vrasja ne astir Archives - Albeu.com

U “mbushën” me plumba brenda Audit luksoz, avokati i Erigers Mihasit dhe prokurori i dosjes në konflikt interesi! ILD nis verifikimet (FOTO LAJM)
Avokati i Erigers Mihasit të ekzekutuar më 13 nëntor, në të njëjtën periudhë ka mbrojtur dhe prokurorin e çështjes. Del dokumentacioni dosjes së Gjirokastrës ku faktohet konflikti i interesit. Verifikimi nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë pritet të zbardhë nëse ka patur apo jo lojëra nga njerëzit e drejtësisë.

Ekzekutimi në 13 nëntor 2021, i Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit, ka hapur dosjen penale në Gjirokastër, e cila flet mbi rrethanat e arrestimit dhe lirimit brenda 6 muajve të Mihasit.

Ndaj këtij të fundit deri ditën e ekzekutimit në Tiranë, qëndronte hapur një çështje penale, që bën fjalë për grabitjen me dhunë e plagosjen e rëndë, të dy prindërve të Elton Çiços, në Tepelenë.

Inspektorati i Lartë Drejtësisë, ka nisur verifikimet për të mësuar, nëse ka pasur interpretim të gabuar të provave nga prokurori i çështjes, Emëror Kasaj, apo qoftë dhe nga ish-gjyqtari Pëllumb Vebiu, që ka urdhëruar në fund lirimin nga burgu të Erigers Mihasit.

Situata në këtë rast është më e rëndë se kaq. Dokumentacioni i siguruar dëshmon se avokati, Edison Hasanbashaj, që mbronte Mihasin, rezulton të jetë dhe avokati personal i prokurorit të çështjes, Emëror Kasaj.

Kjo lidhje, krijon një konflikt të pastër të interesit në proces gjyqësor, pasi i njëjti avokat, mbron interesat ligjorë të prokurorit, në një çështje penale që flet për mashtrim dhe që aktualisht ndiqet nga prokuroria e Tiranës.

Prej vitit 2019, periudhë kur është arrestuar dhe Erigers Mihasi, prokurori Kasaj, ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, shtetasin Maurizio Lombi, duke e akuzuar këtë të fundit për veprën penale të “Mashtrimit me shuma të mëdha”.

Çështja penale është regjistruar në Tiranë dhe dosja mban Numrin 524. Sipas dokumentacionit, avokati i Erigers Mihasit, mbron edhe prokurorin Kasaj, në muajin korrik 2019, i cili kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “Detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore”.

Për më tepër që në muajin Mars 2021, prokurori i Gjirokastrës, depozitoi në gjykatë kërkesën për pushimin e hetimeve për tre akuza të rënda ndaj Mihasit.

Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata e Gjirokastrës,e cila urdhëroi kthimin e dosjes në prokurori me qëllim vijimin e hetimeve për një periudhë 3 mujore.

Por tashmë pas vrasjes së Mihasit, hetimi ndaj tij do pushohet për shkak se nuk mund të kryhet veprime hetimore apo qoftë dhe të ngrihet akuzë penale, ndaj një personi që ka ndërruar jetë./Ora News/

The post U “mbushën” me plumba brenda Audit luksoz, avokati i Erigers Mihasit dhe prokurori i dosjes në konflikt interesi! ILD nis verifikimet (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e dy të rinjve në Astir, flet miku i Erigersit: Ruhej te lëvizjet që bënte dhe shmangte ambientet publike
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Astir të shtunën, ku u ekzekutuan me armë zjarri Erigers Mihasi dhe miku i tij, Armand Dumani.

Për autoritetet ka dëshmuar një mik i Mihasit, i cili thotë se ai ruhej shumë nga ndonjë sulm i mundshëm.

“Erigersi kujdesej për të gjitha lëvizjet që bënte. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndronte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte”, ka qenë kjo është dëshmia para hetuesve e njërit prej miqve të Erigers Mihasit.

Kush është Erigers Mihasi dhe Armand Dumani

Erigers Mihasi tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash. Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

Armand Dumani vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinën e Mihasit ku ndodhi vrasja dhe mësohet se pikërisht plumbat kanë ardhur nga kahu i tij duke humbur jetën në vend.

