vrasja ne divjake Archives - Albeu.com

Përcillen të ndarë për në banesën e fundit çifti Rrasa, familja e 45-vjeçares tërheq trupin e viktimës (FOTO LAJM)
Hekuran e Thëllëza Rrasa, 58 dhe 45 vjeçe janë përcjellë sot të ndarë për në banesën e fundit.

Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën, dyshja që morën me vete edhe motivet e vrasjes nuk do të prehen në të njëjtin vend.

Mësohet se familjarët e 45-vjeçares së ndjerë të revoltuar që jetën e të resë ua mori Hekuran Rrasa, burrit të cilit ja kishin besuar dhe kanë tërhequr trupin. Ata kanë vendosur që gruan ta varrosin në fshatin e saj të lindjes, pranë të afërmve që ka humbur më herët.

Ndërsa Hekuran Rrasa është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët e tij në fshatin Babunjë dhe djali i vetëm që çifti la pas, Leonard Rrasa. Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNeës, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike, por shtojnë se vrasja ishte diçka që nuk e prisnin.

Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin, teksa shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të. Të tjerë familjarë kanë treguar se Hekuran Rrasën nuk e kanë parë mirë ditët e fundit dhe se kishte shfaqur shenja depresioni.

Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh dhe debatet mes çiftit vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Ai tha para kamerave se Hekurani nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të shoqes. Edhe kushëriri i tij tha të njëjtën gjë, por Fëllënxa Rasa ishte e pajisur me urdhër mbrotjeje. Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. 58-vjeçari kishte dhe dy djem nga martesa e parë.

Personi që po shikoni në foto është Hekuran Rrasa, 58-vjeçari i cili vrau me pushkë gruan e tij, Fëllënxë Rrasa dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën është publikuar dhe imazhi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNeës, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike të çiftit, por shtojnë se kjo ishte diçka që nuk e prisnin. Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin. Ajo shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të.

Deklaratat e të afërmve:

I afërmi 1: Hekurani ishte në punë në bashki. Jemi habitur. Nuk dimë asgjë. Unë e di që nuk ka pasur armë. Ai paska pasur një armë gjahu. Kjo ishte bashkëshortja e dytë. U tronditëm se ishte e pabesueshme. Ku ndodhi, si ndodhi. Unë i kam krushq këta. Kam dhënë motrën te fisi i këtyre. Nuk kishim dëgjuar ndonjë llaf.

I afërmi 2: Ne jemi kushërinj me të. Ta lavdëroj se lavdëroj dot. Ta shaj se shaj dot. E dinë vetë ata. Janë mbyllur të gjitha hallet që kanë pasur. Ne e kemi shtëpinë andej, çfarë u ndodhi i mbylli vetë hesapet e veta ai.

I afërmi 3: Nuk dimë asgjë. E kemi mik. Familja jetonte në kushte skandaloze. Rreth dy vite punonte në bashki. Merreshin me blegtori dhe ato u prishën. Unë e kam krushk. E kam kunatë të motrën.

E afërmja: Më shumë më dhimbset ajo se ai. Pati vjehrrën deri tani, një vit e gjysëm e mbajti në dyshek dhe e kishte xixë. Unë them nga fukarallëku. Ne na tha çuni, e kishte parë në internet. E kam vëllanë e kunatës. Burrat vëllezër. Zonja nuk punonte. Kishte lopë, merrej me blegtori.

I afërmi tjetër: Kjo ishte gruaja e dytë, njërën e la ai…më duket se e ka lënë me dy djem, ajo s’është martuar më pas atij./albeu.com

The post Përcillen të ndarë për në banesën e fundit çifti Rrasa, familja e 45-vjeçares tërheq trupin e viktimës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

E vrau pavarësisht urdhërit të mbrojtjes! Fëllënxa Rrasa, viktima tjetër e drejtësisë
Gruaja që u vra në Divjakë, Fëllënxa Rrasa, ka pasur një urdhër mbrojtjeje nga gjykata ndaj bashkëshortit të saj, Hekuran Rrasa.

Mësohet se 45-vjeçarja ishte dhunuar dhe më herët nga Hekuran Rrasa, me të cilin ishte martuar dhe kishte dhe një djalë, Leonardin.

Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin.

