vrasja ne lezhe Archives - Albeu.com

Vrasja mafioze e “Tolit” në Lezhë, policia shoqëron disa persona, krimi ende pa autor
Një ditë pas vrasjes mafioze të Nikolin Lekstakajt (Tolit), Policia e Lezhës njofton se ka shoqëruar dhe marrë në pyetje pesë persona, të cilët dyshohet se mund të kenë informacione mbi ngjarjen e rëndë.

Por ende uniformat blu nuk kanë asnjë të dyshuar, ndërsa pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja. Po ashtu, policia ende nuk ka arritur që të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët.

Hetuesit e grupit hetimor kanë sekuestruar dhe po analizojnë kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.

Ekzekutimi duket se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj.

Vrasja e biznesmenit Nikulaj u porosit nga Elton Lekstakaj i cili jeton në Britani.

Si nisi konflikti 27 vite më parë

Konflikti mes dy familjeve, Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur prej 27 vitesh. Në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës ka mbetur i vrarë vëllai i Ardian Nikulajt. Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Nikulaj, Pëllumb Nikulaj, bashkë me Fran Qulajn, punonin në një pikë karburanti. Një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj ka shkuar për të furnizuar makinën aty dhe në një moment punonjësit kanë nisur të debatojnë debatuar me drejtuesin. Debati ka ndodhur me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit, 5 mijë lekë të vjetra.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre është rikthyer i armatosur disa minuta më vonë duke qëlluar në drejtim të karburantit. Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe vëllai i Ardian Nikulajt, Pëllumbi dhe kolegu tij Fran Qulaj. Pak muaj pas kësaj ngjarje, më 29 shtator të vitit 1997, në Balldre të Lezhës u vranë Gëzim Ded Lekstakaj dhe Lauren Ndoc Gjetja, konkretisht dajë e nip. Ndërsa më 30 mars të vitit 1999, është vrarë shtetasi Gjovalin Lekstakaj dhe është plagosur Pjetër Lekstakaj.

Dëshmitar i ngjarjeve ka qenë, Klodian Lekstakaj, djali i njërit prej viktimave, Gjovalin Lekstakajt. Klodiani është larguar drejt Anglisë dhe nga atje ka nisur një letërkëmbim me institucionet ligjzbatuese shqitare, duke kërkuar që të përfitojë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Status që i është mohuar. Më 26 maj të vitit 2016, në adresë të Klodian Lekstakajt është nisur një përgjigje nga ana e Prokurorisë së Lezhës. Në të thuhej se ai nuk mund ta përfitonte mbrojtjen e posaçme por nëse kthehej në Shqipëri për të dëshmuar në mënyrë vullnetare dhe nëse atij i rrezikohej jeta nga vrasësit e familjes së tij, atëherë ngarkohej drejtori i Policisë së Shtetit me detyrën kushtetuese për t’i mbrojtur jetën.

Kryeprokurori i Lezhës në atë kohë, saktësonte se kishte biseduar me Policinë e Lezhës për faktin se nëse dëshmitari okular i dy vrasjeve kthehej për të dëshmuar në Lezhë, ata do ta mbronin. Por sipas Prokurorisë, Klodian Lekstakaj duhej të kthehej në Shqipëri.

Në shkresën që i është vënë në dispozicion Klodian Lekstakajt, si person që kërkon mbrojtjen e shtetit shqiptar, ka pasur disa gabime që e quanin atë djalin e të plagosurit Pjetër Lekstakaj, kur në fakt ai është djali i viktimës, Gjovalin Lekstakajt.

Klodian Lekstakaj: “Unë i paraqitem çdo lloj prokurorie në Shqipëri dhe në botë për çështjen e familjes time dhe për deklaratat e mia që kam dhanë në 1997-n dhe që po kërkoj rihapjen në 2015-ën.

Unë kërkoj nga institucionet shqiptare që ata persona që më kanë vrarë pjesëtarët e familjes, të dalin para drejtësie. Unë jam ankuar dhe paraqitur në ambasadën shqiptare në Londër dhe nga aty kam nisur të gjitha letrat. Më vonë u fol shumë për ekstradimin e xhaxhait tim, Pjetër Lekstakaj, si person i shumëkërkuar. Po ai arriti t’i shpëtojë ekstradimit në vitin 2007. Ju bëj thirrje të gjitha mediave shqiptare të publikojnë historinë e familjes time sepse kam tre pjesëtarë të familjes të vdekur dhe një të gjymtuar”.

