vrasja e trefishte ne fushe-kruje Archives - Albeu.com

Nga hapja e negociatave me BE tek atentatet mafioze me 4 të vrarë në Fushë-Krujë e Milot, gjithçka ka ndodhur në një javë
Kjo javë ka qenë e mbushur me ngjarje nga ato më të rëndat me bilance të frikshme vrasje e deri te lajme të mira si ajo e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Albeu.com, si çdo javë, ju sjell më poshtë një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme në vend.

Hapja e negociatave me BE-në

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të martën hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 korrik u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zyrtarisht i hapën negociatat. Dy vendet kanë qenë në bllokun e njëjtë sa i përket rrugëtimit drejt BE-së.

Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri, Edi Rama, tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, me punë, vlerësime, pritje, premtime të pa mbajtura dhe rinisje të mundimshme.

Por, ai tha se Evropa mundëson që Ballkani Perëndimor të jetë një vend me paqe dhe prosperitet.

“Evropa me vlerat, parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së po ashtu. Duke filluar nga sot, bisedimet e anëtarësimit nuk e bëjnë ëndrrën tonë realitet, por e bëjnë realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit”, tha Rama. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se hapja e bisedimeve me Shqipërinë, është një arritje e madhe si për Tiranën, ashtu edhe Brukselin. “Ballkani Perëndimor është tej mase i rëndësishëm për BE-në dhe ky është një moment në të cilin kjo rëndësi po tregohet”, tha ai.

4 të vrarë dhe një i plagosur në më pak se një javë

Vendi ynë është tronditur nga dy atentate brenda një jave që lanë pas 4 të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë. Pasditen e 17 korrikut, 4 persona të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre të rinj në mbikalimin e Fushë-Krujës. Viktima të atentatit mbetën Brilant Martinaj, që dyshohet se ishte dhe objektivi, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet “Volkswagen Passat” nga Rinasi në drejtim të Laçit kur një makinë po “Volksëagen Passat” i zuri pritë, 3 persona dolën nga mjeti dhe zbrazën breshërinë e kallashnikovit mbi ta. Nga breshëria e plumbave makina shpërtheu në flakë. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan brenda Voslëagenit që u dogj. Ndërsa Diklen Vata, i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme, mundi t’i shpëtonte plumbave dhe tentoi të largohej duke dalë nga mjeti. Kur autorët e panë që doli gjallë, u kthyen dhe u siguruan që të vdiste.

Vetëm pak ditë pas masakrës me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë, krimi goditi sërish në Milot. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri kallashnikovi. Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve  dhe mbërriti në spital pa shenja jete.  Dy personat ishin duke qarkulluar me automjet dhe në Milot janë gjendur përballë breshërisë së armëve. Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë. Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, policia gjen vetëm emrat e viktimave dhe gëzhojat në vendngjarje, ndërsa autorët as nuk identifikohen jo më të arrestohen.

Gjithashtu, sot në Vlorë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, pa të lënduar. Një person, pas sherrit bana për parkim, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Shqipëria bëhet me president të ri

Me ceremoni shtetërore, sot do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj. Begaj do të betohet si presidenti i tetë i vendit në Kuvendin e Shqipërisë me një ceremoni që do të përcillet me intonimin e himnit kombëtar, gardën ceremoniale dhe 21 të shtëna topi. Atij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë, e cila përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e presidentit. Begaj u zgjodh president i Shqipërisë më 4 qershor të këtij viti, me 78 vota të deputetëve të Kuvendit në raundin e tretë, pasi që Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë nuk ishin pajtuar për zgjedhjen e një figure konsensuale për president. PD ka refuzuar votimin e Begajt dhe e ka cilësuar jo-kushtetues emërimin e tij. Para votimit, Begaj, një ushtarak karriere, tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”.

“Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj. Begaj, mjek në profesion, vjen si President nga pozita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Begaj bëhet presidenti i tetë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit. Ai merr detyrën nga Ilir Meta, presidenca e të cilit u karakterizua me përplasje me Qeverinë e Edi Ramës dhe beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Pozita e Presidentit në Shqipëri është kryesisht ceremoniale, por presidentit ka përgjegjësi të shtuara në drejtimin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Arrestime të zyrtarëve

Këtë javë, 14 efektivë në Shkodër u arrestuan pasi nga hetimet rezultoi se nga 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderëve me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori. Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të Policisë Shkodër. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë. Sot, me vendim gjykate ata u lanë të lirë.

Gjithashtu u arrestua edhe një gjyqtare në qytetin e Elbasanit me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për gjyqtaren Zamira Vyshka, ndaj së cilës është arrestuar caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak”. Në pranga ka rënë dhe avokati Ilir Pashaj të cilët kanë abuzuar duke marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar një masë dënimi, ngjarje e ndodhur në tetor 2021. Sot u zhvillua seanca gjyqësore në GJKKO dhe u la në fuqi vendimi për “arrest shtëpak”./albeu.com

The post Nga hapja e negociatave me BE tek atentatet mafioze me 4 të vrarë në Fushë-Krujë e Milot, gjithçka ka ndodhur në një javë appeared first on Albeu.com.

“Nuk lëvizin pa 500 mijë euro”, kush është klani që dyshohet se ekzekutoi Brilant Martinajn dhe dy personat që e shoqëronin
Atentati me tre viktima në mbikalimin e Fushë Krujës ka rikthyer hetuesit në ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi në Laç në datën 1 nëntor të vitit të kaluar, në përpjekje të zbardhjes së të vërtetës.

Vrasja e 60-vjeçarit ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet e policisë kanë qenë për përfshirje të Brilant Martinajt, njërit prej tre viktimave të Fushë Krujës, që nuk u provuan asnjëherë. Hetuesit shkojnë edhe më tej në analizë të konflikteve.

Sipas tyre, Xhelal Reçi është xhaxhai i të fejuarës së një prej të fortëve që grupi i Martinajve e do të vdekur dhe për këtë arsye ish-polici është vrarë.

Duke lidhur këto konflikte të së shkuarës mes grupeve kriminale, u hodhën dyshime se Brilant Martinaj ishte pjesëmarrës në vrasjen e Reçit. Për këtë ngjarje, vetëm tetë sekonda iu deshën atentatorëve për të eliminuar ish-policin Reçi.

Artan Hoxha në një intervistë televizive u shpreh se ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish të cilët asnjëherë nuk gabojnë.

“E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjensi funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës. Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97′, 98′. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur.

Porti, aeroporti dhe bizneset e Fushë Krujës/ ‘Trekëndëshi i djallit’, që po vret “çunat problematikë”

Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuardër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja. Janë shumë të ashpër, shumë barbarë, godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën, djegia është mesazh. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë, është hera e pestë që del kjo skuadër.

Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata, ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm”, tha gazetari Hoxha.

Por kush i do të vdekur njerëzit pranë Ervis Martinajt?

Rreth tij qarkullojnë shumë histori dhe episode nga ku mund të kenë lindur hasmëritë, por deri më tani të dokumentuara në prokurori janë përplasjet me tre grupe kriminale.

Përplasja me klanin Duka

Një dosje e prokurorisë e publikuar rreth një vit më parë, nxjerr një panoramë të qartë se çfarë rreziku i kanoset këtij njeriu me kundërshtarët që ka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin klani Duka, që e kanë ruajtur dhe ndjekur në mënyra të sofistikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta vrarë, por pa ia arritur qëllimit.

Më poshtë është e zbardhur dosja hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi akuzohen se krijuan kushte për eleminimin e Ervis Martinajt.

Dosja

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj.

Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe

Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”). Keta dy shtetas kanë patur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorise Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shietit, si specialist IT per periudhën 2015-2019.

Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kerkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar edhe shperblim në para per këta sherbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinen e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të “shese” informacionin si tq besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e perdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshem informacioni.

Nga takimi qè ka patur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”.

Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Nderkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.

Përplasja me Endrit Doklen

“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët Ervis Martinajt dhe nuk doja konflikt me të”. Është kjo një nga frazat e shkëputura në dëshminë e gjatë që Nurdin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK, në lidhje me pagesën që kishte marrë nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen.

Motivet se përse Ervis Martinaj e do të vrarë Endrit Doklen janë mister, por vrasja e Xhelal Reçit në Laç dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë fakt, pasi vajza e viktimës është e fejuara e Indrit Dokles.

Bashkëpuntori i Dumanit, Henrik Goxhaj ka thënë në dëshminë e tij se: …Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli.

Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills.

Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje.

Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”.

The post “Nuk lëvizin pa 500 mijë euro”, kush është klani që dyshohet se ekzekutoi Brilant Martinajn dhe dy personat që e shoqëronin appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Anila Hoxha: Gledis Nano nuk ka besim te vartësit, si ra në kurth
Ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha akoma është në qendër të vëmendjes. Ditën e djeshme është kërkuar marrja në pyetje e Ramazan Rrajës dhe disa personazhe të tjerë të lidhur me krimin në zonë. Për këtë ka reaguar gazetarja Anila Hoxha e cila shkruan se ka qenë Gledis Nano që ka orientuar hetimet drejt tyre, pas informacioneve në rrugë operative ose nga të dhënat personale.

Më pas ajo ka ngritur disa hipoteza duke thënë se Nano nuk ka besim te vartësit e tij lokalë dhe se k rënë në kurthin e publicitetit.

Postimi i gazetares:

Drejtori i Pergjithshem i Policise Gledis Nano….!

Shkresa e firmosur nga numri nje i policise se shtetit Z.Gledis Nano  i cili orienton grupin e hetimit dhe u kerkon atyre te pyesin nje set te dyshuarish per atentatin e 3 fishte ne Fushe Kruje, eshte nje nga shenjat se si pushteti ka nje efekt te pazakonte transformimi.

Kompetencat per hetimin jane te prera  , dhe dihet kush ben cfare , si per policine qe funksionon ne nivel lokal dhe qendror ashtu edhe per prokurorin qe drejton hetimin.

Shkresa jep emra konkrete se kush duhet pyetur per vrasjen e Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha , qe ne vetvete eshte nje lloj informacioni te cilin  drejtori i pergjithshem i policise ose e ka siguruar ne rruge operative nga vartesit, ose e disponon si te dhene personale.

Ne rast se ky informacion eshte disponuar nga vartesit sipas zinxhirit hetimor, perse u duhet shkruar atyre qe merren realisht me hetimin se cfare duhet te bejne, kur kjo eshte detyre e tjeterkujt?

Dhe  nese ky informacion eshte disponuar nga qytetaret qe kane telefonuar falas, ose numri nje i policise e siguroi ne rruge operacionale nga burimet e tij , perse strukturat vendore jane ende ne detyre?

Dikush duhet te levizet nga detyra, se eshte ne hava, nuk disponon informacionin bazik ,  nuk di ke te pyese  dhe me ke minimalisht kishin konflikt viktimat

Por meqenese  funksionon keshtu dhe drejtori i pergjithshem orienton  personalisht me shkresa,  problemet qe dalin jane keto;

1. Z. Gledis Nano nuk ka besim tek strukturat aktuale dhe tek disa vartes.

2. Z. Gledis Nano ka rezerva per cilesine e hetimit ne drejtorite vendore

3. Z. Gledis Nano ka rene ne kurthin e publicitetit te tepruar, nje gracke qe nuk i kane shpetuar as paraardhesit e tij qe u transformuan  ne SUPERPOLICE televizive.

