litar rreth qafës apo në një karikator automatiku, që zbrazet mbi trupin e dikujt tjetër.

Religjioni mund të luajë një rol të tijin në këtë situatë, duke u vendosur në shërbim të jetës së njerëzve të çdo dite, në mënyrë që njerëzit t’i japin një kuptim a një kahje asaj. Sigurisht që një religjion, sidomos ai i krishteri, për të cilin i jap vetes njëfarë tagri për të folur, nuk mund të jetë në shërbim të jetës kur mundohet vetëm të imponohet me rregullat e veta, me veshjet pompoze, me forcën e hekurt të hierarkisë, a kur mendon se ka në dorë zgjidhjet e vetme ose kur e ngre vetveten si shpëtimtarin e botës. Zoti e shpëton botën dhe jo religjioni, kushdo qoftë ai religjion.

Ky i fundit është një instrument dhe ka si detyrë të parë t’u kujtojë njerëzve trashendencën (të përtejmen), jo për t’i frikësuar apo për t’u imponuar atyre një forcë madhore, që si një Deus ex machina drejton apo përcakton fatet e botës. Por për t’u kujtuar njerëzve se i përkasin një realiteti më të madh se vetja e tyre, se sa fshati, qyteti, etnia, kultura apo planeti i tyre.

Religjioni na kujton se jemi pjesë e një përmase më të madhe, të cilën nuk mundemi ta shterojmë as me shpikjet tona, as me financat apo strategjitë tona. Ai duhet t’u kujtojë njerëzve qiellin me yje, hapësirën e pakufishme dhe jetën si një mundësi e mundësive, ndonëse e kufizuar në kohë. Nëpërmjet fesë-besimit, religjioni na hap drejt një frymëmarrjeje më të madhe, që na tejkalon, sepse na zhyt në një mister, i cili në vetë natyrën e tij është i pakufi.

Kur ne kuptojmë dhe përjetojmë se i përkasim diçkaje më të madhe se sa ne, atëherë jeta nuk atrofizohet, nuk mbyllet në kornizat e ngushta të dhembjes së momentit apo të interesave, që zgjasin sa një llogari e majme bankare. Jeta e jetuar në mbylljen egoike të njeriut, është një varfërim shpirtëror, që sjell një varfërim ekzistencial dhe ky i fundit kthehet në mjerim, në të cilin njeriu nuk shikon veçse deri te hunda e tij e nuk e çon shikimin për më tej.

Kjo po i ndodh shoqërisë sonë, kjo duket se po i ndodh gjithë shoqërisë perëndimore ku ne bëjmë pjesë dhe e ka futur atë në një depresion vrastar apo vetëvrastar.

Feja, si përkatësi në një përmasë të përtejme e jo thjesht e vetëm si një përkatësi në një seri rregullash apo në një strukturë të caktuar, a komunitet të kufizuar, i duhet njeriut dhe sigurisht njeriut shqiptar. Dëbimi i trashendencës nga horizonti i jetës individuale dhe shoqërore është dëbimi i njerëzores dhe mjerimi i saj, pse jo edhe vdekja e saj.

Në këto raste është më e lehtë të akuzojmë policinë, sistemin gjyqësor, qeverinë apo politikën dhe kështu e rehatojmë ndërgjegjen tonë.

Ama e dimë mirë se edhe ne kemi lënë diçka mangët dhe ky është angazhimi ynë, thellimi e kërkimi ynë i kuptimit të jetës, marrëdhënia që ndërtojmë me jetën tonë dhe me atë të të tjerëve, si dhe me detyrat tona ndaj shoqërisë.

Nuk mund të themi vetëm: “Paguaj taksat.” e më pas çdo ditë të shohim indiferentë se si rrëzohet para nesh ngrehina e njerëzores. Duhet të shikojmë më thellë, më lart, më përtej. Jemi përgjegjës për jetën tonë, po aq sa jemi përgjegjës për jetën e të tjerëve, sepse jeta na është dhënë dhe askush nuk ka leje të na e marrë, as ne vetë.

