vrasjet ne shqiperi Archives - Albeu.com

Vrasjet për nder në Shqipëri, rrëfimet që tregojnë se çfarë ndodh jashtë Tiranës
Prokuroria është e bindur se edhe vrasja e Liri Shirës dhe djalit të tij Kenado Shira është një vrasje për nder ndonëse çështja është regjistruar për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

Burimet i thanë Gazetasi.al se hetimi pritet të pushohet meqënëse autori i këtij krimi të dyfishtë që plagosi edhe Egnalti Hasulën dhe të birin Renaton , u vetëvra pak çaste mbas ngjajres së rëndë të shënuar në qytetin e Klosit.

Takimi që në dosjen hetimore konsiderohet si një ballafaqim mes palëve mori shkas nga grindjet në Instagram midis adoleshentëve, ku nga njëra anë në shënjestër ishte vajza e Fiqiri Mjeshtrit, një gjimnaziste e cila u intimidua në rrjetet sociale nga i ndjeri Kenado dhe i plagosuri Renato. Policia thotë se mbas ngjarjes agjentë janë në gatishmëri se mos situata precipiton akoma më tej mbas masakrës, duke qenë se viktimë sipas qytetarëve atje konsiderohet edhe vajza e mitur, të cilës sipas Hasan T.Ë është tentuar t’i merret nderi duke u përgojuar në zone.

“S’do ta falja nëse vajzës time do t’i ndodhte një gjë e tillë. Do ta kisha bërë edhe unë këtë krim”,-thotë në kushte anonimiteti banori i Klosit.

M. Celami me detyrë infermiere në qendrën shëndetësore Klos deklaron në dosjen hetimore që ju tregua Gazetasi.al. tha: “Erdhi i plagosuri Renato dhe menjëherë u ul në krevatin e urgjencës dhe tha: ‘jam i plagosur, më shpëtoni. Shkoni në qendër se ka të tjerë.’”

Një tjetër qytetar i cili ishte duke punuar në dyqan në objektin dykatësh kujton ende:

“Dëgjova krisma dhe dola menjëherë. Pashë dy persona duke transportuar që mbanin në krahë një shtetas të plagosur. Ata po e mbanin në krahë me vështirësi ndaj shkova t’i ndihmoj” kujton K.C.

Por teksa tregohet se si prej ditësh ( ashtu si Gazetasi.al raportoi) palët negociuan , në fashikull është e qartë se vajza për ditë me radhë ka qenë në gjendje të rëndë depresioni dhe po ashtu disa herë është dërguar në spital

Kjo nuk është ngjarja e parë kur burrat e familjes ngrenë armë për shkak të asaj që quhet “krim për nder”, ndonëse juridikisht tingëllon e papercetueshme.

P.V kallzoi vite më parë një nga bashkëfshatarët e tij me inicialet E.M .

“Isha duke pirë kafe kur ky person bashkë me nënën e tij u afruan duke patur në dorë një pushke 10 –she dhe në atë kohë ai bërtiti ‘vrite’. E. M mori në shenjë në drejtimin tim dhe qëlloi disa herë ndaj meje por mua nuk më kapi asnjë plumb, pasi sa dëgjova vrite u largova me vrap dhe njoftova policinë për ngjarjen.”

Kjo marrje shenjestre ndaj një burri kishte nisur mbas konflikteve për një femër që në këtë rast ishte vajza e shenjestrës. Nga çfarë kuptohet burri ishte kundër lidhjes dhe ndaj ai hyri në një vorbull përplasjesh, derisa kundër tij më pas u vu edhe familja e tij që lëshoi deklarata noteriale ku aprovohet lidhja. Sidoqoftë ai që kërkoi vrasjen e vjehrrit përfundoi në burg sepse pa ju dridhur qerpiku qëlloi me pushkë duke këmbëngulu vrasjen që nuk e realizoi dot.

Policia shkruan:

“Nga tërësia e provave dokumentare dhe ato me dëshmimtarë, ka rezultuar e provuar se mes të pandehurit E. M dhe të dëmtuarit, ka pasur konflikte të mëparshme, ku rezulton se janë konfliktuar edhe fizikisht mes tyre, si pasojë e lidhjes së të pandehurit me vajzën e të dëmtuarit. Ka rezultuar se para ngjarjes i pandehuri dhe i dëmtuari janë konfliktuar përsëri mes tyre dhe aty i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në banesë ku ka marr një armë zjarri model pushke dhe është kthyer në vendin e ngjarje.