Prokurori deklaroi të atë kohë zyrtarisht se hetimet ishin mbyllur pasi nuk ishin gjetur autorët. Në shkresën zyrtare bënte me dije se në dëshminë që ka dhënë Klodian Lekstakaj kur ishte vetëm 13 vjeç dhe ka qenë në arë me xhaxhain e tij, Gëzimin, dhe nipin e shtëpisë, Laurenin, ata janë vrarë para syve të tij. Por sipas prokurorit, Klodiani është pyetur por nuk ka përmendur asnjë emër, pasi nuk mbante mend.

Klodian Lekstakaj: “Xhaxhai im, Pjetër Lekstakaj, që ishte plagosur në atë ngjarje u dënua me 12 vjet burg. Në vitin 2004 më dënojnë djalin e xhaxhait, Elton Lekstakajn, me 25 vjet burg. Prapë persekutimi i drejtësisë shqiptare. Në 2007-ën ish-ministri i drejtësisë, së asaj kohe, me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe me një avokat, çuan kërkesën për ekstradimin nga Londra të Pjetër dhe Elton Lekstakajt”.

Ndërkohë, Klodian Lekstakaj, në vitin 2016, pasi iu mohua statusi, ka dhënë në media një dëshmi për këtë ngjarje. Klodian Lekstakaj: “Me fisin e Nikulaj ka shumë vite që kemi pasë probleme, por në vitin 1997 përfundoi me armë, pasi dikush i Nikulajve ka ardhur tek xhaxhai i babait tim me automatik në dorë dhe i ka thanë: Po nuk erdhi Gjergji deri në orën 8 të darkës te benzinata e Fran Qulajt, unë e vras! Pjesëtarët e fisit tim kanë shkuar aty. Kurse me fisin e Fran Qulajt nuk kemi pasë lidhje me ta kurrë. Por pjesëtarët e fisit tim kanë shkuar aty se Pëllumb Nikulaj kishte lanë fjalë për t’u taku.

Kur kushërinjtë kanë shkuar të benzinata, kanë gjetur Fran Qulajn dhe Mark Lekstakajn duke folur me ta për punë 5 mijë lekë naftë (5 mijë lekë të vjetra), por në atë moment ka ardhur Pëllumb Nikulaj me automatik në drejtimin e tyre. Janë gjuajtur më armë. Aty ka mbetur i vramë Fran Qulaj dhe Pëllumb Nikulaj, ndërsa Mark Lekstakaj, ka mbetur i plagosun. Në atë ngjarje kemi hyrë në gjak 3 fise, Lekstakaj, Qulaj dhe Nikulaj.

Pjetër Lekstakaj ka 3 vetë të vdekur dhe ai është i plagosur, por ish-ministri i drejtësisë kërkonte me këmbëngulje që të persekutonte Pjetër Lekstakajn. Kemi 18 vjet që merremi me këtë ngjarje dhe të gjitha institucionet e dinë këtë ngjarje që nuk është e mbyllur. Dhe unë kërkoj që personat që më kanë vrarë pjesëtarët e familjes time të dalin para drejtësisë”.

Klodian Lekstakaj kërkonte nga prokuroria njohjen me atë material shkresor ku ai ka dhënë dëshminë e tij në kohën kur u vranë dajë e nip dhe ai u largua me vrap nga ara, duke i kërkuar besë për jetën një burri të zones.

Në refuzimin për statusin e dëshmitarit të mbrojtur, Prokuroria e Lezhës shprehej se, në bazë të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, organi i prokurorisë investohet për marrjen e masave mbrojtëse dhe futjen në programin e mbrojtjes të personave që ndjehen të kërcënuar, vetëm për rastet kur plotësohen kushtet dhe kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në këtë ligj. Ligji i sipërpërmendur rregullon marrjen në mbrojtje të personave që janë dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të drejtësisë në një procedim penal të filluar nga prokuroria për vepra penale për të cilat neni përkatës i Kodit Penal parashikon dënim me burgim në minimum jo më pak se 4 vjet. Në bazë të ligjit të sipërcituar që një dëshmitar të futet në programin e mbrojtjes ndër të tjera duhet të plotësohen disa kushte:

1-Dëshmitari duhet të pranojë më vullnet të lirë të bashkëpunojë me prokurorinë dhe Gjykatën.

