vrasja ne sarande Archives - Albeu.com

Tentoi të fshihte vrasjen në Sarandë, policia arreston pronarin e hotelit
Ditën e djeshme një ngjarje ka ndodhur në Sarandë ku dy shtetas janë konfliktuar me një 41-vjecar për një vend parkimi, ku ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja me thikë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar dy vëllezërit me iniciale Xh. T., 24 vjeç dhe Xh. T., 18 vjeç, banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë.

Ndërsa ditën e sotme policia ka arrestuar edhe punëdhënësin e dy vëllezërve pasi ai ka tentuar të fshehë vrasjen.

Njoftim policie

Goditën me thikë 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, Policia vë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në pranga dhe punëdhënësi i 2 autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:

-Xh. T., 24 vjeç dhe Xh. T., 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post Tentoi të fshihte vrasjen në Sarandë, policia arreston pronarin e hotelit appeared first on Albeu.com.

Ky është kamarieri që vrau 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku humbi jetën një 41-vjeçar.

Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku 24-vjeçari Xhanelo Tarja, vrau me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, pas një sherri që bënë për parkimin e makinës.

Gjithashtu mësohet se viktima kishte parkuar mjetin në restorantin ku punonte i riu, dhe pas një debati verbal mes tyre, ky i fundit mori një thikë dhe qëlloi mbi 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

The post Ky është kamarieri që vrau 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë appeared first on Albeu.com.

Kamarieri vrau 41-vjeçarin në Sarandë për vend-parkim, policia e identifikon dhe e shpall në kërkim (VIDEO)
Personi i cili goditi me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj në Sarandë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Bëhet fjalë për Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet se punonte kamarier në një restorant në qytetin bregdetar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për vendin e parkimit, ndërsa Bakiaj si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

The post Kamarieri vrau 41-vjeçarin në Sarandë për vend-parkim, policia e identifikon dhe e shpall në kërkim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U vra gjatë një konflikti për parkimin në Sarandë, ky është viktima
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në Sarandë, ku një shtetas pas një konflikti të çastit, u sulmua me mjete prerës dhe ndërroi jetë.

Sipas burimeve, viktima dyshohet të jetë shtetasi Klodian Bekiaj, nga Tepelena.

Gjithashtu mësohet se konflikti ka nisur për një vend parkimi.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./albeu.com/

The post EMRI/ U vra gjatë një konflikti për parkimin në Sarandë, ky është viktima appeared first on Albeu.com.