vrasjet ne fushe kruje Archives - Albeu.com

Kush i çoi në pritë 3 të rinjtë në Fushë-Krujë? Vrasësit erdhën nga Laçi, ikën sërish atje
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve, grupi që ekzektoi tre shokët në Fushë Krujë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, atë ditë kishin dalë për të vrarë!

Gjithashtu mësohet se ata kishin qëndruar në gatishmëri për të paktën 50 minuta në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se viktimat rezulton se janë ndjekur në distancë, gjatë kohës kur kanë mbëritur deri tek një restorant buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras. Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë dhe një makinë tjetër, që besohet se ka mbajtur nën vëzhgim shtetasin Brilant Martinaj dhe dy personat e tjerë. Ndërsa “Passati” i zi me 4 personat e armatosur është pozicionuar në një xhep rruge, në pritje të kthimit drejt Laçit të objektivit.

Në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një mjet tjetër me targa gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushkë. Pikërisht ky person, shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushkë, ende nuk është identifikuar nga policia kriminale.

Mendohet se ai mund të jetë personi që ka informuar vrasësit me pagesë për vendin ku kishte lënë shënjestrat, por deri më tani nuk ka asnjë provë për këtë gjë. Ai e dinte që si Martinaj edhe Vata duhet të dilnin nga zona e sigurtë, pasi ishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat. Prandaj të dy u larguan sërish në parkimin e restorantit në Arrameras.

Aty ka shkuar miku i tyre Besmir Hoxha, me të cilin janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët, derisa u kanë dalë para dhe u kanë zënë pritë. Nga makina 3 persona dhe kanë hapur zjarr në shpejtësi të pagabueshme, duke mos u lënë kohë viktimave që të reagojnë. Pasi kanë mbaruar punë janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Lëvizje e dyshimtë kjo duke marrë parasysh faktin që të tre viktimat ishin nga zona e Kurbinit, e ajo ishte vendi ku kishin influencën më të madhe. Por megjithatë autorët janë futur drejt asaj zone, e më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

The post Kush i çoi në pritë 3 të rinjtë në Fushë-Krujë? Vrasësit erdhën nga Laçi, ikën sërish atje appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Autorët i vëzhguan 3 viktimat që nga Rinasi, i zunë pritë në Fushë-Krujë dhe i ekzekutuan me 50 plumba
Autorët i kanë vëzhguar 3 të rinjtë të cilët mbetën të vrarë pas atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash ndërsa ishin duke lëvizur me një makinë tip “Volswagen Passat.”

Sipas burimeve, bëhet me dije se të rinjtë po lëviznin drejt nga Tirana drejt zonës së Mamurrasit.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave. Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të lërgohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.

Policia dhe RENEA kanë blinduar Larushkën dhe Niklën për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Abcnews.al/

The post DETAJET/ Autorët i vëzhguan 3 viktimat që nga Rinasi, i zunë pritë në Fushë-Krujë dhe i ekzekutuan me 50 plumba appeared first on Albeu.com.

Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë, ironia e gazetarit: Ngjarje si kjo ndodhin kudo, bëhen edhe filma
Gazetari Lutfi Dervishi ka postuar një ironi therëse lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë në një atentat me armë zjarri 3 të rinj.

Postimi i Lutfi Dervishit:

Ngjarja ndodh në mes të ditës. (natën as autorët nuk e ndjejnë veten të sigurtë)

2.Viktima del që duhet të ishte në burg bazuar mbi akuzat që i bëhen publike ose person në kërkim!

Viktimat mund të jenë “emra të njohur” për policinë e shtetit me shumë gjasë biznesmen.

Autori/autorët largohen gjithmonë në një drejtim: “drejtim të paditur”.

Makina e autorëve gjendet, nga gazetarët, e djegur pak kilometra nga vendngjarja. Makina ose është e vjedhur ose ka numër rekord gjobash të papaguara.

Zjarrëfiksja dhe ambulanca bllokohen në trafik.

Makina funeralit mbërrin e para.

Policia mbërrin në vendngjarje dhe qetëson publikun. “Autorët dhe viktima janë me precedent penal. Asgjë për t’u shqetësuar, është larje hesapesh mes bandave rivale.

Policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Policia saktëson se nuk pati viktima në makinat e tjera që po qarkullonin në atë moment.

11.Policia informon se ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të Fushë Krujës e rrethinave. (Në pritje që autorët të paraqiten në ndonjë postobllok).

Pas reagimit të opozitës, policia do të thotë: “ju bëjmë thirrje të mos bëni politike me krimin!

Në darkë policia do të njoftojë se jep x lekë për këdo që jep informacion për identitetin e vendndodhjen e autorëve.

Nëse do të ishte fushatë zgjedhore policia do të shtonte: “në makinë nuk u gjetën materiale zgjedhore”

P.S. Përfundimi: Këto ngjarje ndodhin kudo në botë. Bëhen edhe filma.

The post Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë, ironia e gazetarit: Ngjarje si kjo ndodhin kudo, bëhen edhe filma appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Atentati me 3 të vdekur në Fushë-Krujë, reagon për herë të parë policia: Gjithçka ndodhi!
Policia e Shtetit ka reaguar për herë të parë pas masakrës së ditës së sotme në Fushë-Krujë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Përmes një njoftimi, policia rendit informacionet e deritanishme për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./albeu.com/

The post DETAJET/ Atentati me 3 të vdekur në Fushë-Krujë, reagon për herë të parë policia: Gjithçka ndodhi! appeared first on Albeu.com.