2-Të dhënat që dëshmitari jep në dëshminë e tij pa kushte dhe rezerva të përbëjnë provë vendimtare për zbulimin, hetimin dhe gjykimin e krimeve dhe të autorësisë së tyre.

3-Dëshmitari për shkak të dëshmisë së dhënë ndodhet në gjendje rreziku aktual, konkret dhe serioz për jetën.

Prokuroria shprehej se në rastin konkret nuk ndodhemi para rasteve të parashikuara nga Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, pasi në hetimin e procedimit penal nr. 150 të vitit 1997 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, dhe që ka të bëjë me vrasjen e shtetasve Gëzim Ded Lekstakaj dhe Lauren Ndoc Gjetja ku ai (i referohet Klodian Lekstakajt) jeni pyetur si person që tregon rrethana të hetimit, në deklaratën e tij nuk ka dhënë ndonjë të dhënë që përbën provë vendimtare për zbulimin dhe dënimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, në kuptim të ligjit të sipërpërmendur. Në mungesë të kushteve të parashikuara në ligj, nuk mund të propozohej pranimi i tij në programin e mbrojtjes.

Në qoftë se ai dispononte të dhëna apo prova të reja që hedhin dritë dhe shërbejnë për të provuar akuzat ndaj autorëve të vrasjes së të afërmve të tij, Gëzim Lekstakaj, Lauren Gjetja, Gjovalin Lekstakaj dhe plagosjes së Pjetër Lekstakaj, mund t’i paraqiste ato në çdo kohë pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë dhe pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës, me drejtuesit e së cilës është biseduar nga ana jonë për të marrë të gjitha masat për sigurinë e tij në rast se do kthehej në Shqipëri për të dhënë dëshminë e tij. “Drejtori i Policisë së Shtetit ka për detyrë kushtetuese ta mbrojë atë”.

Gjithashtu, Prokuroria shprehej se në kushtet kur ndaj tij nuk mund të aplikohen masat e posaçme të mbrojtjes të parashikuara nga Ligji ‘Për mbrojtjen ë dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” në vlerësim të shqetësimit të paraqitur prej tij, i sugjeronte t`i drejtohej Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Policisë së Lezhës duke kërkuar mbrojtje prej tyre që në zbatim të detyrave kushtetuese për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në përputhje me detyrimet që parashikon ligji, “Për Policinë e Shtetit” të merreshin të gjitha masat për mbrojtjen e jetës së tij dhe të pjesëtarëve të familjes së tij. Kështu mbyllet një prej përgjigjeve zyrtare institucionale që është nisur në drejtim të shtetit britanik ku banojnë edhe djemtë e familjes Lekstakaj.

The post Vrasja mafioze e “Tolit” në Lezhë, policia shoqëron disa persona, krimi ende pa autor appeared first on Albeu.com.

Vrau rapsodin dhe mikun e tij, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën
Në datën 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Autorët e ngjarjes u identifikuan nga policia vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm) dhe Edmond Perdoda ( i arrestuar më 11 shkurt 2022).

Si ndodhi vrasja

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite dhe pasi nuk janë përgjigjur në telefon, djali i njërit prej viktimave ka dalë t’i kërkoje.

Ai i ka gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të datës 27 prill të vitit 2020, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës.

Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër.

Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës dyshohet se janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda.

Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti pronësie mes Preng Simonit dhe Aleksander Përdodës, i cili kishte ndodhur 8 muaj para ngjarjes.

Në dëshminë e tij, vetë i pandehuri e pranoi konfliktin asokohe, por çështja sipas tij ishte zgjidhur.

Nga analizimi që u është bërë qelizave telefonike, Përdoda ka qenë afër vendit të krimit.

Po në lidhje me vrasjen e dyfishtë të Kol Murranit dhe Preng Simonit asokohe u shpall në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Edmond Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

The post Vrau rapsodin dhe mikun e tij, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën appeared first on Albeu.com.

