vrasje ne shkolle ne beograd Archives - Albeu.com

Serbia shpall tre ditë zie pas tragjedisë me 9 viktima në shkollën fillore
Një ngjarje tragjike u regjistrua në Serbi, ku 8 nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në kryeqytet, Beograd.

Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Serbia ka shpallur tre ditë zie.

NGJARJA

Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (14), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, tha po ashtu policia. Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, bëri të ditur se i dyshuari kishte një muaj që planifikonte sulmin dhe se ai vetë kishte raportuar se e kishte kryer krimin. Milliq, në konferencën për media, shtoi se i dyshuari kishte një listë të nxënësve që planifikonte t’i likuidonte, porse motivi i sulmit ende nuk dihet.Ai tha se në sulm janë përdorur dy pistoleta – njëra me kalibër nëntë milimetra me tre fishekë dhe një pistoletë e kalibrit të vogël dhe se i dyshuari i kishte sjellë edhe katër kokteje molotov në shkollë.

“Me të mbërritur në shkollë, ai menjëherë nxori një armë nga çanta e tij dhe qëlloi rojen e sigurisë D.V.”, tha Milliq, i cili shtoi se sulmuesi më pas qëlloi për vdekje tre nxënëse që ndodheshin në afërsi.

Më pas, thotë Milliq, ai vazhdoi për në kabinetin e historisë, e ndërroi kornizën me municion dhe, pasi hyri në klasë, hapi zjarr ndaj mësuesit dhe nxënësve.

“Pastaj ka dalë nga klasa, ka shkuar në oborrin e shkollës dhe e telefonoi policinë”, tha Miliq, duke shtuar se sulmuesi u paraqit me emrin dhe mbiemrin e tij dhe raportoi se ishte përgjegjës për sulmin.

I pyetur nga gazetarët nëse janë të sakta informacionet që i kanë publikuar disa media se i dyshuari ka qenë viktimë e dhunës nga moshatarët e tij, ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq, tha se ka informacione që i dyshuari i kishte pësuar lëndime në një shkollë private të aktrimit, që është jashtë sistemit arsimor të Serbisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha më herët se i dyshuari, nxënës i klasës së shtatë, kishte përdorur armën e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurimit të shkollës. Në konferencën për media në Qeverinë e Serbisë, po ashtu është bërë e ditur se është arrestuar edhe babai i djalit, i cili posedon armën me të cilën sulmuesi vrau nëntë dhe plagosi disa të tjerë. Ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq, shtoi se sipas informacioneve ende jozyrtare, i dyshuari kishte shkuar në poligon për qitje me të atin.

“Ndaj babait do të merren masa ligjore”, ka thënë Gashiq.

Millan Nedelkoviq, kryetar i komunës së Vraçarit, ku ndodhet shkolla, u tha gazetarëve se nxënësi ka sjellë një armë në çantën e shpinës dhe se të shtënat kanë ndodhur në korridorin e shkollës. Ai tha se shkolla ka kamera sigurie, por se nuk ka detektorë metalikë. Të gjitha rrugët përreth shkollës, që ndodhet në qendër të Beogradit, janë të bllokuara, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Gazetarët e REL-it në vendin e ngjarjes raportojnë se nxënësit janë evakuuar përmes hyrjes dytësore të shkollës.

“Ishte e tmerrshme”, ka thënë E.M., 14 vjeçe, pasi u evakuua nga shkolla.”Kishim edukatë fizike, dhe unë isha poshtë kur dëgjova të shtëna të vazhdueshme, nuk ishte vetëm një e shtënë”, ka treguar E.M., e cila u prit nga nëna e saj jashtë shkollës.

Drejtoresha e Qendrës Klinike të Serbisë, Milika Asanin, tha se tre nxënës të moshës rreth 13-vjeçare dhe një mësuese janë pranuar në Qendrën Emergjente dhe gjenden në salla të operacionit shkaku i plagëve nga goditjet me armë zjarri.

“Një nxënës është transferuar në sallën e operacionit me plagë të rënda me armë zjarri në kraharor dhe në kokë, një nxënës është plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë, studenti ka marrë plagë në stomak dhe në të dyja duart, ndërsa mësuesja është plagosur në stomak. dhe të dyja duart”, tha Asanin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiq, dhe ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq.

“Të gjitha informatat relevante lidhur me tragjedinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo, do të bëhen të ditura nga Ministria e Brendshme, ndërsa institucionet kompetente shëndetësore do të njoftojnë për gjendjen e të plagosurve”, tha përmes një deklarate Ministria e Arsimit e Serbisë.

Sindikata e Punëtorëve të Arsimit në Serbi tha se “tragjedia në shkollën fillore është dëshmi se jetojmë në kushte ekstreme dhune”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me të plagosurit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e saj.

Zhelko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, i dërgoi ngushëllime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, shkroi në Twitter se “është e tronditur dhe e pikëlluar nga të shtënat” në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd. Në Serbi, të shtënat në masë janë shumë të rralla, dhe vendi ka rregulla shumë të rrepta për përdorimin e armëve të zjarrit. Incidenti i fundit i tillë ka ndodhur më 2013, kur një veteran i luftërave të Ballkanit nga vitet ’90 qëlloi për vdekje 13 persona në një fshat në Serbinë qendrore./rel

The post Serbia shpall tre ditë zie pas tragjedisë me 9 viktima në shkollën fillore appeared first on Albeu.com.