Para të pandehurit në vendin e ngjarjes ka shkuar i vëllai i tij, i cili është konfliktuar me P. duke e goditur me një shkop në kokë. Ata janë konfliktuar fizikisht dhe në momentin që E. ka parë të vëllain me armë në dorë i ka thënë vrite P. Nga deklarimet e dëshmitarëve ka rezultuar se i pandehuri ka marrë në shenjë P. nga një distancë rreth 20 metra dhe ka qëlluar rreth tre herë drejt tij, në pjesën e sipërme të trupit. Nga sa më sipër provohet se i pandehuri ka qëlluar për ta vrarë të dëmtuarin dhe jo për ta kanosur.

Ka rezultuar se i dëmtuari menjëherë sa ka parë të pandehurin me armë në dorë duke ia drejtuar për ta qëlluar, ka ikur me vrap duke u fshehur pas një kabine elektrike dhe duke i shpëtuar vrasjes së sigurt nga i pandehuri. Fakti që i dëmtuari nuk është vrarë apo plagosur ka të bëjë me fatin e tij dhe jo me qëllimin dhe dëshirën e të pandehurit, i cili me një armë zjarri pushke, të cilën e mbante pa leje dhe të fshehur, ka qëlluar”, deklarohet në fashikull.

Por dosja më flagrante që solli edhe tolerancën e gjykatës në atë kohë të quajtur gjykata e krimeve të rënda, është ai i një të moshuari në Dibër i cili sapo zbuloi shtatzaninë e të bijës, nisi ndaj saj një proces “hetimor” familjar për të zbuluar atësinë.

Gjatë këtyre seancave babai doli pa informacion dhe në njërën prej ditëve, ai mori shenjë të bijën në oborr dhe e vrau.

Në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë i moshuari shpërtheu në lot duke shpjeguar : “E doja vajzën time, por nuk e përballova dot turpin dhe presionin e fshatit. E vrava për nder”, – tha i moshuari.

Kjo dëshmi e tij është e njëjtë me atë të Y. P. nga një fshat jo shumë larg Tiranës. Babë e bir rezulton sipas burimeve policore të Gazetasi.al se i thyen këmbët një bashkëfshatari i cili u kap në flagrancë prej tyre me vajzën e shtëpisë.

“Nuk e mbaj mend mirë nëse ishim ne që ja thyem gjymtyrët. Ne e gjetëm me vajzën tonë në krevat dhe gjendja doli nga kontrolli. I thamë merre tani por ai refuzoi. Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e mia, e kishte ditur gjithë fshati.”

I biri në polici sipas agjentit që u mor me këtë çështje dha një version tjetër.

“Ishte hajdut dhe hyri në banesë për të vjedhur. Ne e qëlluam me çfarë gjetëm mbasi po ruanim jetën dhe pronën tonë”.

Disa herë Gazetasi.al ka raportuar për ngjarje dhe incidente të rënda që praktikisht kanë në fokus ndezjen e sherrit për nderin e një gruaje, ashtu si quhet midis palëve.

“Më ekstremi është ai i mungesës së virgjërisë së një të reje ( i raportuar disa muaj më parë nga Gazetasi.al) , që pas solli dhunë mes palëve dhe kthim të të resë në familje.

Më pas ajo iu nënshtrua edhe dhunës nga babai që i kërkoi informacion se kush kishte qenë i dashuri i saj i parë” – kujton oficeri i policisë gjatë përshkrimit të situatës që vazhdon të jetë prezente në zonat rurale dhe jo vetëm. Mjafton të udhëtosh në zonën e Paskuqanit dhe të Kamzës dhe aty gjen ndërmjetës që hyjnë për të siguruar martesa me vajza të virgjëra.