The post Vrasjet, vetëvrasjet dhe religjioni appeared first on Albeu.com.

Zbardhja e vrasjes së Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, Balla: Pres rezultate edhe për ngjarjet në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për zbardhjen e vrasjes së Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë.

Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, njofton Balla.

The post Zbardhja e vrasjes së Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, Balla: Pres rezultate edhe për ngjarjet në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër appeared first on Albeu.com.

Qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin në mes të rrugës dhe me pas veten, kush janë dy personat që humbën jetën sot në Korçë/ Emrat
Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

The post Qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin në mes të rrugës dhe me pas veten, kush janë dy personat që humbën jetën sot në Korçë/ Emrat appeared first on Albeu.com.

Vrasjet që tronditën Kosovën, reagon Prokuroria
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka reaguar për dy vrasjet e ndodhura një natë më parë në kryeqytetet.

Sa i përket rastit ku mbeti e vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacolli, Prokuroria thotë se po angazhohen në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit, duke mos treguar nëse është identifikuar i autori i dyshuar.

Ndërsa për rastin ku dyshohet se dhëndri vrau vjehrrin, Prokuroria ka treguar se vrasja dyshohet se është kryer me thikë dhe se i dyshuari është identifikuar por ndodhet në arrati.

Vrasjet që tronditën mbrëmë Kosovën, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Dalip Alshiq” në Prishtinë, rreth orës 20:26, ku është vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka qenë në makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe u ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Ky rast është konsideruar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”.

Ndërkohë, vrasja tjetër ka ndodhur rreth një orë më vonë, në rrugën “Ali Vitia”, ku dhëndri dyshohet se ka vrarë me thikë babanë e gruas së tij.

The post Vrasjet që tronditën Kosovën, reagon Prokuroria appeared first on Albeu.com.

“Nuk kursenin as fëmijët”, nga Koçi te Gurra, vrasjet më të bujshme të zyrtarëve të drejtësisë nga grupi i Laert Haxhiut
Në emisionin “Në Shënjestër” këtë të mërkurë, u trajtuan dëshmitë e të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit në lidhje me urdhrat e dhëna nga Laert Haxhiu për disa nga ekzekutimet më të bujshme të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

Pas vrasjes demostrative të Kleanthi Koçit në vitin 1999, Skerdilajd Konomit, në vitin 2021 dhe Ravik Gurrës në 2019, askush më tej nuk kishte guxuar të ngrinte dorë ndaj njerëzve të drejtësisë. Ose të paktën krimi nuk ishte afruar kurrë më kaq pranë një magjistrati deri aty sa të kërcënonte seriozisht jetën e tij dhe të familjes, deri në eliminimin e tyre fizik.

Laert Haxhiu, një kriminel i sprovuar dhe i pamëshirshëm, njeriu i cili në këtë histori të gjatë dhune dhe gjaku, nuk kurseu as kushëririn e tij, të cilin pasi e torturoi e hodhi të lidhur në liqen, porse sikur të ishte armiku i tij më i egër, duket se e kishte po aq seriozisht kur thuri planin e radhës për eliminimin fizik të dy prokuroreve.

Prokurorë që sipas tij ia kishin sjellë në majë të hundës me hetimet që kishin hapur ndaj tij dhe që për këtë meritonin të hiqeshin qafe në çdo mënyrë. Duke mos kursyer lëndimin te njerëzit e saj më të dashur, të cilëve, sipas tashmë të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, kreu i grupit kriminal në Lushnjë, kishte urdhëruar ndjekjen në çdo hap të tyrin, pa kursyer këtu as fëmijët.

