vrasja e vellezerve Haxhia Archives - Albeu.com

“Do rrëfej krime të tmerrshme”, i akuzuari për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj kërkon statusin e “të penduarit”
Besian Xhixha, i arrestuar që në qershor të 2021, si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, njeriu i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumani, këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit, pasi pretendon se do të rrëfejë krime të tmerrshme të cilat i penduari i drejtësisë i fsheh.

Në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit e Krimit të Organizuar, për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”. Xhixha e ka ripërsëritur kërkesën për tu marrë në mbrojtje. Ai ka shkuar edhe më tej, teksa ka deklaruar që nëse, prokuroria do ta kishte marrë dëshminë e tij, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe, mesa duket duke nënkuptuar ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj dhe zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021, pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid.

Por pas arrestimit të Nuredin Dumanit, ky i fundit pasi mori statusin e të penduarit e rëndoi situatën penale të Xhixhës, pasi e implikon në krime të tjera të rënda./BW

The post “Do rrëfej krime të tmerrshme”, i akuzuari për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj kërkon statusin e “të penduarit” appeared first on Albeu.com.

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin
Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, të cilët kanë qenë së bashku protagonistë në vrasjen e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, kanë pasur një përplasje të madhe mes tyre për sa i përket tregimit të dy ngjarjeve kriminale, të ndodhura në vitin 2020 në Durrës.

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Klevis Alla, në 3 dëshmitë e  dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku jepen rrëfime kontradiktore për sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda.

Për shkak se dy bashkëpunëtorët Dumani dhe Alla, nuk përputhen me njëri-tjetrin, pak ditë më parë prokurorët e SPAK, kanë zhvilluar një seancë ballafaqimi mes Klevis Allës, bashkëpunëtorit të parë të SPAK dhe Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të 4-rt, që SPAK ka në dosjen penale, ku flitet për disa vrasje në Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.

3 nga katër rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Alla tregon se në të dyja rastet ai ka qënë në dijeni të vrasjes dhe protagonist. Madje tek rasti i ekzekutimit të vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Por si ekzekutorë në këtë krim të rëndë, Alla përcakton në 3 dëshmitë e tij se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”.

Një fakt të tillë e tregon dhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci.

Këto dëshmi Alla, i ka dhënë në një kohë kur ai para se të arrestohej nga policia, ishte takuar me Nuredin Dumanit, dhe mund të jetë instruktuar prej tij, mbi qëndrimin që duhet të mbante.

Pasi dhe vetë Dumani ishte në dijeni që Klevis Allën e thërrisnin në polici dhe e pyesnin për vrasjen e dy vëllezërve. Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla, ka përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Por megjithëse Alla ka qënë në të njëjtën makinë me vrasësit, çuditërisht ai nuk ka përmendur në asnjë rresht të 4 dëshmive të tij, emrin e Henrik Hoxhaj, i cili në rëfimin e tij pranon se ka vrarë bashku me Dumanin vëllezërit në Durrës dhe së bashku me Eljo Bitrin kanë vrarë Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Në këtë dëshmi të katërt, Klevis Alla, thotë se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Por edhe ky moment ka ngritur për prokurorët mjaft pikëpyetje në vërtetësinë e deklaratave të Allës, pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, tregojnë se në këtë periudhë ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit.

Ndërsa Klevis Alla në rrëfimin para prokurorëve, rezulton se i fut hasmit në një makinë dhe i implikon ata së bashku, në dy ngjarje të rënda kriminale, me 4 të vdekur.

Për shkak se Klevis Alla ka pasur mospërputhje të thellë në tregimin e ngjarjes, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se Dumani e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël. /Oranews/

The post Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin appeared first on Albeu.com.

“Dumanit iu bllokua automatiku”, Henrik Hoxhaj tregon si i vranë dy vëllezërit Haxhia në Durrës
Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, tronditi opinionin publik, pasditen e 27 prillit 2020. Ky eliminim u krye pikërisht nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të cilët pas arrestimit kanë rrëfyer edhe krimet e kobshme të tyre. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.

Në dëshminë e Henrik Hoxhajt lidhur me këtë vrasje. Ai shprehet se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin Dumani për eliminimin e Besmir Haxhiat, për një shumë prej 70 mijë eurove. Në këtë punë, Henrik Hoxhaj rrëfen para hetuesve se Nuredin Dumani ka marrë pjesë edhe vetë. Pasi janë siguruar mjetet me të cilën do kryhej krimin, një makinë tip “Toyota” ngjyrë e errët si dhe tre kallashnikovë.

Më tej Henrik Hoxhaj shprehet se në pritë Besmir Haxhian  e ka nxjerrë Klevis Alla i cili ishte edhe shofer i makinës tip “Toyota”. Ata kanë lënë takim për tek pazari i makinave. Besmir Haxhian kishte qenë bashkë me të vëllanë. Në këtë moment makina e autorëve ka dal paralel me të dy vëllezërve Haxhia dhe në këtë moment është hapur zjarr ndaj tyre.

“Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri por në këtë moment atij i ngec automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt Golfit, dhe më pas ika. Nuk e mbaj mend se nga cila rrugë ikëm. Unë dhe Dumani kemi hipur në makinë, në një mjet tip Benz dhe jemi larguar drejt Tiranës. E pyeta Dumanin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo. Dumani më tha që e kishte djegur. Më pas mora vesh në media që ishte kapur shoferi ynë Klevis Alla bashkë me makinën. Kur kam parë fytyrën e tij në TV e  pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin.” mësohet të jetë shprehur Henrik Haxhiaj.

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin./albeu.com

The post “Dumanit iu bllokua automatiku”, Henrik Hoxhaj tregon si i vranë dy vëllezërit Haxhia në Durrës appeared first on Albeu.com.