vrasja makabre Archives - Albeu.com

DËSHMITË/ “U fyeu burrërinë”, si u vra në mënyrë makabre në lavaman studentja nga shqiptari dhe greku
Ngjarja makabre e ndodhur disa muaj më parë në Greqi, ku një e re u perdhunua e më pas u vra nga një shtetas shqiptar dhe një grek, vijon ende të bujë në shtetin helen.

Në shkallë të parë dy të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen mizore të studentes Eleni Topaloudi dhe përveç dënimit të parë, ata u dënuan shtesë me 15 vite burg për përdhunimin e saj. Në seancën e kaluar gjyqësore kishte përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarëve, me babain e të akuzuarit duke dëshmuar për djalin e tij, duke u shprehur se djali i tij ishte joshur.

Sot i pari që do të dalë para gjykatës dhe do të kërkojë falje, do të jetë 24-vjeçari nga Rodos, i cili pretendon se nuk ka gisht në vrasjen e të resë dhe se krimin makabër e ka bërë shqiptari.

“Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit,”- ka deklaruar ai duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë shqiptarit e duke thënë se ky i fundit e ka goditur me thikë studenten 21-vjeçare dhe e ka hedhur vetë nga shkëmbi në det. 24-vjeçari pohoi se gjithçka nisi kur i bashkakuzuari u inatos me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë”, sepse ajo i buri në pikëpyetje burrërinë.

“Ai kapi thikën dhe ia nguli në fyt. E çoi në banjë dhe e goditi në lavaman. Ai i tha ‘do të ta pres qafën’. Më pas e hodhi në vaskë. I hodhi ujë të ftohtë, pasi i hoqi të gjitha rrobat që kishte veshur. E ngriti dhe zbriti vetëm nga shkallët. Unë vazhdova t’i thosha ‘mos e bëj këtë’. I thashë ta çonte në spital, por ai e hodhi nga shkëmbi. Nuk e kam ndihmuar…”, ka deklaruar 24 vjeçar grek. Nga ana e tij, i riu 23-vjeçar me origjinë shqiptare, duke kërkuar falje dhe shtoi se kishte një lidhje me studenten.

“U nisëm për në shtëpinë e Elenit. Parkova dhe i dërgova mesazh se kishim mbërritur. Eleni më pyeti me kë je? I thashë nuk më ke thënë të sjell një shokun tim? Dhe tha në rregull”.

Lidhur me ngjarjet e ndodhura brenda shtëpisë së Roditit, 23-vjeçari ka pohuar se shoku i tij është inatosur me vajzën kur ajo i ka bërë një koment duke i fyer burrërinë. Siç e përshkroi ai, i riu grek “më pas filloi ta godiste me shuplakë dhe me shkelma”.

“Nuk dija kë të përkrahja, të dashurën apo shokun tim. Pastaj u largua dhe u kthye me thikë. Ai filloi ta godiste me thikë dhe e hodhi poshtë me forcë. Ai kapi hekurin pranë saj dhe filloi ta godiste. E shtyva dhe më tha ‘ulu poshtë’. Isha i frikësuar për jetën time. Pastaj ai eci nëpër dhomë. Eleni ishte pa ndjenja. Shkova tek ajo. E çova në banjë. Ajo donte të shikonte fytyrën e saj në pasqyrë dhe unë nuk e lashë. Ai hyri në dush. Mora një çarçaf dhe ia hodha. Zbritëm shkallët dhe Manolisi hapi derën e makinës. Eleni u ul në sediljen e parë”, ka dëshmuar ai më tej.

Gjithashtu shqiptari ka pohuar se kishte kërkuar nga 24-vjeçari që ta çonte vajzën në spital por ai nuk i ishte përgjigjur.

“Po shkonim për në spital, por pashë që u fut në një rrugë dytësore dhe kuptova që nuk do të shkonte në spital. Ai doli dhe më tha ‘do ta heq qafe se do të më mbyllë në burg’. E mori mbi supe dhe u kthye pas dhjetë minutash dhe më tha, ‘mirë shqiptar, mbaroi, hyr tani’,”- shprehet 23-vjeçari.

The post DËSHMITË/ “U fyeu burrërinë”, si u vra në mënyrë makabre në lavaman studentja nga shqiptari dhe greku appeared first on Albeu.com.