Rrëfime të cilat zbuluan edhe skenarin ogurzi se si Laert Haxhiu, kishte në kokë një plan konkret për vrasjen e një prokuroreje të SPAK dhe një ish-prokurore në Lushnjë. Kjo prokurore e SPAK do të ishte Doloreza Musabelliu, e njohur edhe si prokurorja e dosjeve të forta, e cila nuk do ta mendonte se fundi i shtatorit do të ishte për të po kështu dita e fundit kur do të kapërcente e vetme pragun e gjykatës. Kjo pasi në mbrëmje forca të shtuara të policisë do të ishin të pranishme në perimetrin e banesës së saj për ta marrë në mbrojtje. Nga personazhi flegmatik i botës së krimit, i dënuar tanimë me 18 vite burgim, ndërsa është në gjykim ende për masakrën e Lushnjës me dy të vrarë dhe dy të plagosur të ndodhur në vitin në 2017.

“Laerti po bënte plan për të goditur Doloreza Musabelliun, prokuroren e çështjes së tij në SPAK. Laerti duhet të ketë patur njeri pranë saj që e vëzhgonte, sepse ai kishte të dhëna të sakta për shtëpinë e saj, zyrën e bashkëshortit të prokurores që është avokat dhe të gjitha lëvizjet që ajo bënte. E kemi ndjekur prokuroren dhe njëherë e kemi fotografuar në një market. Laerti më tha që fotot e fëmijëve do tja dërgonim burrit të prokurores, për të parë sesi ai reagonte. Ai thoshte që prokurorja Musabelliu po iu prishte punë, pasi kishte dënuar dy miqtë e tij, Anterio Kaloshi e Orgest Bilbili. Ai thoshte se prokurorja po iu bëhej pengesë”, ka deklaruar i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Por, Laert Haxhiu duket se e nuk e kishte inatin vetëm me prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu. I ndjerë i rrethuar tashmë nga drejtësia që e kishte vendosur në darë, ai njëkohësisht planifikon edhe një tjetër vrasje brenda radhëve të dosjeve të tij të hapura.

Gjyqtarja në plan këtë herë për tu eliminuar, sipas gjithmonë rrëfimit të këmbëzës së tij, të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, është ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila në korrik të vitit 2023 u shkarkua nga shkalla e parë e Vettingut, ndërsa gjatë ushtrimit të detyrës ajo kishte hetuar masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Të plagosur mbetën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu, por që shënjestër e krimit atëkohë ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare. Sot Bare po vuan dënimin e përjetshëm, por që është kundërshtari i përbetuar i Laert Haxhiut, me të cilin ruajnë një urrejtje të vjetër.

Sipas të dhënave të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, arsyeja përse Laert Haxhiu, kërkonte eliminimin e prokurores Merita Selimi, është fakti se kjo e fundit arriti të dokumentonte se organizatori i masakrës në Lushnjë ishte pikërisht Laert Haxhiu, i cili nga hetimet rezultoi se veproi bashkë me dy miqtë e tij, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Ndërsa Laert Haxhiu, priste që ta mbyllte sipas mënyrës së tij të kërcënimit dosjen, prokurorja Selimi, pasi doli në konkluzionin se kishte zbuluar një grup kriminal, vendosi që të shpallë moskompetencë për dosjen dhe ia kaloi atë SPAK, konkretisht prokurores, Doloreza Musabelliu. Me kërkesë të kësaj prokurore, gjykata dënoi me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy miqtë e Laert Haxhiut, ndërsa për këtë të fundit, vijon ende gjykimi. Por, këto nuk ishin të vetmet bëma të grupit të Laert Haxhiut, personazhit të botës së krimit që sot qëndron i ndaluar në Greqi.

