Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë fejuar? (FOTO LAJM)

Rreth një muaj më parë mediat shkruajtën se Eros Grezda dhe Oriola Marashi kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre pasi familjet e të dyja palëve janë takuar, ndaj Oriola dhe Eros janë gati të shpallin fejesën.

Sipas asaj që thuhej lart e poshtë, pritej vetëm që çifti të shkëmbente unazat dhe ky moment ishte shtyrë deri në përfundimin e gjendjes së pandemisë.

Mirëpo, me fotot e fundit që ka postuar në Instagram Oriola sapo na ngriti disa pikëpyetje.

View this post on Instagram

The shades of grey @maxoptika ❤️

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on

Kjo pasi ajo që na ra në sy menjëherë është unaza që shndërrin në dorën e modeles, që mbi të gjitha ndodhet edhe në gishtin e fejesës, shkruan iconstyle.

Sakaq, në komentet poshtë fotos na tërhoqi vëmendje edhe ajo çka ka shkruar Dorina Mema, e cila thotë: “E paske bërë dorën si të mamasë”.

Nuk e dimë nëse Erosi i ka propozuar bukuroshes, apo është një aksesor i zakonshëm, por ne besojmë më shumë versionin e parë.

Gjithsesi na mbetet të presim një konfirmim nga vetë çifti.

Pak ditë më parë Oriola ndau në Instastory foton e parë me Erosin.


Shtuar 25.06.2020 15:05