vrasja Archives - Albeu.com

28 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit, familjarët dhe drejtuesit e PD-së nderojnë kujtimin e tij
Data 12 shtator shënon për demokratët përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, e cila udhëhoqi protestat që synuan rrëzimin e regjimit komunist.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e cilësoi këtë ditë si një kujtesë të betejës dhe qëndresës, duke bërë thirrje për mbështetjen e protestave kundër qeverisjes së Edi Ramës.

“Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës. Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin”, deklaroi Noka.

Azem Hajdari, deputet i Partisë Demokratike, u vra në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pranë selisë së PD-së në Tiranë. Ngjarja është cilësuar nga demokratët si një “vrasje politike” dhe konsiderohet ndër episodet më të rënda të asaj periudhe.

The post 28 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit, familjarët dhe drejtuesit e PD-së nderojnë kujtimin e tij appeared first on Albeu.com.

Ekzekutoi 24 vjeçarin dhe i pl*gosi të atin, gjykata lë në burg autorin e ngjarjes në Shkodër!
Gjykata e Shkodrës, ka vendosur masën ‘arrest në burg’ për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

25-vjeçari nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në polici. E vetmja dëshmi është ajo e avokatit mbrojtës, Arbër Raja i cili deklaroi se autori i dyshuar ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut në njërën dorë.

Pala mbrojtëse i kërkoi prokurorisë që të vlerësojë këto dëmtime që ka autori i dyshuar se përse kanë ardhur dhe nga kanë ardhur.

Ndërkohë babai i viktimës Qamil Luli, ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë në gjumë dhe ka dëgjuar zhurma nga sherri mes djalit të tij dhe autorit të dyshuar.

Pasi ka dalë në oborr, babai ka pranuar se kanë goditur me thikë autorin e dyshuar dhe më pas është qëlluar djali i tij Ylber Luli i cili ka marrë një plagë në pjesën e barkut duke humbur jetën.

Po ashtu prokuroria ka cituar gjatë masës së sigurisë se autori i dyshuar ka shkuar me dy persona që viktima i ka njohur dhe e kanë shoqëruar deri tek banesa.

Sipas organit të akuzës, viktima Ylber Luli përmes SMS i ka kërkuar dy shokëve të tij që ta sjellin në shtëpi autorin Andri Vulaj që të sqaroheshin.

Pasi kanë shkuar tek shtëpia ka ndodhur konflikti mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë përleshur dhe pas plagosjes me thikë të Andri Vulaj, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me një pistoletë të vogël, me forcë tejshpuese nga afërsia duke lënë të vdekur Ylber Lulin.

Prokurorja Albulena Kuliçi kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë të cilën gjyqtarja Zamira Lila e pranoi duke lënë në paraburgim autorin e dyshuar të dyshuar të vrasjes Andri Vulaj.

Sherri mes tyre deri më tani pretendohet se ka ndodhur në një lokal në pedonalen e Shkodrës mes dy të rinjve, të cilët kanë debatuar duke i thënë njëri-tjetrit “pse më sheh”.

Ky konflikt u zhvendos në banesën e viktimës duke përfunduar në mënyrë tragjike me vdekjen e Ylber Lulit i cili u qëlluar me armë zjarri.

Pala mbrojtëse është duke pritur të njihet me aktet dhe provat që ka prokuroria. Më pas autori i dyshuar mund të dëshmojë për ngjarjen e rëndë ndërsa për momentin sipas burimeve, ai është në gjendje të rëndë psikologjike.

The post Ekzekutoi 24 vjeçarin dhe i pl*gosi të atin, gjykata lë në burg autorin e ngjarjes në Shkodër! appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë
Në orët e para të mëngjesit, një sherr mes dy të rinjve Ylber Luli, viktima që mbeti i vrarë në Shkodër dhe autorit të dyshuar Andri Vulaj, çoi në vrasjen e 24-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjësit në banesën e viktimës.

Pasi janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit, autori i dyshuar rreth orës 5:00 të mëngjesit ka shkuar në banesën e viktimëa me idenë për t’u sqaruar.