Artan Tafani, njeriu të cilin ai e kishte përdorur në disa ekzekutime dhe që ka dijeni për shumë nga këto ngjarje, tha për hetuesit gjatë zbërthimit të tij, se Laert Haxhiu kishte ndërmend të vriste edhe avokatin, Adriatik Doga. Ky i fundit në një dalje për mediat u përpoq të hidhte poshtë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, por Operacioni ‘Never Forget’, (Kurrë nuk harrojmë) do të ishte vetëm hapja e kutisë së pandorës për një seri vrasjesh të ndodhura në harkun kohor të viteve në fundit, në disa zona të Shqipërisë, por të shpërndara edhe në Greqi. Pikënisja ishte pikërisht te grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, ku mes të arrestuarve ishte edhe e dashura e tij, Klea Gjata. Rrëfime të të penduarit, Artan Tafani, që hodhën dritë mbi gjashtë vrasje, 4 të ndodhura në Shqipëri dhe 2 në Greqi.

Eliminime të dhunshme, atentate me eksploziv, por dhe grabitje me armë që u zbuluan vetëm pas ndjekjes së gjurmëve të këtyre pamjeve filmike. Momenti kur Artan Tafani i maskuar me maskë anticovid dhe me armë në dorë, grabit një Exchange në zonën e Astirit. Grabitje e kryer në muajin qershor, ku ai shfaqet teksa kërcënon punonjëset dhe pasi merr 30 mijë euro largohet me biçikletë, ishte mënyra se si policia ra në gjurmët e Tafanit ishte nëpërmjet pajisjes së sofistikuar, IMCI CATCHER.

Tafani u arrestua vetëm disa muaj pas grabitjes së kryer në zonën e Astirit, në një hotel në Lushnjë, pasi hetuesit i vendosën përpara prova të pakundërshtueshme që e implikonin atë në vrasjen e Alban Semakut, alias Elton Mermalit. Në këto kushte Tafani vendosi të flasë dhe të zbërthejë edhe krimet e bandës së Laert Haxhiut, në vitet e fundit.

Por si u vra Alban Semaku, alias Elton Mermali, i cili thuhet se kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, i kryer nga banda e Lushnjës e drejtuar nga Aldo Bare, por që emrin e tij e nxori në dritë atëkohë i penduari Petrit Lici. Vitet e fundit, Semaku ishte kthyer në një përdorues të lëndëve narkotike dhe nuk kishte shumë ditë që kishte dalë nga burgu kur u gjet i ekzekutuar në Peqin. Artan Tafani tregoi përpara hetuesve se sapo Laert Haxhiu mësoi se Semaku ishte liruar nga burgu, thuri një plan për ekzekutimin e tij dhe për ta mundësuar këtë plan. Tafani tha se e nxori nga shtëpia duke i premtuar se do ti gjente drogë, teksa i rrëfeu se e priti Semakun para shtëpisë me makinën e tij dhe sapo ai mbërriti, ata u nisën drejt Peqinit.

“Unë dhe Eltoni konsumonim drogë sëbashku. Ai kishte dalë nga burgu dhe Laerti e kishte marrë vesh dhe më dha urdhër që ta vrisja. Kam shkuar me makinën time dhe e kam pritur afër shtëpisë. Ai erdhi dhe u nisëm drejt Peqinit se i kisha thënë do i gjeja drogë.

Kur mbërritën në Peqin ndaluam në një zonë që i thashë se ishte droga. Atë moment e qëllova me plumb pas koke”, ka deklaruar Tafani sipas dosjes hetimore.

Nga provat e mbledhura në vendngjarje, por edhe dëshmia e tashmë të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, por edhe ballafaqimi i fakteve, u provua se ishte ai pikërisht autori i vrasjes së Alban Semakut. Ndërkohë grupi hetues, arriti në konkluzionin se pas kësaj vrasje, urdhëruesi ishte Laert Haxhiu.

“Më datë 17 Tetor 2021 rreth orës 10:00, në lagjen Çezmë, Peqin është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale ndër të tjera u gjetën dhe u sekuestruan dy gëzhoja në formë cilindrike në ngjyrë si të bronxit me kapsollën në fundin e tyre të goditur me markerim ‘GPL-09’, dhe nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima kishte 3 plagë të shkaktuara me armë zjarri, një në pjesën e kokës dhe dy të tjera në trup.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, kqyrja e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambjentale, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Artan (Marjus) Tafani dhe Laert Haxhiu, Lulzim Spahija (Arapi).”, thuhet në dosjen hetimore.