I riu nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit pasi mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës./albeu.com

The post Vrasja e dy të rinjve në Astir, flet miku i Erigersit: Ruhej te lëvizjet që bënte dhe shmangte ambientet publike appeared first on Albeu.com.

Mihasi dhe Dumani “u mbushën” në plumba, gazetarët hedhin dyshime: Semaforët u lanë të hapur qëllimisht
Zona e Astirit u trondit pak ditë më parë nga një vrasje e dyfishtë. Viktima mbetën dy të rinjtë Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe miku i tij Armand Dumani 26-vjeç.

Mirëpo kjo vrasje e dyfishtë ka ngritur dyshime të forta sa i takon rolit të policisë së shtetit në hetimin e vrasjeve.

Diten e sotme, gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji ngritën dyshimet për mënyrën si atentatorët dolën me shpejtësi nga një zonë si Astiri, ku një njeriu të zakonshëm i duhet 50 minuta të kalojë trafikun.

Analisti Zheji kërkoi që hetimi të përfshijë dhe efektivë të zonës, ose segmente të policisë, të cilët mund të kenë hapur qëllimisht semaforin për t’i dhënë mundësi autorëve të krimit të largohen.

Gazetarja Lala bëri me dije se SHÇBA ka nisur një hetim për të parë veprimet e një efektivi që ndodhej vetëm 100 metra nga vendngjarja.

Pjesë nga biseda në studio:

Artur Zheji: Rekordet tona kriminale janë rekord botëror. Ne mund të krahasohemi me të gjitha matjet e botës për sa i përket kësaj fushe. Ne nuk mund të krahasohemi për sa i përket  gjërave që prodhojnë të mira material dhe një prestigj të një lloji tjetër, por për sa i përket prestigjit kriminal ne jemi në top 5 ose top 10. Mund të jemi në 4 ose 5 vendet më të shquara. Tek goditja nga mbrapa, është një goditje mafioze, pasi kur e godet në krah targeti është në profil dhe probabiliteti për ta shmangur është më i lartë se kur e merr nga mbrapa. Kjo tregon që ata që e kanë shkrepur armën janë vrasës të sprovuar. Kanë tentuar disa herë dhe kanë gjetur vendin e pagabueshëm. Është një vrasje e nivelit të lartë

Klodiana Lala: Ne ndonjëherë numrin e vrasjeve e masim me viktimat, por duhet marrë parasysh dhe vendi ku janë qëlluar. Ne na ndodh që kur futemi në atë rrugë në unazë na duhen 50 minuta të dalin. Është trafik tmerrësisht i rënduar se rruga është në ndërtim e sipër.

Artur Zheji: Ata kanë patur dy gjëra kryesore parasysh, duhet ta vrisnin me çdo kusht targetin, se si duket ose kanë qenë të paguar, ose të kërcënuar ose të motivuar për ta bërë.

Klodiana Lala: Duhet ta kemi parasysh se Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe nga sistemi Tims dhe kanë patur shumë pak kohë për ta organizuar atentatin.

Artur Zheji: Mund të ketë një makinë tjetër mbështetëse, të cilët i kanë marrë kur kanë djegur makinën. Ajo mund të jetë një makinë që mund të ketë qenë mbështetëse gjatë gjithë kohës që ishin në ndjekje të targetit dhe mund të ketë njoftuar që semafori mund të jetë hapur. Pra mund të kenë bërë një koordinim perfekt që kanë bërë vrasjen dhe nuk kanë gjetur as trafik dhe që janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ose kanë dakordësi me segmente të policisë së asaj zone që i kanë hapur semaforin.

Klodiana Lala: Sigurisht nuk e përjashtoj që ka zyrtarë të policisë që janë të lidhur me grupet kriminale.

Artur Zheji: Jam dakord me ty, por s’jam dakord që nuk duhen kontrolluar vetëm kamerat e sigurisë por duhet të hetohet dhe i gjithë luajaliteti i policisë së asaj zone.

Klodiana Lala: Në dijeninë time SHÇBA ka nisur një hetim në lidhje me veprimet që kanë ndjekur punonjësit e policisë pasi një efektiv ndodhet jo më larg se 100 metra nga vendi ku ka ndodhur vrasja./FaxNews/

The post Mihasi dhe Dumani “u mbushën” në plumba, gazetarët hedhin dyshime: Semaforët u lanë të hapur qëllimisht appeared first on Albeu.com.