vrasjet ne vend Archives - Albeu.com

Artan Hoxha e zbulon: Këto janë dy periudhat kur ekzekutohen më shumë njerëz në Shqipëri
Gazetari Artan Hoxha ka treguar periudhat kur ekzekutohen më shumë persona në Shqipëri.

Teksa foli në studion e ABC në lidhje me numrin e madh të të vrarëve gjatë muajve të verës në Sjhqipëri, Hoxha tha se periudhat në të cilat vriten më shumë njerëz janë ato mes gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht dhe për festat e fundvitit.

Sipas Hoxhës bëhet fjalë për një bilanc lufte me motive të ndryshme, siç janë atentatet për larje hesapesh apo hakmarrjes me grupeve kriminale apo zhdukje personash, siç është rasti i Ervis Martinajt.

Hoxha tha në ABC se janë dy periudha përgjatë vitit kur ndodhin më shumë vrasje në Shqipëri. Sipas tij, periudhat më problematike janë ajo mes gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht si edhe pushimet e fundvitit.

“Është kthyer në një lloj tradite tani në Shqipëri që vrasjet më të bujshme ndodhin gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gjithë gushtin si edhe gjatë pushimeve të fundvitit. Këtë e tregojnë statistikat. Kjo ndodh pasi gjatë kësaj periudhe ka një rritje të numrit të njerëzve që qarkullojnë në vend. Gjatë kësaj periudhe futen shumë njerëz, ndërkohë që edhe elementët kriminalë ulin vigjilencën dhe aty goditën”, tha Hoxha.

Kujtojmë se brenda një kohe të shkurtër, janë ekzekutuar rreth 25 persona./albeu.com/

The post Artan Hoxha e zbulon: Këto janë dy periudhat kur ekzekutohen më shumë njerëz në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Ngjarjet kriminale në vend, Meta: Policia tani mbledh vetëm gëzhojat (VIDEO)
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se politika është e lidhur me krimin.

Teksa ka folur gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në qytetin e Elbasanit, ai ka theksuar se Shqipëria ka probleme të mëdha lidhur me kriminalitetin.

Sipas tij Elbasani është qyteti më i prekur nga varfëria dhe nga krimi në Shqipëri.

Ai shtoi gjithashtu se kohët e fundit policia është e specializuar vetëm për mbledhje gëzhojash.

“Ky është një problem i madh që tregon shumë për lënien pas dore të këtij qyteti dhe të këtij qarku, që tregon shumë për mungesën e madhe të mundësive për të rinjtë dhe të rejat dhe qytetarët e Elbasanit. Tregon se Elbasani është i braktisur. Elbasani renditet ne 398 mijë lek, duke qenë 33% nën mesataren e vendit. Një nivel shumë i ulët. Vetëm nga rritja e çmimet të karburantit bujqësia ka marrë një goditje të madhe financiare. Rritja e shpenzimeve të fermerëve për naftën ka sjell dëm dhe shkatërrim për ekonominë bujqësore. Për fat të keq ka patur hapa mbrapa në mbështetjen e bujqësisë në gjithë këto vite. Por ky nuk është i vetmi problem i Elbasanit, një qyteti i njohur për kulturën është kthyer në një qytet demonstrimi të forcës, dhunës dhe viktimave pa fund, dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit, si një nxitës i grupeve të të fortëve dhe të nënshtrimit të shtetit, policisë para tyre. Qytetarët e Elbasanit kanë qenë shpesh dëshmitarë nga tronditjet e mëdha që i kanë ardhur qytetetit. Në 24 orë 3 atentate dhe katër viktima përfshirë këtu edhe qytetin tuaj, në 8 muaj dyzet e ca atentate. Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave, pasi policia është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën”, tha Meta./albeu.com/

The post Ngjarjet kriminale në vend, Meta: Policia tani mbledh vetëm gëzhojat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

RENDITJA/ Niveli i kriminalitetit në rajon, çfarë vendi zë Shqipëria
Duket se niveli i kriminalitetit në vendin tonë vijon të mbetet mjaft i lartë, duke bërë që shqipëria të qëndrojë në krye të listës.

Kjo për shkak të trafiqeve të shumta të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave që kryhet në vendin tonë, raporton albeu.com.

Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Europën e Jugut duke u kaluar me një diferencë të vogël vetëm nga Greqia, e cila renditet e para.

Vendi ynë ka një indeks 47.01 të kriminalitetit, kurse Greqia që renditet e para e ka 47.97. Ndërkohë, Italia që renditet pas nesh ka një indeks kriminaliteti 46.24, ndërsa shtetet e tjera renditen më poshtë duke patur një indeks shumë më të ulet se ne, raporton albeu.com.

