Vrasja e të miturve në Durrës Archives - Albeu.com

Vrasja e të miturve në Durrës/ Baton Haxhiu: Vajtuan Presidenti, Kryeministri, e të tjerë, por pastaj vjen harresa
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tragjedinë në Durrës, hu humbën jetë dy fëmijë dhe u plagos një i tretë.

Haxhiu renditi disa arsye pse këto ngjarje ndodhin në Shqipëri, si toleranca e autoriteteve, kultura dhe arroganca e personave me mjete luksoze, mungesa e ndërgjegjies së qytetarëve, që nuk respektojnë ligjin dhe në fund, vajtimi i zakonshë i liderëve i cili pasohet nga harresa.

“Ekziston një kulturë e komunikimit në rrugë, që ka një prapavijë socio-psikologjike të rrallë. Ka të bëjë me njeriun dhe me ligjin. Po mundohem me katër rrethana, ose arsye, se si i trajtojmë këto gjëra. E para, trotuari, loja në trotuar tregon se kemi mungesë të vendin për lojë, mungesë të infrastrukturës dhe lagjia ku ndërtohet ka këtë rrezikun se fëmijët e kanë trotuarin vendin e vetëm të lojës. Është mungesë edhe e vëmendjes së prindërve, natyrisht edhe shteti që nuk krijon kushte që fëmijët të kenë hapësirën e vetë.

E dyta, toleranca e Kodit Rrugor, i cili në njëfarë mënyrë vetëdijshëm e shohim shkeljen e çdo ditëshme të ligjit dhe ntyrisht toleranca është e uniformave blu, por natyrshëm edhe e funksionimi të një kohe të gjatë të të fortit në veturat e shtrenjta, që kanë njëfarë arrogance në rrugë.

Kjo e dyta, ka qenë e përqëndruar një kohë të gjatë dhe ky përqëndrim shkakton aksidente me fatalitet.

Pika e tretë, ndërgjegjia e njeriut tonë, që realisht nuk ka respekt për fëmijën, ligjin, infrastrukturën. Të treja këto, kemi plotë raste që nuk e respektojnë gjëra elementare për të qenë funksionale në një shoqëri, një ritëm i jetës normale. Vijmë pastaj te pjesa publike, ku vendi tronditet, vajton, si zakonisht në publik. Kemi këto deklarata, Presidenti, Kryeministri, e me rradhë, që realisht brenda ndërgjegjës thonë diçka, por ndërgjegjia e munguar është se veprimet janë gati të pakta.

Të gjitha përfundojnë me lajme, reagime, ngushëllime, pak debat që bëjmë në studio dhe pastaj kjo shndërrohet në harresë. Çfarë ti thuash pas këtyre? Ku është esenca e problemit që na përsëritet?”, deklaroi Haxhiu.

The post Vrasja e të miturve në Durrës/ Baton Haxhiu: Vajtuan Presidenti, Kryeministri, e të tjerë, por pastaj vjen harresa appeared first on Albeu.com.