4. Z. Gledis Nano eshte i vetem kunder nje organizate “te huaj” tek e cila nuk ka asnje kompetence per te dhene urdhera , ndaj le gjurme me shkrim

5. Z. Gledis Nano ka nevoje te rifitoje besimin e  atyre qe i kane dhene besim, perfshi dhe publikun  dhe duke u ndjere ‘i kercenuar” nga ngjarje kriminale qe tronditen opinionin nuk merr ne konsiderate detyrat e tij dhe detyrat qe ka secili ne Polici dhe ne prokurori.

6. Z. Gledis Nano i mungon tmerresisht hetimi dhe nuk shkeputet dot nga vendngjarja.

7. Z. Gledis Nano eshte ne nje anije qe i duhet te beje edhe kapitenin, edhe marinarin dhe punen e gjithe ekuipazhit

Historia qe me ka shtyre ta shoh perhere ndryshe rrugetimin ne polici te z. Gledis Nano lidhet me fillimet e tij si agjent ne hetimin e krimeve.  Si reportere krimi mesova ne ate kohe se behej fjale per nje krim te pazbuluar te pas 1997, qe  Gledis Nano i ishte vene pas per te zbuluar vrasesin dhe ndaj sic duket punoi shume me informatoret. Dikush i tregoi madje edhe vendin ku trupi i viktimes  ishte fshehur.

Por i ri , mbase  me friken se mund te mos ishte e vertete si edhe dyshues e sic duket edhe pa mbeshtetje nga eproret,  Gledis Nano pagoi nga xhepi nje varrhimes per te kontrolluar. Doli qe  informatori nuk e kishte genjyer. Kufoma ishte varrosur aty dhe rezultati dihet , ngjarja u zbardh.

E nxorra nga arkiva ime kete kujtim,  per te thene se kur behesh  lider qasja duhet te jete  me e gjere. Nis e lufton per zgjedhjen  e nje ekipi qe duhet ti japesh me patjeter besim   se ne te kundert deshtimi eshte i garantuar.  Shkresa e sotme nuk ishte nje shenje besimi, por vetmie te madhe e Drejtorit te Pergjithshem te Policise shqiptare !/albeu.com

The post Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Anila Hoxha: Gledis Nano nuk ka besim te vartësit, si ra në kurth appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i fundit i Brilant Martinajt para vrasjes: Mos u merrni me punë të këqija, unë s’po dal dot
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, ku mbeti i vdekur edhe Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

Atentati i ndodhur dje në aksin rrugor të Fushë-Krujës, riktheu vëmendjen në një nga ngjarjet e rënda të ndodhura në dhjetor të 2020-ës, atë të vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prelaj.

Shënjestër e atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës dyshohet të ketë qenë 22-vjeçari Brilant Martinaj. Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, në muajt e fundit kishte arritur t’i mbyllte punët me organet e drejtësisë.

I riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë.

Përmes një mesazhi të siguruar nga mediat, ai i kishte shkruar një personi të afërt që të mos merrej me punë të këqija.

“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur./JOQ/

The post Mesazhi i fundit i Brilant Martinajt para vrasjes: Mos u merrni me punë të këqija, unë s’po dal dot appeared first on Albeu.com.

U kërkua dëshmia e tij për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, reagon Ramazan Rraja
Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushe Krujës.

“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtesisht per cdo krim”, tha Rraja për News 24.

Më herët u raportua se policia kërkoi marrjen e dëshmisë së Ramazan Rrajës, Endrit Dokles dhe një numri të madh personash të tjerë me aktivitet në zonën e Niklës, në lidhje me atentatin me tre të vdekur fundjavën e kaluar në Fushë Krujë.

Po ashtu është kërkuar marrja në pyetje edhe e Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit si edhe e nipit të ish-policit të vrarë, Xhelal Reçi.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, të cilët u vranë te mbikalimi i Fushë Krujës nga një skudër komando, me njohuri të avancuara të përdorimit të armëve.