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur.

Vetëm ditën e sotme mbetën të vdekur dy persona, Hakim Xhezo dhe Shpati lena, të cilët u vranë në atentatin e ndodhur në dalje të qytetit të Vlorës.

Renditja për nivelin e kriminalitetit:

Greqia

Shqipëria

Italia

Malta

Kosova

Bosnja

Maqedonia e Veriut

Mali i Zi

Serbia

Kroacia

Sllovenia/albeu.com/

The post RENDITJA/ Niveli i kriminalitetit në rajon, çfarë vendi zë Shqipëria appeared first on Albeu.com.

RAPORTI/ Rritet kriminaliteti në vend, “kurorën” për vrasjet e ka Vlora! Përmeti i sigurt
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë raportin vjetor për kriminalitetin në vend dhe ‘kurorën’ e mban Vlora. Për krimet kundër jetës në raport me numrin e popullsisë, Vlora qëndron e para në listë për vitin 2021. Në raport vihet re se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto vepra penale është në Kavajë, Mat, Gjirokastër dhe Dibër ku janë regjistruar 1 % e numrit total të ngjarjeve të regjistruara. Ndërsa Përmeti është vendi më i sigrutë sipas listës, aty nuk është regjistruar asnjë vrasje për vitin e kaluar.për nga numri, e para është Tirana me 19% të ngjarjeve, e ndjekur nga Vlora me 12 %, Shkodra 11 % dhe Fieri, Elbasani Lezha e Korça me nga 6 % të krimeve të ndodhura në total.

“Paraqitja grafike evidenton se numrin më të madh të procedimeve e kanë regjistruar prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë me 31.31 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: Elbasan regjistruar 9.31 %, Durrës regjistruar 9.18 %, Vlorë regjistruar 6.77 %, Fier regjistruar 5.63 %, Shkodër regjistruar 5.44 % dhe Korçë regjistruar 4,73 %, të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, etj sipas paraqitjes grafike, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, siç janë: Tropojë, Mat, Pukë, Përmet me më pak se 1% të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2021 është 1002, ndërsa në vitin 2020 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 979. Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë: Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2021 është 789; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 736; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 817; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1380; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 839; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1122; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1382; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 855; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë,”- shkruhet në raport.

Grafika

Prokuroria e Përgjithshme nënvizon se shumica e personave që kryejnë krime janë me background problematik, me të shkuar kriminale dhe të paarsimuar. Konkretisht mbi 56% rezultojnë vetëm me arsim 9-vjeçar dhe 72.9 % të papunë. Ndërkohë, mbi 13% të personave që kryejnë krime kundër jetës, rezultojnë përsëritës.

“Në lidhje me arsimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 6,36 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 36,99 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve, prej 56,65 % rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar. Për sa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 72,9 % e të pandehurve janë të papunë, 26,17 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe 0,9 % rezultojnë të punësuar në sektorin shtetëror. Rezulton se, rreth 55,83 % e të pandehurve për këtë grup veprash janë banues në qytet dhe 44,17 % e tyre, në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, vihet re se 13,25 % e tyre janë përsëritës për vepra të tjera dhe 86,75 % janë të padënuar më parë,”- vijohet më tej. Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57% janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra. Përsa u përket regjistrimeve, bëhet me dije se 10.2%, janë proceduar si vrasje me paramendim, 5.83% si vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe 4.6% si vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

“Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57 % janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57 % janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura),”- thuhet në raport.

VEPRAT PENALE KARAKTERISTIKE TË GRUPIT

Vrasja me dashje

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2021 është 6,55 %, ndërsa në vitin 2020 ka qenë 6,67 %.

Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2021 janë regjistruar 27 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal “Vrasja me dashje”, që rezulton me një ulje prej 15,63 % në krahasim me vitin 2020.

Vrasja me paramendim

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2021 është, 10,2%, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 9,79 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021, ka një ulje prej 10,64 % të procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 78 “Vrasja me paramendim”, krahasuar me vitin 2020.

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 5,83 % për vitin 2021, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 5,63 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021, ka një ulje prej 11,1 % të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, krahasuar me vitin 2020.

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,6 % për vitin 2021, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 2,29 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021 janë regjistruar 19 procedime penale për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, që ndaj 11 procedimeve të regjistruara në vitin 2020, përbën rritje prej 72,73 %.

Kanosja

Në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” peshën specifike më të lartë e përbën vepra penale e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal “Kanosja”, që në vitin 2021 është 69,66 % ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 70,42 %./Dosja.al/

The post RAPORTI/ Rritet kriminaliteti në vend, “kurorën” për vrasjet e ka Vlora! Përmeti i sigurt appeared first on Albeu.com.