Me vete i dyshuari i vrasjes kishte edhe një pistoletë.

Në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri tjetrin fizikisht, ndërsa në këtë përleshje është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli.

Sipas policisë së Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj. Ky i fundit në konflikt e sipër ka nxjerrë armën, një pistoletë që kishte me vete duke qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit i cili humbi jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet.

Fillimisht efektivët bënë ndalimin e autorit të dyshuar Andri Vulaj, si dhe sekuestruan armën e dyshuar të vrasjes pistoletë me të cilën dyshohet se autori qëlloi viktimën.

Viktima Ylber Luli, është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë.

Tri orë më pas, Andri Vulaj, shkoi në shtëpinë e viktimës duke qëlluar ndaj Ylber Lulit, pas përleshjes fizike dhe plagosjes me thikë mes tyre.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për të bërë të mundir zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

The post Ekzekutimi i 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë appeared first on Albeu.com.

Prokuroria jep detaje për rastin e vrasjes së rëndë në Klinë
<html><head></head><body>

Një person është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë, pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se rasti është regjistruar më 6 shtator 2026. Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.

Autoritetet prokuroriale kanë njoftuar se i dyshuari ndodhet në gjendje të paaftësisë mendore.

Të dyja viktimat janë transportuar për trajtim mjekësor. Megjithatë, njëra prej tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve, ndërsa viktima tjetër vazhdon të marrë ndihmë mjekësore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë i ka dorëzuar gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Hetimet vijojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

</body></html>

The post Prokuroria jep detaje për rastin e vrasjes së rëndë në Klinë appeared first on Albeu.com.

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzën për vrasjen e familjes Jashari në Prekaz, Isufaj zbardh detajet
<html><head></head><body>

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur, gjatë një konference për media, se ka dorëzuar aktakuzë për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Kryeprokurori Blerim Isufaj e vlerësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për drejtësinë dhe opinionin publik. Ai nënvizoi se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve shqiptarë të familjes Jashari në Prekaz.

Isufaj deklaroi se aktakuza është hartuar pas një pune profesionale, të kujdesshme dhe të mbështetur në prova, në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore të Prokurorisë Speciale. Sipas tij, dokumenti lidhet me vrasjen e civilëve të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt dhe përbën aktakuzën e parë për këtë ngjarje, raporton eo.

Tashmë, shqyrtimi i aktakuzës dhe i provave i takon gjykatës, e cila duhet t’i vlerësojë ato në përputhje me ligjin dhe standardet e gjykimit të drejtë. Kryeprokurori tha se prokurorët e çështjes kanë punuar me kujdes të shtuar, me synimin që pretendimet e paraqitura të dëshmohen para gjykatës.

Sipas Isufajt, kjo aktakuzë tregon se institucionet vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi penale për krimet e luftës, pavarësisht ndërlikueshmërisë së rasteve dhe kohës së gjatë që ka kaluar nga kryerja e tyre.

Gjatë konferencës, kreu i Prokurorisë Speciale foli edhe për hetime të tjera ende aktive, mes tyre rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok. Ai bëri të ditur se në këtë çështje është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, por sqaroi se nuk mund të japë detaje për shkak se hetimi vijon.

Isufaj theksoi se i njëjti qëndrim zbatohet për çdo rast tjetër që ndodhet në fazën e hetimeve. Ai tha se Prokuroria Speciale mbetet e angazhuar për sundimin e ligjit, zhvillimin e hetimeve në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme, si dhe për ndjekjen penale të personave ndaj të cilëve ekziston bazë ligjore dhe prova të mjaftueshme.

Ai njoftoi gjithashtu se gjatë javëve të fundit është dorëzuar një aktakuzë e rëndësishme për spiunazh dhe është arrestuar një person i dyshuar për një vepër penale të kësaj natyre.