Tashmë ishte bërë e udhës që grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu nuk kishte të ndalur në krimet e tij, madje duke i shpërndarë ato edhe gjeografikisht, duke krijuar edhe një amulli te vetë hetuesit, që këto kohë ishin mjaftuar vetëm duke mbledhur viktimat. Kështu, një tjetër vrasje, që i atribuohet grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, është edhe ajo në Tepelenë, e shtetasit Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje poshtë pallatit të tij më datë 1 Qershor 202, gjatë orëve të mbrëmjes. Vrasje për të cilën edhe këtë herë u rrëfye, Artan Tafani, cili hodhi dritë mbi ekzekutimin, që kishte mbetur deri më sot pa autor.

“Çajupin e prita poshtë pallatit. Sa erdhi nga erdhi nga puna e qëllova. Për lëvizjet e lëvizjet e viktimës ata që më njoftonin ishin  Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini. Që di motivi i vrasjes ishte një lidhje intime që ai kishte”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.

Por vetëm një ditë pasi vranë në Tepelenë, Çajup Selimin, grupi u kthye për të kryer një tjetër vrasje, këtë herë atë të Fridman Xhaferraj, kushëri me Laert Haxhiun. Xhaferraj pasi u torturua, u hodh më pas i lidhur në rezervuarin e Gjangit, për tu gjetur më pas nga një peshkatar i zonës. Xhaferraj i cili i vra vetëm për faktin që kushëriri i tij gjakësor, rronte me dyshimin se ai mund të rrëfente krimet e bandës.

“Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 2 Qershor 2021 dhe e konstatuar më datë 13 Qershor 2021) në qytetin e Korçës.

Nga aktet e procedimit penal lidhur me këtë ngjarje rezulton se: Më datë 13 Qershor 2021, në orën 10:38, një telefonues anonim i cili kishte  shkuar per peshkim ne rezervuarin e Gjangit në Korçë, ka telefonuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë se kishte parë një person të  mbytur në rezervuar, por nuk është afruar për ta parë nga afër.

Nga grupi hetimor në vendngjarje është konstatuar se në anë të rezervuarit, përballë vendit të quajtur ‘Vakëfi’ është gjetur një kufomë e seksit mashkull e lidhur me litar, e paidentifikuar e cila kishte filluar të dekompozohej. Nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se viktima ka pasur një dëmtim në pjesën  e pasme të kokës me gjatësi rreth 7 cm, shkaktuar me send të fortë.

Në veshjet e kufomës u gjet një Fletë lirimi nga IEVP Peqin, datë 21 Maj 2021,  me emrin Fridman Xhaferaj.

Nga verifikimi në Sistemin TIMS rezultoi se shtetasi  Fridman Xhaferaj është shpallur në kërkim në datën 24 Shkurt 2021 për veprën penale ‘Shkatërrim prone me zjarr;”, thuhet në dosjen hetimore.

Lidhur mbi vdekjen makabre të të vëllait, Aleksandër Xhaferaj, tha për hetuesit se më 24 maj 2021 në shtëpinë e tij bashkë me Fridmanin kishte shkuar edhe një person me emrin Kristi Bixheku. Sipas tij, Bixheku drejtonte një automjet ‘Mercedez-Benz’ me ngjyrë të zezë, të cilën e kishte marrë atë dhe të vëllanë dhe kishin shkuar në Elbasan ku ishin takuar me Lulzim Arapin. Ndërsa Fridmani me Kristi Bixhekun sipas tij u nisën drejt Korçës, pasi i vëllai do të shkonte për në Greqi. Po ashtu i penduari i drejtësisë Artan Tafani, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte.

“Laerti dyshonte se Fridmani e kishte tradhtuar dhe I kërkonte llogari. Fridmani e kishte marrë atë nga burgu dhe e kishte kërcënuar që te ndërhynte për tu liruar. Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim.