Me kanun e pistoletë me mulli, 17-vjeçari mori gjakun e babait! Gjithë dinamika e ngjarjes që solli tragjedinë në Lezhë
Të hënën, 24 janar, Lezha është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një adoleshent, 17 vjeç, Florian Përvathi, ka vrarë me armë zjarri 65-vjeçarin Lekgjonajn me armë zjarri.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manat. Duket se gjithçka e kishte planifikuar. Ditën e djeshme, 17-vjeçari i armatosur ka shkuar në shtëpinë e të vëllait të viktimës, i cili i kishte vrarë të atin. Ai e ka pritur 65-vjeçarin dhe në momentin që ky i fundit ka zbritur nga makina e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deklarata e 17-vjeçarit:

Autori, pas vrasjes, është dorëzuar në polici, dhe ka pranuar krimin. Në dëshminë e tij, 17-vjeçari ka pranuar se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë. 17-vjeçari nuk ka treguar kush e dërgoi në komisariat pasi kreu vrasjen, ndërsa do të rimerret sërish në pyetje në prani të psikologëve, pasi gjendja e tij është tepër e rënduar. Ai u shprehn se pistoletën me mulli e kishte qysh prej një viti.

Çfarë ka ndodhur në 2009?

Në vitin 2009, Gjon Përvathi (babai i 17-vjeçarit)  ishte vrarë nga vëllai i Lekë Lekgjonajt (viktima e djeshme), Ndue Lekgjonaj. Pas vrasjes, Ndue Lekgjonaj u arrestua dhe kreu dënimin për vrasje duke dalë së fundmi nga burgu. Ai nuk u kthye më në fshatin Manati duke iu trembur hakmarrjes nga familja e Përvathit. Por, tragjedia i ndodhi vëllait të tij. Floriani, aso kohe ka qenë shumë i vogël dhe pas humbjes së babai, humbi dhe nënën, e cila u vetëhelmua. Duke humbur të dy prindërit në një kohë shumë të shkurtër, ai u rrit me synimin për të marrë hakun e babait ndaj fisit Lekgjonaj për të vënë në vend drejtësinë e munguar. Sot fëmija që u rrit pa baba, që humbi nënën përpara syve nga hidhërimi u vetëdorëzua duke mbyllur kështu ditët e tij në emër të asaj që ligji nuk e bëri.

Kanuni dhe çfarë tha kryetari i pajtimit të gjaqeve në Lezhë?

Kryetari i Pajtimit të gjaqeve ne Lezhë ka folur në lidhje me ngjarjen duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e gjakmarrjes.

Gjoka tha se dy familjet nuk ishin pajtuar, por mes tyre nuk kishte pasur përplasje gjatë kohëve të fundit, ndaj edhe ngjarja e sotme i ka habitur të gjithë. Ai tregoi edhe një episod kur viktima Lek Lekëgjonaj i kishte shkuar në shtëpi pak ditë pasi i vëllai kreu krimin.

“Disa mediat thonë që ka qenë pajtua. Nuk është e vërtetë. Ne kemi hyrë me ato mundësi që kemi pasur pastaj ne e pamë që nuk mund të komunikonim gjatë. Fëmijët ishin të vegjël. Bashkëshortja e viktimës në 2009 u vetëvra. Nuk kishin se si dhe me kë të komunikonim. Por sa kemi mundur me njerëzit e afërt të kësaj familje jemi përpjekur të ulim gjakrat dhe nuk e kemi pritur pasi edhe gjatë kësaj periudhe mes dy familjeve nuk ka pasur gërricje. Katër pesë ditë pasi ndodhi ngjarja viktima më ka ardhur në shtëpi.

Më ka thënë si do bëj unë. I kam thënë duhet të bësh kujdes sepse ai që ka vrarë është vëllai jot. Ai më thoshte unë nuk kam faj. Por nuk funksionojnë kështu gjërat. Kur kërkoi të dilte nga shtëpia ime i thashë jo. Kush të solli këtu, më solli një makinë. E ka marrë atë shokun dhe erdhi me makinë e mori. E kam takuar para dy muajsh. Nuk kishin ndonjë shqetësim. Autori i vrasjes ka mbaruar dënimin. Është dënuar 6-7 vjet. Ka bërë 4-5 vjet burg. Nga informacionet që kam unë ai ndodhet jashtë shtetit”, u shpreh ai.

Edhe duke qenë njerëz të përgjegjshëm të viktimës para 9 viteve kur nuk ke me kë të merresh vesh se ata ishin kalamaj fare, të mitur. Nuk kishte kush ta merrte përsipër. Qoftë edhe kushërinjtë e viktimës. Por deri në këtë moment që ndodhi askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë kjo. Edhe tani është çudi e madhe. Si ka mundësi që një adoleshent të ruajë me kaq mllef dhe të veprojë për gjakmarrje në ditët e sotme. Gjakmarrja është fenomen i vjetërsuar. Por edhe te të rinjtë nuk duhet nënvleftësuar.