“Jam njëra prej këtyre vajzave që kisha si garanci martese virgjërinë. Hyri burri i hallës për një djalë që jeton në Angli dhe tani kam mbetur duke e pritur. U fejuam dhe në verë marrëdhënia u konsumua midis nesh. Frika më e madhe është nëse i fejuari më braktis dhe s’jam më e virgjër. Familja më fejoi me dëshirën time, me një djalë nga zona ime i cili tregoi që ndërkohë është i martuar për dokumenta. Kjo do zgjasë, por babai dhe vëllezërit e kanë të rëndësishme nderin tim” rrëfehet për Gazetasi.al e reja që bën një jetë shtëpiake dhe në pritje të momentit të duhur për t’iu bashkuar të fejuarit.

Nëse kjo nuk ndodh ajo parashikon me pesimizëm “dihet, do ta gjejnë e do ta dhunojnë. Më e pakta” . Kur Gazetasi.al e pyet pse, ajo përgjigjet : “Sepse më mori nderin.”

World Population Review e ka renditur Shqipërinë midis vendeve me koeficient të lartë vrasjesh për 100 mijë banorë. Megjithatë policia e shtetit këmbëngul se pjesa dërrmuese e vrasjeve janë ato për motive të dobëta,ku hyjnë edhe krimet e nderit dhe krimet për larje hesapesh./ Gazeta “Si”

The post Vrasjet për nder në Shqipëri, rrëfimet që tregojnë se çfarë ndodh jashtë Tiranës appeared first on Albeu.com.

Fshehu makinën e vrasjes së “Ilit”? Murat Juba: S’kam asnjë lidhje me Dumanin, isha në Itali tek djemtë
Të tjera detaje kanë dalë pas dëshmive të njëpasnjëshme të Nuredin Dumanit lidhur me vrasjet e realizuara në Shqipëri.

Dumani u shpreh para trupit hetues se ai kishte fshehur makinën tip “Passat”, e cila mendohet se është përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit në shtëpinë e 71-vjeçarit Murat Juba.

Por i moshuari nga fshati Karinë i Peqinit, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin e Ora News, Elton Qyno, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke u shprehur se në kohën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja, nuk ka qenë fare në Shqipëri. Juba ka si alibi djemtë e tij, tek të cilët pretendon se ka qëndruar në Itali. Madje shton senuk ka asnjë lidhje me rastin e fshehjes së makinës, por shton se banesa nuk i është kontrolluar kurrë banesa nga Policia.

“Shtëpia ime, nuk është kontrolluar asnjëherë nga policia dhe prokuroria, pasi nuk është fshehur asnjë makinë. Nuk kemi lidhje me Dumanin dhe askënd nga shokët e tij”-ka treguar 71-vjeçari.

Pak muaj më parë për kapjen e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, Policia e Elbasanit ka ushtruar kontroll në banesën e L.Jubës dhe B.Jubës në fshatin Karinë të Peqinit. Ishte Dumani ai që përmendi dhe emrin e Murat Jubës, duke sjellë aktivizimin e verifikimeve për të, ku këtë herë hetimi po ndiqet nga prokuroria e posaçme SPAK.

Bashkë me ish-kryetarin e Komunës Karinë, Dumani ka treguar për prokurorët e SPAK, se protagonist ka qënë dhe vëllai i tij, i cili në vrasjen e marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën e krimit, në zonën e “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë.

The post Fshehu makinën e vrasjes së “Ilit”? Murat Juba: S’kam asnjë lidhje me Dumanin, isha në Itali tek djemtë appeared first on Albeu.com.

U “zhduk” nga Polonia pasi mashtroi qeverinë, si u gjet i vdekur në Shqipëri tregtari i armëve dhe respiratorëve
Një tregtar armësh dhe aparatesh aspiratore, ka ndërruar jetë në Shqipëri. Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Andrzej Izdebski, me shtetësi polake, trupi i të cilit është gjetur i pajetë një muaj më parë në Tiranë.

Informacioni i parë jozyrtar për vdekjen e Andrzej Izdebski u shfaq më 19 korrik, ku sipas mediave bëhet me dije se në Tiranë është lëshuar një certifikatë vdekjeje për një mashkull dhe më pas u raportua se trupi i Andrzej I. nuk ishte transportuar ende në Poloni.

Njoftimi i vdekjes është konfirmuar nga mediet polake përmes burimeve në Shqipëri dhe Europol.

Në atë kohë policia e Tiranës informoi se një shtetas polak ishte gjetur pa shenja jete në një banesë që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”, duke mos e identifikuar viktimën por duke dhënë vetëm inicialet e polakut.

“Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftuan autoritetet policore.

Mediat polake ndërkohë raportojnë se Izdebski u largua nga Polonia në fund të vitit 2020. Një vit më parë, u zbulua se Ministria e Shëndetësisë kishte blerë mbi një mijë respiratorë, duke shpenzuar 200 milionë PLN(rreth 42 milion euro).

Në atë kohë rezultoi se respiratorët ishin blerë nga një kompani e cila drejtohej nga një tregtar armësh.

Për më tepër, rezultoi se pajisjet nuk kishin dokumentacionin e duhur, megjithëse 154 milionë PLN (rreth 32.6 mijë euro) kishin kaluar tashëm në llogarinë e tregtarit.

Pas skandalit, Izdebski nuk u ndalua të largohej nga vendi çka bëri që ai të zhdukej duke përfunduar kështu në Shqipëri.

“Zyra e Doganave dhe Taksave të Lublinit, me të cilën po hetojmë, ka vërtetuar se i dyshuari është larguar nga Polonia me rrugë ajrore në dhjetor 2020 dhe pas kësaj kohe nuk ka asnjë gjurmë të hyrjes së tij në vend”, tha prokurori Bartosz Ëójcik.

Për të u lëshua urdhër arresti vetëm më 21 mars 2022, ndërsa për më shumë se një vit ai ishte në gjendje të udhëtonte lirshëm nëpër botë dhe të bënte biznes.

The post U “zhduk” nga Polonia pasi mashtroi qeverinë, si u gjet i vdekur në Shqipëri tregtari i armëve dhe respiratorëve appeared first on Albeu.com.

Nga inati për gërvishtjen e makinës tek çadrat, për çfarë vritesh sot në Shqipëri?
Në Shqipëri mund të vritesh për hicgjë. Shprehja e famshme “ça ke që shikon” jo më kot, për fat të keq është “hit” në vendin tonë.

Në këtë vend janë vrarë dhe po vriten çdo ditë të rinj e të reja për shkaqe banale.

Nga gërvishtja e makinës, xhelozia dhe droga, janë disa nga shkaqet më të përhapur për vrasjet e panumërta.

Përgjithësisht po tregojmë që një problem më lehtë e zgjidhim me shkrepjen e një pistolete, sesa me Gjykata.

Më poshtë po sjellim listën e disa prej emrave të viktimave në kohët e fundit:

1.Vladimir Zvezda, vritet nga kunati ( Tiranë)

2.Jetmir Bregu ( Durres)- drogë

3.Shkelzen Kastrati , në Fier- krim i organizuar

4.Gentjan Qarri në Vlorë- drogë

5.Behar Sofia në Tiranë- krim i organizuar

6.Taulant Beqiraj në Vlorë – drogë

7. Rrapi Rroskovec – krim në familje

8. Irvana Medinaj Fier- krim në familje

9. Bardhok Pllanaj SHkodër- krim i organizuar

10. Pelivan Sinannrrapaj Mallakastër- motive politike

11. Thellënza Shirja dhe Birbil Shirja, Kavajë- krim në familje

12. Nazmie Merkja, Dibër -krim në familje

13. Altin Mera , Diber – krim në familje

14. Ilir , Gjirokaster- krim banal

15. Pjerin Xhuvani-Elbasan – për zgjedhje

16. Bernard Tonuzi- DIber- Krim në familje

17. Muhamet Qama- Tirane- banale

18 . Bledar Birce, Vlore- drogë

19. Endri Mustafa per droge ( Shkodër)

20. Emiliando ndoi e vrau sepse i ngacmoi vajzat (ne SHkodër)

21. Delon Troqe per drogë ( Vlorë)

22 . Everest caka në Elbasan – drogë

23. Liljana Buzo Elbasan , krim në familje

24. Kudret Salia , Tirane krim në familje

25. Diana Vukaj Shkodër- krim në familje

26. Cajup Selimi Tepelenë- drogë

27 . Shkëlzen Velaj Vlorë- drogë

28.Rako Qorri në Lushnjë- gjendje të dehur

30.Qemal Bici dhe Menturie Bici, krim i dyfishtë në Librazhd në familje

32.Ylber Xhahysa në Peqin – për gërvishje makine

33.Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj , Myzerin Zeneli Velipojë- për çadrat