Fqinjët dhe të afërmit e çiftit treguan se Hekuran Rrasa nuk ushtronte dhunë mbi të shoqen, por krismat e sotme erdhën pas një sherri për shkaqe ekonomie. Ata u shprehën për mediat se kohët e fundit dyshja debatonin shpesh, duke sjellë dhe krimin fatal të kësaj nate, Hekuran Rrasa ekzekutoi të shoqen dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje.

Siç duket, ky është një tjetër rast kur urdhëri i mbrojtjes sherben vetëm si një letër formale, pasi viktima e dhunuesi, vijojnë bashkëjetesën. Rasti më i fundit që mund të përmendim është edhe ai i Sabrina Bengajt.

Pasi e kishte dhunuar Elton Metaj, 23-vjeçarja ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje, por as kjo nuk e ndali ish-bashkëshortin e saj që ta vriste me bukë në gojë. Edhe pse Metaj mori ‘peng’ familjen e Bengajt, autoritetet ishin në gjumë deri në momentin që 31-vjeçari u shfaq në derën e shtëpisë s ëish-gruas dhe e vrau atë./albeu.com

The post E vrau pavarësisht urdhërit të mbrojtjes! Fëllënxa Rrasa, viktima tjetër e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

“Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve”, trondit djali nga Divjaka që gjeti të vdekur prindërit (VIDEO)
“Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve”, është kjo dëshmia mes lotëve e djalit të Hekuran dhe Fëllënxa Rrasës, të cilët mbetën viktimë e një krimi në familje pasditen e sotme në Divjakë. I riu tregon se ka qenë në kafe në momentin kur e kanë njoftuar për krimin që kishte ndodhur në familjen e tij, pasi të afërmit kishin dëgjuar të shtënat.

Familjarë dhe të afërm të familjes Rrasa kanë rrëfyer se çifti ka pasur grindje kohët e fundit, edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetonin.

Hekuran Rrasa qëlloi fillimisht gruan e tij dhe më pas veten, ndërkohë që të afërmit thonë se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, dhe së fundi punonte në Bashkinë e Divjakës në drejtorinë e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Ndërkohë vëllai i Hekuran Rrasës është shprehur se armën viktima e ka pasur me leje, dhe ndoshta konflikti ka ndodhur për shkak të ekonomisë së dobët.

“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha një prej komshinjve./albeu.com

The post “Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve”, trondit djali nga Divjaka që gjeti të vdekur prindërit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Krimi i dyfishtë në Divjakë, flet vëllai i 58-vjeçarit: Mund të jenë zënë për punë lekësh, e mendova sa dëgjova krismat (VIDEO)
Vëllai i 58-vjeçarit që vrau gruan e më pas veten në Divjakë, është shprehur se ata kanë qenë pak dobët ekonomikisht dhe sipas tij kjo do ketë qenë arsyeja e ngjarjes së rëndë

“Ishin pak dobët nga ekonomia, nuk kishin. Mbase nga kjo janë zënë. Për punë lekësh.Nipin e lajmërova unë, i thashë ik njëherë tek shtëpia kur dëgjuam krismat”, u shpreh vëllai i Hekuran Rrasës./albeu.com

The post Krimi i dyfishtë në Divjakë, flet vëllai i 58-vjeçarit: Mund të jenë zënë për punë lekësh, e mendova sa dëgjova krismat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Trupat e pajetë i gjeti i biri, çifti në Divjakë s’kishin pasur konflikte
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua këtë pasdite në Divjakë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se çifti Herkuan dhe Fëllënxë Rrasa, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit.

Ata lanë pas një djalë, i cili ka qenë edhe personi që i ka gjetur në momentin e ngjarjes së rëndë.

Vlen të përmendet se Hekuran Rrasa, për motive të dobëta, ka goditur me armë gjahu të shoqen, e më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së tij./albeu.com

The post DETAJE/ Trupat e pajetë i gjeti i biri, çifti në Divjakë s’kishin pasur konflikte appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Kush ishin çifti që humbi jetën pas vrasjes së dyfishtë në Divjakë
Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Babunjë të Divjakës, në banesën ku jetonte çifti.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se si provë materiale është sekuestruar amr e gjahut me të cilën është kryer krimi i dyfishtë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë, nëse dyshja kanë pasur konflikte të vazhdueshme, apo ka qenë një sherr momental.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi Elton Metaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, krim që tronditi të gjithë vendin dhe solli protesta.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/Informacion paraprak. Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

The post EMRAT/ Kush ishin çifti që humbi jetën pas vrasjes së dyfishtë në Divjakë appeared first on Albeu.com.