Unë edhe në intervista e kam thënë që organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Ai tjetri bën vrasjen dënohet katër pesë vjet dhe për një vit e sheh aty të lirë. Të paktën dënimin nga shteti dhe ligji duhet ta marrë maksimalisht. Janë pjesë e të keqes. Shpresojmë që këtë problem, problemet e ligjit për gjakmarrjen shteti i ka forcuar shumë. Nëse ndodh një vrasje për gjakmarrje dënohet minimalja 25 vjet. Por në këtë rast është tjetër logjikë juridike. Mund ta quajmë adoleshent. Ka përjetuar mungesën e prindërve për vite me radhë gjë që atij i ka mbetur në kujtesën e tij për t’u hakmarrë”, tha ai.

Çfarë thonë ekspertët kriminalistik?

Ekspertët kriminalistik besojnë se 17-vjeçari është shtyrë nga persona të tjerë për të kryer krimin e rëndë.

Eksperti për çështjet ligjore, Ervin Karamuço, ka thënë se arma me mulli është shumë e rrallë dhe e shtrenjtë, gjë që tregon se atij ia kanë dhënë persona të përfshirë në krime.

Karamuço shtoi se me një armë të ngjashme u vra dhe bankieri Artan Santo vite me parë në Tiranë.

Veçantia e këtyre armëve sipas tij është se këto armë janë të sigurta dhe nuk lënë gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“E la armën e zjarrit dhe u dorëzua. Problemi nuk qëndron aty se ai akti pritej. Dhe gjithë cikli i jetës së tij apo rrjeti shoqëror do e sillte këtë rezultat. Dhe kjo varej vetëm tek vendoja e tij. Problemi është tek arma. Se ky është pjesë, apo personi që ja ka dhënë është pjesë e një organizata. Se janë armë të rralla kalibri 22 . Nuk lënë gëzhoja me mulli. Përdoren nga killer profesionist. E njëjta arma e ngjashme me këtë vetëm më e madhe, është përdorur për vrasjen e Santos. E them për herë të parë. Ai që ka vrara benkierin është e njëjta llojë arme është identifikuar vetëm nga pamjet filmike. Dua të them që këto armë janë në qarkullim. Se ajo vlerën e ka 4-5 mijë dollar, prodhohet në SHBA” tha eksperti./albeu.com

The post Me kanun e pistoletë me mulli, 17-vjeçari mori gjakun e babait! Gjithë dinamika e ngjarjes që solli tragjedinë në Lezhë appeared first on Albeu.com.

E vrau 17 vjeçari për hakmarrje, ky është viktima i ekzekutuar te pragu i derës në Lezhë (FOTO LAJM)
Ka dalë fotografia 65 vjeçarit Lek Lekgjonaj, që mbeti viktimë e sulmit me armë nga 17 vjeçari, ditën e djeshme në Lezhë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Manati të Lezhës dhe 17 vjeçari pas kryerjes së krimit është vetëdorëzuar në polici dhe është shprehur se e kreu vrasjen për hakmarrje.

17 vjeçari Florian Pervathi e sulmoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj me katër plumba pistolete, i cili të vetmin ‘faj’ që kishte ishte vëllai i vrasësit të babait të Florianit. 17-vjeçari e ka ekzekutuar Lekgjonajn në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, Ndue Lekgjonaj, i cili bëri vrasjen 13 vite më parë./albeu.com/

The post E vrau 17 vjeçari për hakmarrje, ky është viktima i ekzekutuar te pragu i derës në Lezhë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Vrasja për hakmarrje në Lezhë, trondit Anila Hoxha: Fëmija është shtyrë me të dyja duart për t’u bërë vrasës
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje mbrëmjen e djeshme mbi ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku mbeti i vrarë 65 vjeçari Lekë Lekgjonaj.

Hoxha ka folur edhe për autorin e krimit, 17-vjeçarin F.P.

Sipas gazetares, adoleshenti ka qenë i shtyrë për kryerjen e krimit të rëndë. Ajo shtoi se ai është ndierë në presion psikologjik nga familja e shoqëria.

