vrasjes Archives - Albeu.com
Pas vrasjes së gruas shtatzënë, Çitaku: Gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre
<html><head></head><body>
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen e një gruaje të re, e cila, sipas saj, u vra nga bashkëshorti në banesën ku jetonin.
Në një postim në Facebook, ajo ngriti pyetjen nëse gratë kanë sot një hapësirë ku mund të ndihen të sigurta, duke vënë në dukje se rreziku shfaqet në rrugë, në vendin e punës dhe, fatkeqësisht, edhe brenda familjes.
Çitaku tha se viktima u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e vet, pikërisht në vendin ku duhej të gjente mbrojtje dhe siguri. Ajo theksoi se gruaja ishte shtatzënë dhe se foshnja ndodhej ende në barkun e saj.
Sipas saj, fakti që gra vijojnë të vriten tregon se marrja e jetës së një gruaje ende konsiderohet, në mënyrë fatkeqe, si diçka e lehtë për t’u kryer.
Deputetja kritikoi gjithashtu prirjen e shoqërisë për të kërkuar shpjegime apo justifikime pas rasteve të tilla. Ajo nënvizoi se familjarët dhe rrethi shpesh përpiqen të gjejnë një motiv, duke pyetur se çfarë ka ndodhur mes çiftit, çfarë ka bërë viktima apo çfarë e ka shtyrë autorin.
Çitaku deklaroi se për vrasjen e një gruaje nuk mund të ekzistojë as motiv, as arsye dhe asnjë justifikim. Ajo shtoi se, ndërsa ligji parashikon dënim, shoqëria shpesh tenton ta mbrojë autorin përmes arsyetimeve të ndryshme.
Ajo kërkoi një ndryshim të thellë në qëndrimin shoqëror ndaj dhunës ndaj grave, duke theksuar se familja e dorasit duhet të distancohet nga krimi dhe të mos e mbrojë autorin apo të kërkojë shpjegime në favor të tij.
Çitaku bëri thirrje për drejtësi dhe dënim maksimal, por edhe për një reagim më të fortë shoqëror. Sipas saj, dhuna ndaj grave duhet të dënohet jo vetëm nga ligji, por të jetë njëkohësisht e papranueshme për shoqërinë; ndërsa dhunuesi duhet ta dijë se nuk do të mbrohet nga heshtja, familja, rrethi apo mentaliteti që fajëson gruan.
</body></html>
The post Pas vrasjes së gruas shtatzënë, Çitaku: Gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre appeared first on Albeu.com.
Albulena Haxhiu përkujton Hasan Prishtinën, 93 vjet pas vrasjes
Në 93-vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nderoi kujtimin e tij, duke e përshkruar si një nga personalitetet që përcaktuan orientimin politik të lëvizjes kombëtare shqiptare në fillim të shekullit XX.
Haxhiu solli në vëmendje deklaratën e Hasan Prishtinës në Parlamentin Osman, në dhjetor të vitit 1910: “Unë jam gati të jap në çdo kohë jetën time për këtë atdhe”. Këto fjalë ai i kishte shqiptuar ndërsa kundërshtonte dhunën ndaj shqiptarëve, represionin në Kosovë dhe mbylljen e shkollave shqipe.
Siç u shpreh ajo, pas dy vjetësh Hasan Prishtina udhëhoqi Kryengritjen e vitit 1912, përmes së cilës kërkesat shqiptare u shndërruan në program politik dhe veprim konkret.
Sipas Haxhiut, në periudhën pas vitit 1912, pjesa dërrmuese e angazhimit të Hasan Prishtinës iu kushtua Kosovës dhe shqiptarëve të mbetur përtej kufijve të shtetit shqiptar.
U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se Hasan Prishtina ishte mes udhëheqësve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe se Kosova vazhdoi të ishte në qendër të veprimtarisë së tij politike edhe kur ai mori përgjegjësi të larta në Shqipëri. Ajo kujtoi se Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933 në Selanik nga Ibrahim Çelo, duke lënë pas më shumë se dy dekada përpjekjesh politike për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve.