34. Erion Cela -Don Bosko – ishte ulur në tavolinën e gabuar

35. Bukuria Bami – Devoll – U vra nga grabitesi

36. Fatmira Bami – Devoll – U vra nga grabitsi

37. Preke Tonaj – Shkoder- U ekzekuta ne lokal

38. Iljaz Cali – Tirane – Atentat ne makine, dyshohet per biznese kromi

39- Armand Dumani – Tirane – droge

40. Erigers Mihahi – Tirane – droge

41. Can Karici – Kamez – krim /albeu.com

The post Nga inati për gërvishtjen e makinës tek çadrat, për çfarë vritesh sot në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

Vrasjet e fundit, opozita reagon te “Siguria”: Alarmante, “vaji i kandilit” përbuzës
Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga debate të ashpra mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë kanë ngritur shqetësimin në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë që tronditën opinionin publik.

Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier dhe grabitjen e biznesmenit Nazmi Çungu në Fushë Krujë, duke e rrahur dhe vjedhur para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Diskutimet në Komisionin e Sigurisë:

Flamur Noka: Për vrasjet, opinioni pubik është tronditur. S’ka siguri dhe ska besim te strukturat e policisë. Policia është zhytur në krim, drogë e batak. Agjencia që ju doni të ngrini, mund të kriminalizohet për shkak të vullnetit politik siç u kriminalizua edhe SHÇBA. Qarkullimi i titullarëve, edhe pse kanë dosje sa një mal të përfshirë në krim, afera, trafik. Ata riciklohen nëpër disa drejtori. Ju ose keni rezauruar kapacitetet në polici ose kupola e saj është e inkriminuar dhe ju mundoheni të thoni “Ky është më pak e ai është më shumë“. Kjo është alarmante. Kupola e Policisë duhet shkrirë e riformatuar, pasi është e zhytur në batak.

Ferdinand Xhaferraj: Dy ngjarje të rënda në Fier e Fushë Krujë, familjarët u shprehën se s‘kanë besim te Policia. Drejtori i Policisë e ka filluar shumë keq, rrokadë qarkullimi drejtuesve të policisë. Ata ndëshkohen, promovohet apo shkarkohet për punë të dobët. “Vaji i kandilit“ tregon përcmimim, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë.

Bledi Çuçi: Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin.

Luan Baçi: Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?

Ervin Salianji: Mospërgjigjia ndaj shqetësimeve të deputetëve tregon se Çuçi nuk e ka nën kontroll ministrinë. Është papërgjegjshmëri, pasi ska pasur asnjë qëndrim nga ministri apo Policia e Shtetit për ngjarje të tilla. Ka frikë ti përgjigjet shqetësimeve të opozitës./albeu.com/

The post Vrasjet e fundit, opozita reagon te “Siguria”: Alarmante, “vaji i kandilit” përbuzës appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Kallashi, “pandemia” e vërtetë që po u merr jetën shqiptarëve
Mbrëmjen e djeshme në vend janë regjistruar dy vrasje me armë zjarri. Në Vlorë u ekzekutua me kallashnikov Shkëlzen Velaj pranë shtëpisë së tij. Pak minuta më vonë, edhe në Lushnjë ndodhi një vrasje, ku pas një sherri në lokal, u vra Rako Qorri dhe mbeti i plagosur i biri Klejdi Qorri.

Për këto ngjarje të mbrëmjes së kaluar dhe ekzekutimet e tjera të ndodhur gjatë javëve të kaluara, ka reaguar gazetari investigative Artan Hoxha.

Hoxha shkruna në Facebook se, pandemia e vërtetë e shqiptarëve është kallashi, që nuk luftohet duke pritur vaksina në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hëngshin”, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

“AK-47 “pandemia” e vertete qe po merr jetet e shqiptareve….

Kjo “kolere” po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve…

Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hengshin”…

Komandant, si shume me “vrull” ka nisur ky mandati i trete???!!!!

Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetem popullit, por edhe AK-47 vet per rendimentin e larte te vdekshmerise….”, shkruan Hoxha./albeu.com

The post Artan Hoxha: Kallashi, “pandemia” e vërtetë që po u merr jetën shqiptarëve appeared first on Albeu.com.