“Floriani është fëmijë i shtyrë me të dyja duart për tu bërë vrasës. I shtyrë nga shoqëria, të mos harrojmë, ka jetuar në një kontekst social në një zonë ku askush, në njëfarë mënyre të përbuzin .

Ligji thotë që vrau për gjakmarrje. I njëjti ligj që edhe pse është ashpërsuar nxjerr vrasësit nga burgu, në mënyrë të përshpejtuar del shumë shpejt nga qelia dhe ky fëmijë shtyhet me të dyja duart. Floriani nuk ka mbushur ende moshën për mbajtjen e përgjegjësisë penale.”, tha Hoxha.

Lekgjonaj humbi jetën menjëherë, ku disa plumba e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas aktit 17 vjeçari është vetëdorëzuar në komisariat së bashku me armën me të cilën kreu edhe krimin. Menjëherë policia ka kryer dhe kontroll banese në shtëpinë e autorit, ku u gjet dhe një tjetër armë, tip pushke artizanale.

Pikënisja e konflikteve mes dy familjeve është viti 2009 për shkaqe pronësie ku vëllai i Lekës, Ndue Lekgjonaj ka vrarë babain e autorit të ngjarjes. Gjon Pervathi mbeti viktimë e një atentati me kallashnikov 13 vite më parë. Ai ishte duke lëvizur ne rrugën e vjetër qe te dërgon ne Milot së bashku me djalin e tij Danielin dhe kushëririn Gjergjin, ku dhe kta te fundit kane mbetur te plagosur.

Pak ditë pas krimit, Ndue Lekgjonaj u dorëzua në polici, ku pranoi dhe autorësinë e krimit. Konfliktet mes dy familjeve vazhduan, ku historia u përsërit sërish ditën e sotme. Burime te afërta pranë familjes bëjnë me dije se për familjen e Lek Lekgjonajt ishte falur gjaku dhe nuk kishin frikë për ndonjë hakmarrje te mundshme./albeu.com/

The post Vrasja për hakmarrje në Lezhë, trondit Anila Hoxha: Fëmija është shtyrë me të dyja duart për t’u bërë vrasës appeared first on Albeu.com.

Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, flet kryetari i pajtimit të gjaqeve: Çfarë më tha viktima në 2009
Kryetari i Pajtimit të gjaqeve ne Lezhë ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Lezhën duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e gjakmarrjes.

Gjoka tha në një intervistë për gazetarin e ABC Gjergj Figuri se dy familjet nuk ishin pajtuar por mes tyre nuk kishte pasur përplasje gjatë kohëve të fundit, ndaj edhe ngjarja e sotme i ka habitur të gjithë. Ai tregoi edhe një episod kur viktima Lek Lekëgjonaj i kishte shkuar në shtëpi pak ditë pasi i vëllai kreu krimin.

Gjoka shprehet se “negociatat” mes dy familjeve janë penguar për shkak se djali i viktimës në vitin 2009 ishte në moshë të mitur dhe e shoqja u vetëflijua duke pirë helm. Më pas shton ai mes palëve nuk kishte pasur probleme që të jepte sinjalizime për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot. Sipas tij shkak për vrasjen e sotme është edhe drejtësia e munguar pasi autori që i mori jetën babait të 17-vjeçarit bëri vetëm 4-5 vite burg dhe më pas u largua nga Shqipëria.

“Disa mediat thonë që ka qenë pajtua. Nuk është e vërtetë. Ne kemi hyrë me ato mundësi që kemi pasur pastaj ne e pamë që nuk mund të komunikonim gjatë. Fëmijët ishin të vegjël. Bashkëshortja e viktimës në 2009 u vetëvra. Nuk kishin se si dhe me kë të komunikonim. Por sa kemi mundur me njerëzit e afërt të kësaj familje jemi përpjekur të ulim gjakrat dhe nuk e kemi pritur pasi edhe gjatë kësaj periudhe mes dy familjeve nuk ka pasur gërricje. Katër pesë ditë pasi ndodhi ngjarja viktima më ka ardhur në shtëpi.