The post U kërkua dëshmia e tij për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, reagon Ramazan Rraja appeared first on Albeu.com.

“Alo mami! Po na ndjekin”, Diklen Vata parandjeu se do ta vrisnin. Birra e fundit dhe “misteri” i makinës
Detaje te reja bëhen me dije në lidhje me atentatin e Fushë-Krujës me 3 viktima.

Sipas dëshmisë së familjarëve të Diklen Vatës, tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i shprehur këtë shqetësim: “Po na ndjekin”.

Po ashtu, në saje të kamerave të sigurisë, por edhe dëshmisë të shokut të viktimave është zbuluar itinerari i fundit që kanë përshkruar para atentatit.

Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dhe i dërgoi deri në Kamëz tek një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

Nga ana tjetër, edhe automjeti që u gjet i djegur 12 orë pas ngjarjes në fshatin Ahmetaq i ka kaluar për verifikimet e policisë së Fushë-Krujes, nëse është alibi për të shpërqendruar hetimet. Por ka dyshime se mjeti ka qenë i autorëve, të cilët pasi dogjën dhe këtë automjet, janë larguar nga zona me tjetër mjet.

Pista kryesore vijon të jetë përplasja mes grupeve kriminale ndërsa personat e dyshuar dhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen nga Fushë-Kruja dhe Nikla prej gati një jave rezultojnë të jenë larguar nga vendi në mënyre të rregullt. Kjo është vërtetuar nga sistemi TIMS./abcnews.al

The post “Alo mami! Po na ndjekin”, Diklen Vata parandjeu se do ta vrisnin. Birra e fundit dhe “misteri” i makinës appeared first on Albeu.com.

“Gjaku s’bëhet ujë”: Kush e do të vdekur “peshkun e madh” Ervis Martinaj?
“Alo, Policia? Po digjet një makinë këtu…”- Një telefonatë e tillë alarmoi Policinë e Shtetit, por zbuloi vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u masakruan fillimisht me armë zjarri, e më pas u vunë flakën. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërruan jetë në vend brenda mjetit nga breshëria e armëve kallashnikov që qëlluan ndaj tyre.

Ndërsa Diklen Vata tentoi të shpëtonte, doli jashtë mjetit, por autorët e panë. Edhe pse ishin të “zënë” duke i vënë zjarrin mjetit të viktimave, u kthyen dhe qëlluan mbi trupin e 30-vjeçarit, për t’u siguruar se e kishin ndarë përfundimisht me këtë botë. Ngjarje horror, një mesazh i qartë u dha për dikë. Tre të rinjtë kishin precedentë penalë, njëri më shumë se tjetri.

GJAKU S’BËHET UJË

Brilant Martinaj është nipi i biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë. Ai ka qenë i dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Gjithashtu ka qenë një nga emrat më të përmendur gjatë aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi, i cili u vra disa kohë më pas nisjes së aksionit.

Por edhe nipi kishte mëkatet e veta. Vetë Martinaj kërkohej për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Natën e krimit, Brilanti është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizoi automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin.

Pas një debati verbal, ai dyshohet se ka shkrepur armën, duke lënë të plagosur efektivin e policisë me 3 plumba. Viktima u zvarrit për 500 metra por autori u kthye pas dhe e qëlloi sërish. Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim, por nuk u arrestua kurrë. Madje u shpall në kërkim, por rezultonte në Turqi. Mesa duket armiqtë e gjetën para shtetit. Por kjo nuk është pista e vetme.

Me një resort në Patok, i riu ‘biznesmen’ duket se nuk kishte qëndruar dot larg botës së krimit. Edhe pse nuk ka asnjë vendim gjykate, Martinaj është dyshuar dhe përfolur për një kohë të gjatë si personi që tërhoqi këmbëzën në vrasjen e Xhelal Reçit. Vrasja ndodhi që në mëngjes, teksa 61-vjeçari, ish-efektiv i Policisë së Shtetit kishte shkuar për të hapur dy bizneset e tij. Por sapo zbriti nga makina tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash.