Ai përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë. Trupin e lidhëm dhe e trasportuam me makinë dhe e hodhëm në rezervuar”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.

Por, krimet e bandës së Laert Haxhiut nuk u ndalën këtu, ato ishin vetëm në fillimet e tyre. Brenda kalendarit të vitit 2021, grupi kreu edhe një tjetër vrasje, këtë herë viktima ishte Albi Bashaliu.

“Më datë 27 Dhjetor 2021, rreth orës 08:30, është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan se në fshatin Gjoçaj, të Bashkisë

Peqin, pranë lokalit të shtetasit Sami Bashaliu është vrarë nga dy persona të paidentifikuar  shtetasi Albi Mustafa Bashaliu, i datëlindjes 4 Maj 1989, banues në këtë fshat.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje ka rezultuar se në këtë datë shtetasi Albi Bashaliu ka shkuar i vetëm me automjetin e tij të markes Volksvagen me targa DR 1074 F për te lokali i shtetasit Sami Bashaliu të ndodhur në fshatin Gjocaj, Bashkia Peqin.”, thuhet ne dosjen hetimore.

Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, Ardi Bashaliu u qëllua sapo parkoi makinën pranë lokalit të të afërmit të tij, nga dy autorë të cilët mbanin maska anti-covid.

“Sapo shtetasi Albi Bashaliu ka zbritur nga mjeti i tij, atij i është afruar një shtetas i cili ka patur të vendosur një maskë Covid dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistolete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Personi që e ka qëlluar ka zbritur nga një automjet tip Audi A5, i cili ndodhej i parkuar pranë lokalit dhe ishte bashkë me një shtetas tjetër. Pas ngjarjes të dy këta persona kanë djegur në vendngjarje mjetin e tyre dhe pasi kanë marrë çelësat e mjetit të markës Volksvagen me targa DR 1074 F, në përdorim të shtetasit Albi Bashaliu janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me shpejtësi”, thuhet në dosjen hetimore.

Pra sipas policisë, autorët u larguan nga vendi i krimit me makinën e viktimës. Sipas rrëfimit edhe këtë herë të të penduarit, Artan Tafani, edhe Arbi Bashaliu u vra nga grupi i Laert Haxhiut, si shenjë hakmarrje për një vrasje që vëllai i tij kishte kryer.

“Albi Bashaliu dyshohet se është vrarë për motive gjakmarrje, pasi vëllai i tij Leonard Bashaliu kishte vrarë Ylber Xhahysën, mëngjesin e 8 qershorit.

Laerti mori 50 mijë euro për vrasjen. Paratë ja dorëzoi Ilir Lamberti. Ai kishte lidhje me Xhahysët. Vrasjen e kam kryer unë me urdhër të Laert Haxhiut”, thuhet në dosjen hetimore.

Por Laert Haxhiu kishte nisur të spastronte kundërshtarë të tij edhe jashtë Shqipërisë, aty ku mendohet se ka kryer dy vrasje. Sipas drejtorit të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, vrasja e parë e dokumentuar tashmë nga Laert Haxhiu, në Greqi, është ajo e Lulzim Qorrit, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz më 12 dhjetor 2018 teksa po pinte kafe në një lokal pranë sheshit Omonia në Athinë.

Lulzim Qorri u vra nga dy persona të armatosur që lëviznin me motoçikletë të cilët iu afruan shënjestrës së tyre dhe qëlluan pa mëshirë në drejtim të tij, ndërsa u larguan duke mos lënë pas asnjë gjurmë që të mund ti identifikonte. Një tjetër vrasje në Greqi për të cilën akuzohet tashmë Laert Haxhiu dhe grupi i tij është edhe ajo e Dikens Halilit, i cili edhe ky u vra teksa qëndronte në një lokal në kryeqytetin grek, Athinë, më datë 3 tetor 2021. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Sipas mediave greke Halili ishte një emër i njohur për autoritetet pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ndodhi për larje hesapesh. I penduari Tafani iu tha hetuesve se Laerti organizoi vrasjen e tyre, pasi ishin përplasur për drogën në Roterdam.