</body></html>
The post Albulena Haxhiu përkujton Hasan Prishtinën, 93 vjet pas vrasjes appeared first on Albeu.com.
Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit/ Autori dhe xhaxhai kaluan nga…
Policia e Tiranës, ka përmbyllur veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes.
Policia sqaron se gjyqtari Astrit Kalaja, u vra rreth orës 15:35, nga Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Si bashkëpunëtor i autorit është arrestuar xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, i cili ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe nuk ka kryer asnjë veprim për të ndalur nipin e tij.
Gjithashtu, në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj.
Sipas policisë, kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.
Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.
Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:
Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.
Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.
Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.
Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
E. Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
G. Sh., 56-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
B. K., 63-vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit/ Autori dhe xhaxhai kaluan nga… appeared first on Albeu.com.
Zbulohet shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi, në pranga autori dhe dy të tjerë
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një vresht në zonën e Rafinës në Athinë të Greqisë.
Raportohet se veç autorit, 46-vjeçarit Mikel Selimaj nga Vlora, policia greke ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.
Ata ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi. Tre të arrestuarit pritet të dalin ditën e sotme para gjykatës.
Si viktima, ashtu edhe autori janë persona me precedentë penalë në Greqi, si dhe të përfshirë në trafikun e drogës.
Por, gruaja e viktimës, duke folur ekskluzivisht për televizionin grek “STAR”, ka dhënë një version tjetër për motivet që lidhen me krimin.
Sipas saj, shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.
“Ky burrë e kishte paralajmëruar, i thoshte vazhdimisht ‘largohu sepse shtëpia është e imja, do ta marr unë, je në mes të asgjësë’”.
Mediat greke, raportojnë se Mikel Selimaj dhe Altin Arapaj, njiheshin prej kohësh dhe kishin qenë shqetësues për autoritetet policore në një moshë më të re.
Megjithatë, takimi fatal duket se është organizuar për të zgjidhur një keqkuptim në lidhje me një shtëpi luksoze në zonën e Lucas, ndërsa pak ditë më parë pati një vendim gjyqësor përkatës.
“Të hënën, kur humbën gjyqin dhe iu desh të paguanin kompensim, sipas mendimit tim, kanadezi e telefonoi dhe i tha: ‘E dini çfarë? Meqë duhet të paguaj këtë kompensim, merr këto para dhe hiqi nga dora ime.’ Në fund, e shlyen shtëpinë bashkë me vdekjen e burrit tim”, tha gruaja e Altin Arapajt.
“Ishte një akt që për fat të keq u krye në një shpërthim pasioni mendor. Ajo që rezulton për klientin tim, dhe ne do të kërkojmë testet përkatëse, është se ai kishte konsumuar sasi të mëdha droge, veçanërisht kokainë”, tha avokati i Mikel Selimaj, Nikos Roussopoulos.
Oficerët e policisë këqyrën makinën e autorit, ndërsa pronari i shtëpisë me qira afatshkurtër ku ai kishte gjetur strehim përshkruan momentin e arrestimit të tij:
“Ndërsa po e thyenim derën, ai ende nuk ishte zgjuar, kështu që e gjetën në koma, që do të thotë se ende flinte… Oficeri i policisë e njohu dhe unë u shokova kur pashë imazhet e tij duke u prangosur. U ngjita lart dhe qava”.
46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë që ishin të pranishëm në vrasje, po mbahen në paraburgim.
The post Zbulohet shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi, në pranga autori dhe dy të tjerë appeared first on Albeu.com.
Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit
I ndaluari Eris Mehmeti, ka dhënë dëshminë para ofircerëve të policisë, ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e 58-vjecarit Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 Prill.
Raportohet se Eris Mehmeti, ka thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për cfarë është përdorur makina e tij.
Eris Mehmeti, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh, për te kryer vrasjen e Renato Hoxhaj. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë cmontuar.
The post Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit appeared first on Albeu.com.