Megjithatë pse duhet të vrisnin një të moshuar? Vetë viktima njihej në zonë si një person i qetë dhe pista e parë që ka grupi hetimor mbi tavolinë është ajo e konflikteve të djalit të tij, Besnik Reçi, pasi dhe ai ishte tentuar të vritej, bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Megjithatë duket se ‘thela’ ishte më e madhe.

SY PËR SY E DHËMB PËR DHËMB

Familja Reçi ka lidhje miqësie me Endrit (Indrit) Doklen. Prej vitesh tashmë ai bashkëjeton me vajzën e Xhemal Reçit, ndërkohë që shijon lirinë, pasi edhe pse i dënuar me burg përjetë, ia doli që të lirohej falë gjyqtares Enkelejda Hoxha. Dokle nga ana tjetër, nuk hyn rastësisht në këtë histori.

Nuredin Dumani, i penduari i Drejtësisë, kur foli për herë të parë për prokurorët tha: Tani që do flas unë, hapni një burg të ri. Por harroi të përmendte që do duhej të hapeshin shumë varre. Disa kohë para se të plagosjes, një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin Dumanit. Ervis Martinaj i la “dorë të lirë” që të kërkonte sa të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles. Dumani tregon në rrëfimin e tij në SPAK se me persona të afërt me Martinajn i kanë shkuar në Kosovë për të dërguar djalë. Njëri ishte një djalë që e identifikoi me emrin “Eli”, tjetri ishte vëllai i Besian Xhixhës.

Dosja.al ka nxjerrë nga dosja e SPAK, se të dy kanë kaluar me një mjet tip Hummer në Kosovë, e Dumani tregon se teksa negocionin Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar edhe vetë me “porositësin”. Për “kokën” e Endrit Dokles, kanë rënë dakord për shumën e 500 mijë eurove, por Dumani ka marrë fillimisht 100 mijë. Të tjerat më pas, pasi të kryente porosinë. Dumani thotë: I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen. Doja të nisja konflikt me Ervis Martinajn.

“MEMECI” FOLI

Frika nga hakmarrja bëri që Martinaj të urdhëronte vrasjen e numrit ‘dy’ të ish-bandës së Durrësit. Nuk ia doli dot, por fjala ikën me erën. Dokle e ka mësuar se Martinaj donte ta ekzektuonte, donte gjithashtu të merrte hak për vjehrrin e tij. Ervis Martinaj prej kohës nuk kapet dot, ndërkohë që edhe Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Kështu që Dokle ka monitoruar të tjerët. Kësaj here, nuk janë zgjedhur më “ushtarë” të Martinaj, por gjaku i tij, nipi- Brilanti. Prej kohësh ai monitorohej dhe ndiqej nga autorët, detaj që vihet re edhe nga targa e vjedhur kohë më parë në Tiranë, ndërsa ishin kujdesur që të t’i “kopjonin” edhe mjetin, duhet dhënë tepër modest tip Volksvagen Passat. Dhe kësaj radhë qëlluan!

“Maskat” kishin eksperiencë, nuk iu bllokua arma, mbaruan punë dhe nuk lanë asnjë shenjë. Por gjithashtu u kujdesën që të përcillnin terror dhe një mesazh të qartë. Nga kush dhe pse? Këtë duhet ta ndajnë hetuesit. Pista kryesore është hakmarrja dhe larja e pazareve mes grupeve kriminale, duke ‘ndezur’ edhe njëherë sezonin e verës. Ndoshta këtë verë viktimat nuk do t’i “importojmë” si çdo vit, por do merremi me ato që kemi brenda. Dumani u kujdes të bënte detyrën e tij. Përplasja nisi nga Fushë Kruja, Policia ka për detyrë që të mos e lërë të përhapet.

BASHKIM FORCASH APO…?