Historiku kriminal i Laert Haxhiut nuk u mbyll me këto vrasje. Artan Tafani, dikur njeriu i tij, por që sot ka vendosur ta fundosë me rrëfimet e tij tronditëse mbi krimet e bandës, ka folur ndërkohë edhe për vrasje të tjera. Po kështu edhe për dijeninë që ai ka mbi linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku është i përfshirë 31 vjeçari, Laert Haxhiu, i riu që mban mbi supe një mal me krime, për të cilat ka ardhur koha edhe ai të rrëfehet para drejtësisë.

The post “Nuk kursenin as fëmijët”, nga Koçi te Gurra, vrasjet më të bujshme të zyrtarëve të drejtësisë nga grupi i Laert Haxhiut appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 4 mafiozëve malazezë në Greqi në vitin 2020, aplikacioni “SKY” zbuloi se pjesë e grupit të ekzekutorëve ishte dhe një shqiptar
Dekriptimi i aplikacionit “SKY” shkaktoi tërmet një javë më parë në Shqiëpri, pasi u ccuan pas hekurave, biznesmenë, ish-prokurorë, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe anëtarë të botës së krimit.

AlbEu.com mësoi pak ditë më parë se nga 160 mijë perosna që përodrinin aplikacionin “SKY”, 16 mijë prej tyre ishin shqiptarë, dhe se tashmë janë deshifrua edhe qindra mesazhe të tjera, të cilat pritet të sjellin një valë të re arrestimesh.

Por dekriptimi i aplikacionit “SKY” ka zbardhur edhe një tjetër ngjarje të bujshme e ndohurn 3 vite më parë në Greqi, pro me protagonistë maien shqiptare.

Bëhet fjalë për ngjarjen kriminale të korrikut të vitit 2020 në Korfuz dhe në Vari ku mbetën të vrarë 4 persoan, malazezë dhe serbë.

Pas dekriptimit të mesazheve është mësaur se pjesë e grupit të vrasësve ka qenë edhe një shqiptar.

“Nga të dhënat e Europolit u konstatua se përdoruesi i aplikacionit Sky ECC është shtetas shqiptar me banim në Greqi dhe mban dy llogari bankare në Bankën Kombëtare dhe kartat e debitit përkatës”, raportohet sipas informacioneve.

Megjithatë, duke qenë se autoritetet nuk kanë mundur ta lokalizojnë deri më sot, për të verifikuar të gjitha transaksionet e tij bankare, për të regjistruar lëvizjet e tij dhe për t’i vlerësuar ato për ndonjë lidhje me çështjen nën hetim, llogaritë në valutë të huaj që mund të ketë mbajtur personi kryesor në vrasjen e dyfishtë.

Autoritetet vlerësojnë se mund të hasin në “një thesar të vogël” që përfshin një thes me para, por edhe gurë të çmuar, bizhuteri të shtrenjta dhe orë.

Ka shumë gjasa që të zbulohen gjatë hetimeve edhe rruga e përfitimit të parave të zeza, që mund të lidhen me dy vrasjet, por edhe me trafikun e drogës”.

Ngjarjet:

Pasditen e së dielës, 19 janar 2020, në Vari-Koropi , në tavernën “Voskopula” , mbizotëronte qetësia relative. Në dyqan ishin disa njerëz, duke përfshirë dy familje të huajsh. Papritur, katër persona kanë hyrë në tavernë me fytyrat e zbuluara dhe automatikët në duar. Para se personat që ishin në tavolinë të reagonin, të katër burrat qëlluan me armë dhe i ekzekutuan me gjakftohtësi, përpara pjesës tjetër të familjeve të tyre dhe klientëve.