Më ka thënë si do bëj unë. I kam thënë duhet të bësh kujdes sepse ai që ka vrarë është vëllai jot. Ai më thoshte unë nuk kam faj. Por nuk funksionojnë kështu gjërat. Kur kërkoi të dilte nga shtëpia ime i thashë jo. Kush të solli këtu, më solli një makinë. E ka marrë atë shokun dhe erdhi me makinë e mori. E kam takuar para dy muajsh. Nuk kishin ndonjë shqetësim. Autori i vrasjes ka mbaruar dënimin. Është dënuar 6-7 vjet. Ka bërë 4-5 vjet burg. Nga informacionet që kam unë ai ndodhet jashtë shtetit”, u shpreh ai.

Edhe duke qenë njerëz të përgjegjshëm të viktimës para 9 viteve kur nuk ke me kë të merresh vesh se ata ishin kalamaj fare, të mitur. Nuk kishte kush ta merrte përsipër. Qoftë edhe kushërinjtë e viktimës. Por deri në këtë moment që ndodhi askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë kjo. Edhe tani është çudi e madhe. Si ka mundësi që një adoleshent të ruajë me kaq mllef dhe të veprojë për gjakmarrje në ditët e sotme. Gjakmarrja është fenomen i vjetëruar. Por edhe tek të rinjtë nuk duhet nënvleftësuar.

Unë edhe në intervista e kam thënë që organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Ai tjetri bën vrasjen dënohet katër pesë vjet dhe për një vit e sheh aty të lirë. Të paktën dënimin nga shteti dhe ligji duhet ta marrë maksimalisht. Janë pjesë e të keqes. Shpresojmë që këtë problem, problemet e ligjit për gjakmarrjen shteti i ka forcuar shumë. Nëse ndodh një vrasje për gjakmarrje dënohet minimalja 25 vjet. Por në këtë rast është tjetër logjikë juridike. Mund ta quajmë adoleshent. Ka përjetuar mungesën e prindërve për vite me radhë gjë që atij i ka mbetur në kujtesën e tij për t’u hakmarrë”, tha ai.

Lezha u trondit paraditen e sotme nga një krim për gjakmarrje. 17-vjeçari Florian Vathi vrau me armë zjarri Lek Lekgjonajn pasi vëllai i këtij të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.Tragjedia u thellua akoma më shumë, kur nëna e të riut piu helm sapo mori vesh ngjarjen e rëndë. /abcnews.al

The post Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, flet kryetari i pajtimit të gjaqeve: Çfarë më tha viktima në 2009 appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Vetëm 17 vjeç, mori hakun e babait! Dinamika e vrasjes në Lezhë
Një vrasje me armë zjarri ndodhi mesditën e sotme në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhë dhe viktima është Lekë Gjonaj, 65 vjeç.

Autori i vrasjes dyshohet se është 17-vjeçari Florjan Përvathi, i cili pas krimit është dorëzuar në polici.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të hakmarrjes, pasi 11 vite më parë, vëllai i viktimës ka vrarë babain e autorit të krimit të sotëm.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

The post DETAJET/ Vetëm 17 vjeç, mori hakun e babait! Dinamika e vrasjes në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Ish-kunati i vrau të birin në Lezhë, babai i prekur: Autori bredh i lirë! Ma shtypi djalin e vetëm, e dhunuan me leva
Ajo që u duk si një aksident i rëndë rrugor më 21 shtator të vitit 2019 në Ishull Lezhë rezultoi të ishte e qëllimshme. Nga ngjarja humbi jetën 30-vjeçari Ylli Mena, djali i vetëm i çiftit të bashkëshortëve Preng dhe Mrika Mena nga Mirdita. Dy vite pas ngjarjes së rëndë, autori i krimit është ende në arrati. Babai i të ndjerit kërkon zbardhjen e ngjarjes së rëndë, duke pretenduar se djali i vetëm u godit pabesisht me makinë nga ish-kunati.

I moshuari thotë për “Panorama” se prej 3 vitesh nuk ka arritur të shohë tri mbesat e tij, pasi disa muaj pas ngjarjes nusja e djalit të ndjerë bashkë me fëmijët u largua drejt Italisë. Ai tregon edhe detaje rrëqethëse nga ngjarja, duke theksuar se pasi djali i tij u përplas qëllimisht me makinë teksa ecte me biçikletë, më pas u godit me leva hekuri, duke mos i lënë asnjë mundësi mbijetese.