Pjesëtarët e familjes Martinaj kanë llogari të hapura edhe me klanin Duka. Dikur miq e bashkëpunëtorë, tani armiq. Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s’kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK, rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit ‘Duka’ gushtin e vitit 2019.

Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt nuk ia kursyen shokët, ata lëviznin hapur kudo, edhe në kryeqytet. Një nga një, i kanë hequr Erigers Mihasin, krahun e tij të djathtë, Armand Dumani dhe Santiago Malkon. Vetëm Martinaj qëndron, por s’dihet se ku. Në media dhe gazetarë të kronikës së zezë, kanë lënë të kuptohet se për disa kohë është fshehur në veri të vendit, e më pas ka ikur jashtë. Larg armiqëve dhe Policisë./Dosja.al/

The post “Gjaku s’bëhet ujë”: Kush e do të vdekur “peshkun e madh” Ervis Martinaj? appeared first on Albeu.com.

Do të fliste për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë, Artan Hoxha: SMS-të që më çuan para se të futesha në studio
Gazetari Artan Hoxha zbuloi se është thirrur sërish në prokurori për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me deklarata të bëra në studio televizive mbi ngjarje të caktuara në vend.

Hoxha tha se para se të futej në studio i kishte ardhur një SMS nga një prokurori rrethi, e cila e thërriste për të dhënë dëshmi.

“Para se të vija në këtë studio me erdhi një SMS se duhet të paraqitem në një prokurori rrethi për të dhënë dëshmi atje. Do shkoj unë atje do jap dëshminë. Por kjo punë nuk shkon kështu”, tha Hoxha duke theksuar se në fakt, institucionet ligj zbatuese duhet që të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të luftuar organizatat kriminale, të cilat kanë në duar shumë burime financiare nisur nga trafiku i madh i lëndëve narkotike.

The post Do të fliste për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë, Artan Hoxha: SMS-të që më çuan para se të futesha në studio appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve: Nuk do ketë më tolerim, kush po sulmohet më së shumti
Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, u ekzekutuan nga një atentat i mirë organizuar.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live”, duke folur për këtë ngjarje tha se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar.” Tha Hoxha.

Duke u ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person, Ervis Martinaj po sulmohet në mënyrë permamente.

“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste” tha Hoxha.

The post Vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve: Nuk do ketë më tolerim, kush po sulmohet më së shumti appeared first on Albeu.com.

Atentati mafioz, Artan Hoxha: Aksi Lezhë-Laç-Fushë Krujë, tepër i ngarkuar me kriminalitet, pritet shpërthimi
Gazetari Artan Hoxha foli në studion e Abc Live në lidhje me atentatin e djeshëm me tre viktima në Fushë Krujë. Hoxha tha në studio se tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë.

Gazetari i ABC theksoi se ai kishte paralajmëruar edhe më herët në lidhje me ngarkesën kriminale të aksit Lezhë-Laç-Fushë Krujë, e cila ishte në pikën e vlimit dhe do të vinte një ditë që do të shpërthente.

“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.

Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Gazetari i ABC kujtoi edhe vrasjen e Endrit Alibejt në fund të dhjetorit 2018 duke theksuar se edhe ajo ishte një ngjarje ku u ekzekutuan tre persona dhe më pas u pasua nga një numër i madh krimesh, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit sëfundmi.

“Ajo që ndodhi dje në Fushë Krujë është tepër e rëndë. Për të kujtuar një ngjarje të ngjashme duhet të kthehemi katër vite pas, në dhjetor 2018 ku u vranë tre veta në Bradashesh. Ajo ngjarje pastaj u pasua me shumë vrasje të tjera, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se ekzekutorët e Fushë Krujës ishin tepër profesionistë.

“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirëorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin”, tha Hoxha.

The post Atentati mafioz, Artan Hoxha: Aksi Lezhë-Laç-Fushë Krujë, tepër i ngarkuar me kriminalitet, pritet shpërthimi appeared first on Albeu.com.