Isufaj vlerësoi edhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë. Ai përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Europolin, Eurojust-in dhe autoritetet e tjera të drejtësisë, duke theksuar se ky bashkëpunim e dëshmon Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

</body></html>

The post Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzën për vrasjen e familjes Jashari në Prekaz, Isufaj zbardh detajet appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Viktor Bardhit/ Kamerat e sigurisë s’kanë filmuar asnjë makinë, në mjetin e djegur nuk u gjetën prova, ja për çfarë dyshohet
Vrasja e Viktor Bardhit, alias Marku, në Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autorë të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po përpiqet të rindërtojë lëvizjet e autorëve para dhe pas ekzekutimit.

Një prej vështirësive kryesore të hetimit lidhet me terrenin ku ka ndodhur krimi. Mësohet në hyrje të fshatit Ndërfushas ka kamera sigurie, por nga këqyrja e pamjeve nuk është evidentuar lëvizja e ndonjë automjeti gjatë orarit kur dyshohet se është kryer vrasja.

Për këtë arsye, dyshimet janë se autorët mund të kenë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit” për t’u larguar nga vendngjarja.

Një tjetër mundësi që po merret në konsideratë është kalimi në këmbë përtej barrierave mbrojtëse të rrugës, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg vendit ku dyshohet se është ngritur prita.

Edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit nuk ka sjellë deri tani një gjurmë të automjetit që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët.

Automjeti i gjetur i djegur në zonën e Munazit u zbulua rreth 20 minuta pasi familjarët e 65-vjeçarit njoftuan se e kishin gjetur atë të pajetë.

Megjithatë, brenda automjetit nuk janë gjetur armë apo prova të tjera që mund ta lidhnin drejtpërdrejt me ekzekutimin.

Kjo ka ngritur edhe dyshime të tjera te hetuesit, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që automjeti i djegur të mos jetë mjeti i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit.

Kjo mund të jetë një strategji e përdorur nga autorët për të humbur gjurmët dhe për ta orientuar hetimin drejt një piste të gabuar.

Një tjetër dyshim i hetuesve është se ekzekutorët mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët mund t’i kenë pritur me një automjet tjetër pas kryerjes së vrasjes dhe t’i kenë larguar nga zona.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve, zbardhjen e mënyrës së organizimit të atentatit dhe përcaktimin e personave që mund të kenë ndihmuar në largimin e tyre nga vendngjarja.

The post Ekzekutimi i Viktor Bardhit/ Kamerat e sigurisë s’kanë filmuar asnjë makinë, në mjetin e djegur nuk u gjetën prova, ja për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutimit të Viktor Bardhit, gjendet i shkrumbuar Audi A4 (FOTO+VIDEO)
Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot në 3 shtator. Automjeti i gjendur i djegur është një Audi A4.

Sipas raportimeve, viktima e sotme Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton Elidon Ndreka.

Vrasja e sotme rikthen në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme që kanë tronditur prej vitesh Mirditën, ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjes së sotme dhe atentatit ndaj Martin Bardhit.

Policia dha më tepër informacion për ngjarjen e rëndë.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutimit të Viktor Bardhit, gjendet i shkrumbuar Audi A4  (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kush është Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit të vr*rë tre vite më parë për hakmarrje
Mëngjesin e sotëm, Viktor Bardhi 65-vjeç është personi që mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri, në Ndërfushas të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, Bardhi u gjet i vrarë në makinë, ndërsa autorët dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili më pas u gjet i djegur.

Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 në Rrëshen. Vrasja e Martin Bardhit, u pasua nga një seri zhvillimesh të rënda kriminale në zonën e Mirditës dhe u shoqërua me dyshime për konflikte të vjetra dhe hakmarrje.

Pikërisht kjo histori është një prej pistave që pritet të verifikohet nga hetuesit edhe për atentatin e sotëm ndaj Viktor Bardhit.

Megjithatë, deri në këto momente, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht motivin e vrasjes.

Pas atentatit, policia ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kush ishte Martin Bardhi?

Martin Bardhi, ka qene person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qene një nga personat që ka tentuar të vrasë Saimir Recin, nipin e Kastriot Reçit, edhe ky i eliminuar më parë.

Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit (djalit të Martin Bardhit) dhe Saimir Reçit, ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi, kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

The post Kush është Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit të vr*rë tre vite më parë për hakmarrje appeared first on Albeu.com.