Z. Preng, a mund të na tregoni si ndodhi ngjarja?

Një natë para ngjarjes djali shkoi dhe fjeti te një mik yni. Në fakt i thashë mos shko, sikur të ma dëgjonte zemra, por atij i ishte mbushur mendja të shkonte. Më kujtohet mirë kur e mora në telefon rreth orës 8:00 të mëngjesit të 21 shtatorit të vitit 2019. Ylli më tha “Jam në kafe me Andonin” dhe për pak minuta do të vinte në shtëpi. Pas 20 minutash një mik imi më telefonoi dhe më tha se djalin ta kanë aksidentuar me makinë dhe është në gjendje të rëndë në spital. Vajta në Spitalin Ushtarak dhe aty m’u prenë këmbët, pasi djali ishte i vdekur.

Si e kuptuat që personi që e aksidentoi ka qenë ish-kunati?

Në makinë ka qenë ish-kunati, Alberti dhe katër persona të tjerë. Pasi e kanë shtypur djalin, të gjithë kanë dalë nga ana e timonit se ishte makinë me tek derë. Kanë shkuar dhe i kanë rënë djalit me shkelma e me leva. S’janë burra ata, janë morracakë. Ata u zbuluan se ka ngelur makina në vendin e ngjarjes dhe janë larguar në këmbë, sepse nuk do ta kishim marrë vesh asnjëherë.

A keni informacion për autorin e ngjarjes, pasi vijon të jetë në arrati?

Ai është në Shqipëri dhe lëviz lirisht, por Policia është e inkriminuar dhe nuk do ta kapë. Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” dhe ai duhej të ishte arrestuar më kohë. Tani Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dërguar çështjen për gjykim në gjykatë me akuzën e “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe kam shpresë që drejtësia të vihet në vend për këtë ngjarje të rëndë.

A kishte pasur konflikte djali me familjen e ish-bashkëshortes pas divorcit?

Divorci i Yllit dhe Shpresës ndodhi në vitin 2018 dhe gjithmonë kam pasur frikën se do t’i bëjnë diçka të keqe tim biri. Pas ndarjes i takova mbesat dhe Shpresa më tha “nuk t’i jap fëmijët, vetëm të atit ia jap. Kisha frikë të dërgoja djalin në atë familje të takonte vajzat e tij, pasi kishte konflikt me ish-kunatin”.

A i keni takuar ndonjëherë vajzat pas ngjarjes?

Nuk kam mundur t’i takoj prej tri vitesh dhe për këtë mua dhe gruas time na dhemb shumë shpirti. Tre muaj pas ngjarjes nusja iku në Itali bashkë me fëmijët. Ia ka lënë gjykata më vendim që t’i mbajë dhe të kujdeset për vajzat. Na ka marrë malli për to, edhe bashkëshortja ime nuk është mirë nga ana shëndetësore, kërkon mbesat. Ajo vazhdon ta quajë vajzë ish-nusen e Yllit. Madje vajzës së vogël nuk i kanë treguar se i ka vdekur babai. Kërkoj që të na i sjellë vajzat për t’i takuar./Panorama

The post Ish-kunati i vrau të birin në Lezhë, babai i prekur: Autori bredh i lirë! Ma shtypi djalin e vetëm, e dhunuan me leva appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta i riu që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë
Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, është ndarë nga jeta pas vetëplagosjes.

I riu qëlloi veten para se policia të arrinte ta arrestonte, disa orë pas vrasjes së oficerit.

Ai ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës.

Kujtojmë se, ditën e djeshme, Saimir Hoxha, 44 vjeç ishte nisur së bashku me 4 efektivë të tjerë në një operacion antikanabis, por fatkeqësisht ndërroi jetë në vend pas plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com

The post Ndahet nga jeta i riu që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Meta dënon vrasjen e policit: Autori i krimit të dënohet ashpër
Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur paraditen e kësaj të marte në qytetin e Lezhës.

Meta ka dënuar me ashpërsi sulmin ndaj efektivit të policisë dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimës.

Presidenti apelon të gjitha institucionet shtetërore të marrin hapat e nevojshëm dhe të çojnë para përgjegjësisë autorët e krimit.

Sipas Metës, trafiku i lëndëve narkotike dhe krimi i organizuar e kanë dëmtuar shumë imazhin e vendit tonë në botë.

Postimi i Metës:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.

Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!

Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!/albeu.com

The post Meta dënon vrasjen e policit: Autori i krimit të dënohet ashpër appeared first on Albeu.com.