Viktimat ishin një slloven dhe një malazez, të cilët ishin qëlluar për vdekje. Oficerët e policisë arritën në përfundimin se bëhej fjalë për larje hesapesh.

Ky incident i përgjakshëm ishte vetëm fillimi. Shtatë muaj më vonë, përplasja vazhdoi, këtë herë në ishullin e Phaeacians. Dy burra të tjerë, një nga Serbia dhe një nga Mali i Zi, u gjetën të vdekur brenda një makine, e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie me qira.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Kanouli të Agios Matthaios Korfuzit mbrëmjen e 23 korrikut 2020 .

Nga dosja e Departamentit të Krimeve Kundër Jetës rezultoi se dy viktimat në masakrën e Varit ishin në kërkim ndërkombëtari nga autoritetet malazeze për krijimin e një organizate kriminale.

Nga hetimet rezultoi se viktimat kishin lidhje me organizatën kriminale Skaljari, e cila është me qendër në qytetin e Kotorrit të Malit të Zi dhe ka qenë në luftë me një organizatë tjetër, Kavac , gjatë viteve të fundit., nga i njëjti qytet.

Sipas Europol, autoritetet franceze posedonin biseda të koduara, disa prej të cilave kishin lidhje me vrasjet në Vari dhe Korfuz .

Për këtë arsye, Europoli paraqiti një kërkesë në Seksionin e Posaçëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit kundër krimit të organizuar Junalco dhe iu dhanë të dhëna në lidhje me përmbajtjen e bisedave të përdoruesve të aplikacionit Sky ECC.

Nga të dhënat e Europolit u konstatua se përdoruesi i aplikacionit Sky ECC është shtetas shqiptar me banim në Greqi dhe mban dy llogari bankare në Bankën Kombëtare dhe kartat e debitit përkatës.

Tashmë pritet që në hetimet në vijim të zbardhen të tjera detaje, dhe të zbulohet roli i shqiptarët.

The post Vrasja e 4 mafiozëve malazezë në Greqi në vitin 2020, aplikacioni “SKY” zbuloi se pjesë e grupit të ekzekutorëve ishte dhe një shqiptar appeared first on Albeu.com.

Vrasjet në vend, gazetari: Në krye të policisë janë rikthyer persona që kanë lidhje me krimin
Gazetari Spartak Koka në News24 komentoi situatën e kriminalitetit në vend.

Ai theksoi se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale. Gjithashtu u ndal edhe tek radhët e Policisë, duke thënë se janë rikthyer në pozicionet të drejtuesve edhe persona që kanë lidhje me grupe kriminale.

“Duhet të ndryshojë sistemi i brendshëm i policisë. Ne shikojmë riaktivizimin e grupit drejtues të Hashashit në vitin 20016. Ishte po kjo qeveri e cila i nxori në dispozicion, dhe në mënyrë të habitshme gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë kthyer në pozicione shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit duke drejtuar sektorë që kanë të bëjnë me luftën kundër narkotikëve dhe aspekte të rëndësishme që duhet t’u garantojnë qytetarëve më shumë rend dhe më shumë siguri.

Rikthimi i këtyre personave që kanë qenë të evidentuar dhe nga SHISH për lidhje me grupe kriminale dhe marrjen e % së përfitimeve nga droga në 2016 dhe rikthimi i tyre në poste drejtuese nuk është një lajm i mirë në Policinë e Shtetit. Sigurisht këtu nuk ka justifikim për askënd nga drejtuesit  e policisë. Drejtues me lidhje me grupe kriminale nuk mund t’i shërbejnë komuniteteve në zona të ndryshme sepse sërish ata do të implikohen me grupe kriminale. Pra më e mira e mundshme është të bëhet një Vetting i plotë. Të kuptojmë se cilat janë pasuritë e tyre”, tha ai.

The post Vrasjet në vend, gazetari: Në krye të policisë janë rikthyer persona që kanë lidhje me krimin appeared first on Albeu.com.