Të pandehurit për ekzekutimin e Santiago Malkos kërkojnë hetim nga ILD për vendimin e Apelit të GJKKO
Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i është drejtuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë me një ankesë për mënyrën se si është shqyrtuar çështja nga Apeli i GJKKO.

Ankesa, e depozituar nga avokatja e Leonard Dukës, Oltjon Logës, Fatmira Hysenit dhe të pandehurve të tjerë, ngre pretendime për shkelje të rënda procedurale, cenim të paanshmërisë dhe aplikim të standardeve të dyfishta gjatë gjykimit të procedimit penal nr. 177/2019 nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas mbrojtjes, gjyqtarët Saida Dollani, Iliriana Olldashi dhe Engert Pëllumbi, kanë qenë më herët pjesë e trupit gjykues në proceset ndaj bashkëpandehurve të tjerë të së njëjtës çështje, duke u shprehur edhe për pozicionin procedural të të pandehurve aktualë.

Avokatët pretendojnë se gjyqtarët Olldashi dhe Pëllumbi kanë pranuar më parë se ekzistonin shkaqe për heqjen e tyre nga çështja dhe kanë paraqitur kërkesa për dorëheqje.

Ndërkohë, në një proces tjetër ndaj të bashkëpandehurit Ilir Selmani, pjesë e të njëjtit procedim, gjyqtari Dhimitër Lara ka vlerësuar se kërkesa për përjashtimin e tij duhej të pranohej dhe ka dhënë dorëheqjen për të njëjtat arsye.

Mbrojtja thotë se, ndonëse rrethanat kanë qenë të ngjashme, në çështjen e tanishme gjyqtarja Daniela Shirka ka rrëzuar kërkesat për përjashtim.

Po ashtu, kërkesat për dorëheqjen e dy anëtarëve të trupit gjykues nuk janë pranuar nga zv.kryetari Dhimiter Lara. Sipas ankuesve, kjo përbën një trajtim me standard të dyfishtë.

Në ankesë përmendet edhe fakti se Gjykata e Lartë ka konstatuar më herët problematikën e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në vendimmarrje të mëparshme brenda të njëjtit procedim, çështje për të cilën ka vendosur kthimin e saj për rigjykim.

Përmes kërkesës drejtuar ILD-së kërkohet verifikimi i shkeljeve të pretenduara dhe marrja e masave përkatëse, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt dhe të paanshëm.

Seanca e radhës, e planifikuar për këtë të martë, u shty për shkak të mungesës së avokatëve. Ndërkohë, SPAK ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila shpalli të pafajshëm Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës.

The post Të pandehurit për ekzekutimin e Santiago Malkos kërkojnë hetim nga ILD për vendimin e Apelit të GJKKO appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i reperit Tupac/ Zbardhet misteri 30-vjeçar, dënohet ish-kreu i bandës
Ish-drejtuesi i një bande kriminale, Duane “Keffe D” Davis, është shpallur fajtor për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, duke shënuar dënimin e parë në një prej dosjeve më të bujshme të pazbardhura në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Juria në Las Vegas e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse, lidhur me vrasjen e Tupac Shakur më 7 shtator 1996.

Vendimi i jep fund një hetimi që për afro tre dekada ka ushqyer teori të shumta konspirative dhe ka mbajtur të gjallë një prej mistereve më të mëdha të muzikës hip-hop.

63-vjeçari Davis, i veshur me një kostum të zi, qëndroi i qetë në sallën e gjyqit gjatë leximit të vendimit. Menjëherë pas vendimit, ai deklaroi se do ta apelojë çështjen.

Ndërkohë, familjarët e Tupac Shakur reaguan me emocione të forta. Disa prej tyre u kapën për dore, u përqafuan dhe shpërthyen në lot pas vendimit.

Tupac Shakur u vra në moshën vetëm 25-vjeçare, në kulmin e karrierës së tij. Reperi konsiderohet një prej figurave më me ndikim në historinë e muzikës rap dhe ka shitur më shumë se 75 milionë albume në mbarë botën.

Sipas prokurorisë, Davis nuk ishte personi që qëlloi drejtpërdrejt mbi reperin, por ishte ai që organizoi sulmin dhe siguroi armën që u përdor në atentat.

Prokurorët argumentuan se arma iu dha nipit të tij, Orlando Anderson, i cili dyshohet se hapi zjarr nga një automjet në lëvizje.

Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, vrasja ishte një akt hakmarrjeje. Vetëm disa orë para të shtënave, Anderson ishte përfshirë në një përleshje me Tupac Shakur dhe pjesëtarë të grupit të tij në Las Vegas. Për prokurorët, kjo përleshje ishte shkëndija që çoi në organizimin e sulmit vdekjeprurës.

Mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, Tupac ndodhej në Las Vegas kur një automjet u afrua pranë makinës me të cilën udhëtonte dhe u qëllua disa herë. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë disa ditë më vonë, më 13 shtator 1996.

Vrasja ndodhi në një periudhë të tensionuar për skenën amerikane të hip-hopit. Në atë kohë, rivaliteti mes skenës rap të Bregut Lindor dhe asaj të Bregut Perëndimor ishte në kulm, ndërsa konfliktet mes grupeve kriminale Bloods dhe Crips kishin depërtuar fuqishëm në kulturën e hip-hopit.

Për vite me radhë, mungesa e një të arrestuari dhe e një vendimi gjyqësor bëri që vrasja e Tupac të shndërrohej në një prej çështjeve më të famshme të pazbardhura në SHBA.

Rreth saj u ngritën dhjetëra teori, pretendime dhe spekulime, ndërsa fansat e reperit vijuan të kërkonin përgjigje për atë që ndodhi atë natë në Las Vegas.

Një prej provave kryesore të përdorura nga prokuroria kundër Davis ishin deklaratat e tij. Për vite me radhë, ai kishte folur publikisht për rolin e tij në ngjarje dhe kishte pranuar se ndodhej brenda një Cadillac-u të bardhë nga ku u kryen të shtënat fatale.

Davis kishte folur për përfshirjen e tij edhe gjatë një interviste sekrete me policinë në vitin 2008. Intervista ishte zhvilluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e një tjetër legjende të hip-hopit, Christopher Uallace, i njohur si The Notorious B.I.G.

Më vonë, Davis dha më shumë detaje në librin e tij të vitit 2019, “Compton Street Legend”, si dhe në intervista dhe dalje të ndryshme mediatike.

Prokuroria argumentoi se deklaratat e tij publike dhe rrëfimet e përsëritura për rolin në vrasje përbënin një pjesë të rëndësishme të provave.

Megjithatë, mbrojtja e Davis pretendoi gjatë gjyqit se deklaratat e tij nuk duheshin marrë si të mirëqena. Avokatët argumentuan se ai kishte ekzagjeruar ose kishte sajuar histori për të fituar para, për të shitur librin dhe për të rritur famën e tij.

Avokati Michael Sanft u kërkoi jurorëve të mos i besonin klientit të tij, duke e përshkruar atë si një person që kishte treguar histori për vite me radhë për përfitime personale. Mbrojtja këmbënguli se nuk kishte prova të mjaftueshme që Davis kishte urdhëruar vrasjen.

Prokuroria, nga ana tjetër, argumentoi se Davis kishte qenë vazhdimisht i qartë për rolin e tij. Në fjalën përmbyllëse, prokurori Binu Palal u kërkoi jurorëve t’i merrnin seriozisht vetë deklaratat e Davis dhe ta shpallnin fajtor.

Sipas prokurorisë, Davis kishte pranuar në forma të ndryshme se ishte përgjegjës për organizimin e sulmit. Palal e përshkroi atë si personin që merrte vendimet brenda South Side Compton Crips dhe argumentoi se prania e tij në automjet në momentin e të shtënave e lidhte drejtpërdrejt me vrasjen.

The post Ekzekutimi i reperit Tupac/ Zbardhet misteri 30-vjeçar, dënohet ish-kreu i bandës appeared first on Albeu.com.